7 sekrete që përdorin indianet për të rritur flokët

January 22, 2018 12:35

7 sekrete që përdorin indianet për të rritur flokët

Ndodh shumë rrallë të ketë vajza që preferojnë flokët e shkurtra. Mund të themi që pjesa dërrmuese është në “luftë” të përditshme për t’i zgjatur dhe trajtuar ato.

Sa prej jush që po lexoni këtë artikull janë ndjerë të paktën një herë në jetë “lakmiqare” ndaj gjatësisë apo shkëlqimit të flokëve të shoqes së ngushtë? Sot do t’ju mësojmë disa sekrete bukurie që indianet përdorin për të pasur flokë ideale.

Mbani mend gjënë kryesore: Që nga antikiteti indianet janë përqendruar sidomos tek produktet natyrore. Në kulturën e tyre, natyra ka të gjitha përgjigjet ndaj problemeve të shëndetit dhe bukurisë.

Njihuni me 7 prej tyre:

1. Shpëlarja e flokëve me ujë të ftohtë

Ky është një veprim që duhet bërë nga të gjitha vajzat. Hiqni dorë nga larja e flokëve me ujë të nxehtë. Shpëlarja e tyre me ujë të ftohtë hap poret dhe stimulon rrjedhjen e gjakut.

2. Xhel Aloe Vera

Është i njohur për vetitë e panumërta medicinale, të shkëlqyera për flokët dhe lëkurën. Merrni disa gjethe aloe vera, pritini ato në gjysmë për t’i nxjerrë lëngun dhe masazhoni rrënjët e flokëve. Kjo do të bëjë që ato të hidratohen dhe do të stimulonte rritjen.

3. Masazh me vaj kokosi

Mbushni një enë të vogël me vaj kokosi, ngroheni për 20 sekonda dhe aplikojeni në flokë. Vaji i kokosit do t’i ushqejë dhe forcojë. Mbajeni për 30 minuta para se të laheni dhe më pas fërkojeni kokën me shampo. Nëse e përsërisni këtë procedurë një herë në javë do të keni rezultate të mrekullueshme dhe do të siguroni flokë të gjatë e të bukur.

4. Uthulla e mollës

Uthulla e mollës është zgjidhja e problemeve që ju shfaqen me flokët si psh: rënia e tyre. Ajo balancon nivelet e pH-së dhe parandalon zbokthin, gjithashtu trajton kokën e thatë. Do të vini re në përdorimet e para, shkëlqimin e flokëve dhe rezultatet do t’ju mahnisin.

5. Maskë flokësh me proteina

Një nga arsyet pse ju bien flokët është për shkak të mungesës së proteinave në dietën tuaj të përditshme. Për këto raste, sugjerohet të ri-aktivizoni flokët tuaj të kequshqyer me ndihmën e maskave të mbushura me proteina. Për ta bërë këtë, merrni 2 vezë, veçoni të bardhën e tyre dhe aplikojini në rrënjët e flokëve me ndihmën e një furçe.

6. Vajra esenciale

Përveç vajit të kokosit, indianët përdorin një numër vajrash esenciale për të forcuar dhe rritur flokët e tyre. Disa prej tyre përfshijnë: bajame, rozmarinë, livando dhe trumzë.

Këto vajra janë në gjendje të riparojnë folikulat e dëmtuara të flokëv. Përziejini me vaj kokosi dhe aplikojeni në rrënjët e kokës. (për 1 orë)

7. Më pak larje

Ky është një tjetër sekret për të pasur flokë të gjatë, të fortë dhe të shëndetshëm, pasi larja e tepërt i dëmton. Sa më larg ekspozimit ndaj kimikateve, aq më shumë përfitime. Përpiquni t’i lani vetëm 1-2 herë në javë, për t’i mbajtur larg nga dëmtimet e mundshme.

January 22, 2018 12:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin