7 shtatori shndërrohet në festë kombëtare

September 8, 2014 22:42

7 shtatori shndërrohet në festë kombëtare

7 shtatori ishte dita e shqiptarëve. Një gol i Imran Bunjakut në Prishtinë, e një tjetër i shënuar qindra kilometra më tej nga Balaj në Aveiro të Portugalisë ishin vula e një dite e tëra kuqezi në futboll. Shqipëria dhe Kosova mbanin veshur dy fanella të ndryshme, por në zemër në këto dy 90 minuta ndiheshin një, ashtu siç u ndjenë një dhe në vërshëllimat e fundit të Jeminit e Buqet. Askush nuk i shikonte favoritë para shkelmit të topit të parë, por shqiptarët në dy anë të ndryshme të Europës e ndërtuan fatin e tyre pa dashur të jenë të tillë, duke u ngritur minutë pas minute, për të arritur në momentin final, atë të britmës gol.

Deri tani është diskutuar gjatë nëse ne duhet të jemi të ndarë, nëse duhet të kemi një apo dy kombëtare, nëse Kosova duhet të ecë e vetme në rrugën drejt pavarësisë futbollistike, por për një ditë, ne dhe të ndarë në dy kombëtare, treguam se nuk mund të bëjmë dot pa njëri-tjetrin, madje dhe në raste festash e suksesesh historike, duke zgjedhur të festojmë të dy së bashku për futbollin tonë, në një ditë të vetme. 7 shtatori ishte dita e parë e fitoreve tonë, ditët e shqiptarëve sapo kanë filluar.

September 8, 2014 22:42
Komento

3 Komente

  1. Raimond Vlonjati September 9, 03:46

    Bravo Dita ! –Jemi bere ne futboll si shqiponja ne Flamurin tone

    Suksese te dyja Kombetareve tona !

    Reply to this comment
  2. enea September 9, 17:08

    shkoni o pirdhuni se na e shpifet me keto patriotizma qaramanesh

    Reply to this comment
  3. Plaku i mocem September 9, 22:07

    Me ngadale o burra,c’eshtu keshtu ne delir per nje gol(!).Sa me shume bertasin per futbollin tone,aq me te vegjel na duket vetja.Ohuuu sa ka zanati!Notari i mire nuk duket kur hyn ne lume,por kur del matane ne breg te lumit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*