70 vite miqësi

October 10, 2019 23:32

70 vite miqësi

Nga Dr. Dong Hongjie

 

Këtë vit festohet 70 vjetori i miqësisë tradicionale shqiptaro-kineze. Përveç festimeve të vitit të ri kinez të zhvilluara në sheshin Skëndërbej, më 7 mars, në ditën e mësuesit Ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding u takua me Prof. Agron Fico, duke kujtuar kështu një mik të shtrenjtë të Kinës. Profesor Fico është njëkohësisht jo vetëm një studiues i mirënjohur i gjuhës shqipe dhe fitues i çmimit të Republikës, por edhe pedagogu i parë i gjuhës shqipe në Kinë.

Pikërisht 58 vjet më parë, Agroni shkoi në Pekin dhe së bashku me kolegët e tij kinezë hodhi themelet për mësimin e shqipes dhe luajti një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve kulturore Shqiptaro-Kineze. Për shumë vite në katedrën e gjuhës shqipe janë diplomuar një numër i lartë talentesh, të cilët janë njohës të mirë të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare. Ata janë mjaft aktivë në shumë fusha të ndryshme si diplomaci, arsim, media dhe biznes, dhe luajnë një rol të rëndësishëm në shkëmbimet mes dy vendeve.

Në të njëjtën kohë, për palën kineze ishte z. Tong Qingbing, një ekspert i mirënjohur i Letërsisë Kineze, i cili në vitin 1960 erdhi në Shqipëri si profesor i ftuar pranë Fakultetit të Histori-Filogjikut të Universitit të Tiranës dhe ofroi lektura tre vjeçare në fushën e letërsisë kineze klasike dhe gjuhës kineze moderne. Ai solli për herë të parë në Shqipëri gjuhën magjepse dhe diturinë antike të Kinës si dhe kontriboi për katalogimin e letërsisë kinezë në Shqipëri.

Gjatë kësaj periudhe, Biblioteka Kombëtare u pasurua me një numër të madh të librave kinezë dhe u përkthyen 64 vepra letrare nga gjuha kineze në shqip, me një volum prej 510.000 kopjesh. Pas 40 vitesh kur z. Tong u largua nga shqipëria, Universiteti i Tiranës vazhdon akoma të ofrojë kurse në gjuhën kineze dhe që në vitin 2013 në Shqipëri është themeluar edhe Instituti Konfuci, që ofron kurse të gjuhës kineze. Gjuha kineze jepet mësim edhe në pesë shkolla fillore dhe të mesme. Këtë vit janë rreth 600 studentë të regjistruar në Institutin Konfuci dhe ky numër është gjithnjë në rritje.

Duke filluar nga vitet 60 lidhjet kulturore u forcuan edhe përmes arteve. Për shëmbull, veprat e letërsisë kineze klasike si “dhimbje nga ndarja”, “poezitë e zgjedhura të Du Fu-së”, apo poezitë moderne si “Stuhia” u bënë mjaft të njohura e të lexuara në Shqipëri. Gjithashtu, gjatë viteve 60-80, kinematografia shqiptare u bë mjaft popullore në Kinë dhe madhëngjeu një gjeneratë të tërë, të cilët akoma edhe sot kujtojnë me mall filmat si “Ngadhënjim mbi vdekjen” (1967), “Horizonte të hapura” (1968), “Gjurmët e bardha” (1980), etj. Kinematografia shqiptare gëzoi një shikueshmëri aq të lartë sa që në vitet 60-70 ndër 27 filma në gjuhë të huaj që u përkthyen nga studioja kinematografike e Shanghai-t 15 ishin filma shqiptar.

Në vitin 2017 u shënua një zhvillim i rëndësishëm në promovimin e kulturës shqiptare. Pranë Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit u krijua qendra e parë kërkimore shkencore mbi Shqipërinë në Azi. Kjo arritje erdhi si rrjedhojë e rëndësisë gjithnjë e në rritje të Shqipërisë në rajon si dhe promocionit të bërë nga profesorja e mirënjohur kineze e letrave shqipe në Pekin Ke Jing, e cila është njëkohësisht edhe shefja e qendrës.

Për shumë vite ajo ka qenë mjaft aktive në mësimdhënien dhe hulumtimin shkencor të gjuhës shqipe dhe ka kontribuar vazhdimisht në zhvillimin e gjuhës, kulturës dhe shkëmbimeve akademike midis dy vendeve. Në sajë të këtij kontributi të madh, në vitin 2018, Profesores Ke Jing iu akordua personalisht nga Kryeministri Edi Rama Medalja e Mirënjohjes së Kryeministrit. Ajo është e vetmja kineze dhe personi i tretë i huaj që ka marrë këtë titull nderi në Shqipëri.

Në vitet 60′ e 70′, shumë ekspertë të rinj kinezë erdhën në Shqipëri dhe dhanë një ndihmesë të madhe në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm. Gjithashtu, është e njohur që ishin të shumtë shqiptarët që kryen studimet e tyre në Kinë. Por shkëmbimet kulturore dhe universitare të filluara nga gjenerata e vjetër kanë vazhduar edhe sot.

Sot shumë shqiptarë të talentuar po rizbulojnë kulturën Kineze dhe shumë prej tyre aktualisht kryejnë studimet e larta në universitetet kineze. Të shumtë janë edhe ata që marrin pjesë në programet kineze të shkëmbimeve ndërkombëtare duke rritur kështu marrëdhëniet kulturore, si dhe duke shtuar vizibilitetin e shqipërisë në studimet ndërkombëtare të sinologjisë.

Një e ardhme e përbashkët

Shqipëria sot është pjesë e platformës kineze të bashkëpunimit me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore “16+1” si dhe është një ndër vendet e iniciativës së mirënjohur “Një brez një rrugë”. Marrëdhëniet politike dhe kulturore të viteve tē fundit kanë shënuar një zhvillim të rëndësishëm dhe kjo ka mundësuar rritjen e bashkëpunimeve mes dy vendeve.

Një ndër frutet e këtij bashkëpunimi është edhe politika e lëvizjes së lirë që është implementuar në vitin 2018, e cila ka thjeshtëzuar procedurat e hyrjes dhe ka tërhequr një numër të madh turistësh kinezë të cilët po vijojnë të shijojnë bukuritë natyrore dhe kulturën unike të Shqipërisë. Kjo rritje reflektohet edhe nga statistikat që tregojnë se vetëm në tremujorin e fundit numri i turistëve kineze në Shqipëri është 8.600.

Politika e lëvizjes së lirë ka kontribuar edhe për të zhvilluar komunikimin kulturor, akademik, tregtar dhe shkëmbimet mes dy vendeve. Në Tiranë, sot mund të gjesh ushqimin origjinal kinez, mjekësinë tradicionale kineze, si dhe muzikën e filmat kinezë. Gjitashtu në tavolinat kinezë mund të shijosh mjaft produkte shqiptare të ardhura përmes eksportit, ose turistëve që sjellin produketet e preferuara nga Shqipëria.

Miqësia Shqiptaro-Kineze u bashkua në një simbiozë të ngushtë kulturore shumë vite më parë dhe vazhdon të jetë e ngrohtë edhe sot. Dhe siç shkruan një varg i një poezie të mirënjohur kineze, “një mik i shtrenjtë, vendin e largët e sjell më pranë”. Ky është mesazhi më i mirë për të përshkruar se si dy vendet e largëta janë të lidhura nga një ndjenjë e fortë miqësie.

 

****

Autori: Dr. Dong Hongjie është pedagog i sociolinguistikës pranë Universitetit të Gjuhë Letërsisë së Xi’an-it, në Kinë. Në vitet 2011-2013, ai punoi si mësues i gjuhës kineze në Universitetin e Tiranës. Ai është gjithashtu autor i mjaft artikujve shkencorë mbi politikat gjuhësore në Shqipëri.

Përkthyes: Visar Sylaj, sinolog. Aktualisht vijon studimet e doktoratës në gjuhën kineze në fushën e politikave gjuhësore pranë Universitetit të Përgjithshëm të Shaanxi-së, në Xi’an, Kinë.  

October 10, 2019 23:32
Komento

5 Komente

  1. demo October 11, 22:03

    Rroftde Kina Popullore
    Rrofte Plaku i vitit te ri qe na sillte Dhurata.
    Poshte enver shpirtqeni qe donte te na shihte keq e me keq.

    Reply to this comment
  2. ELIOT October 13, 09:41

    E DIN NE SHQIPERI QE MIQTE E KOUNISTAVE KINEZET ME MAO VRANE DHE INTERRNUAN 70 MILION NJEREZ TE PAFAJSHEM …E DIN NE SHQIPERI SE NE VITET E REVOLUCIONIT VDIQEN ME MIJERA NGA URIA NGA VARFERIA . JO SI TREGONI KET GJERA KOMUNISTAT ….. DHE SHIKOJENI TANI QE JANE BERE KAPITALISTA CFARE NDRYSHIMI KA TANI KA KINEZE ME MILONA SE BEJEN BIZNESE KUR ME MAON SKISHN ASNJE GROSHE NE XHEPA.. JA REALITETI I MIQESISE SE PUSHTAVE KOMUNISTA ..MIQESI QE KINEZET I JAPIN SERBIT ARME GRATUIT PER TE NA VRARE NE KOSOVE …RROFTE MIQESIA E BOLE SHEVIKE DES MERDES …

    Reply to this comment
  3. Martini October 19, 09:14

    Profesor Doni.Si shqiptar i thjeshtë që kam jetuar kohën e miqësisë vëllazërore midis nesh dhe popullit dhe udhëheqjes së tij në Kini.Ju them me siguri.Përvec fushës që ju ini profesor.Kina populli dhe partia e tij,e kanë ndihmuar popullin dhe shqipërinë më shumë se çdo vënd tjetër në botë,në të gjitha drejtimet,sidomos atë ekonomik dhe ushtarak.Në një kohë kur Kina në.vështirësite e një vendi miliardë,kishte njerëz që edhe u rrezik8hej jeta për mungesë ushqimi,na ndihmonte dhe në jetonim periudhën e mirësisë e bollëkut .Prandaj populli shqiptar nuk e harron dhe i.bëhet.qefi për përparimet tuaja profesor.

    Reply to this comment
  4. John Danse October 22, 19:32

    Kjo më përkujton si një film që e shikova pardje ku tegohet për nji forcë Aliene që ka sulmuar dhe që ka rrethuar shumë qytete në mbarë globin në përpjekjen e saj për të korrur energji të fshehur që gjendet vetëm në tokë për të e gllabruar. https://movie24online.com/shanghai-fortress-2019/ e Kjo forcë sigurisht nuk jan Shqiptarët e Shqipëria sotshme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim