70 vjeçari vjedh bankën: Më mirë në burg se në shtëpi me gruan

September 8, 2016 14:32

70 vjeçari vjedh bankën: Më mirë në burg se në shtëpi me gruan

Një amerikan 70 vjeçar i akuzuar për vjedhjen e një banke në Kansas deklaroi në polici se preferonte më mirë të burgosej se sa të jetonte me gruan e tij, shkruan gazeta lokale “Kansas City Star”, raporton DITA.

Sipas dokumenteve gjyqësore, pas një grindjeje me të shoqen, Lawrence John Ripple shkoi në një bankë të Kansas dhe kërcënoi një prej punonjësve se kishte armë prandaj duhet t’i dorëzonte paratë.

Arkëtarja përmbush kërkesën e tij dhe i jep paratë, megjithatë në vend që të largohej, Ripple u ul në hollin e bankës. Kur një roje sigurie iu afrua, Ripple i shpjegoi se ai ishte njeriu që po kërkonte.  Roja mori paratë dhe e ndaloi derisa mbërriti policia. Në dëshminë e tij shkruhet se Ripple kreu vjedhjen, sepse ishte zënë me gruan dhe nuk donte të jetonte më në atë situatë. Të martën Ripple u akuzua për vjedhje banke dhe u arrestua ashtu siç ai vetë donte. /DITA

September 8, 2016 14:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*