70-vjetori i Çlirimit, Ministria e Mbrojtjes jep mbi 1000 medalje

November 25, 2014 19:45

70-vjetori i Çlirimit, Ministria e Mbrojtjes jep mbi 1000 medalje

Në kuadër të festimeve për 70-vjetorin e çlirimit të atdheut, Ministria e Mbrojtjes organizoi sot një ceremoni për ndarjen e medaljeve për personalitete që kanë kontribuar si pjesmarrës në luftën për çlirimin e atdheut,.

Janë 1000 “Medalje mirënjohjeje” dhe 20 “Medalje Nderi” për shërbime të shquara dhe në shërbim të atdheut (10 Ministria e Mbrojtjes dhe 10 Ministria e Brendshme), kanë shpërndarë sot në vigjilje të këtij jubileu.

Në fjalën e tij, zv.kryeministri Niko Peleshi, ndër të tjera u shpreh: “Çdonjëra prej medaljeve që japim sot ka mbas saj një histori që na bën të ndihemi krenarë. Janë histori individësh, burrash dhe grash që patën guximin dhe përgjegjëshmërinë të ngrihen në lartësinë e sfidave të detyrës së tyre. Veteranët, ata që lanë gjurmët e tryre në historinë e vendit tonë, ata që u përballën me armikun në një luftë të pabarabartë e bën këtë me dinjitet dhe heroizëm, sepse luftuan për lirinë e vendit, për lirinë e Shqipërisë”.

Më pas, zv.kryeministri, Niko Peleshi i dorëzoi “Medaljen e Mirënjohjes”, akorduar nga ministri i Mbrojtjes, historianit të njohur Arben Puto me motivacionin “Për kontributin e dhënë si pjesmarrës në luftën për mbrojtjen e vendit”.

November 25, 2014 19:45
Komento

4 Komente

  1. Shesim medalje November 25, 20:45

    Shesim medalje kuislingësh dhënë për bashkëpuntorët e tyre nga fashistët italianë dhe nazistët gjermanë!? Hajde medalje! I japim lirë me atë çmim që kuislingët shitën lëkurën e tyre? Hajde medalje,medalje nazifashiste! Hajde medalje!?

    Reply to this comment
  2. Veterani November 26, 09:40

    ” Shitesi i medaljeve “, shko te Niko Peleshja se po jep medaljet qe Enveri i pati dhene ish miqve e vasaleve te tij e qe pasi i vrau ja mori prap. Jane medaljet e Mehmetit, Kadriut, Beqirit, Fecorrit etj etj qe paten luftuar por Enveri i zbuloi se ishin armiq. Pra jane tamam medalje kuislingesh, si i do ti. Merri e shitjua enveristeve ti vene ne qafe per 29 nentor.

    Reply to this comment
  3. Mark uk November 26, 17:22

    Po sa vjec kan qene kta veteran se 70 vjet u mbushen nga okupimi komuniste.Viti tjeter mos i nxenet gjalle se na shpifen shurranat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*