70-vjetori i OKB-së, Posta Shqiptare emeton pullën e posaçme

October 23, 2015 16:12

70-vjetori i OKB-së, Posta Shqiptare emeton pullën e posaçme

Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Posta Shqiptare, në kuadër të kësaj ngjarje, emeton një pullë postare të posaçme, e cila do të dalë në qarkullim me datë 24 tetor 2015.

Emisioni i kësaj pulle përbëhet nga një seri me një pamje, një tabak të përbërë prej nëntë pullash, si dhe nga zarfi i ditës së parë.

Dizanji i bocetit është realizuar nga autori Spiro Vllahu dhe ka një vlerë prej 180 lekësh. Tirazhi i kësaj pulle postare është 105000 pulla si dhe 300 copë FDC ( Zarfi i ditës së parë).

Posta Shqiptare ka eskluzivitetin e emetimit dhe prodhimit të pullës postare shqiptare. Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, deklaroi se Posta Shqiptare shpreh kënaqësinë e emetimit të kësaj pulle me rastin e e 70-vjetorit të themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe shprehu gatishmërinë që në të ardhmen nëpërmjet pullës postare shqiptare të pasqyrohen ngjarje të tjera të rëndësishme historike, kulturore, sportive, etj, të vendit tonë dhe ato ndërkombëtare.

October 23, 2015 16:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*