“700 euro për provim”, shefja e administratës- studentes: Pse vjen këtu si trime?

March 31, 2018 18:51

“700 euro për provim”, shefja e administratës- studentes: Pse vjen këtu si trime?

Studentët e Universitetit të Shkencave të Natyrës kanë vendosur në dritaret e godinës një banderolë në të cilën tregohet se ata hasen me pedagogë që marrin 700 euro për një provim, por kjo lëvizje e tyre ka shkaktuar përballje me shefen e administrimit dhe shërbimeve të fakultetit.

Ajo u është drejtuar studentëve duke iu kërkuar llogari për këtë veprim, teksa kërkonte gjithashtu që të mos e filmonin me celularë.

“Ka mundësi ta heqësh atë celular. Mos më filmo mua. Ok vazhdo, kujton se po bën ndonjë gjë të bukur? Të gënjen mendja. Ka mundësi të më thuash çfarë je duke bërë? Institucioni ka një rregullore dhe jo kushdo mund të vijë dhe të bëjë çfarë të dojë. E dini shumë mirë që duhet të merrni leje për çfarëdolloj veprimi dhe iniciative”, iu drejtohet ajo me tone të larta studentëve.

Më pas ajo ka vijuar sërish duke iu drejtuar e nervozuar studentes.

“Ti kush je? Ti kush je që vjen këtu si trime? Çfarë përfaqëson ti? Në institucion do sillesh brenda normave dhe rregullave”, dëgjohet të thotë ajo.

Më poshtë mund të ndiqni videon ku tregohet debati i zhvilluar, e shpërndarë nga faqja ‘Për Universitetin”.

Aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin përballen me burokracinë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, UT

Përpos dhunës sistematike të ushtruar tarifat e larta dhe korrupsioni i pedagogëve, studentët duhet të përballen vazhdimisht edhe me dhunën e ushtruar nga strukturat burokratike nëpër fakultete. Gjatë aksionit të fundit të hapjes së banderolës në FSHN, studentët janë hasur rishtazi me burokracinë e administratës së fakultetit, e cila në vend që të merret me korrupsionin që ka pllakosur universitetin nga të gjitha anët merret me studentët të cilët guxojnë të ngrenë zërin kundër korrupsionit, haraçit dhe padrejtësive të ndryshme.Por me ngjarjet e fundit duket se studedentët po organizohen dhe këtyre padrejtësive do u vijë fundi.#PërUniversitetin #PërShoqërinë

Publiée par Për Universitetin sur samedi 31 mars 2018

s.a/dita

March 31, 2018 18:51
Komento

8 Komente

  1. Lili March 31, 19:17

    Regullat nuk i respektojne ato qe marrin 700 euros..more Zoje

    Reply to this comment
  2. MH March 31, 19:20

    Shqiptari mbetet shqiptare ne dac me shkollim ne dac pa shkollim.
    Ndigjova zhurme po asgja nuk kuptova nga zhurma.Studentja i vinte detyra presoneles te universitetit.I kerkonte se kush asht.Urdheronte te bente c’ti doje studentes.Ma e bukura studentja mburrej me kokeforci.Zbatoj rregulloren e universitetit dhe ligjin.

    Reply to this comment
  3. Dn March 31, 19:22

    Kbravo studenteve.

    Reply to this comment
  4. Monkey March 31, 19:50

    Këta janë studentët tanë ? Thuajini emrat mor ‘studenta’ meqë i dini. Ka prokurori ky vend, ka gjykata ku mund t’ju drejtoheni. Si guxoni ju të shkoni në ambiente të përbashkëta e të bëni cfarë të doni ??? ‘Ne jemi studentë, thotë njëra, nuk është puna jonë të merremi me profesorët. Tjetra thotë : Nuk kam ardhur të të dëgjoj ty unë, kam ardhur për të vendosur një banderolë. Shko vendose në shtëpinë tënde moj vajzë. Po sikur të vij unë tek shtëpia jote e ta lyej me bojë se ashtu kam qejf unë, cfarë veprimi do ndërrmerje ?? Kërkoni të drejtat tuaja duke cënuar të drejtat e institucioneve ? Ky është shteti që kërkoni ? Secili të veproj sipas mendjes ? Turp

    Reply to this comment
  5. Jevi March 31, 20:37

    Ligji ,vetem ai nuk zbatohet,se kushdo do ligjin e vet.Administratoria nuk ka shkelur askund te drejtat e studenteve.Keta jane edukatoret e brezave te ardhshem.Lum si vendi yne .

    Reply to this comment
  6. Lili March 31, 22:07

    Kesaj direktoreshes po i tregojme se si veprojne studentete ne France,
    Ne krahasim studentete shqiptare jane engjell
    https://france3-regions.francetvinfo.fr/occitanie/herault/montpellier/montpellier-occupation-illimitee-fac-paul-valery-votee-assemblee-generale-1448369.html
    Pa permendur Nantes ku jane edhe ma te zhurshme

    Reply to this comment
  7. sapa April 1, 07:38

    Ne perendim kjo zonje do ishte shprehur me nje gjuhe krejt ndryshe!

    Reply to this comment
  8. Vlora April 1, 11:49

    Eshte per te pergezuar studentja qe ngre zerin kundra ketyre bastardeve qe kerkojn lek per nje provim. Te zbatohet ligji prokuroria te vertetoj kush eshte mr 700 euro (MH)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*