72.4 mln euro, FMN firmos këstin e rradhës për Shqipërinë

February 18, 2016 09:14

72.4 mln euro, FMN firmos këstin e rradhës për Shqipërinë

 

Rishikimi i pestë dhe i gjashtë i marrëveshjes me Shqipërinë është miratuar dje nga Bordi i drejtorëve Ekzekutiv të FMN-së, duke i hapur rrugë kështu disbursimit të këstit prej 72.4 milionë eurosh. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i FMN-së, Min Zhu, deklaroi në Uashington se rimëkëmbja e ekonomisë shqiptare po ecën sipas programit, ndonëse ekzistojnë risqe. Sipas tij, autoritetet shqiptare kanë treguar një performancë të fortë duke përmbushur objektivat e marrëveshjes, përfshirë zbatimin e reformave strukturore të vështira dhe ambicioze.

Në njoftimin zyrtar FMN-së thuhet se autoritetet shqiptare duhet të vazhdojnë programin e reformave dhe të përfitojnë nga progresi thelbësor që kanë arritur deri më tani për të përshpejtuar rritjen ekonomike. Nuk mungojnë ndërkaq disa rekomandime për qeverinë.

Së pari, duke vlerësuar se qëllimi i qeverisë për të vazhduar konsolidimin fiskal është ai i duhuri, FMN i kërkon asaj të reduktojë mbështetjen në masat e përkohshme dhe të shmangë përjashtimet fiskale apo vendosjen e normave preferenciale. Një kërkesë kjo që duket e lidhur me masën e fundit të qeverisë për të përjashtuar nga taksat 83 mijë bizneset të vogla.

FMN i tërheq vëmendjen qeverisë edhe në një drejtim tjetër, që lidhet me mënyrën se si ajo po përpiqet të luftojë informalitetin. Sipas FMN-së, përpjekjet e autoriteteve shqiptare për të përmirësuar mbledhjen e taksave duhet të përputhen më mirë me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe duhet të mbështeten në përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore. Fondi i bën thirrje për kujdes edhe për koncesionet duke kërkuar që ato të vlerësohen në mënyrë transparente në llogaritë fiskale.

February 18, 2016 09:14
Komento

2 Komente

  1. intelektuali February 18, 09:28

    MIRE PO ECNI POR JENI IBRET!

    Ky eshte konstatimi i FMN-se per Shqypnine pasi ka vendosur qe t’u hedhe shqyptareve edhe nje KOCKE tjeter per ta lepire, sepse 72 milione eur vlejne sa per te paguar interesat e borxhit te vjeter, bile me pak, sepse TAKSA FAMOZE PROGRESIVE e Edvinit nuk funksionoi dhe Rilindja socialiste po kerkon si cifuti ne shkretetire Pasaniket Barkderra per te mbushur Arken e Shtetit qe e zbrazi Fullani do kohe me pare me ndihmen e miqve te tij nga te gjitha kahet e politikes.

    Reply to this comment
  2. Kritiku February 18, 14:16

    Ta lexoje mire Rama kete dhe t’i njohe realisht kontributin Canit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*