72 deputetë për Markun: Lufto korrupsionin! Presim deri në tetor

July 11, 2019 19:17

72 deputetë për Markun: Lufto korrupsionin! Presim deri në tetor

Kuvendi i ka përcjellë një rezolutë Kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, me anë të së cilës shpreh pakënaqësi e njëherësh piketon disa detyra e prioritete që duhet të ketë organi qëndror i akuzës.

Rezulota është hartuar nga 72 deputetë, 67 nga PS e 5 të tjerë nga opozita, e cila pason raportin vjetor të znj. Marku, paraqitur në një prej seancave më të fundit në Kuvend.

Aty kërkohet rritjes e luftës kundër korrupsionit, e njëherësh dhe masa për nxjerrjen e sekretit hetimor, e kjo pas precedentit të publikimit të disa dosjeve në Bild-in gjerman.

Rezoluta në 20 pika:

1.Forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nëpërmjet zbatimit më të mirë të procedurave të hetimit proaktiv dhe përdorimit në kufijtë e ligjit të teknikave speciale të hetimit.

2.Sigurimin e zbatimit të drejtë dhe të njëllojtë të procedurave për sa u takon hetimeve pasurore, sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve. Brenda muajit tetor 2019, të përcjellë në Kuvendin e Shqipërisë një raport në lidhje me ecurinë e zbatimit të këtij rekomandimi.

3.Zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim rritjen cilësore, thellimin dhe intensifikimin e hetimeve në funksion të zbulimit dhe goditjes të veprimtarisë kriminale brenda vendit dhe të lidhjeve të tij jashtë vendit.

4.Rritjen e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe autoritetet gjyqësore të huaja në të gjitha fushat e bashkëpunimit ndërgjyqësor, me qëllim shkëmbimin e informacionit lidhur me veprimtaritë e grupeve kriminale që shtrijnë aktivitetin me lidhjet e tyre jashtë vendit dhe nxitjen e krijimit e grupeve hetimore të përbashkëta për hetimin dhe goditjen e veprimtarisë së tyre brenda dhe jashtë vendit.

5.Bashkëpunimin me Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Shkollën e Magjistraturës për identifikimit dhe planifikimin e drejtë të nevojave për magjistratë në sistemin e prokurorisë të juridiksionit të përgjithshëm. Forcimi i marrëdhënie të Prokurorit të Përgjithshëm me Këshillin e Lartë të Prokurorisë për qartësimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit është i mirëpritur.

6.Hartimin e udhëzimeve të nevojshme për zbatimin e rekomandimeve parësore të Këshillit të Ministrave për luftimin e kriminalitetit për vitin 2019. Kopje të udhëzimeve të miratuara të përcillen në Kuvend, menjëherë pas miratimit të tyre.

7.Hartimin e një kalendari të trajnimit të oficerëve të Policisë Gjyqësore, sipas kërkesave dhe nevojave për zbatimin e reformës në drejtësi brenda muajit shtator të viti 2019, si dhe të fillojë zbatimi i tij.

8.Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në konsulencë dhe me asistencë të partnerëve ndërkombëtarë, të hartohen/ose të përmirësohen manuale të mënyrës së identifikimit, evidentimit dhe ndjekjes së veprave penale të shtetasve shqiptarë, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim jo vetëm sigurimin e të dhënave për veprat penale, në të cilat shtetasit shqiptarë mund të jenë përfshirë si autorë, por edhe si viktima.

9.Përmbushjen e rekomandimeve të adresuara për Prokurorinë e Përgjithshme nga Komisioni i Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

10.Raportimin në Kuvend brenda muajit dhjetor 2019 në lidhje me zbatimin e rregullave të trajtimit të të miturve me kontakt në drejtësinë penale dhe ecurinë e zbatimit të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

11.Marrjen e masave për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të veprës penale dhe për të adresuar dhe rekomanduar zgjidhje për zbatimin e drejtë të rregullave për kërkesat e viktimës akuzuese.

12.Përdorimin më efektiv të instituteve procedurale të reja si: urdhri penal, marrëveshja e fajësisë, gjykimi i drejtpërdrejtë, duke hartuar dhe nxjerrje udhëzime të përgjithshme, me synim qartësimin e kuptimit dhe zbatimit në praktikë të kuadrit ligjor përkatës dhe mbikëqyrja e zbatimit tyre.

13.Mbledhjen, hedhjen dhe përpunimin, nga çdo prokurori, të statistikave të ndjekjes penale dhe të kriminalitetit, sipas standardeve ndërkombëtare, me qëllim që të mundësohet vlerësimi dhe krahasimi i kriminalitetit ndër vite dhe në raport me vendet e rajonit, në nivel evropian dhe ndërkombëtar, si dhe të mundësohet vlerësimi i politikës penale të zbatuar. Kuvendi kërkon dërgimin në Ministrinë e Drejtësisë të të dhënave statistikore të plota dhe të sakta për të gjitha veprat penale, të pandehurit, viktimat, dëmet ardhura nga vepra penale dhe në lidhje me zbatimin e politikës penale.

14.Hartimi dhe nxjerrja e rregullave standarde për organizimin dhe funksionimin e prokurorive me juridiksion të përgjithshëm që sigurojnë efikasitet në organizimin, drejtimin dhe kontrollin e punës në çdo prokurori.

15.Rritjen e pavarësisë së prokurorisë dhe forcimin e kuptimit më të mirë të përgjegjësive nga çdo prokuror. Në këtë kuadër, Kuvendi kërkon hartimin dhe nxjerrjen e rregullave për garantimin e pavarësisë së prokurorit, koordinimin e punës ndërmjet prokurorive të ndryshme, mes tyre dhe Policisë Gjyqësore të përfshira në hetime të përbashkëta.

16.Respektimin e ligjit për sekretin hetimor nga çdo prokuror dhe punonjës i prokurorisë. Në këtë kuadër, Kuvendi kërkon hartimin dhe nxjerrjen e rregullave të unifikuara për informimin e publikut dhe medias lidhur me hetimin dhe ndjekjen penale të veprave penale, në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm, duke respektuar parimet e parashikuara në legjislacionin në fuqi në lidhje me ruajtjen e sekretit hetimor.

17.Hartimin dhe nxjerrjen e udhëzimeve në lidhje me zbatimin e ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, që mundësojnë përmbushjen e qëllimit të ligjit.

18.Sigurimin e bashkëpunimit, koordinimit, shkëmbimit të informacionit dhe mbikëqyrjes së veprimtarisë, me të gjitha institucionet dhe agjencitë ligjzbatuese që kanë shërbime të Policisë Gjyqësore.

19.Monitorimin e respektimit të të drejtave të njeriut në të gjitha fazat e ndjekjes penale, nëpërmjet mbikëqyrjes nga prokuroria të respektimit të të drejtave dhe lirive kushtetuese dhe në ligj të shtetasve.

20.Rritjen e angazhimit të prokurorisë për zbatimin e rekomandimeve të Progres-raportit të Bashkimit Europian në lidhje me ndjekjen penale dhe luftimin e kriminalitetit.

July 11, 2019 19:17
Komento

10 Komente

  1. Likja me bllok ne dore July 11, 19:59

    Kjo ishte kot fare, prisja shume nga kjo

    Reply to this comment
    • Vlora1912 July 12, 14:35

      Dacibao nga Pirdhumenti/parliamenti Skiptar..

      ……….
      Keta jan dhe rrugac dhe langaraq dhe te paditur….te gjith te zgjedhur “me dor”(apo me ndonje pjes tjeter te trupit) ng Skenderbeu i PS.
      ……..
      Keta nuk e njohin turpin fare..

      I thon Prokurores “Lufto korrupsioni, qe bejme ne dhe Qiverriu yn”

      Po mir ore bastard deputet;

      1-Pse se hapet gojen ju legena per skandalin e unazes ku me nje firem fallco, Km dhe Gjikllumi, i falem Bashkim Ulaj 40 milion euro….asnjw nga ju bastard.

      2-Pse se hapni gojen ju bastard kur KM dhe kjo Pela e Sokol Ball ukut dha me PPP 450 milion euro per 30 km.

      3- A nuk e dini ju o bastard deputana, qe qiverriu ka dhe Auditin e pergjithshem, dhe Auditin e cdo dikasteri qe verifikon shperdorimet dhe korrupsionin nga strukturat e Qiverrise.

      4-Pse ju bastard, te paguar nga taksat e ketij populli te vuajtur, nuk keni kerkuar asnjehere interpelance parlamentare per vjedhjet qe ben qiverriun?

      5-Pse ju bastard nuk perdorni instrumetet parlamentare per te kontrolluar qiverrin?

      Ju nuk i beni keto, jo se nuk i dini, por se jeni pjesa me e ndyre e shoqerise Shqiptare…

      Ptuuu rrac e ndyre anti njeri…..u zent mallkimi i njerzve aty ku ju dhemb me shume.

      Reply to this comment
  2. meshironi ushtaren Marku July 11, 20:04

    Rezoluta i kerkon Markut lufte kunder korrupsionit dhe njeheresh masa per nxjerrjen e sekretit hetimor te korrupsionit! Kini meshire per ate Markun e shkrete, mos e degjeneroni sa nje leter higjenike.

    Reply to this comment
  3. Memecit s'i vjen goja kollaj... July 11, 20:19

    Taktika “tërhiq dhe lësho”?

    Specialistët e kuzhinave xhambazadoriale thonë se formula e dhallës është 9 pjesë ujë dhe 1 pjesë kos. Kos delesh, sigurisht…

    Me ato sy të buhavitura që duket sikur ka qarë gjithë ditën, kam përshtypjen se zonja në foto as që do marrë mundimin ta lexojë rezolutën, dhe jo më të bëhet iniciatore e pa shpresë për vënien e saj në funksion të shtetit të së drejtës ligjore.

    Edhe pse për aftësitë dhe meritat e saj kurrë më parë s’kishim dëgjuar, PPP-ja (dmth. Prokurorja e Përgjitthshme e Përkohshme) e meriton atë post…

    E meriton jo se duam NE, por se do AI
    E meriton jo se duam NE, por se duan ATA

    O delet e mia bukuroshe,
    Dhe ju lumpenë “të kulluar”,
    Çuka, kodra, brinja, gërxhe,
    Dhe plehra të stazhionuar !

    Reply to this comment
  4. Nuk ka faj kjo Zonje . July 11, 20:33

    Do ishte naivitet te pretendoje qe nji ish Prokuroore

    rrethi , pjes e asaj Maskarade Shqiptare ,

    te jet nji Prokurore e Pergjitheshme qe do zgjithte

    problemet e bera Mullar nga Lopcari Llalla !!!!!!!!!!!!

    Ne ate vend truri funcionin si syte e kalit ,amash te bllokuar me kllapa ,

    dhe i vetmi drejtim eshte cfar ka perpara ,

    Qysh i knoj poplli Qazim Malletes mer Mon Kokaqoli ?

    E pafajshme tina zoje ,Gamor kush t’vuni , sot a neser

    vjen tjeter kuni

    Reply to this comment
  5. STOP CENSURES July 11, 20:43

    Mos degjo tutorin teta redaktore, por ftillohu dhe ngrije koken lart. Ka akoma komente te papublikuara ke kjo faqe.

    Reply to this comment
  6. Na mbyten budallenjt July 11, 22:23

    Kjo eshte nje e mefshte qe nuk e nxjer qimen nga qulli dhe jo te zgjidh mutin e saliut e co qe eshte ber mullar…
    Ose ose nuk shkeputet dot nga familja e saj dhjerokrate me kushuri mark marku qe ben ham ham neper tv

    Reply to this comment
  7. Adih July 11, 23:42

    Ju muter deputete ,tani u “kujtuat “mbas gati 30 vitesh te ketij tranzicioni post komunist ,u kujtuat ju per prokurorine e pergjitheshme .Jeni kerma ,bythelepires te shefave te juaj ,qe ju kane vene ne rrjesht per nje ,bile edhe ne gjume ju bejne rreshtore Turp mbytuni me shur..en tuaj .

    Reply to this comment
  8. Vasili July 12, 11:51

    Duket me intelekt te kufizuar dhe me nje guxim te munguar per ate vend.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin