72 orë tmerri në SHBA, 11 viktima nga sulmi në sinagogë

October 28, 2018 13:16

72 orë tmerri në SHBA, 11 viktima nga sulmi në sinagogë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kaluar 72 orë tmerri të mbushura me fikë, urrejtje, terror dhe vrasje.

Të mërkurën një burrë ka qëlluar për vdekje dy afro-amerikanë mesa raportojnë mediat amerikane, ngjarja ndodhi ne mënyrë të papritur dhe rastësore, në një dyqan në Kentucky Kroge.

Gjatë gjithë këtyre ditëve deri të premten, rreth 12 fytyra publike, nga Obama tek Klinton, Soros e De Niro janë kërcënuar me bomba në shtëpitë, zyrat e restorantet e tyre.
izmir türbanlı escort
Por, nuk përfundon me kaq, të shtunën në mëngjes Robert Bowers, 46 vjeç ka hapur zjarr në një sulm antisemitik në një sinagogë të Pittsburghut, duke lënë të vdekur 11 persona.

Ky sulm është konsideruar më i rëndi antisemitik në historinë e viteve të fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikë.

Ai përballet tashmë me 29 akuza penale, përfshi edhe përdorimin e armëve të zjarrit për të kryer një vrasje.

Prokurorët federalë thanë se do të ngrejnë ndaj tij edhe akuza për krim nga urrejtja, duke bërë që i dyshuari të përballet me mundësinë e dënimit me vdekje.

l.h/ dita

October 28, 2018 13:16
Komento

3 Komente

  1. Patriot October 28, 16:49

    Ky sulm i papare antisemitik ne USA me pasoja 11 viktima te pafajshme,as me pak dhe as me shume por pasoje e stimulimit te ekstremizmit te djathte e te majte ne Europe e Amerike nga Rusia putinjane.USA dhe Europa duhet ti thote sa me shpejt NDAL me forcen e ligjeve stimulimit ekstremis te Rusise putinjane ne Europe e Amerike,se vetem keshtu Amerika,Europa dhe Bota do te beje progres njerezor.Ngushulime familjeve te 11 viktimave te kesaje tragjedije,dhe Zoti i prehte ne paqe 11 viktimat.Amen
    Popujt linden vllezer,krijuan familje,fise dhe kombe,por politikat ekstreme te c’do forme ngjyre apo besimi krijuan armiqesi ne mes tyre,dhe kjo pasoje e pangopesise se luftes per leke te piset dhe pushtet pa kufi e me c’do forme e cmim brend djallit.Historia ka vertetuar ne shekuj se ekstremistet gjithmone ka patur dhe do te kete nje fund te turpshem e pakthim.Besoni.

    Reply to this comment
  2. MH October 28, 19:15

    Shteti ma demokratik i botes nuk pyet e nuk tundet nga te drejtat themelore te njeriut vendosur ne Helsinki.

    “” Ai përballet tashmë me 29 akuza penale, përfshi edhe përdorimin e armëve të zjarrit për të kryer një vrasje. “”

    Ia kepusin nji gjylpane ne faqoren e bithes e njatjeta.

    Pse te mos vendosin dhe Shqiperia denimin me vdekje.

    Reply to this comment
  3. Gzim Kulufi October 28, 20:48

    Thuhet antisemit dhe jo antisemitik!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim