Protesta në Elbasan, Balla: PD përdor jetën e fëmijëve në luftën politike

October 2, 2018 18:33

Protesta në Elbasan, Balla: PD përdor jetën e fëmijëve në luftën politike

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së banorëve të fshatit Mengël të Elbasanit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se jeta e fëmijëve po përdoret si mish për top nga PD-ja për luftën politike, ndërsa nënvizon faktin se punimet për rikonstruksionin e shkollës do të fillojnë nesër.

Sipas Ballës, kjo lloj politike e ulet nuk është politikë për hallin e shkollës së fëmijëve, por për hallin e pazgjidhshëm të Lulit dhe të partizës së tij, dikur Partia Demokratike.

Statusi i plotë i Taulant Ballës:

Nuk ka turp më të madh për politikën kur përdor edhe jetën e fëmijëve si mish për top në luftën politike.

Nesër fillojnë punimet e rikonstruksionit të Shkollës në Mengël të Elbasanit, sepse shkolla është e dëmtuar dhe në kushtet që është rrezikon seriozisht të shembet dhe të zërë fëmijë e mësues brenda. Fillon nesër sepse procedurat e tenderimeve publike kërkuan kohën e vet minimale.

Unë nuk e kuptoj pse politika e zymte e PD, një partie qe ka humbur toruan, pa ekip, pa program, pa lidership, me ca militante te papërgjegjshëm duan te luajnë me jetët e fëmijëve.

“Duam të bëjmë mësim në shkollën që po shembet”, “Nuk duam rikonstruksionin”, “Nuk i çojmë fëmijët 1 muaj në një shkollë tjetër”.

Më thoni si mund t’ua zgjidhesh këtë kërkesë pa kuptim. Kur brenda disa ditësh shkolla do te këtë soleta te reja dhe vetëm atëherë mund te zhvillohet mësimi normalisht.

Kjo lloj politike e ulet nuk është politike për hallin e shkollës se fëmijëve, por për hallin e pazgjidhshëm të Lulit dhe të partizës së tij, dikur Partia Demokratike.

v.l/ Dita

October 2, 2018 18:33
Komento

5 Komente

  1. Po , Po October 2, 18:53

    PD-ne nuk e ka preokupuar kuuurre çeshtja e arsimit , edhe kur ka qene per shume vjet ne pushtet ! E verteta eshte , qe arsimi mori tatepjeten qyshkur PD-ja i vuri kazmen shkolles dhe edukimit te femijeve , por te gjitha keto lotë krokodili , jane thjesht lufte politike , duke e banalizuar çdo gje , deri ne neveri !

    Reply to this comment
  2. the punisher October 2, 18:57

    Epo opozita ate pune ka. Verjani pistoleten te koka siç ja vute policit dhe le te ikin.

    Reply to this comment
    • Kontrapedali i SHQUP-it October 2, 21:03

      Policit askush nuk i vuri pistoleten te koka. Hengri corben e SHQUP-it dhe filloi ta villte sapo kaloi kufirin duke braktisur detyren per te marre azilin politik. Truth hurts but it is the truth.

      Reply to this comment
  3. mirel October 2, 19:01

    Kishit harruar ta rregullonit shkollen.
    Nuk keni lene me stadiume dhe teatro bosh pa rregulluar tani u kujtuat per shkollen.
    Apo nuk eshte shpallur tenderi akoma se kush do e marri

    Reply to this comment
  4. lato October 2, 19:02

    Po mire mor Deputet! Cfare beri Komuna,cfare beri Bashkia Elbasan,Cfare beri Keshilli i qarkut ,CFARE BERI QEVERIA TRE MUAJ TE VERES QE SHKOLLA ISHTE PA NXENES,PSE NUK E RREGULLUAT SHKOLLEN QE PO SHEMBET? Apo tre muaj u menduat kujt do ja jepnit Tenmderin.
    Se ne Bashkine e Qazimit dy Firma fitojne Tenderat:Bajrami N dhe Vellezerit Hysa.
    Po e ndanit pergjysem.Gjysmen Bajrami N,gjysmen Hysa H.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin