74 bizneset VIP kanë 220 milionë euro borxhe tek tatimet

September 13, 2017 11:45

74 bizneset VIP kanë 220 milionë euro borxhe tek tatimet

 

Bizneset e mëdha, të ashtuquajturit VIP-a, po rezultojnë shumë problematikë në Shqipëri, si në marrëdhëniet me bankat, ashtu dhe me institucionet tatimore e doganore.

Dy vjet më parë Banka e Shqipërisë bëri publik lajmin se 35 kreditorë të mëdhenj kishin mbi 60% të totalit të kredive të këqija, hua që aktualisht janë në fazë ristrukturimi.

Tashmë edhe nga tatimet vjen një lajm i ngjashëm. Nga 78 miliardë lekë që është detyrimi që kanë 18.5 mijë bizneset në vend, 38% e këtij totali i përket vetëm 74 bizneseve VIP. “Peshën më të madhe në vlerën e detyrimeve e zënë subjektet e Drejtorisë Rajonale të Tatimpaguesve të Mëdhenj, 38%, më pas vjen Drejtoria e Tiranës, e cila në fakt ka një numër absolutisht më të madh të tatimpaguesve, me 35,6%, Durrësi rreth 5%, e kështu me radhë të tjerat në rend zbritës, me më pak detyrime”, konfirmojnë burimet zyrtare të tatimeve.

Në vlerë absolute janë rreth 30 miliardë lekë, ose 220 milionë euro, që këto 74 sipërmarrje të mëdha i kanë shtetit. Disa prej këtyre kompanive ishin edhe në listën e 35 kreditorëve të mëdhenj të bankave.

Tatimet përditësuan së fundmi listën e bizneseve debitore deri në fund të korrikut, ku nga 18.5 mijë bizneset në total, spikasnin 74 sipërmarrje VIP, të cilat tashmë janë objekt i bllokimit të llogarive bankare dhe të sekuestrimit me forcë të detyrimeve.

Pjesa më e madhe e këtyre bizneseve janë kompani nga sektori i naftës dhe ndërtimit dhe janë përfshirë tashmë në një proces falimenti. Por ato do të jenë objekt i detyrimeve tatimore derisa sa Gjykata e Falimentit të marrë vendimin e likuidimit.

Në listën e zezë të Tatimeve janë emra të njohur të biznesit, si kompania e Përpunimit të Naftës, ARMO, “Bankers Petroleum”, “Deveron Oil Albania”, “TEA Construksion”, “Çilotaj Group”, “Filanto”, “Petrolimpex”, “ERI Fruit”, “Transpetrol”, “Rrajca” etj.

Ndërkohë pjesë e Listës janë të gjitha kompanitë e Grupit “Taçi OIL” tashmë në falimentim. Lista dominohet më së shumti nga biznese të sektorit hidrokarbur, ku spikasin “Rira”, “Anoil”, “Viloil”, FIT-MEK-OIL, “Globoil”, “Petrol Impex”, “Transpetroli”, “Kuid”, “Taçi Oil”, ARMO, “Bankers” etj.

Nga sektori i ndërtimit dhe energjisë spikasin emrat e njohur si “Vigand Konstruksion”, “Alpine Bau GMBH”, “Çilotaj”, “TEA Construksion”, “Balfas Industrial”, “Kalivaç Energy”, “Construksion Energyk” dhe “Amadeus Group”.

Pjesë e listës është edhe qendra e njohur tregtare “City Park” dhe ish-kompania e supermarketeve, “Carrefour” (Qendra e Distribucionit Ushqimor).

Nga sektori i lojërave të fatit në listën e zezë të Tatimeve si biznese VIP janë “Astra 200”, “Xhoi Lloto” dhe “Top Bast”.

Një pjesë e subjekteve e kundërshtojnë detyrimin dhe kanë hapur proces gjyqësor, por kjo gjithsesi kërkon pagimin apo garantimin e pagimit të detyrimit.

Borxhi tatimor është rritur me shpejtësi vitet e fundit, si pasojë e kushteve të vështira në të cilat ka kaluar ekonomia. Bizneseve u është dashur të operojnë në një ambient të vështirë ku ka dominuar rritja e taksave, rënia e kërkesës dhe mungesa e kredisë bankare./Monitor

September 13, 2017 11:45
Komento

6 Komente

  1. dea September 13, 13:33

    shtetit bravo i qofte se ok kompanite e medha vertet kane nje fuqi te larte puntore dhe prodhojn para te konsiderueshme qe i sherbejne buxhetit te shteti po kjo nuk do te thote qe ata mund te bejne cfare te duan dhe te bejne evazione ne shifra te medha se fundja nuk jan zoter. shteti i ka dhene mundesi qe ti rikthejne ato para por ato kan vazhduar te bejne sipas kokes se tyre. ok shume bukur le te vazhdojne por ne fund mos te qahen se i vihen gjoba ose i mbyllet aktiviteti dhe ti behet mesim qe te gjithve pastaj.

    Reply to this comment
  2. Konti Sbalta September 13, 13:45

    Mua mi presin dritat dhe ujin kur nuk paguaj ne kohe sasine e ujit dhe te energjis elektrike dhe jo vetem ato , por edhe ” taksen” e televizorit dhe “tAksen” e baneses , qe eshte nji kthim ne qerane e shtepise , qe jqne ” ngjitur” krejtesisht ne menyre te padrejte , pa mbeshtetje ligjore dhe arbitrarisht dhe qe duhet te hiqen sa me perpara , per tu diskutuar e vendosur nga palet e interesuara .;po keto bizneset e medha qe paskan pa paguar 220 ml.euro gati 10%te buxhetit te shtetit dhe vazhdojne akoma veprimtarine e tyre pa ju trembur syri dhe kulmi qenka se qeveria vret mendjen se si ti nxjerre keta nga kjo gjendje e renduar kur e di fare mire se ata vazhdojne te mos shqetesohen fare per kete sepse qeveia do ti ndihmoje!!

    Reply to this comment
  3. Konti Sbalta September 13, 13:49

    Mua mi presin dritat dhe ujin kur nuk paguaj ne kohe sasine e ujit dhe te energjis elektrike dhe jo vetem ato , por edhe ” taksen” e televizorit dhe “taksen” e baneses , qe eshte nji kthim ne qerane e shtepise , qe jane ” ngjitur” krejtesisht ne menyre te padrejte , pa mbeshtetje ligjore dhe arbitrarisht ne faturat perkatese, dhe qe duhet te hiqen sa me perpara , per tu diskutuar e vendosur nga palet e interesuara ;;Po keto bizneset e medha qe paskan pa paguar 220 ml.euro gati 10%te buxhetit te shtetit dhe vazhdojne akoma veprimtarine e tyre pa ju trembur syri dhe kulmi qenka se qeveria vret mendjen se si ti nxjerre keta nga kjo gjendje e renduar kur e di fare mire se ata vete vazhdojne te mos shqetesohen fare per kete sepse e dine qe qeveia do ti ndihmoje!!

    Reply to this comment
    • adela September 13, 15:57

      ore ti mbyllesh aktivitetin eshte gjeja me e lehte qe mund te beje qeveria. ok qeveria duhet ti vere ne vije qe te paguajne taksat perketase te gjithe bizneset ke te drejte. por ne nuk arrijme aq shume te llogjikojme pasi ne vetem te hedhim vrer mbi cdo gje.

      Reply to this comment
  4. ina September 13, 14:50

    a ka aftesi shteti per te mbajtur fre biznesin e madh qe te mos ndodhin me keto episode te pakendshme? besoj se eshte drejt asaj rruge pasi per ti mbyll eshte gjeja me e lehte qe mund te behet por ne harrojme zinxhirin e distributorve qe ato kane dhe kjo ka per te sjelle nje dem akoma dhe me te madh se kjo qe po ndodh. gjithsesi jam shpresplot qe do gjehet nje e mesme e arte per te dyja palat

    Reply to this comment
  5. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. September 13, 15:22

    O popull,a e dini perse “vipat”e biznesit nuke paguajne ,ngase qeverria Rama 1,jo vetem qe ja fali 900 miljon euro taksa te pa papaguar ketyre vampireve te popullit,por dhe i shperblehu ato dhe veten me skemen e re piramidle ate te “borxhit ndaj biznesit”(grabitjes nga fuqia e pushtetit).Prandaj keto palovipa biznesi nuke e prishin terezine, ngase e kane grabitur shtetin dhe popullin aqe sa te rrojne ne superlukse dhe 7 breza pas tyre pa punuar qofte me nje dite,gjithone nese drejtesia do ti marre nensqetull.O popull me nje qeveri frut i pandeshkueshmerise se krimeve makabre ne dite e vite si dje e sot,dhe e ardhur nga shumica e pakices qe e votoje,pra te dhjere por krenare,asgje te mire nuke do te presin shqiptaret, pa filluar VETTINGU qe ti heqe petet lakrorit te jashteqitjes se shqiptare ne dite e vite.Besoni .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*