75 vjet më parë ndodhte tragjedia në fshatin Kutë të Mallakastrës

July 10, 2018 09:59

75 vjet më parë ndodhte tragjedia në fshatin Kutë të Mallakastrës

Guri Shyti 

Dëshmitë e mëposhtme nuk janë trillime, apo hamendësime, por dokumente gojore dhe të shkruara nga protagonistët e atyre ngjarjeve.

Në pranverën e vitit 1943, në qarkun e Vlorës dhe saktësisht në fshatin Tragjas dhe Gjorm të atij qarku, u ngjiz një lëvizje demokratizuese në gjirin e Partisë Komuniste Shqiptare (PKSH) të Vlorës, që, historiografia e politizuar skajshëm, e ka quajtur “Fraksioni i Vlorës”, por që, në të vërtetë ishte një përçapje për ta vënë Luftën Nacionalçlirimtare në një rrugë demokratike, ku të përfshiheshin sa më shumë shtresa shoqërore dhe njerëz patriotë të kohës, përçapje kjo që nuk u la të zhvillohej, të hidhte rrënjë dhe, ndoshta, t’i jepte edhe jetës së mëpastajme një rrjedhë tjetër.

Shkruesi i këtyre radhëve nuk ka asgjë të vetën në këto që po thotë, por dëshmi të protagonistëve në vetë të parë, të dëgjuara prej tij nga ata vetë, ose të qëmtuara në dokumentet zyrtare.

Më 11 maj të vitit 1943, në mullirin e fshatit Kutë të Mallakastrës u vranë dy partizanë të orëve të para dhe u plagos një i tretë, dëshmia e të cilit është edhe strumbullari i këtij shkrimi.

Protagonistët e tragjedisë

-Mehmet Shehu, me pseudonimin e luftës, “Vjosa”, një organizator i zoti, por, sipas përcaktimit të mprehtë të njërit nga bashkëkohësit e tij, “kobure në dorën e E. Hoxhës derisa ajo kobure vrau edhe atë vetë“. Për ta vërtetuar këtë, ja se çfarë thotë një nga kuadrot e çetës “Plakë” dhe partizan që në krijimin e saj, atentatori trim Vllas Arapi. Edhe Vllasi ishte ndër ata që e kundërshtuan metodën e mbyllur e diktatoriale të punës, duke u përfshirë në grupin e guximtarëve “fraksionistë”. Ai, kur pa se ç’po ndodhte me shokët e tij, bëri autokritikë dhe u kthye sërish në çetë si partizan i thjeshtë. Duke qenë partizan në Br. I partizane, të komanduar nga M. Shehu, Vllasi, në prill të v. 1944, u arratis, sepse, siç iu shpreh të atit kur u takua me të në Fier: “Ata (krerët e PKSH) ndryshe thonë e ndryshe bëjnë… Mehmet Shehu do të ngrihet, do të ngrihet dhe pastaj do të bjerë si ai…” (Marrë nga një shkrim i poetit të shquar, Fatos Arapi, vëllai i Vllasit, në një gazetë të Tiranës).

Neki Imer Hoxha, me pseudonimin e luftës “Vangjo”, djalë i  ri, i zgjuar, me shkollë të mesme, i shkathët dhe trim.

Xhemil Çakërri, me pseudonimin e luftës “Milo”, djalosh 22-vjeçar, që sapo kishte mbaruar shkollën tregtare të Vlorës, trim i çartur, guximtar i rrallë.

-Hidajet Micolli, me pseudonimin e luftës, “Dysheku”, partizan i Çetës Plakë të Vlorës, Hero i Popullit.

I. S., me pseudonimin e luftës “Sazani”, një gjysmanalfabet, shërbëtor i përkushtuar ndaj M. Shehut, të cilit i qëndroi besnik tërë jetën dhe u rrokullis bashkë me të zotin.

Tragjedia

Me zbardhjen e mëngjesit të 11 majit 1943, në mullirin e fshatit Kutë të Mallakastrës hynë fshehurazi tre veta, dy të lidhur dhe një i armatosur, që i vëzhgonte me gishtin në këmbëzën e pushkës, gati për të shtirë. Kishin udhëtuar natën nga fshati Klos dhe mëngjesi i zuri në Kutë, ku, për të mos u diktuar nga askush, u fshehën në mulli, me shpresë se as mullixhiu nuk do t’i pikaste.

Shkruesi i këtyre radhëve, duke qenë i afërm i familjes Çakërri, ditën që Neki Imeri, me dorën të fashuar, erdhi për ngushëllim tek prindërit e Xhemilit dhe u tregoi se çfarë kishte ndodhur, ishte atje dhe dëgjoi sa më poshtë:

Tregimi i Vangjos: “Po errej nata, unë dhe Xhemili ishim duke kaluar nëpër fshatin Klos dhe po shkonim tek vendi ku na priste çeta, kur një partizan na ndaloi dhe na tha se na kërkonte Mehmet Shehu. Ne njiheshim mirë me Mehmetin, e dinim edhe detyrën që kryente në parti, kështu që nuk ngurruam dhe shkuam pas partizanit të panjohur nga ne. Shkuam në një shtëpi, hymë brenda në dhomë, ku gjetëm Mehmetin. U përshëndetëm me të, pa dyshuar për asgjë varëm armët, siç bënim gjithmonë kur shkonim nëpër baza dhe u ulëm shtruar. Pa arritur as të pyeteshim mirë me pritësin, nga një derë anësore dolën dy partizanë, njëri prej tyre ai që na kishte takuar dhe, pa na dhënë kohë të kuptonim çfarë po ndodhte, na u hodhën përsipër dhe na lidhën duart. Ne pamë nga Mehmeti duke e pyetur se çfarë po ndodhte. Ai, pa na përfillur fare, na tha se, me urdhër të partisë jeni të arrestuar dhe do të dilni përpara gjyqit partizan në fshatin Çorrush. Pastaj urdhëroi partizanin, që na kishte takuar në fillim, të na shoqëronte dhe të na dorëzonte në Çorrush. Gjithmonë me duar të lidhura, udhëtuam të shoqëruar nga partizani, që morëm vesh se quhej Sazan dhe që na mbante nën kërcënimin e tytës së pushkës. Ecëm gjatë derisa u gdhi mëngjesi. Partizani që na shoqëronte na porositi të mos bënim zhurmë pasi do të futeshim fshehurazi në mullirin e fshatit Kutë, në mënyrë që të mos na diktonte as mullixhiu, derisa të errësohej, kur do të nisnim sërish rrugën pa na diktuar njeri, deri në Çorrush. U futëm dhe u fshehëm në një skutë të mullirit. Nuk kaloi shumë dhe jashtë mullirit u dëgjuan të shtëna armësh dhe zhurmë njerëzish. Shoqëruesi ynë ngriti veshët dhe nxori koburen. Në këtë kohë u hap dera e mullirit dhe u dha në derë një partizan, që e njihnim mirë se ishte i çetës tonë “Plakë”, ishte Hidajet Micolli që e thërrisnin Dysheku, pasi ishte arratisur nga burgu fashist i fshehur në një dyshek. Me ta parë partizanin, shoqëruesi ynë shtiu mbi të dhe e vrau në vend. Në këtë kohë, Xhemili, duke parë rrezikun që po na kanosej edhe neve, me atë trimërinë dhe vetmohimin që e kishte karakterizuar gjithmonë, iu hodh përsipër shoqëruesit dhe më bërtiti mua: “Ik Vangjo dhe trego të vërtetën!”. Unë e kuptova rrezikun dhe u hodha në vijën e ujit të mullirit, ndërkohë dëgjova dy të shtëna kobureje, njëra goditi për vdekje Xhemilin, ndërsa tjetra më plagosi mua në dorë. Unë dola matanë vijës së ujit dhe u bashkova me partizanët e tjerë të çetës territoriale. Ata, pa e ditur se si qëndronte puna, më çuan e më dorëzuan tek Mehmet Shehu. Unë shpëtova pa u vrarë sepse më nxorën përpara gjyqit partizan dhe më kërkuan të bëja autokritikë. Unë pranova gabimin, kështu që më bënë partizan të thjeshtë, anëtar të çetës. E përdora këtë dredhi për të shpëtuar jetën dhe për të çuar në vend porosinë e Xhemilit që të tregoja të vërtetën. Tani i braktisa ata dhe u bashkova me Sadikun (Premten) që të vazhdojmë luftën kundër pushtuesve me mënyrën tonë”.

Për ndonjë që mund të jetë mosbesues se si është mbajtur mend, pas 75 vjetësh, tregimi i protagonistit të mbetur gjallw të tragjedisë, mund t’i them se janë disa faktorë: E para, ky tregim është përsëritur shpesh midis nesh; e dyta, ndonjë harrese time, që isha ende i ri, i ka ardhur në ndihmë kujtesa më e kthjellët e më të rriturve, sidomos motrave të Xhemilit dhe, e treta, më kryesorja, thelbi i tregimit vërtetohet nga dokumentet arkivore që do të sjellim më poshtë.

Nuk është e vështirë të kuptohet se Mehmeti e kreu këtë krim, jo me kokën e tij, por zbatoi një urdhër që i kishte ardhur nga vetë E. Hoxha. Ky i fundit, i shqetësuar në kulm nga përmasat e asaj lëvizjeje që po ndodhte në Vlorë, më 3 maj të v. 1943, shkroi një letër që ia drejtonte Qarkorit të Vlorës dhe për njoftim gjithë Komiteteve Qarkore të Shqipërisë. Në atë letër ai urdhëronte: “Xhepi (Sadik Premtja – shënimi im) dhe Pali (Terova – shën. im) duhet të pushkatohen përnjëherësh si tradhtarë… armiq të betuar të partisë dhe të popullit” (?!). Dhe më poshtë: “Të arrestohet Vangjoja e Difi (pseudonim i Qazim Çakërrit, ish-komisarit të parë të Çetës “Plakë” të Vlorës) dhe të gjithë ata elementë që kanë marrë pjesë në këtë punë dhe, pa humbur kohë, të bëhet gjyqi i tyre… Në rast se ata janë kurdoherë solidarë me Xhepin… edhe ata të pushkatohen:. (E. Hoxha, vepra, vëll. 1, bot. II, f. 366).

Këtë e pranon edhe vetë Mehmeti në një letër që i dërgonte Komitetit Qarkor të Vlorës, ku e njoftonte: “Sipas urdhrit që m’u dërgua, Vangjua e Xhemili u arrestuan. I kam lidhur dhe ndodhen në duar të sigurta”.

Kurse tragjedinë e mullirit të Kutës, po Mehmeti, në një letër që i dërgonte L. Gegës dhe Hysni Kapos më 12.5.1943 e përshkruante kështu: “… Vangjon e Milon i nisa, por ndodhi një e papritur. Sazani me ta kaloi ditën në mullirin e Smail Muharremit (Kutë), porse për mungesë konspiracioni nga mullixhiu u muar vesh. Dysheku (Hidajeti) mori vesh dhe me tre partizanë të çetës së Vlorës sulmuan mullirin. N’atë kohë vajti çeta e Kutës dhe e Çorrushit dhe nga mosmarrëveshja, sulmuan edhe ata mullirin. Sazani me dy partizanët e tjerë (është fjala për Xhemilin e Vangjon – shën im), mbas dy orësh lufte me 300 burra, kur panë se çdo shpresë u humbi, vrau Xhemilin, Vangjua u plagos lehtë në dorën e djathtë, tentoi të ikte dhe e kapi çeta e Kutës, e cila e kuptoi tradhtinë dhe s’ia dorëzoi kujt, veç meje. Në atë luftim mbeti i vrarë Dysheku. I varrosëm…. Çeta është tronditur, por nuk ndihen shenja revoltimi.(AQSH F. 18, L. 1 D. 9).

Në një qarkore që i dërgonte Komitetit Qarkor të Vlorës E. Hoxha, më 17 qershor 1943, urdhëronte prerazi që, lufta kundër atyre që mendonin ndryshe “të bëhet e ashpër dhe e pamëshirshme” (E. Hoxha. Vepra. Vëll. I. Bot. II, f. 381) dhe më poshtë: “Qazim Çakërri përjashtohet nga partia dhe, mbasi refuzoi të marrë pjesë në çetat partizane, ku e urdhëroi partia… të mbahet nën vëzhgim më të madh dhe, në rast se shihet që aktiviteti i tij drejtohet kundër partisë, të merren masa drakoniane kundër tij” (po aty, f. 392). Siç shihet, urdhri ishte i qartë dhe i prerë, të gjithë ata që mendonin ndryshe duhej të eliminoheshin. Në një material të përgatitur nga një grup pune, i caktuar nga KQ i PPSH, shumë vite më vonë, për analizën e punës së “fraksionit të Vlorës”, lidhur me vrasjen e kundërshtarëve në mendime, thuhet: “…u krijua dhe një njësit i posaçëm që mori emrin “Hakmarrja…, i cili filloi ndjekjen e veprimtarisë  së “xhepistëve” më të rrezikshëm që kishin mbetur në veprim”. Njësiti, apo çeta e vogël “Hakmarrja”, kishte në krye M. J. Ishte ajo që, në gusht të vitit 1943, i bëri pritë çetës së Sadik Premtes. Në atë pritë, nga ana e “xhepistëve” u vra Vangjua dhe Xhafer Dalani nga fshati Gjorm, ndërsa nga pjesëtarët e “Hakmarrjes” u vra Shyqyri Alimerkoja dhe Sadik Zotaj, vrasje këto të bëra midis vëllezërish shqiptarë, të cilët, jo më shumë se disa javë përpara, kishin qenë shokë në një llogore, në luftën kundër pushtuesve, dhe që tani, të shtyrë nga mania diktatoriale e një njeriu, shtinë dhe vranë njëri-tjetrin.

Këto raste sporadike, që janë të pashmangshme në historinë e luftërave popullore, nuk mund të përligjë në asnjë mënyrë krakërrimin e sorrave-pinjollë të bashkëpunëtorëve të pushtuesve, të cilët orvaten ta cilësojnë Luftën e Lavdishme Nacionalçlirimtare si luftë civile.

 

July 10, 2018 09:59
Komento

14 Komente

  1. Kola July 10, 10:25

    Na cate bythen me keto shkrime! Ne lufte s’ka filozofi e deklarime, sepse po te kishte te tilla, sdo kishte lufte, prandaj cdo shkrim i kesaj natyre me ngjan si te rrahish uje ne havan. Personalisht Partise Komuniste do i falja e justifikoja cdo gabim te bere gjate luftes, sikur te mos vazhdonte skandalet e spastrimeve, pas viteve 1950 e derisa theu qafen.

    Reply to this comment
    • Çika July 10, 17:40

      Kola , gabon rëndë !
      Gabimet pas 50-tës , që thua ti ,por , edhe ato pas 60-tës e me radhë , e kanë burimin tek këto ngjarje që trajton me vërtetësi Guri Shyti . Hasëll-hasëll , e kanë burimin që në themelimin e Partisë .
      Kush je ti, që jep urdhër të arrestohen e të pushkatohen ky dhe ai, në emër të kujt, cili forum vendosi ?!
      Forumi ishte Dushan Mugosha , Miladin Popovici dhe i binduri i tyre , Enver Hoxha !
      Një rrugë e nisur gabim , përfundon gabim . Madje përfundon tragjikisht , kur mbulohen gabimet e krimet .
      Tema është shumë e gjërë dhe krejt e pa studjuar nga historianët . Fraksioni more fraksioni , por , asnjëherë s’u sqarua ç’qe ky fraksion brënda Partisë .
      Më pas , fraksionist në shkallë ndërkombëtare doli vetë Enveri , kundër të gjitha partive komuniste të Botes !
      Unë , po ti jetoja ato ngjarje , do isha fraksionist !

      Reply to this comment
  2. Konti Sbalta July 10, 18:59

    Per shkrime te tilla as qe ja vlen te japesh ndonji mendim ; keto i ngjajne trillimeve dashakeqe te perkrahesve per rishkrimin e historise d.m.th per te kthyer ‘armiqte ” e bashkepuntoret e nazifashisteve eta historianet e vonuar duan te ngjallin heronj te vonuar!

    Reply to this comment
  3. lisi July 11, 00:17

    Qente vazhdojne te lehin por historia eshte gdhendur nga fitimtaret.Pirdhni ,pirdhni se liroheni.

    Reply to this comment
  4. demo July 11, 15:14

    Me ne fund ua tha edhe Guri Shyti pas 75 vjetesh.
    Partia Komuniste e formuar nga dy serbomalazes me ca axhami shqiptare,qe as e kishin haberin e komunizmit, nuk njihnin as DEMAGOGJINE e Marxit as zbatimin kriminal ne terren ne stepat e Rusise.Partia Komuniste shqiptare ishte tepke SEKTI KRIMINAL i muzikantit Charles Manson,i cili nen efektin e hipnozes kolektive te grupeve hipi rekrutoi disa te rinj,qe i perdori per te kryer krime te tmerrshme ne rrethinat e San Franciskos.Viktima te ketij perbindeshi beheshin te gjitha ATA QE I KISHIN REFUZUAR TALENTIN MUZIKOR DHE AKTORIAL,QE NUK E KISHIN PRANUAR NE HOLLIWOOD,.etj.Sekti i tij kriminal i bindur,fanatik i drejtesise se hakmarrjes,arriti te there edhe gruan shtatzene te regjizorit Roman Polanski ne nje vile ne periferi te San Franciskos.
    Kete bene edhe drejtuesit e sektit kriminal te PK shqiptare Miladin Popovic,Dushan Mugosha dhe beniamini i tyre Enver Hoxha,duke shfrytezuar passionin e rinise per liri,luften kunder fashizmit,mungesen e experiences,injorancen e rinise fshatare,besen,fisin dhe kanunin.Keshtu i hodhen si mish per top katundaret e laberise ne shherbim te shovinizmit serb te cileve u ishte marre krahina e pushtuar e Kosoves,krahina e pushtuar e Vojvodines,krahina e pushtuar e Sanxhakut,krahina e pushtuar e Kninit.Prandaj kulmi i hipokrizise komuniste eshte kur permendin brigadat partizane qe cliruan Jugosllavine.Shihni ku kane qene brigadat partizane shqiptare ne Juigosllavi?Kaluan nneper Kosove,deri ne Sanxhak,Kaluan neper malesine shqiptare te Malit te Zi deri ne Vishegrad te Bosnjes.Pra,deri tek Molla e Kuqe ku perfundon kufiri ethnik i kombit shqiptar.Brigadfat shqiptare here me lufte dhe here me demagogjine e plebishitit popullor pas lufte,ja moren mbrojtesve shqiptare,kosiovare,malesore keto vise dhe ua dorzuan serbeve.Ja pra,cfare polli ajo tragjedi ne miniature me fraksionin e Vlores per te perfunduar ne tragjedine e shitjes se Kosoves dhe masakren e Camerise.

    Reply to this comment
  5. Vvv July 11, 20:48

    Rrefim interesant. Mund te behet edhe film terheqes dhe informativ per ate lufte.

    Reply to this comment
  6. E verteta July 11, 23:33

    Shkrimtari I madh anglez Orwell kish shkuar si komunist per te luftuar fashizmin ne Spanje dhe luftonte ne vijen e pare te frontit. Kur u kthye ne Barcelone me rroba dhe arme te vjetra, u cudit qe komunistet stalinist jetonin ne hotele lluksoze dhe mbanin uniforma dhe arrne mode rne. Trockistet sic qe dhe Orwell e kishin vendin ne balle te frontit. Stalinistet
    vrane kryetarin e Partise Komuniste Angleze dhe krere te tjere komunist, vetem sepse i konsideronin trockist
    Orwell u large nag Spanja dhe nga komunizmi perfundimisht dhe do shkruante vepren e famshme Ferma e Derrave, me subjekt luften Stalin-Trocki ne 1944 dhe parashikoi ne librin tjeter 1984 jetgjatsin e komunizmit ne shkalle botrore. M.Sh. e mesoi komunizmin stalinist ne Spanje dhe nga emisaret
    Serbo-malazes, prandaj u be ai qe u be.
    Ngjarja, eshte treguar me saktesi , sepse ka autencitet dhe konfirmime te meparshme nen ze. Shkruar me fake dhe argumente.

    Demo, nje equivalent i Arber Xhaferit, eshte nje analist i shkelqyer, i ditur shume dhe me llogjike te hekurt.
    Te parin koment qe lexoj kur shkruan eshte I atij

    Reply to this comment
  7. E verteta July 12, 00:37

    Ferma e kafsheve (Animal Farm), 1944

    Reply to this comment
  8. Vladimir July 12, 12:02

    Shkrim serioz dhe i argumentuar. Tragjedia e Kutes ende nuk eshte studiuar gjeresisht, per rrjedhen, motivet, pasojat, nxitesit dhe ekzekutuesit. Ngjarje te tilla te renda, jane copeza plotesuese te asaj epopeje te madhe qe ishte LNCl qe jo vetem nuk cenojne vleren e padiskutueshme te saj, por perkundrazi, duke larguar glorifikimet e llustrimet e panevojshme, tregojne dimensionet e verteta te Luftes me gjithe dramaticitetin e saj.
    Komandanti dhe komisari i Cetes plake antifashiste, nuk rezulton te kene kryer ndonje faj, veç qortimeve per lidershipin e vetzgjedhur te PK, qe e kishin lene te konfirmohej ne nje moment te dyte, ne baze te kontributit te sejcilit prej drejtuesve provizore te zgjedhur, ne luften kunder pushtuesit. Edhe nga shkrimet e Enverit nuk del qe ata te kene braktisur Luften e shenjte kunder pushtuesit, te kene ngritur pusi kunder partizaneve apo krime kunder popullsise.
    Pse gjithe kjo hakerrime 75 vjeçare, pse askush nga protagonistet nuk foli, nuk kerkoi ndjese?
    A ja vlente qe familjet e ketyre djemve te shkolluar qe kishin bere sakrificen me te madhe duke dale malit ne luften kunder pushtuesit, te shperbleheshin me djegje e perndjekje nga fashizmi dhe me persekutim 45 vjeçar nga Partia per te cilen dhane gjithçka?

    Reply to this comment
  9. demo July 12, 17:06

    E Verteta,Te falenderoj per konsideraten,.Me mire nje e vertete e hidhur,se te perkunden nen hipnozen e heroizmit fals.

    Reply to this comment
  10. Festim July 13, 10:23

    Një saktësim, mulliri në fshatin Kutë, quhet Mulliri i teqesë së Kutës ose Mulliri i Estrefit (Estref Dajlanit – Babait të teqesë së Kutës). Dhe Smail Muharremi ishte dervish në teqe dhe punonte si mullixhi. Ishte nga fshati Gjerbës i Mallakastrës dhe ka jetuar, punuar dhe vdekur në Kutë, ku edhe është varrosur.

    Reply to this comment
  11. E verteta July 13, 13:50

    Mund te duket qesharake, por tamam per mullirin ndodhi konflikti Stalin-Trocki.
    Personazhet kryesore te Orwellit jane: Z. Jones, qe perfaqson Car Nikollen, kryetarin I pare I fermes se kafsheve, pijanec I paafte qe abdikoi pas Revolucionit ne Shkurt 1917 dhe u masakrua me gjithe familje nga bollsheviket (duke u djegur eshtrat pas pushkatimit me acid );

    Napoleonic ( Stalini);

    Topbora ( Trocki ) rivali I Stalinit dhe kryetarin I pare I fermes pas permbysjes se Carit.

    ; disa derra te vegjel( Zinovjev Kamenjev, Bukarin..) por qe I eleminoi shpejt Stalini.

    Konflikti Stalin-Trock qendron ne ate se Trocki donte te ndertonte nje mulli me ere qe kafshet te hanin me pas buke dhe jo kallinj drithi.

    Kjo nga Napoleoni-Stalini u hodh ne Biron Politike dhe u konkludua qe perdorimi I kesaj arritje teknologjike do ti afronte kafshet me racen njerzore dhe do qe fatale. Kafshet duhet te mbeten kafshe gjithe jeten.
    Kjo u pranua dhe nga vet kafshet unanimisht.

    Biroja vendosi qe Topbora- Trocki te perjashtohet neg Biroja dhe nga vendi.

    Keshtu u be dhe shpejt ate do ta vriste shoku I ngushte me spat ne Meksike.

    Dhe me pas sic dihet mulliri u perdor jo per te bluar drithra por njerez real.

    Ne Mbledhjen e 81 partive komuniste kur u vendos te mbyllej ky mulli, “komandati legjendar” dhe 2-3 derra, thane jo dhe filloi ngritja e kampeve te perqendrimit ne Spac ( ku punohej ne minjere deri 50 grade C), Qafe Bari….deri ne fijtoren perfundimtare: vetpermbysjen e komunizmit.. sipas parimit : kokat e njeri tjetrit I pasmi veten…… por cpaten me ata qe nuk ishin kafshe?!

    Reply to this comment
  12. Dashamiresi D. July 18, 00:26

    Shkrimi sa komentet vertet per tu lexuar..
    Vladimir se pari ju lexoj e te me falni sa do shprehem po jam me ju,sa shkuani me se pari nda doli “demo-reali”.Vazzhdofte keshtu, me realitetet.se na lodhi me komentet e deri sotme..
    -Trimit sa kundershtarit jepi hakun.qe i takon.
    Dashamiresi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*