75-vjetori i Brigadës I, “armiku” komandant i saj

August 13, 2018 11:02

75-vjetori i Brigadës I, “armiku” komandant i saj

Kolonel Dilaver Goxhaj

Në 15 gusht të këtij viti mbushen 75 vite nga krijimi i Brigadës parë Sulmuese Partizane, Heroinë e Popullit. Komandant i kësaj Brigade ka qenë një nga personalitetet më të spikatura të luftës dhe të paqes, Mehmet Shehu, dhe komisar Tuk Jakova. Kujtojmë sot atë Brigadë, e cila i dha asaj lufte çlirimtare 371 dëshmorë. Nga kuadrot dhe dëshmorët e saj 14 prej tyre janë dekoruar me Titullin “Hero i Popullit”.

Kujtojmë sot ata dëshmorë  dhe heroizmin e asaj Brigade në një kohë kur Shqipëria është mpirë në një atmosferë shtypëse plot vese. Një etje për përfitime pa madhështi rëndon mbi mendimin e shqiptarëve, i cili pengon çdo lloj veprimi atdhetar shtetëror dhe individual. E përkujtojmë këtë Brigadë Heroinë e Popullit në një kohë ku shoqëria jonë po vdes e helmuar në egoizmin e saj të drojtur dhe të poshtër, ku forcat njerëzore humbasin kot, pa shpresë, pa një rreze gëzimi; shumica e njerëzv që kanë mbetur në Shqipëri janë ndarë njeri nga tjetri, nuk e njohin njeri-tjetrin. Shoqëria jonë po mbytet, prandaj dhe ka hequr dorë nga përkujtimet e ngjarjve të historisë më të lavdishme të saj, nga Lufta Nacional-Çlirimtare.

Le të jetë ky shkrim një dritare, ku të lemë të hyjë era e lirisë për të thithur frymën e heronjve partizanë; le të nxisi sadopak grumbullimin e shpirtrave të mëdhenj që vuajnë për të mirën e shoqërisë sonë. Të tillë jetëshkrime për formacionet partizane dhe për heronjtë e shkëlqyer të asaj lufte nuk i drejtohen kryelartësisë së ambiciozëve; ato i kushtohen fatkqësive. Atyre që vuajnë le t’u japim balsamin e dhimbjes së shenjtë.

Në krye të këtij legjioni heronjsh, le t’i japim vendin e parë komandantit të Brigadës së Parë partizane, Mehmet Shehut. Ai ka qenë pjesëmarrës në radhët e brigadave ndërkombëtare në Luftën e Spanjës, komandant i Brigadës i Sulmuese, komandant i Divizionit I Sulmues gjatë luftës sonë nacional-çlirimtare, Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Popullore, Ministër i Brendshëm, Ministër i Mbrojtjes, 27 vite Kryeministër i Republikës Popullore të Shqipërisë dhe anëtar i Byrosë Politike të PPSH.

 

Inaugurimi

Brigada I Sulmuese u inaugurua një muaj pas krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare Shqiptare, i cili u krijua më 10 korrik 1943 në Labinot. Shtabi i Përgjithshëm, me komandant Spiro Moisiu dhe komisar Enver Hoxha, ishte organi më i lartë ushtarak udhëhqës i Luftës dhe i Ushtrisë. Në Kongrsin  Përmetit Enver Hoxha u zgjodh Komandant i Përgjithshëm.

Me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm lufta e armatosur e popullit shqiptar hyri në një etapë të re zhvillimi, në atë të kryengritjes së përgjithshme të armatosur popullore. Si rrjedhojë, udhëheqja strategjike e forcave të armatosura u ngrit në një shkallë më të lartë, u hodhën thmelet e Ushtrisë së rregullt Popullore Shqiptare. Duke u shndërruar nga ushtri partizane në një ushtri të rregullt popullore, ajo do të kryente detyra të mëdha strategjike: çlirimin e vendit nga pushtuesit fashistë dhe të siguronte ndërtimin e një Shqipërie demokratike.

Brigada I ishte i pari formacion i madh i kësaj ushtrie të rregullt. Br1S nuk ishte një repart krahine e qarku, siç ishin çetat, batalionet dhe grupet partizane. Ajo ishte një njësi luftarake në dorë të Shtabit të Përgjithshëm, e cila lëvizte dhe manovronte në të gjitha krahinat e Shqipërisë, ku të paraqitej nevoja. Udhëzimi për krijimin e Br1S u lëshua nga KQ i PKSH më 20 qershor 1943, ku delte qartë pikësynimi: “Formimi i Brigadës I si dhe formimi i batalioneve ngjall dhe forcon besimin në zhvillimin e luftës sonë drejt kryengritjes së përgjithshme. Në Brigadën I dhe në batalionet e zonave të ndryshme, populli do të shohë bërthamën e shëndoshë e të sigurtë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Partizane Vullnetare Shqiptare…Brigada do të ketë luftëtarë nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe karakterin e një ushtyrie të rregullt” (Dok. Krysore te PPSH,vëll.1,bot,2, 1971, f.175-176)

Si vend për grumbullimin e partizanëve dhe për organizimin e Br1S u caktua fusha e Makërzës, në Vithkuq, i cili ndodhet rreth 20 km në jugperëndim të Korçës; dhe inaugurimi i saj u bë në 15 gusht 1944. Të 556 partizanët e saj u ndanë: në 4 batalione pushkatare me rreth 120 veta secili, në një kompani murtajash, në një kompani kundërtankesh dhe në një bateri artilrie; çdo batalion përbëhej prej tri kompani, çdo kompani prej katër skuadrash. (Krijimi i strukturës së togave në çdo kompani ndodh  në muajin stator 1944, me udhëzim të SHP).

Flamurin luftarak Brigadës ia dorëzoi Spiro Moisiu, Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm. Betimin në emër të partizanëve e bëri Komandanti i Brigadës, Mehmet Shehu. Enver Hoxha përshëndeti në emër të PKSH dhe të Këshillit të Përgjithshëm Antifashist NÇl.

Mehmet Shehu  – komandant i Brigadës së Parë

Mehmet Shehu ishte ndër komandantët më të shquar të Luftës Nacional-Çlirimtare të Shqipërisë edhe më herët si dhe gjatë gjithë asaj lufte, veçanërisht i njohur për Inkursionin e Br1S, një nga sukseset më të rëndësishme të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare Shqiptare. Brigada I i kapërcen nga fama të gjithë formacionet e tjera partizane. Me këtë nuk duam të nënvleftësojmë as edhe një Brigadë tjetër partizane, pasi behari nuk vjen kurrë me një lule. Është tërësia e veprimeve luftarake të të gjithë Brigadave, batalioneve e grupeve partizane që çliruan vendin nga pushtuesit nazi-fashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre dhe i rikthyen Shqipërisë pavarësinë.

Brigada I Sulmuese dhe Mehmet Shehu u shndërruan në një binom. Ka naivë që janë të mendimit, se ishte Brigada I ajo që e ngriti në hero legjendar Mehmet Shehun dhe se nuk ishte Mehmeti që e ngriti në legjendë Brigadën I. Të shprehesh kështu do të thotë se ndërgjegjia nuk i nënshtrohet arsyes. Dhe kjo vjen nga fakti se naivët e kanë të vështirë ta kuptojnë se ishte profesionalizmi dhe aftësitë komanduese të Mehmet Shehut, si dhe  karakteri energjik e dinamik i tij që e bënë atë Brigadë të shndërrohej në Brigadë legjendë, bashkë me heroizmin e pashoq të partizanëve të asaj Brigade, që kanë ditur gjithmonë të vënë gjoksin e tyre kundër topave dhe tankeve të armikut. Napoleon Bonaparti thotë: “Nuk ka regjimente të paaftë, por kolonelë të paaftë.” Si të jetë komandanti, ashtu do të jetë dhe reparti a njësia luftarake.

Në çdo ushtri, ushtarët respektojnë dhe ndjekin komandantët (oficerët) që njohin profesionin e tyre. Kjo është më se e vërtetë, sepse ushtarët gjithmonë mendojnë se jeta e tyre dhe suksesi i çështjes për të cilën luftojnë, varet nga aftësitë profesionale të komandantit të tyre. Duke qenë profesionist i shkëlqyer, trim e i guximshëm, i vendosur, energjik dhe këmbëngulës, Mehmet Shehu i frymëzonte partizanët e tij deri në vetëmohim, sikundër e kanë treguar me dhjetëra ish-bashkëluftëtarë të tij. Dihet se asnjë komandant frikacak nuk është pëlqyer ndonjëherë. Mehmet Shehu manifestonte edhe guxim moral, edhe guxim fizik; ai pranonte përgjegjësi të plotë për veprimet dhe urdhërat e tij, ngaqë ishte thellësisht i frymëzuar nga drejtësia e çështjes për të cilën ai luftonte dhe punonte.

Cilësitë drejtuese të Mehmet Shehut nuk ishin dhurata të lindura; në pjesën më të madhe ato i kishte mësuar; ato ai i kishte fituar me anë të një njohjeje të plotë të parimeve psikologjike gjatë shkollimit ushtarak, por dhe me përvojën e luftës frontale disa vjeçare në Spanjë si dhe përmes praktikës së vijueshme gjatë luftës nacional-çlirimtare. Disa nga këto cilësi që M.Shehu manifestoi gjatë asaj lufte, duken lehtë të përvetësueshme, por nuk është ashtu.

Si gjithnjë, fitimtar do të jetë ai formacion ushtarak dhe ajo ushtri që ka drejtuesit më të mirë dhe në sajë të tyre, ajo që ka drejtuesit dhe ushtarët më të guximshëm, më besnikë dhe më të përkushtuar, sikundër i kishte Br1S, të zgjedhur nga gjithë trevat shqiptare.

Nevoja e parë e çdo grupi, qofshin dy njerëz apo edhe një komb i tërë, është drejtimi. Pa drejtim nuk mund të ketë veprim të bashkërenduar. Përvoja e të gjitha luftrave ka treguar se, për të bërë përpara, duhen bashkuar përpjekjet. Ky përqëndrim përpjekjesh është rezultat i drejtimit të mirë. Në kohë lufte, drejtimi i formacioneve ushtarake të çdo niveli, si dhe i gjithë ushtrisë, është i një rëndësie më të madhe se sa drejtimi në sektorë të tjerë të jetës.

Dy fjalë për udhëheqjen politike të luftës

Sikundër dihet, fitorja e luftës sonë nacional-çlirimtare nuk varej vetëm nga situata revolucionare, e krijuar nga kriza e përgjithshme e pushtimit, por nevojiteshin edhe kushtet subjektive: gatishmëria dhe ndërgjegjja e lartë politike e masave, udhëheqja dhe organizimi i shëndoshë i tyre. Këto kushte nuk u përgatitën vetvetiu. Kushtet subjektive të asaj lufte çlirimtare i përgatiti Këshilli i Përgjithshëm Antifashist NÇl dhe PKSH-ja me në krye Enver Hoxhën. Këto dy institucione të larta i dhanë asaj qëndrese antifashiste lidhjen organike (kohezionin), programin e qartë, organizimin e shëndoshë, frymën e thellë revolucionare, karakterin masiv, ndërgjegjen e lartë dhe bindjen e patundur në fitore. Ishte aftësia drejtuese e atij Këshilli Antifashist, e Shtabit të Përgjitshëm dhe e Enver Hoxhës që dijtën të përpunonin qëllimet dhe detyrat strategjike që duhej të zgjidhte ajo luftë, duke bërë të mundur çlirimin e Shqipërisë me forcat e veta, pa ndihmën e Ushtisë së Kuqe, sikundër ndodhi me të gjithë shtetet e tjerë të Evropës Lindore.

Ishin kryesisht aftësitë udhëheqëse të Shtabit të Përgjithshëm dhe veçanërisht të Enver Hoxhës që Ushtria jonë NÇl, edhe pse më inferiore në numër e në pajisje, me gjithë ndikimin e dukshëm të faktorëve të tjerë logjistikë, që u përball me 15 divizione fashiste dhe triumfoi, në sajë të epërsisë në cilësinë e drejtimit, të udhëheqjes në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. Por edhe për Enverin si Komandant i Përgjithshëm ka “kritikë”, të cilët kujtojnë se ia ulin vlerat udhëheqëse, duke thënë se, “ai nuk hodhi asnjë pushkë”. Këtë e thonë ata që nuk dinë se ç’është ushtria dhe ç’është lufta. Për t’u mundësuar komandantëve të gjithë formacionve të një ushtrie, që ata të udheheqin trupat që u janë besuar, është e domosdoshme, sikundër thamë më lartë, ekzistenca e një trupe të posaçme, që quhet Shtab i Përgjitshëm. Dhe në krye të këtij shtabi vendoset Komandant i Përgjithshëm. Në rastin tonë ishte Enver Hoxha. “Kryekomandanti nuk mund të marrë pjesë kurrë në aksion, thotë Tolstoi, po vetëm jep udhëzimet e përgjithshme për lëvizjen e masave”.

Nga biografia e komandantit të Brigadës

Mehmet Shehu lindi më 10 janar të vitit 1913 në fshatin Çorrush të Mallakastrës, i biri i Sheh Ismailit (vdekur në 1944), i cili ishte sheh i Teqes së Çorrushit, dhe Sulltana Alikaj (vdekur në 1972) nga Shkoza e Sevasterit të Vlorës. Mehmeti ishte i pari ndër katër vëllezërit.

Pasi mbaroi Shkollën Teknike Amerikane, në vitin 1935, ai shkoi në Itali me bursë, për studime në Kolegjin e Napolit. Aty dallohet për ndjenjat e tij revolucionare dhe antizogiste. Duke vazhduar mësimet studionte vijimisht literaturën marksiste-leniniste në shkollë, fshehurazi. Për veprimtarinë e tij revolucionare, Mehmeti spiunohet dhe për këtë arsye i pritet bursa, dëbohet nga shkolla dhe arrestohet. Këto masa e revoltuan akoma më tepër dhe e bëjnë më konsekuent në rrugën që ndiqte. Gjatë qëndrimit në Itali ai njohu më mirë kalbësirën e fashizmit dhe urrjtja ndaj tij u bë akoma më e fortë kundrejt këtij regjimi shtypës.

Kthehet në atdhe dhe për shkaqe kundërshtie ndaj regjimit të Zogut, burgoset 2-3 muaj në Tiranë. Me daljen nga burgu, punon në fermën e Shkollës Teknike si traktorist. Më pas ndjek Shkollën e Plotësimit të Oficerëve, ku titullohet në 1937.

Në dhjetor 1937 ai shkon në Spanjë përmes Francës, ku merr pjesë në Brigadën e 127 Internacionaliste “Garibaldi, e cila ishte e përbërë nga vullnetarë nga shumë vënde të botës.

Mehmet Shehu ka dhënë një kontribut të vlefshëm edhe përsa i përket letërsisë shqiptare, veçanërisht historisë së luftës sonë antifashiste, teorisë së artit Ushtarak Popullor dhe  çështjes së fortifikimit konkret të vendit, duke e renditur veten në teoricienin e vetëm ushtarak, në kuptmin e plotë të kasaj fjale. Qysh në vitin e parë pas çlirimit ai i dha kësaj teorie ushtarake disa vepra, si: “Kujtime nga jeta  Br1S”, “Lufta për çlirimin e Tiranës”, , është autor i Tezave të Këshillit të Mbrojtjes, autor i tekstit “Arti Ushtarak Popullor”, “Një vështrim i shkurtër mbi strategjinë e socialimperialistve sovjetikë”, “Mbi luftën popullore”, “Mbi eksperiencën e LANÇ-it dhe mbi zhvillimin e ushtrisë sonë kombëtare”etj, duke e treguar veten një përshkronjës të zotin i asaj strategjie dhe taktike të zgjuar që e shpuri ushtrinë tonë nacional-çlirimtare në fitoren e madhe dhe për mbrojtjen e vendit; materiale të vyera këto si për teorinë ushtarake ashtu edhe për letërsinë. Ai nuk ka fjalë të tepërta në veprat e tij. Ka më tepër brumë se fjalë. Kjo është një meritë tjetër e tij. Shkrimet e Mhmet Shehut janë pothuajse të vetmet që të japin një ide më se të qartë prej profesionisti mbi taktikën, strategjinë, luftën, mbrojtjen, fortifikimin dhe ushtrinë. Mehmet Shehu ishte edhe poet. Vlen të theksojmë se ai është edhe autor i poemës për Luftën  Spanjës si dhe i Himnit të Br1S.

Në natyrën e Mehmet Shhut kishte diçka puritane, sikundër shprehen të gjithë ata që kanë luftuar e punuar bashkë me ‘të. Bisedat dhe mendimet e shthurura e tmerronin; ai kishte idera të patundura mbi zhvillimin shoqëror të Shqipërisë dhe ndoshta për këto ide e sakrifikuan; ai e kaloi jetën me një pastërti morali prej virgjëreshe, ku nuk është parë kurrë të pinte as edhe një gotë alkool apo të shkonte nëpër restorante, klube apo buzuqe. Përzjerja që duan t’i bëjnë në kohën tonë njërës dhe tjetrës provon injorancën.

Mehmet Shehu ka punuar pa u lodhur pas lufte edhe për modernizimin e Ushtrisë Popullore dhe pajisjen e saj me shkencën ushtarake, të cilën e ka shprehur vetë Enver Hoxha me rastin e 15 vjetorit të çlirimit të Atdheut: “Për forcimin dhe modernizimin e ushtrisë iu desh një punë e madhe Partisë dhe komandës dhe këtë detyrë e kreu me nder gjenerali i lavdishëm i ushtrisë sonë, shoku Mehmet Shehu. Ai organizoi shtabet tona dhe, si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, organizoi ushtrinë dhe e modernizoi atë.”, (vepra, v.17, f.396). Të tilla vlerësime për M.Shehun Enver Hoxha ka bërë edhe për punën e tij 27 vjeçare si Kryeministër i Shqipëisë, i cili tregoi të gjitha cilësitë që duhet të ketë një burrë shteti i vërtetë.

Për merita të shquara ushtarake dhe politike Mehmet Shehu është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor i R.P.Shqipërisë me urdhërin “Hero i Popullit”.

Mehmet Shehu fliste 5 gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht dhe rusisht. Versioni zyrtar i kohës tregon se kreu vetëvrasje në Tiranë më 18 dhjetor 1981. Nga rrethanat e ngjarjes së vdekjes së Mehmet Shehut ngjallet dyshimi se ai mund të jetë vrarë, sipas një shkrimi mbi Llambi Ziçishtin, anëtar i ekipit të mjekëve që shkoi tek shtëpia e ish-kryeministrit për të konfirmuar shkaqet e vdekjes.

vijon….

August 13, 2018 11:02
Komento

34 Komente

  1. Soni August 13, 11:43

    Propagande tipike e kohes se Dulles

    Reply to this comment
  2. Peza August 13, 12:10

    Fakti qe botohen pa fund dhe pa asnje reagim nga armiqte e dikurshem te kesaj brigade dhe Luftes Antifashiste, shkrime lavderuese per Mehmet Shehun,ndersa per Enver Hoxhen ulurijne vetem se del nje foto e tij gje qe verteton se M.Shehu nuk trajtohet jo pa qellim armik i kapitalizmit,ashtu sic trajtohet Enver Hoxha dhe familja e tij,por si njeri i tyre!
    Per mua M.Shehu ka qene autori kryesor i rrezimit te socializmit,sepse ai duke qene kryeminister dhe njekohesisht minister i mbrojtjes (fakt teper i dyshimte,kur kishte me dhjetra personalitete te afte per t’u caktuar ne kete post),beri te mundur rrenimin e ekonomise duke shfrytezuar parullen “Mbrojtja e Atdheut detyre mbi detyrat”me shperdorimet kolosale per fortifikimin e vendit!
    Kjo beri qe ne ekonomi u paksuan ndjeshem investimet,u mbyllen fabrika,uzina,kombinate etj,njerezit pagueshin me 80% pa punuar gje qe coi ne vendosjen e TALLONIT!
    Mos e ngaterroni Brigaden e Pare me armikun e Shqiperise!

    Reply to this comment
    • Besniku August 14, 07:19

      Plotesisht dakort Perza.
      Ka qene gjithnje dhe vazhdon te jete teper evident ndryshimi i figures se Enverit te madh me Shehun idhnak e hakmarres, sado i zoti ishte.
      Por nuk kuptoj se Zoti Goxhaj, qe ka krijuar nje profil te tijin tek Dita, çfare interesi personal ka ???!!!

      Reply to this comment
    • Besniku August 14, 10:15

      Doja te shtoja nje fakt per shpirtin katil dhe egoist te Shehut.
      Z. Dilaver duhet ta dije shume mire, se sa marshim teper te veshtire e ne kondita te tmershme klimaterike, Shehu detyroi rinine , rreth vitit 1970 , ne kujtim te te ashtuquajturit Marshim i Lavdishem i Brig. se I.
      Duhet ta dije mire se sa te rinj e pesuan dhe u semuren dhe psikologjikisht, nga veshtiresite artificiale tej natyrales, qe Shehu i detyroi te kalonin, vetem per ti thurrur lavde Brigad. se I, pra atij.
      E ndoshta mund te kishte dhe qellime te tjera ashtu si dhe gjate luftes, kurmarshimi i Brig. I u krye ne rruge te veshtira , ne zonen armike, ndoshta per tu vonuar ne qellimin e t5ij ,per shpetimin e Shtabit te Ushtrise.
      Ne se Goxhaj do te ishte vertet nje ushtarak i zoti dhe objektiv , si dhe pretendon, mund te studionte kete rruge dhe te argumentonte te verteten e kesaj historie.
      Gjithsesi krimi qe ka shkaktuar tek te rinjte ne vitet 70 nuk ka argument.

      Reply to this comment
    • Romak August 14, 11:14

      O Pezak!
      Nuk ka pasur tallon,as u mbyllen fabrika e as 80%-sh papunesie sa kohe ishte Mehmeti gjalle. Keto jane fenomene te mesviteve 80,kur Mehmeti ishte nen dhe.
      Je i ri,plus qe ke mesuear vetem te shkruash dhe j te lexosh,se po te lexoje nuk do shkruje budalleqet mesiper.

      Reply to this comment
  3. Rita August 13, 12:19

    Epo te thurresh kaq levdata e proze per nje kriminel vetem ne shtypin shqiptar e shoh !!!

    Reply to this comment
  4. albi August 13, 12:27

    U krijua shtabi . pastaj u krijua brigada.E vetmja lufte ishte qe vrau shqiptare dhe ishte ne dispozicion te pederastit te Gjirokastres.Nuk kini turp. Po pas luftes cfare u beri Enveri udheheqesve te brigades , i vrau dhe i burgosi. turp,turp cfare shkruabni…..

    Reply to this comment
  5. nardi August 13, 12:42

    po k te besojne te rinjte sot qe nuk e kane jetuar ate kohe Mehmet Shehun komandant legjendar apo Mehmet Shehun poliagjent.I ndani keto Dilaver,

    Reply to this comment
  6. everest August 13, 12:59

    Cfare interesi kane ata qe ngrejne dyshimin e pa bazuar ne asnje fakt,deshmi okulare dhe rrethane se M.Shehun e kane vrare?
    Ketu nuk behet fjale per nje personazh filmi qe skenaristi e vret,e vetvret apo e plagos,por per krahun e djathte te Enver Hoxhes!
    Ne se Enveri dyshonte me kohe ndaj tij,nuk e kishte aspak te veshtire qe ta nxirrte para gjyqit dhe ta pushkatonte zyrtarisht sic eshte vepruar me disa antare te Byrose Politike!
    E kuptoj se e gjithe kjo tymnaje behet per te rehabilituar M.Shehun si figure ashtu sic bene per tradhetarin Zogolli!
    Pra ketu duan te dalin se vetem Enver Hoxha ka qenbe armik i Shqiperise!
    Ndersa shumica e shqiptareve gjykojne se Enver Hoxha ka drejtuar me shume njerez,por qe edhe i kontrollonte e vleresone pushteti!
    Ai nuk bente sic ben sot Edi Rama qe e ka bllokuar administraten shteterore komplet per te degjuar e zgjidhur ankesat e popullit,por vetem ne kryeministri!
    Edhe per te denoncuar se nje punonjes te ish komunes se pirdhte kur u sherbente njerezve,duhet t’i shkruash kryeministrit!
    Ky eshte shtet rrumpalle mesjetar!

    Reply to this comment
  7. demo August 13, 13:09

    Poliagjenti Mehmet Shehu ishte rekrutuar nga agjentura anglo-Amerikane qekur ishte nxenes ne shkollen e Fullcit.Ai u zhyt me tej ne rrugen e poshter te tradhetise nga Drejtori i shkolles Harri Fullc dhe beri praktiken si agjent gjate dy vjeteve kur punoi si traktorist ne fermen e Golemit.Si agjent anglo-amerikan shkoi ne Luften e Spanjes per te sabotuar luften e Republikaneve ne sherbim te monarko-fashisteve Frankiste.Pas shpartallimit te republikaneve spiunon shoket ne kampet e Frances dhe Italise,Pas kthimit ne Shqiperi kryen aksione spektakolare kunder reparteve italiane per te rene ne sy dhe per ti hedhur hi syve Partise dhe shokurt Enver.Duke e emeruar komandant te Brigades I sulmuese,partia e caktoi nen mbikqyrjen e rrepte te shokut Dushan Mugosha.Ftyren e poshter te tradhetarit mehmet Shehu e tregoi,kur e vonoi qellimisht brigaden neper zona armike,duke e futur neper luftime te kota kur shtabi i pergjithshem me shokun Enver ishte i rrethuar ne malet e Martaneshit.Kjo vonese e brigades pare do te kishte rezultuar fatale per jeten e sh.Enver,sikur ky te mos ja kishte mbathur me kohe,dy jave para se te arrinte brigada e I s.
    Gjithashtu agjenti mehmet shehu ne bashkepunim me nazistet vonoi sulmin per clirimin e Tiranes.
    Gjate luftes mehmet shehu mori urdher nga shefat e tij
    amerikane te asgjesonte shokun enver,por vepra kriminale nuk u krye sepse partia ishte vigjilente dhe shoku enver rrethohej ngas besnike te palekundur si Miladin Popovic,,baba Faja Xhani,Myslym Peza etj.
    Pas 40vjet prove ne krye te exekutivit,Partia dhe sh,Enver e zbuluan komplotin dhe e detyruan poliagjentin te vrase veten me turp.

    Reply to this comment
    • intelektuali August 13, 14:40

      NUK E KE TREGUAR GJITHE TE “VERTETEN”

      Kur tradhetarin dhe poliagjentin e rrezikshem Mehmet Shehu e kapen me “presh ne duar” duke bere krushqi me profesorin e nderuar te matematikes Qazim Turdiu qe nuk e njihte fare Cubin katunar nga Corrushi i Mallakastres, por qe njihen fare mire me delenxhiun plengprishes, Enver Hoxha qe ne France dhe e quante Diktatorin sadist si Mik te familjes se tij pasi e kishte ndihmuar si student dallkauk qe nuk kalonte dot provimet, por i harxhoonte lekat e kunatit te tij bamires, Bahri Omarit me kurvat ne bordellot e Frances dhe kur kishte mbetur pa asnje dyshke ishte Qazim Turdiu i pari qe i dha borxh dhe qe Enveri nuk ja ktheu asnjehre edhe kur kishte hypur ne pushtet dhe profesor Turdiu e perseriste shpesh ne leksionet e tij ne UT si me shaka shpesh here. Pra pasi Sillua i Enverit dhe i Nexhmijes e kapi me presh ne duar tradhetarin Mehmet Shehu te bente krushqi me Qazon i tha:

      O VRIT VETEN O TE VRAVA UNE

      Dhe Mehmet Tradhetari i shkroi nje leter Enverit qe u gjet rastesisht mbi komo ne te cilen pranonte tradhetine e tij duke lidhur krushqi me mikun e femijerise te Enver Hoxhes, por qe Partia e kishte zbuluar se profesori i matematikes ishte jo vetem mik i Enverit, por edhe kusheri i Arshi Pipes qe ishte sebepi per te likuiduar Mehmetin kur Nexhmija e shikonte burrin e saj sadist dhe vrastar ne grahmat e fundit ne vitin 1981 si nje “cop mishi me dy sy” dhe e kishte kapur paniku se banda e Mallakastres pas vdekjes se Enverit do te shuante nga faqja e dheut te gjithe pinjollet e familjes se saj.

      Pra qe te dalim ne teme:

      Tradhetari Mehmet Shehu i zbuluar dhe i demaskuar si “poliagjent” per krushqine e tij me profesorin Qazim Turdiu qe vazhdonte te jepte leksione matematike ne UT, por nuk e dinte se ishte shkaku i fundit tradhetor te Kryeministrit shqyptar, pra ky tradhetar i rrezikshem la nje leter ku shkruante:

      I DASHUR SHOKU ENVER, UNE GABOVA U BERA TRADHETAR DHE POLIAGJENT JO VETEM I AMERIKANEVE, POR EDHE I SOVJETIKEVE, POR AMANET FAMILJEN DHE FIQERETIN SE S’KANE FAJ NE TRADHETINE TIME, RROFTE PARTIA!

      He mo demo amigosi ke pare nje Kryeminister te tille spiun dhe tradhetar si Mehmet Shehu qe para vdekjes shkruan:

      RRNOFTE E KJOFTE PARTIA!

      Reply to this comment
  8. intelektuali August 13, 13:23

    MEHMET SHEHU ISHTE NJE KRIMINEL I LINDUR, NJE KASAP, KILLER, VEGLA VRASTERE E ENVER HOXHES QE NE FUND ZOTI E DENOI PER KRIMET E TIJ MAKABER KUNDER NJEREZIMIT.

    Ketu pyetja eshte:

    Kush ishte me kriminel dhe gjakatar?

    ENVERI APO MEHMETI?

    sepse:

    Une per vete them qe:

    NJE MUT ISHIN QE TE DY!

    Mjafton te shikoje si e lane Shqypnine e falimentuar me nje shtet totalisht te renuar dhe ta vleresisht kolonelin debil dhe dallkauk Dilaver Goxhaj:

    SI NJE GOMAR FANATIK ME KAPISTER STALINISTE

    Po pse me keta kolonela qe jane gomare me kapister bolshevike qe i kendojne hymne dhe elegji kriminelit Mehmet Shehu, qe Enveri dhe Nexhmija e bene POLIAGJENT, veglen vrastare te Partise se Punes qe vrau dhe masakroi gjeneralet rebela komuniste ne vitin 1974 dhe me pas ra ne kurthin qe e gaditi vete me Fecorin dhe Kadriun, po pse me keta kolonela fanatike debila dhe dallkauke te Kohes se Qepes te Enverit do te hyje Shqypnia ne BE o gazeta DITA?

    Reply to this comment
    • Gjergji August 13, 16:52

      Plehra ishin e tere byroja. Ne krye kishte kriminelat dhe poshte servilat dhe veglat qorre qe u sherbenin me devotshmeri

      Reply to this comment
  9. ETHEM August 13, 13:28

    TE LUMT Z.D.GOXHAJ QE SHKRUAN REALITETIN SE KUSH ISHTE E.HOXHA,M.SHEHU DHE UDHEHEQJEN E LNÇL PREJ TYRE.
    ATA QE DUAN TE ULIN ROLIN DHE EMRIN E KETYRE BURRAVE-SHTETI,KUPTOHET JANE PUTHADORE TE ATYRE QE MOHOJNE LNÇL DHE 28000 DESHMORET E KSAJ LUFTE.
    UNE SI ISH USHTARAK MADHOR JAM KRENAR QE KAM PASUR K/MINISTER PER 27 VJET M.SHEHUN DHE MINISTER MBROJTJE PER SHUME KOHE ATE STRATEG E KRIJUES TE ARTIT USHTARAK TE LUFTES POPULLORE.
    KUNDERSHTARET POLITIK DUAN TE ERRESOJNE VEPRIMTARIN E E.HOXHES E M.SHEHUT PARA LUFTE E GJAT NDERTIMIT E MBROJTJES SE VENDIT,ME QELLIM QE TE MOHOJNE LNÇL,TE LARTESOJNE BALLIN KOMBRTAR E LEGALITETIN,TE CILET HISTORIA I NDESHKOI ME TURP.
    SA PER ELIMINIMIN E M.SHEHUT KJO HA DISKUTIM,KU DERI TANIME KA DY VERSIONE,DIHEN.
    GJAT NJE BISEDE ME VELLAIN E M.SHEHUT-DURO SHEHUN ME PAT THENE TEKSUALISHT:” E Ç’RENDESI KA E VRANE APO VRAU VEHTEN…A JU SHTERNGUA LAKU NGA E.HOXHA NE DARKE NE BYRON POLITIKE QE TE REFKEKTONTE GJITHE NATEN E TE RREFEHEJ PERSERI TE NESERMEN NE BYRO..”?KETE LE TIA LEM KOHES PER TE VERTETEN E HIDHUR.
    M.SHEHU DO TE NGELET I PA HARRUAR PER POPULLIN E ÇORRUSHIT,MALLAKASTRES E SHUMICES SE POPULLIT SHQIPTARE.LAVDI BR I S,LAVDI KOMANDANTIT TE SAJ MSH,LAVDI LNÇL DHE DESHMORVE E SAJ.

    Reply to this comment
  10. heronjt e vertet duhen respektuar August 13, 15:20

    LAVDI formacionit me te fuqishem partizan te ushtris nacional çlirimtare,brigades pare , formacionit partizan qe me partizanet e saj trima dhe me ne krye komandatin legjendar MEHMET SHEHUN ishin pararoja e luftes per çlirimin e SHQIPERIS nga nazifashizmi dhe tradhtaret e kti vendi bashkepuntorve te nazifashizmit ballit komtar dhe legalitetit , i pa harruar kujtimi i te renve te ksaj brigade heroike ,LAVDI LUFTES NACIONAL çLIRIMTARE per lirin e vendit.

    Reply to this comment
    • intelektuali August 13, 16:24

      Mehmeti Kumandar legjendar?

      PO ENVERI CFARE ISHTE ATEHERE?

      Qe hante tre here ne dite berxolla me birre me krikell dhe pallonte Nexhmijen tre here ne dite tek vila e kunatit te tij Kryefashist dhe Kryeballist, Bahri Omari?

      sepse:

      Mehmeti ishte dhe ka mbetur deri me sot POLIAGJENT i amerikonit dhe sovjetikut njeheresh.

      KUSH ISHTE KUMANDARI I LANC-IT KRIMINAL QE VRAU ALEATET ANGLEZE NE KANALIN E KORFUZIT ATEHERE?

      sepse:

      Mua me duket se nuk ishte as Enver pederasti dhe as Mehmet kasapi, por Beogradi i Titos dhe Moska e Stalinit.

      Reply to this comment
  11. lere mutin e gjyshit se bie er te mbyt August 13, 15:35

    MEMET SHEHU vrau te ter tradhtaret dhe agjentet e sherbimeve te huaja qe luftonin kunder shtetit dhe kombit SHQIPTAR per interes te te huajve dhe pushtusit , ktyre njerezve ai i dha plumbin se ate merituan ne ter globin bashkepuntoret e nazufashizmit ,ne gjith boten tradhtaret i vran si qent e rrugve mas lufte nuk ka buth njeri ti kthej nderin plerave dhe antishqiptarve , kta e kan humbur te drejten si gjith te tjeret ne kte vend ,bile shteti BELG tradhtaret dhe bashkepuntoret e nazizmit i la pa nacionalitet i hoqi fare kombesin belege i la si qent pa atdhe , se ne te veetet kta nuk meritonin atdhe perderisa luftojn kunder atdheut , por ne ishim me dorleshuar se fiset ishin perzier ne at koh nje pjes ishin me ballit pjesa tjeter me ushtrin nacional çlirimtare , prandaj kta sumkapuçet qe mbrojn tradhtaret sot jan mes nesh , se ishim ne qe i mbajtem ne sistemin e shkuar , se ca i kishim tanet ne fis , tani i degjoim pordhet ktyre paçavureve ne vend te ulin koken dhe mos i heqin koren mutit te gjysherve te tyre qe esht thar , ja heqin se nuk i rrin duart dhe qelbin dynjan akoma dhe sot si ne at koh.legenat.

    Reply to this comment
  12. demo August 13, 15:43

    Z Intelektual,KOMENTI IM ESHTE PARADOKS..
    Eshte nje cope proces-verbal nga diskutimet e popullit nen frymen e SITUATES SYNOPTIKE te shokut Enver ne mbledhjet e kolektivave punonjes te viteve 81-82.

    Reply to this comment
    • intelektuali August 13, 16:27

      Mehmeti Kumandar legjendar?

      PO ENVERI CFARE ISHTE ATEHERE?

      Qe hante tre here ne dite berxolla me birre me krikell dhe pallonte Nexhmijen tre here ne dite tek vila e kunatit te tij Kryefashist dhe Kryeballist, Bahri Omari?

      sepse:

      Mehmeti ishte dhe ka mbetur deri me sot POLIAGJENT i amerikonit dhe sovjetikut njeheresh.

      KUSH ISHTE KUMANDARI I LANC-IT KRIMINAL QE VRAU ALEATET ANGLEZE NE KANALIN E KORFUZIT ATEHERE?

      sepse:

      Mua me duket se nuk ishte as Enver pederasti dhe as Mehmet kasapi, por Beogradi i Titos dhe Moska e Stalinit.

      Reply to this comment
    • intelektuali August 13, 16:41

      Paradoksi me i madh eshte koloneli Dilo Goxhaj qe i kendon elegji Killerit Kumandar te Brigades se Pare Sulmuese, Mehmet Shehu qe masakroi katunaret e Lushnjes se nuk donin te beheshin pjese e Brigades se tij vrastare dhe po ku koloneli i mallengjyer Dilo Goxhaj nuk thonte asnje fjale per Kumandarin e LANC-it kriminal qe vrau me pabesi komunistesh aleatet angleze ne kanalin e Korfuzit dhe ne fund vrau edhe veglen e tij vrastare, Mehmet Shehun me akuza paradokse se kishte lidhur krushqi me Mikun e tij nga Franca, me profesorin e nerum te matematikes, Qazim Turdiu, nje intelektual qe nuk kishte haber per cubat e Mallakastres per krusqi politike, por qe Dilo Goxhaj i kendon elegji postmortore pas pilafit.

      KUSH ESHTE KUNADARI I VERTETE KETU?

      A ka me paradoks me te madhe se ky, 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit shqyptaret nuk dine se kush eshte Kumandari i Vertete i LANC-it jugosllav qe vrau dhe masakroi Aleatet angleze ne Kanalin e Korfuzit?

      Reply to this comment
      • I tille je , sa here qe hap gojen August 13, 18:15

        Cfar idjoti i pa fytyre je more “inteloleshi” ! Edhe pse e di mire , qe katundaret myzeqare te vrare me urdher te M.Shehut ishin rreshtuar se bashku me forcat gjertmane dhe vepronin nen komanden e tyre , perseri te vjen “keq” , ashtu si per nazistet e vrare edhe per veglat e verbera shqiptare , bashibozuket e Ballit , qe ngriten pushket kunder clirimtareve te vendit ! Je nje felliqesire e nje idjot i pa shoq , qe meriton urrejtjen e merine e pa fund te shqiptareve atdhetare ! Plehre , qe cilindo qe flet per lirine e pavaresine e vendit , kerkon ta baltosesh e ta besh si fytyren tende , bajge ! ! ! ! ! ! ! !

        Reply to this comment
        • intelektuali August 14, 12:12

          Ore po ti ke dale jashte shinave te debatit,

          sepse:

          Ketu po debatohet:

          KUSH ISHTE KUMANDARI I LANC-IT?

          Enver Pederasti apo Mehmet Kasapi?

          He si thua ti?

          C’PUNE KANE KETU KATUNARET E LUSHNJES QE MEHMETI U PREU KOQET PERPARA SE T’I VRISTE VETEM SEPSE NUK DONIN TE HYNIN NE CETEN E CUBAVE TE TIJ?

          Kur ishte kaq i mire Mehmeti pse Enveri e shpalli POLIAGJENT dhe i masakroi familjen me kuc e mac?

          Reply to this comment
  13. Krist August 13, 16:07

    Kolonel,fiksoje,meqenese nuk e ditkerke,se lufta NCL,u orientua dhe drejtua ,nga jugosllavet.Brigada qe permend me siper,drejtohej nga nje kriminel,qe mbasi “cliroi Spanjen” erdhi te “cliroje edhe Corrushin e Mallakastres”.Ajo brigade,konkretisht ne kohen me te madhe te” aktivitetit te saj”,vinte verdalle neper malet e Shqiperise,si pordha neper breke,duke krijuar ,pa aresye te qenesishme,rreziqe te shumta dhe deshmore (bile ato rreziqe,u perseriten jo vetem nje here edhe mbas clirimit,duke derguar rezervistet,neper shkrepat ,gjoja ne perkujtim te aksioneve te brigades se pare.),bile dhe kur shtabi i pergjithshem,u rrethua keq nga Gjermanet,kjo brigade,u sorrollat dhe nuk e kreu kurre ate mision.Fjalet e tjera,lerja bejdexhinjeve,se i qajne ,me mire se ty.

    Reply to this comment
  14. mireli n August 13, 17:30

    NJi shkrim i shkelqyer,me vertetesi e realizem nga KOL. D,Goxhaj, Br1S u be tmerr per armikun dhe shprese per Popullin.Vetem kolaboracionistet,tradhetaret dhe bijte-kerma te tyre nuk mund te pranojne Heroizmin dhe Lavdine Partizane. Br1S fitoi te gjitha betejat sepse kishte ne krye te saj nji Ushtarak Strateg Yllin Mallakastriot Mehmet Shehu. Respekt z.D.Goxhaj per shkrimin.

    Reply to this comment
  15. Lili August 13, 18:28

    Keta komandata te djeshme sikur komandatet e sotme . Me susta thone ka kosova,kur t’iu thot serbi rusi apo kinizi vepro keshtu a ashtu veprojne.

    Reply to this comment
  16. hija qe ju ndjek kudo August 14, 01:46

    KTA pinjollet e tradhtarve le te han mut ter diten e perendis , ENVERI ja futi mu ne byth koken per 50 vjet ktyre legenave , dhe e qan dhe si kurva nga frika kur vdiq ,tani veç llapa i ka ngel por bishti qenit do mbetet bisht qeni ne perjetsi dhe ballistet tradhtaret e kti vendi bashkepuntoret e nazifashizmit dhe kuislinget ,tradhtar me damk do jen ne pergjithmon , se kan luftuar kunder vendit qe i rriti e i denti kta te degjenerum , si ky palla qe naj qu veten intelektual , ky rrot k,,,,,t qe esht ber qesharak ,ky ka ber shuplaka me shum nga te ter legena si ky per ti ber qefin ish regjimit kan futur farefisin neper burgje ne at koh ,sot qe ka 30 vjet shkuar ai sistem ndreqin biografin duke ber si gore por nuk din nje gje qe nuk e rruan kerkush se çfar mendojn kelyshet e kriminelve dhe bashkeluftetarve te nazifashizmit , se jan te pabesushem.

    Reply to this comment
  17. Onkezmi August 14, 05:11

    Katundar i vertete ketu je ti qe ke marre rruge per tu dukur i mencem,or idiot “intelektual”.Je ti qe na ben te mos i lexojme mendimet e bashkepatrioteve,je ti nje gojac rruge,je ti qe i di te gjitha,pra me te vertete je nje minus idiot…

    Reply to this comment
  18. Vjosa August 14, 08:36

    Nuk me kujtohet nga cila ambasade ne ameriken latine u zbulua ai dokumenti i CIA-s qe comprometonte Mehmetin si agjent te saj. Cili Ambassador e zbuloi ?

    Reply to this comment
  19. Orteku i Fekenit August 14, 08:46

    Po mire o te nderuar komentues! Vitet si kryeminister nuk po ja ” quajm” edhe se s’kishte borxhe vendi ,po luftes cfare ti mohojm ??!! Plumba i fluturuan pran veshit nga ata qe erdhen te pa ftuar me te njejten monedhe iu a ktheu !

    Reply to this comment
  20. Martini August 14, 10:21

    Mehmet Shehu ishte si ishte.Ka bere te keqiat.qe ka bere.Ama 40 vjet i dermoi dhe i llaftarisi armiqte e Shqiperise.HJdutet.Kurvaret.Genheshtaret.Dembelet.Pseudointelektualet etj.Akoma me punen.e tyre po jetojme.Hidrocentralet.Kultura.dhe Emri se.te.tjerat i prishet i dogjet i shkateruat ju o kurva qe mbani veset me te keqia.te.shqiptareve dhe per tu treguar te.virgjer shani dhe ngrine per.30.vjet osanare ndaj atyre qe.u kini lepire bythen per nje sherbim 5 ditor jashte shtetit

    Reply to this comment
  21. ETHEM August 14, 10:23

    NE KETE VAPE GUSHTI,
    SRRI PA KOMENTUARE,
    PER GOXHA BALLISTE,
    QE NA JANE TERBUARE. !
    SHKRUAJNE E ÇFAR NUK THONE,
    DUKE SHARE MEHMENE,
    SE ARMIKUT BALLAS,
    SEÇ I LUJTI FENE..!
    POR KJO LUKUNI,
    SKAN ÇI BEJNE TRIMIT,
    SE I BIEN ATIJ,
    SKAN ÇI BEJNE RREGJIMIT..!
    +DISA KOMENTUES ANONIM DUANE TE RREZOJNE MALIN ME E R Ë,ME QELLIME TE MBRAPESHTA:
    .QE TE MOHOJNE LNÇL
    .QE TE POSHTROJNE HEROJT E SAJ,
    .QE TE ULIN ROLIN E INDIVIDIT NE NDERTIMIN E MBROJTJEN E VENDIT.FIGURAT E E.HOXHES E M.SHEHUT JANE TE PAZEVENDESUESHME NE 50 VITET E NDERTIMIT TE VENDIT TONE.FAKTI QE PAS 1990 U SHKATERRUA GJITHÇKA QE ATA NDERTUAN E VERTETON MESEMIRI KETE.
    +POR DUHET THENE SHQIP DHE FORT SE KETA MYTEBERE MARRIN SHKAS EDHE NGA AGJENTURAT E HUAJA QE U MUNDUAN PER 50 VJET TA RREZOJNE SISTEMIN KOMUNIST TE E.HOXHES DHE NUK JA DOLEN DOT.DHE TASHME MBAJNE GJALLE E
    NE POLITIKE BERISHISTET SE GJOJA NA U KTHEKA KOMUNIZMI.
    +FAKTI QE STUDIMI I OSBE PARA 5 VITESH VERTETOI SE RREGJIMI I E.HOXHES KISHTE MBI 65 % PERJRAHJE TREGON SE DEMOKRACINE QE NA SOLLI SHBA DHE BE ESHTE NJE ILUZION.ARSYET JANE THENE E STERTHENE DISA HERE NE D I T A E KALEMXHINJE E NDERUAR TE SAJ.

    Reply to this comment
  22. demo August 14, 13:06

    Rrofte shoku Enver Hoxha qe ja bori n`to Brigades se I s!
    Rrofte shoku Enver Hoxha qe ja bori n`to komandantit te brigades mehmet shehu.
    Rrofte shoku Enver Hoxha qe ja bori n`to komisarit te brigades I s,shokut Tuk Jakova
    Rrofte shoku Enver Hoxha,,qe ja bori n`to zv.komandantit shokut Dushan Mugosha
    Rrofte shoku Enver Hoxha qe ja bori sa nje kapul,sekretares politike te brigades,shoqes Fiqerete Sanxhaktari!
    Me komandantet dhe komisaret e batalioneve nuk po i permend se vete lista e gjate.

    Reply to this comment
  23. Nene Pashako krah Nene Terezen.. August 14, 17:02

    Mjaft lini te llomotisin dashakeqesit e mbrodhesise sone atdhetare,per udheheqesin e TRETE dhe te vertete te popullit tone,Enver Hoxha ne mbrodhesi te atdheut ne ate Lufte N. Clirimtare krah botes perparimtare te kohes.
    Pa tjeter-“cdo kale i kuq e ka nga nje HUQ”- po eshte KALE dhe Ai e con “revanin”, deri ne fund si KALE….

    Nene Pashako D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*