Vdekja e njeriut dhe pasvdekja në artin e fotografisë botërore dhe asaj shqiptare

January 9, 2019 14:52

Vdekja e njeriut dhe pasvdekja në artin e fotografisë botërore dhe asaj shqiptare

Qerim VRIONI

Studiues i artit fotografik

Shkencërisht, vdekjaështë ndërprerja e plotë e jetës së një organizmi të gjallë. Ajo mbahet si  një nga proceset më të natyrshme edhe të njeriut, asaj nuk mund t’i shmanget askush. Sapo lind njeriu ka të siguruar edhe vdekjen, fundin e veprimtarisë së gjallë, pas të cilit trupi i tij i vendosur nën tokë (përgjithësisht) shpërbëhet dhe prej tij mbetet përgjithmonë vetëm pjesa kockore (përjashtim balsamimet).

Qysh prej krijimit të tyre, fetë e ndryshme (islame, kristiane, budiste etj.) nuk e trajtojnë vdekjen si fundin e gjithçkaje, por si një pikë kthese nga një mënyrë jetese (tokësore), në një tjetër (qiellore). Me anën e riteve të caktuara fetare, për vazhdimin e jetës në botën tjetër, ato synojnë, ndër të tjera, edhe të lehtësojnë të afërmit nga dhimbja e fatkeqësisë që u ka rënë.

Nën një këndvështrim krejt të ndryshëm, njeriu me vdekjen fizike nuk zhduket fare nga kjo botë. Kjo, sepse falë veprave të tij shkencore, politike, shoqërore, artistike etj., ai vazhdon të jetë midis të gjallëve,kujtohet dhe i përmendet emri, për punën së tijgjatë jetës në dobi të shoqërisë. Kështu, ndoshta metaforikisht, njeriu në një farë mënyre mbetet i pavdekshëm edhe pas ndarjes fizike nga kjo botë.

Natyrisht, largimi përfundimtar i njeriut nga gjiri i familjes ose i shoqërisë, kudo dhe kurdo, ka shkaktuar, tek ata që mbeten pas, hidhërim dhe trishtim të madh. Sipas feve dhe riteve të ndryshme çastet e ndarjes, përveç pikëllimit, shoqërohen edhe me mëshirë (ose dëshirë) që i vdekuri të vazhdojë në paqë në botën tjetër (xhenet për myslimanët dhe parajsë për të krishterët). Duke qënë tema universale në historinë e njerëzimit, dhimbja e ndarjes dhe mëshira për të shuarin, janë trajtuar në shumë vepra arti, skulpturë dhe pikturë (përveç letërsisë dhe muzikës), qysh prej qindra vitesh. Artistëpamorë kanë përjetësuar në veprat e tyre, sidomos, pasvdekjen e njeriut, me të cilën kihet parasysh ndërkoha nga çastet e vdekjes, deri vendosjen e tij në banesën e përhershme.

Ndër më të arrirat dhe më të hershmet në historinë e artit pamor botëror mbahen ato të Rilindjes Italiane (ndonëse edhe pas saj shënohen kryevepra), të cilat përgjithësisht quhen “Pietà” (Mëshirë nga it.). Shumica e tyre kanë karakter fetar dhe paraqesin Krishtin e vdekur dhe Shën Marinë, por edhe skena të ngjajshme me familjarë dhe engjëj. Më e shquara e tyre (në skulpturë) mbahet vepra monumentale “Pietà” e Michelangelo-s (1475-1564), e cila ndodhet në bazilikën “San Pietro” të Vatikanit në Romë. Në të shpërfaqet me art hyjnor dhimbja dhe përdëllimi e një nëne (Maria) për djalin e saj (Krishtin), ndonëse këtu gruaja paraqitet në moshë sa i biri dhe ky pa ndonjë shenjë vuajtje dhe torture. Autorë të tjerë klasikë, tanimë edhe të pikturave po me këtë temë, mund të përmendim Andrea Mantegna (1431-1506) me “Vajtimi mbi Krishtin e vdekur”, Annibale Carracci (1560-1609),autor i“Pietà”,William Blake (1757-1827), “Krishti fëmij fle mbi kryq”, si dhe norvegjezi Edvard Munch (1965-1944) me “Fëmija e sëmurë“ dhe shumë të tjerëve, se lista e tyre mund të jetë e gjatë.

Në artet shqiptare

Çastet e fundit të njerëzve, duke vdekur në krahë ose në prani të prindëve, të dashurve, të afërmve ose shokëve, të cilat përbëjnë dyshet nënë-djalë, vajzë-baba, dy shokë, bashkëluftëtarë etj. janë trajtuar jo rrallë edhe në artet pamore shqiptare. Një tablo kompozicionale, ndonëse e pambaruar dhe monokromatike, e piktorit të njohur Zef Kolombi (1907-1949) me temë të tillëështë ajo e titulluar “Masakrat”(1948). Në të paraqitet një grua, e cila gjendet pranë të birit  të masakruar nga pushtuesit e huaj (GKA—Zef  Kolombi—Tiranë, 2007-f.58). Kjo nënë shqiptare, përngjashëm me të bijën e Gjon Palit, po rreth 30 vjet pas saj, shikon njeriun e dashur duke u ndarë (ose është ndarë) nga jeta. Ajo duket e ngrirë para të birit të shuar dhe e pafuqishme edhe për ta vajtuar atë, kështu edhe shpërfaqetnë kuadrin piktorik, e dorëzuar tërësisht

Në fushën e skulpturës shqiptare, vlen të përmendet grupi trefigurësh në beton, “Shokët” i artistit të njohur Odise Paskalit (1903-1985), i krijuar posaçërisht për t’u vendosur në kompleksin arkitekturor të Varrezave të Dëshmorëve në qytetin e Përmetit në vitin 1972. Grupi paraqet një partizan të plagosur, ndoshta për vdekje, midis dy shokëve të tij të armëve. Njëri nga ata, duket sikur i flet të lënduarit (ose sipas rregullave të realizmit socialist, po i jep kurajë) dhe mbase nuk beson se ai po shuhet, kurse tjetra po i mat pulsin, nga varet edhe jeta e shokut që po tretet. Fytyra e të plagosurit duket si pa jetë, shikimi i tij është i mekur dhe muskujt e trupit as nuk mund ta mbajnë dot pa mbështetje te shokët. Kështu, figura e tij mund të interpretohet edhe sikur sapo ka filluar të ftohet, pra para disa çastesh është ndarë nga kjo jetë dhe ka nisur udhëtimin e pafundmë.  Sipas studiuesit Gëzim Qëndro, dallohet ngjashmëria e qartë e grupit skulpturor “Shokët” e Odise Paskalit me një Pieta. (Gëzim Qëndro—Heronjtë janë të uritur—Onufri, Tiranë, 2015, f.13). Duke shprehur këtë opinion, ai sigurisht nënkupton më tepër gjendjen psikologjike të përafërt të kumtuar nga të dy veprat.

Pasvdekja  në  fotografinë  botërore  dhe…

“Fotografia është përdorur për të regjistruar (fotografuar-shën.im) “gjumin e fundit” dhe përjetësuar vdekjen qysh prej ditëve më të para të saj” (The Oxford Companion to Photograph—Oxford University Press, Neë York, 2005, f.518). Ndoshta vjen pak befasues ky informacion mbi historikun e “dhomës së errët”, sepse fotografët në ato kohë të hershme ende eksperimentonin të ndrojtur proceset primitive teknologjike të kësaj veprimtarie të re. Veçse, imazhe të shuarjes së njeriut, si një nga dy skajet e ekzistencës së tij, edhe sipas pionerëve të fotografisë, duhet të kishin vendin e tyre të ligjshëm e të veçantë në letrën fotografike, ndonëse, përgjithësisht, me  ngarkesë disi të rëndë ndjesore për vetëmjeshtrat e aparatit në ato momente.

Historikisht, një ndër fotot e para me këtë temë, është edhe ajo me titullin “Duke u shuar” (Fading aëay-ang.) e vitit 1858, e anglezit Henri Peach-Robinson (1830-1901), fotografit më të shquar artistik i shekullit XIX (Sontag Susan-Fotografia-Korbi, Tiranë, 2000, f.105)). Në këtë foto paraqitet një vajzë e re duke u venitur përfundimisht në prani të familjarëve të saj tepër të pikëlluar. Fotoja, mbetet edhe si imazhi i parë i kompozuar, i cili trajton këtë temë. Për ngjizjen e saj Peach-Robinson, i cili ishte gjithashtu edhe piktor, përdori me fantazi pesë negativa, pra ajo mund të quhet edhe kolazh fotografik, ndër të parët e llojit. Sidoqoftë, kjo mbahet si puna më e arrirë e tij, ndonëse nuk ishte shkrepje çasti, siç janë pothuajse shumica e fotove të pasvdekjes dhe ndër më të veçantat në historinë e fotografisë botërore.

Një fat të çuditshëm ka pasur fotoja e kancelarit gjerman Bismarck (1815-1898) në shtratin e vdekjes (30.7.1898). Fill pas shuarjes së tij u vunë në qarkullim disa kartolina me imazhin e pikturuar dhe të zbukuruar të tij në çastet e para të pasvdekjes. Vetëm në vitin 1952, plot 54 vite më vonë, u botua për herë të parë kjo foto e kancelarit të hekurt, autorë të së cilës ishin dy fotografë nga Hamburgu, Max Priester dhe Willy Wilcke. Fotoja e tyre e çmitizonte krejt figurën e njohur të Bismarck-ut, çka asesi nuk mund ta pranonte atëhere krenaria teutone. Ndoshta dy fotografët e kancelarit janë paparacët e parë në histori (Michael-Koetzle Hans—50 Photo Icons– Taschen, 2017-ff, 76-77-78-79).

Pasqyrim tjetër në letër, krejt të pazakontë të kohësisë jetë-vdekje, ka realizuar fotografi amerikan Tom Howard (1894-1961) i gazetës “New York Daily Neës” në vitin 1928. Ai, me një aparat të fshehur në kyçin e këmbës, poshtë pantallonave, fotografoi ekzekutimin e një të dënuare me vdekje në karriken elektrike. Fotoja zuri vend në të gjithë faqen e parë të gazetës, e mbi të  titulli i madh “Dead“ (E vdekur-ang.), çka ishte paralajmëruar nga gjykata dhe në shtypin amerikan të kohës (Yorath Dave—Photography-A crash course–Ëatson-Guptill Publications, Neë York, 2000-f.41). Vështirë të gjindej njeri (përveç trupës ekzekutuese) që ta përfytyronte  të dënuarën duke u shuar, ose të sapo mbaruar, por edhe më herët nuk ishte realizuar një foto e tillë. Fotoja e Hoëard-it, gjithsesi ngjalli polemika të shumta në opinionin publik amerikan.

Mbresëlënëse dhe mjaft e njohur në botë është fotoja me titull “Vdekja e ushtarit republikan” (1936) e fotografit hungarez të amerikanizuar, Robert Capa (1913-1954), simbolit botëror të fotografisë së luftës. Ajo paraqet imazhin e një ushtari në Luftën Civile të Spanjës, disa të dhjeta të sekondës pas goditjes së tij nga plumbi vdekjeprurës. Në të vërtetë, kjo foto mund të quhet edhe e kapërcyellit jetë-vdekje, ushtari po shkëputet nga e para për të kaluar përfundimisht tek e dyta.

“Shkrepje e veçantë“ me përcjellje të fundme, por tashmë shqiptarësh, është ajo e fotografit francez të agjensisë “Gamma”, George Merillon e vitit 1990 në një fshat të Rahovecit (Topalli F.: Fotografia nga Kosova-Fotografia e Vitit—Gazeta “Drita”, 14 prill 1991), por kjo foto nuk futet në historinë e fotografisë shqiptare. Në të paraqiten nëna, motrat dhe të afërmet e të riut kosovar Nasim Elshani (27 vjeç), tashmë jetëkëputur, duke e vajtuar, janë ndoshta çastet e para të mbërritjes së trupit të pajetë në shtëpinë e tij. Ai ishte vrarë pak orë më herët nga policia serbe në demonstratat e gjera të asaj periudhe kundra heqjes të atyre pak të drejtave civile të fituara ato kohë nga popullsia kosovare. Fotoja u quajtë Pietàe Kosovës për ngjajshmërinë më një pikturë të vjetër e të njohur të Shën Mërisë duke vajtuar Krishtin (Ang Tom—Photography-The definitive visual History—D.K. London, 2014, f.321). Studiuesi dhe fotografi nga Singapori, Tom Ang, me shtetësi angleze, i bie shkurt dhe nuk e saktëson se me cilën prej tyre. Sidoqoftë, një vit më pas, 1991, kjo fotografi e Merillon-it fitoi çmimin e madh ndërkombëtar të “Ëorld Press Photo”.

Fotografitë e ktyre rasteve realizohen gjatë hapsirës kohore midis çastit të mbylljes së syve dhe vendosjes së të shuarit në banesën e fundit. Këto foto (kryesisht ato familjare) bëheshin, përgjithësisht në mjedis familjar, ku përreth të shuarit qëndronin njerëz të një gjaku me të (kryesisht gra) ose shokë, bashkëpuntorë a miq të jetës, po nuk përjashtohen edhe mjedise të tjera, spitale, shkolla ose institucione të ndryshme. Gjithsesi,  fotot e tilla kanë forcë të madhe goditëse emotive te shikuesit bashkë me gjendjen e rënduar dhe pezmin që krijojnë tek ata.

…në atë shqiptare

Natyrisht, edhe fotografët shqiptarë, qysh në krye të herës, nuk kishin si të tregoheshin  mospërfillës edhe ndaj vdekjes. Kështu, foto të tilla janë lëvruar thuajse në të gjitha krahinat e vendit e prej fotografëve të tëra besimeve fetare që praktikohen në vend. Ndër fotografët që kanë realizuar foto të tilla në renditje kohore, mund të përmenden: Pjetër, Kel dhe Gegë Marubi, Kristaq Sotiri, Dhimitër Vangjeli, Kristo Shuli (Sulidhi), Fot Papajani, Misto Cici, Pero Kaçauni, Vani Burda, Thimi Raci e, natyrisht edhe Kolë Maca. Ky i fundit ka në fondin e tij të madh fotografik edhe disa foto të tilla, një pjesë të shtypura edhe si kartolina postare në vend dhe në Itali.

Janë fotografuar pak çaste para nisjes së udhëtimit të tyre të fundit shumë shqiptarë, që nga fëmijë të vegjël deri te  shumë të moshuarit, vajza të veshura si nuse dhe luftëtarë duke mbajtur dorën tek arma (kjo e fundit sidomos në Shqipërinë e Veriut), gra hijerënda dhe burra nga qytetet. Përgjithësisht, këto fotografime janë bërë me kapakun e arkëmortit të hapur ose para vendosjes së tyre brenda tij, në mënyrë që në foto të mbetet pamja e fundit e fytyrës së jetëshuarit. Këto foto kanë karakter familjar, atdhetar, fetar dhe shoqëror.

Në këtë lami të fotografisë, e veçantë dhe me vlera të spikatura dokumentare dhe karakter të dalluar kombëtar mbetet edhe fotoja e realizuar prej Kristo Shulit (Sulidhi) me trupat e priftit atdhetar, Papa Llambro Ballamaçit dhe të vëllait Sotir, të masakruar nga shovinistë greke më 25 mars 1914. Në atë foto, përveç dhimbjes së thellë e të heshtur, dallohet një lloj pakënaqësie, madje edhe zëmërimi, kjo më tepër te burrat. Shkrepja  krijon gjithashtu, edhe një imazh të ngurtë pamor të përndjekjes së klerit atdhetar ortodoks shqiptarë nga rrethe antishqiptare te fqinjët jugor (Niko Kotherja-Enciklopedi e fotografëve korçarë–Tiranë, 2010, f.71).

KonceptinPietà(Përdëllim, mëshirë, dhembshuri-it.), të cilën studiuesi anglez Tom Ang ia atribuon fotos së francezit Merillon, ndoshta e meriton edhe më shumë fotoja “Gjon Pali dhe e bija” (më shumë nga ana grafike), veçse kjo nuk ka pasur atë  njohje, publicitet e shpërndarje në publik si shkrepja e francezit. Fotoja e djaloshit kosovar të vrarë edhe falë mjeteve moderne të komunikimit të kohës së sotme dhe të ndjeshmërisë së veçantë të opinionit publik botëror për ngjarjet dramatike të Kosovës, u bë shumë e njohur, e përhapur dhe e vlerësuar.

Në të vërtetë, te fotoja me kosovarin e vrarë Nasim Elshani, mund të thuhet se ka pak vend për mëshirë, (të paktën si emërtim të fotos), sepse ai është vrarë për një kauzë fisnike, çlirimi i vendit nga zgjedha sërbe dhe, në një farë mënyre, i ka dalë përpara rrezikut të jetës me vetdije të plotë. Dijetari i njohur grek i lashtësisë, Aristoteli, shkruan se “mëshira lind nga fatkeqësia e pamerituar” (Sami Repishti: Tragjedia e “mendjeve të mbyllura”, Gazeta “Panorama”, 17 prill 2018), kështu letrarisht, konceptiPietàçalon shumë për foton e Merillon-it. I njëjti mendim mund të shprehet edhe për Gjon Palin e Macës, ai është plagosur në luftë, pra ka merituar fatkeqësinë, por jo edhe mëshirën, e cila mund të mos këtu jetë fjala më e përshtatshme. Mendoj se qëndron krejt ndryshe çështja e trajtimit nga këndvështrimi grafik i të dy fotove, për to mund të gjenden disa piktura të krahasueshme “Pietà”, të cilat ngjasojnë dhe të kujtojnë menjëherë shkrepjet e Merillon-it dhe të Macës.

January 9, 2019 14:52
Komento

2 Komente

  1. Guri Naimit D(Dh.Xhoga.) January 10, 19:15

    Fotografie eshte PERJETESIM-nderi,kush e realizon.

    -“Mos se ben GJYNA” keshtu me thane te afermit e mij sidomos halle Nina,kur fotografova tim velle, Nje jete nga te rallat te fizit tone; nisur me gjyshin Jano,vrare me 1913 ne mbrojtie te Shqeri-Dangellise,(vendlindies) nga pushtuesit greke, pas shpallies se Pavaresise. Natyrisht aj foto permban dimbien e madhe te ndaries se tij nga jeta,e duhet ta shihnim e shohim te gjalle,kishi te drejte te afermit e mij qe me pergojuan..E mbaj si nje nga me te thimbeshmet foto, natyrisht nga casti pare kaluar nga filmi ne leter fotografike. Le te mbete si keto foto me vlere,per familien tone,Ai qe thirrej “BABAI i Minatoreve”ne veprat e para te nertimit te hekurudhave shiptare.Stavri Mihali nje jete drejtues Kantjereve te ndertimit ndare nga jeta me 1998 me rrespekt e nderime nga familia dhe shoqeria.n gjoksin e Ti, Dekoratat e Lufes dhe “Urdherat e Punes.Nje jete nga Heurudha Durres- Peqin- Elbasaj.Ate te Tirane Durres,deri ate te para fundit Vore-Lac-Shkoder.Ne ndermarien “Ruga Ura”nga pas lufta sa doli ne pesion 1983 mes TVorezave te Tiranes prehet.(Ne Sharre).
    ** Faleminderi i nderuar fotograf pasionant Qerim Vrioni(une nje jete amator) per kete shkrim qe me bere te jetoj nje jete mua 83 vjecarin tej oqeani(Toront)qe nuk e heq aparatin nga dora…c.nuk kam fotograduar.Pa tjeter brenda normave sa sjoqrore dhe ligjore.
    Ju jam mirenjohes per kete informacion profesional.
    Me konsiderate si gjysh 83-84 vite.

    Toronto 10-01-2019 Guri Naimit D.(Dh.Xhoga)

    Reply to this comment
  2. Guri Naimit D(Dh.Xhoga.) January 10, 19:32

    Fotografie eshte PERJETESIM-nderi,kush e realizon.

    -“Mos se ben GJYNA”, keshtu me thane te afermit e mij,sidomos halle Nina 90 vjecare,kur fotografova tim velle,Nje jete nga te rallet te fizit tone;nisur me gjyshin Jano,vrare me 1913 ne mbrojtie te Shqeri-Dangellise,(vendlindies),nga pushtuesit greke,pas shpallies se Pavaresise.Sit nderuar qarku Gjirokasters me titullin “MIRENJOHIE sa Komiteti Pergjithem i vetaranev, propzuar me 5 Maj 2018 per “DESHMOR”te atdheut. Mirenjohie atyre.ne 100 dhe 105 vjetorin e renies tij nderuar.Foton siguruar me nje pikture nga pktoro njohur Kosta RAKA i faleminderit)
    Natyrisht ajo foto e vellait sa ndare nga jeta,permban dimbien e madhe te ndaries se tij nga jeta e, duhet ta shihnim e shohim te gjalle,kishi te drejte te afermit e mij qe me pergojuan..E mbaj ate foto,si nje nga me te thimbeshmet, natyrisht nga casti pare kaluar nga filmi ne leter fotografike. Le te mbete si keto foto me vlere ,per familien tone, Per Stavri Mihal Xhogen, qe thirrej “BABAI i Minatoreve”ne veprat e para te ndertimit te hekurudhave shiptare.Stavri Mihali, nje jete drejtues Kantjereve te ndertimit,ndare nga jeta me 1998 me rrespekt e nderime nga familia dhe shoqeria.n gjoksin e Ti, Dekoratat e Lufes dhe “Urdherat e Punes.Nje jete nga Heurudha Durres- Peqin- Elbasaj.Ate te Tirane Durres,deri ate te para fundit Vore-Lac-Shkoder.Ne ndermarien “Ruga Ura”nga pas lufta,sa doli ne pesion 1983. prehet mes Vorezave te Tiranes.(Ne Sharre).
    **Faleminderi i nderuar fotograf pasionant Qerim Vrioni , (une nje jete amator) per kete shkrim qe une, jetoj nje jete,(83 vjecarin tej oqeani -Toront),qe nuk e heq aparatin nga dora…C’nuk kam fotograduar.(Pa tjeter brenda normave sa sjoqrore dhe ligjore.)
    Ju jam mirenjohes per kete informacion profesional.
    Me konsiderate si gjysh 83-84 vite.

    Pasuesi Veteran:
    Toronto 10-01-2019 Guri Naimit D.(Dh.Xhoga)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*