Në fshatin norvegjez, atje ku librat gjenden kudo

January 31, 2019 20:02

Në fshatin norvegjez, atje ku librat gjenden kudo

Mirë se vini në Mundal, i njohur edhe si “The Norwegian Booktown”, ose fshati norvegjez i librave. Ai numëron rreth 280 banorë, thuajse të gjithë fermerë, por më shumë se 150 mijë libra. Në vitin 1996, fshati iu bashkua projektit Booktown, duke u bërë një qytet letrar.

Sot, librat dhe libraritë ndodhen kudo: në stalla të vjetra, në dyqane të dorës së dytë, në lokale, në galeri arti, në rafte përgjatë bregdetit etj. Po ashtu, ndërtesat publike dhe libraritë kanë një tematikë të caktuar, për shembull: histori, art, udhëtime, romane etj. Ndërsa në barin “Kaffistofa” tematikat e librave variojnë në libra kuzhine, libra komikë dhe libra erotikë, shkruan ‘monitor’.

Ky vend është i mrekullueshëm, thuajse surreal. Në Mundal, shumë turistë nga e gjithë bota vijnë për gjueti librash. Sot në botë ekzistojnë rreth 20 “Booktown”, përcjell albinfo.ch.

Në fshatin norvegjez të librave, “The Norvwegian Booktown”, libraritë janë të hapura nga mesi i majit deri në qershor. Nga tetori e më pas, fshati hyn praktikisht në letargji, për t’u rizgjuar nga fundi i prillit.

Librat, libraritë e bibliotekat ndodhen kudo – në stallat e vjetra, në dyqanet e dorës së dytë, në galeritë e artit, në dhomat e hotelit etj.

Rruga kryesore është e mbushur me rafte, me libra të vjetër apo të përdorur. Një libër kushton rreth 1 euro. Për t’i blerë mjafton t’i fusni paratë në arkë.

Libraritë kanë një tematikë të caktuar.

Librat dhe libraritë janë arsyeja pse ekzistojnë këto qytete letrare, parajsa për ata njerëzit qe lexojnë.

Mundal është gjallëruar falë librave – në të zhvillohen herë pas here aktivitete dhe festivale letrare.

Në Mundal, librat gjenden kudo, madje edhe në kabinat e vjetra telefonike.

Megjithatë, Mundal nuk është i vetmi vend që numëron më shumë libra se banorë. Hay-on-Wye në Galles, numëron 1400 banorë, më shumë se 40 librari e biblioteka dhe rreth 2 milionë volume librash. “Book Town:” anglez është krijuar në vitin 1961 nga Richard Booth. Sot platforma lidh të gjithë “qytetet letrare” të planetit, nga Evropa në Malajzi, e deri në Australi.

v.l/ Dita

January 31, 2019 20:02
Komento

6 Komente

  1. Ka Libra ,rrespektohet Libri etj sepse ka nji Shtet dhe shoqeri te interesuar per Librin dukenjohur Vlerat e tij ne nji Shoqeri Njerezore January 31, 20:19

    Shqiptaret nuk jane akoma pjes e Shoqerise Njerezore

    edhe pse ka ca cicerima Zogjesh ne telat e varur te internetit
    qe vargezohet rrugeve te Shqiperise ,

    si ato Nota Pentagrami ,qe kendojne kengen e Civilizimit ,
    te trembur se nga poshte i gju8ajn me gure kafshet e dhuneshme

    Reply to this comment
  2. Ylli January 31, 20:30

    Kam pumuar ne Norvegji ,me se shumti ne Oslo .Per shkak te llojit te punes ,kam hyre ne shume shtepia norvegjezesh.Te thjeshta e te ngrohta por ajo qe ishte me e spikatur ne cdo shtepi ishte biblioteka.Nuk kam pare shtepi pa biblioteke ,qofte dhe modeste.
    Mendo ne te shkretet qe leket e para i bem saç per te pare turkun apo arabin se japin “harem” ?!?!?!?!

    Reply to this comment
  3. askushi February 1, 14:23

    I madh je Yll!!!Semundje e shoqerise shqiptare perfshi edhe intelektuale rrine me goje hapur para” haremve” Turke,,,,,gjynah

    Reply to this comment
  4. po ai mo Nastradini Partis - Desidenti ne Tentative - Smojli mo ky fshihet ? February 1, 19:46

    turmat s’kan asnji lidhje me Librin e Letersine

    ato jetojne vetem ne Kaos e dhune te perhereshme .

    Ne Shqiperi nuk exziston shoqeri .

    popull dallkauk dava muzllumash kancer i cdo shoqerie njerezore .

    A nuk jemi duke i kerkuar shume turmes se kafsheve ?

    Reply to this comment
  5. A February 1, 22:52

    Vendin e pare ne bote per leximin e medias se shkruar e ka Suedia, kurse per lexim libri e ka Islanda.
    Pra, ne pergjithesi te gjitha vendet Nordike jane te tilla.
    Te cilat kane standartin me te larte te jeteses dhe te mireqenies ne bote.
    Prej ketyre lloj vendesh duhet me marre shembuj, pamvaresisht se edhe keto kane stresin per te ftohtin dhe dimrin shume te gjate.
    Kurse ne natyra dhe Perendia na ka vendosur ne pozicionin me te mire gjeografik, ku kemi gjithçka te mire me bollek, me stine te mira te bukura, por si popull shqiptar vuajme per mend.
    Ja ku jemi populli me i varfer, i mjeruar ne Ballkan dhe ne Evrope, cope, cope. Dhe kete gjendje e kemi nga mende e kokes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim