Manifesti për BE-në i presidentit Macron prezantohet në 23 gjuhë

March 9, 2019 22:28

Manifesti për BE-në i presidentit Macron prezantohet në 23 gjuhë

Presidenti francez Emmanuel Makron ka shkruar një manifest me disa propozime për Bashkimin Evropian, në prag të zgjedhjeve që do të mbahen në 23 maj. Teksti është publikuar në faqen zyrtare të presidencës franceze, i përkthyer në 23 gjuhë, dhe iu dërgua gjithashtu dhe disa prej mediave më të rëndësishme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Manifesti titullohej “Për një rilindje evropiane” dhe vendos në qendër  të diskutimeve tre tema kryesore: lirinë, mbrojtjen dhe progresin. Letra nis në këtë mënyrë:

“Nëse marr lirinë për t’ju drejtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, nuk e bëj vetëm në emër të historisë dhe vlerave që na bashkojnë. Por e bëj sepse është urgjente. Pas disa javësh zgjedhjet evropiane do të jenë vendimtare për të ardhmen e kontinentit tonë. Asnjëherë që prej luftës së dytë botërore, Evropa nuk ka qenë kaq e domosdoshme. E megjithatë, si asnjëherë më parë, Evropa nuk ka qenë kaq e rrezikuar.”

Macron shpjegon se Brexit është emblemë e krizës së Evropës, e cila nuk ka ditur të reagojë ndaj nevojave për mbrojtje të popujve përballë krizave të botës bashkëkohore, por është dhe emblema e kurthit evropian.

«Kurthi nuk është pjesë e Bashkimit Evropian por mashtrimet dhe papërgjeshmëritë mund ta shkatërrojnë atë. Vala nacionaliste nuk propozon asgjë; është një mbetje pa projekt. Dhe ky kurth kërcënon të gjithë Evropën: ata që shfrytëzojnë zemërimin, të mbështetur në informacione të rreme, premtojnë gjithçka dhe të kundërtën e gjithçkaje.”

Propozimet e Makron për të ndërtuar së bashku  të ashtuquajturën rilindje evropiane, kanë të bëjnë me temat e lirisë, mbrojtjes dhe progresit. Presidenti francez shkruan se duhet rivlerësuar zona Shengen, pra zona e qarkullimit të lirë evropian, për arsye sigurie duke krijuar dhe një polici kufitare të përbashkët dhe një zyrë evropiane për azilin. Për të mbrojtur lirinë e përbashkët Makron propozon krijimin e një agjencie evropiane të mbrojtjes së demokracive që do të furnizojë me ekspertë evropianë çdo shtet anëtar për të mbrojtur procesin elektoral kundër sulmeve kibernetike dhe manipulimeve. Sipas tij në këtë frymë pavarësie, duhet ndalur dhe financimi  partive politike evropiane nga ana e pushteteve të huaja

Për emigracionin dhe zonën Shengen, një nga temat që ka përçarë më së shumti vendet evropiane në vitet fundit, Makron shprehet:

“Të gjithë ta që duan të marrin pjesë duhet të respektojnë detyrimet e përgjegjësisë, kontroll të ashpër në kufi, dhe solidaritetit. E gjithë kjo nën autoritetin e një Këshilli Evropian për sigurinë e brendshme, në një Evropë që mbron njëkohësisht vlerat dhe kufijtë e saj.”

Në fund Makron mendon se është e domosdoshme, për Evropën, që të çojë përpara një project të përbashkët dhe jo një konkurrencë. Sipas tij Evropa duhet të vendosë për çdo të punësuar, nga lindja në perëndim dhe nga veriu në jug, një mbrojtje sociale që i garanton të njëjtat të ardhura për të njëjtin vend pune, dhe një pagë minimale evropiane, e përshtatshme për çdo vend dhe i të diskutueshme çdo vit në mënyrë kolektive. Por për të folur për progres, për presidentin francez duhet marrë në dorë dhe drejtimi I betejës ekologjike. Bashkimi Evropian duhet të vendosë ambiciet e tij dhe të përshtatë politikat e tij për këtë domosdoshmëri. Pra krijimin e një banke evropiane për klimën për të financuar tranzicionin ekologjik; forcë shëndetësore evropiane për të përforcuar kontrollet e ushqimeve; lufta ndaj kërcënimeve të lobeve të ndryshme, si dhe vlerësimi shkencor i pavarur i substancave të rrezikshme për ambientin dhe shëndetin.

Makron përfundon duke thënë: “Nuk mund të lejojmë nacionalistët pa zgjidhje, të shfrytëzojnë zemërimin e popujve. Nuk mund të jemi somnambul në një Evropë të zënë në befasi. Nuk mund të qëndrojmë në rutinën e magjisë. Kudo, qytetarët kërkojnë të marrin pjesë në ndryshim.”

Nuk harrohen asnjëherë vërtet rrënjët kulturore; dhe një politikan as nuk mund të përpiqet ta bëjë. Letra për një rilindje evropiane e presidentit Emanuel Makron synon ndërtimin e një koncepti të një sovraniteti evropian, e gjitha në stilin francez.

Sovranitet, në fakt është një fjalë që nuk figuron në tekstin e letrës. Dhe kjo është e drejtë: me fushatën elektorale evropiane të nisur, më mirë  të mos ngatërrohet një mesazh kombëtar me ato  të sovranistëve. Më mirë të lihen të përplasen me njëri tjetri, dicka e pashmangshme kjo: nuk mund të ketë strategji të përbashkët, aq më pak evropiane, për sovranitet dhe nacionalistët radikalë, por vetëm marrëveshje taktike.

Por sovraniteti është një koncept francez  i lindur me Zhan Bodin dhe i zhvilluar në versionin e tij demokrati – nga Zhan Zhak Ruso në kontratën e tij sociale.

Koncepti i sovranitetit – dhe aplikimi i tij praktik, administrate qendrore franceze – përshkruan të gjithë tekstin e letrës dhe të gjithë retorikën evropiane të Makron.

Liria mbrohet në mënyrë të drejtë, por me krijimin e një agjencie qendrore mbrojtjeje për demokracitë – çdo gjë duket e pamjaftueshme. Nuk thuhet asgjë për federalizmin, asgjë për papërsosmërinë e ndarjes së pushteteve në Evropë, asgjë për institucionet evropiane. Por në të njëjtën kohë kërkohet që të kufizohet liria e shprehjes duke ndaluar të gjitha fjalimet e urrejtjes dhe dhunës.

Liberali Makron, distancohet dhe nga tregu, duke e lënë termin në një mjegullnajë. Sipas tij një treg i përbashkët është i dobishëm por nuk duhet të anulojë domosdoshmërinë e kufijve që mbrojnë dhe vlerave që bashkojnë. Një frazë e presidentit francez kjo që mjafton për të shkaktuar një seri reagimesh. Makron mendon për domosdoshmërinë e kufizimit të konkurrencës së huaj, por jo në përpjekje për të krijuar një fushë të barabartë për sipërmarrjet monopoliste, ose atyre që kanë mbështetjen e qeverive të huaja dhe sistemeve ekonomike autoritare apo oligarkë; apo akoma më keq që mund të kenë rol në politikë. Por Makron flet për transformimin e tregtisë nga një mjet të papërsosur paqeje, në një mjet edhe më të papërsosur të politikës së jashtme. Macron propozon që të dënohen apo  të ndalohen ën Evropë sipërmarrjet që dëmtojnë interesat strategjike dhe vlerat thelbësore të vendeve ku kryejnë aktivitetin e tyre.

Macron projekton vërtet një Evropë të re, dhe është i vetmi që e bën një gjë të tillë. Dhe pse është francez. E privuar nga Britania e Madhe në prag të Brexit, Evropa ka për momentin përballë saj, nga këndvështrimi I kulturës politike, vetëm një alternativë: urdhër – liberalizmin; që mund të ketë një version konservator dhe një social.

Por Gjermania nuk arrin dhe ndoshta as nuk kërkon të marrë në dorë lidershipin, as edhe kulturor; e ndoshta nuk është gjë e keqe duke marrë në konsideratë reagimet e mundshme që do të shkaktonte përpjekja për të ndërtuar një hegjemoni gjermane në një kontest ku prania e një vendi kaq të madh e të pushtetshëm, shihet shtrembër nga kritikët.

Nuk mund të mohohet që Makron ka një kulturë të gjerë politike dhe një këndvështrim të qartë strategjik, si pakkush në Evropë. Ai është vetëm, dhe mungesa e alternativave evropiane në lartësinë e propozimit të tij nuk është diçka e mirë. Edh sepse sit ë gjithë sovranizmat, dhe sovranizmi evropian i presidentit francez ka një kufi: nuk është universal. Projekton një botë jo thjesht multi-qendrore – si Franca ka dashur përherë – por i përbërë nga ishuj të mbyllur nga kufij më të ashpër se ata aktualë. Por kufijtë mbrojnë dh enë të njëjtën kohë krijojnë konflikte. Sistemi i vjetër multi-anësor që rivendoste këta kufij, pavarësisht se i konceptuar dhe aplikuar keq, pavarësisht se duhet korrigjuar i gjithi sidomos nga aspektet e tij elitare, të paktën nuk e kishte këtë kufi.

Nëse do i bëhej një biografi e shkurtër, kush është Emanuel Macron, lideri i Wn Marsh, parti e themeluar në 2016-ën nga presidenti francez???

I lindur në 21 dhjetor 1977 dhe i zgjedhur në 2017-ën, në moshën 39 vjeçare ai u bë presidenti më i ri në moshë që ka pasur ndonjëherë Franca. Një rekord absolute për të riun e lindur në Amiens nga babai profesor dhe nëna mjeke.

Vendimtare, jo vetëm në arsimimin e tij, ishte frekuentimi i liceut nw Amiens që drejtohet nga priftërinjtë jezuitë. Aty ai u takua me profesoreshën Brizhit Tronjo 24 vjet më e madhe se ai. E apasionuar pas teatrit dhe e tërhequr nga inteligjenca brilante e të riut Makron, mes  të dyve lindi një dashuri që disa vjet më pas u transformua në një martesë.

Makron vijoi studimet në Paris në degën e politikës, por punësimi I tij I parë ishte në bankën e Rothsçajld.

Pasioni politik është ai që do e shtyjë disa vite më vonë që t’i përkushtohet jetës publike. Fillimisht si zëvendës sekretar dhe më pas si ministër, deri sa mbërriti në krye të shtetit. Kronikat politike disa herë lihen në hije nga ato rozë, dhe kjo ndodh dhe në Francë. Pati shumë diskutime për marrëdhënien e Makron dhe profesoreshës, dhe për ata të dy është shkruar dhe treguar çdo gjë. Presidenti francez shpesh krahasohet me tre fëmijët e Brizhit, të lindur nga martesa e parë; djali më i madh është dy vjet më I madh se Makron, vajza është bashkëmoshatare me të, dhe e vogla ka lindur në 1984-ën.

Për sa i përket rolit të zonjës së parë, janë të shumtë ata që e shohin Brizhit si nxitësen e vërtetë të Makron. Momenti aktual politik nuk është nga më të mirët për presidentin i cili prej javësh po përballet me protestat e jelekëve të verdhë. E ardhmja e tij politike do të varet shumë nga rezultatet e zgjedhjeve evropiane. Parashikimet i japin partisë së tij 24 vende në krahasim me 19 të partisë së Marin Lë Pen.

v.l/ Dita

March 9, 2019 22:28
Komento

6 Komente

  1. Artemisa March 9, 23:43

    Qe te rilinde Europa ka vetem nje mundesi.
    Europa duhet te marre dhe te beje Kryetar te BE Edvin Ramen se vetem ai e di se si behet rilindja.
    Keshtu shpeton njehere e pergjithmone edhe Europa edhe Shqiperia.

    Reply to this comment
  2. Drejtësia do të BEHET, duan apo nuk duan mijte e kenetave e mizat e kalit. March 10, 08:13

    Lufta pa kompromis ndaj c’do dukurie stimuluese nga ekstremizmi i c’do forme, apo ngjyre e besimi qofte, nga jasht BE, apo brenda saje, do te ishte vendimi me i shpejt, i mire për nje BE per EUROPIANËT dhe Boten Vertetë te Lirë, Demokratike dhe ne Progres Njerëzor. Historia ne shekuj ka vertetuar katerciperisht se ekstremizmi nuk don t’ja dijë as për popull, e as per Atdhe përpara lekeve te pisët e pushteteve pa kufi dhe me c’do forme e cmim brenda djallit.Por gjithmonë kane patur nje fund te turpshem dhe pa kthim, kur popujt e politikat ne EUROPË dhe në boten e Lirë e Demokratike kanë qenë te ndergjegjesuar per fatkeqesite qe pesuan dhe sjellin keto dukuri pseudopopullore, nacionalite per sigurine, miqësinë e vellazerine ne mes popujve qe punojnë, luftojne ne mbrojtje të vlerave njerëzore. Dhe se fundi, popujt linden vellezër, krijuan fise, e kombe, por politikat ekstreme te pangopësisë së rendjes per leke te piset e pushtet pa kufi dhe me c’do formë e çmim brenda djallit, stimuluan e ushqyen armiq imagjinare ndërmjet popujve, por gjithmonë kanë patur një fund te turpshëm e pa kthim, që lanë pas shumë dhimje e plagë. Per kujtes, një popull qe nuk mëson nga historia eshtë i destinuar të behet varrmihës i varrit te tij, kurse, nje popull qe nuk injoron por PROTESTON ndaj realitetit te superdhimshem te shkaktuara nga politikat bastarde të pangopësisë për lekë te pisët e pushtet brënda djallit, gjithmonë ka nderuar e sherbyer vetes, familjes, vendit e Europës dhe Botës ne Progres Njerëzor.

    Reply to this comment
  3. Konti Sbalta March 10, 19:45

    Kjo do te ishte “Rilindja e dyte Europiane”!Por ky “Manifestimi Makron “ka edhe pika shume te diskutushme! Si mund te pranohet qe te flitet ne parlamentin Europian akoma ne 23 gjuhe ? kur dihet qe vetem per perkthimin duhet nji personel prej mijra njerez dhe te shpenzohen miliona Euro edhe per botimet e materialeve po ne kaq gjuhe !Prandaj detyra e menjihershme eshte vendosja e nji gjuhe te perbashket ,kur Anglia po largohet!Ndoshta ka ardhur koha per te vendosur per nji gjuhe te perbashket ose te krijohet nji “gjuhe e re” sic beri dikur Maksim Gorki me nji grup shkrimtares qe krijuan “Esperanton”

    Reply to this comment
  4. Konti Sbalta March 10, 19:51

    Kjo do te ishte “Rilindja e dyte Europiane”!Por ky “Manifesti” Makron “ka edhe pika shume te diskutushme! Si mund te pranohet qe te flitet ne parlamentin Europian akoma ne 23 gjuhe ? kur dihet qe vetem per perkthimin duhet nji personel prej mijra njerez dhe te shpenzohen miliona Euro edhe per botimet e materialeve po ne kaq gjuhe !Prandaj detyra e menjihershme eshte vendosja e nji gjuhe te perbashket ,kur Anglia po largohet!Ndoshta ka ardhur koha per te vendosur per nji gjuhe te perbashket ose te krijohet nji “gjuhe e re” sic beri dikur Maksim Gorki me nji grup shkrimtares qe krijuan “Esperanton” !

    Reply to this comment
  5. Back up March 10, 20:25

    Evropa e bashkuar u krijua si njesi administrative, ekonomike dhe social politike me bekimin dhe mbeshtetjen financiare te U.S.A.Tashme qendra e kapitalit financiare- industrial boterror.
    Qellimi ishte bashkimi I burime dhe resurseve ekonomike – financiare te asaj pjese te evropes per ti bere ball B.R.S.S. i cili doli me i forte nga lufta e dyte boterore. Ajo qe nuk u arrit me fashizmin gjate luftes se dyte per te shkaterruar shteti e pare te punetorve pasi B.R.S.S I beri ball bishes me te eger te kapitalit fashizmit dhe nazizmit, dhe u diskretituan keq, krijuan taktiken e bashkekzistences paqesore qe ne dukje ishte paqesore.
    Qellimi ishte l njejte vetem menyra taktike gjeo politike ndryshonte. Kjo menyr veprimi ju dha sukses dhe arriten ta gjunjezojne dhe shkaterrojne B.R.S.S.
    Pas kesaj fillon etapa tjeter per zgjerim dhe ekspansion.
    Evropa tashme nga produkt dhe aleate e kapitalit Amerikan eshte bere e rrezikshme dhe kercenuse per te. Sidomos pas krizes se rrende financiare qe kaloje Amerika. Kapitalit Amerikan I duhej kohe per te marre veten duke sjell ne pushtet nje perfaqsues politik te denje per te ulur tensionet dhe perplasjet sociale te brendeshme dhe te jashtme.
    Kjo kohe mbaroj me ardhjen e Donald Trump si president i U.S.A nje nga perfaqsuesit me te denje te kapitalit Amerikan. Ai tashme u ka shpallur lufte tregetare per te rikuperuar humbjet e pesuara gjate recensionit duke ushtuar presion politik dhe ushtarak.Duket qarte dhe nga konfliket e koheve te fundit. Kapitali Europjan tashme kerkon shkeputje nga kapitali Amerikan ai nuk kerkon te paguaj harrac apo te ndaj fitimin me te. Pra ciraku ka ngritur krye kunder padronit. Tensionet politike jane te medha nga te dy krahet pasi edhe Kapitali europjan ka perfaqsuesit e tij ne U.S.A dhe kjo duket qarte nga presioni qe behet kundrejt presidentit Trump. Ky presjon ne dukje kunder Trump, por ka prapavija politiko-ekonomike. Perdoret gjoja nderhyrja Ruse apo marveshjet e fshehta qe mund te kete bere Trup me Ruset per interesat e tij. Perdoret kjo karte pasi dihet qe opinioni Amerikan eshte I ndjeshem kundrejt ndikimit Rus si nje armik historik i ngulitur thell ne subkoshencen e tyre gjate luftes se ftohte.
    Mosmarveshjet tregetare tashme dihen dhe jane bere te qarta produkt i te ciles eshte dhe Brexit. Ne aspektin politik Amerika ne Europe perdore karten e nacionalizmit pasi dihet qe ky rajon eshte shume I ndjeshem ne kete drejtim duke nxitur dhe mbeshtetur partite politike populiste, nacionaliste. Markon eshte perfaqsues I kapitalit Francez dhe Europjan. Eshte zgjedhur kapitali frances per te prezantuar kete plane edhe pse nuk eshte aq I fuqishem sa ai Gjerman pasi Franca eshte nje fuqi berthamore e pavarur. Ka te drejte veto ne OKB dhe e ka lozur kete karte ne kohen e Degol kur edhe eshte terqequr nga NATO per aq kohe sa eshte dashur te inponoje interesat e saj brenda rregullave te lojes se asaj kohe. Jo me kot Franca po kalon perjudhe te veshtire me revoltat qe kane shperthyer kohet e fundit.
    Koha do ta tregoje se deri ku do shkojne dhe cfare pasojash do sjellin keto perplase.
    Popujt brenda ketyre shteteve duhet te ndegjegjsohen dhe te mos bihen pre e propagandes politike te ketyre forcave te errta te cilat per ineres te fitimeve nuk e kane per gje te perdorin masat si marjoneta dhe mish per top ne konflikte te hapura ushtarake. Te njejten gje duhet te bejne edhe popujt e tjere jashte ketyre bashkimeve politike dhe ekonomike. Sic eshte dhe Shqiperia apo vendet perreth pasi ato do te jene te parat qe do ta ndjene ne kurriz lojen e felliqur qe luhet.
    Kapitali eshte varrmihesi I popujve dhe njerezimit, mjere ai qe nuk e kupton.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*