Gallup: 79% e të rinjve duan të ikin nga Shqipëria, norma më e lartë në botë

November 7, 2018 15:33

Gallup: 79% e të rinjve duan të ikin nga Shqipëria, norma më e lartë në botë

Për shumë vite me radhë, mosha e re e popullsisë është konsideruar nga ekonomistët si shpresa më e madhe e Shqipërisë drejt zhvillimit të shpejtë ekonomik. Por, kjo shpresë po shuhet!

“Dua të iki sa më parë. E kam menduar të iki në Gjermani”, tha një i ri shqiptar.

Sipas një vrojtimi të “Gallup”, 79 për qind e të rinjve shqiptarë nga 15-29 vjeç duan të largohen përgjithmonë nga Shqipëria. Kjo është norma më e lartë në botë, me diferencë të theksuar nga të gjitha vendet e tjera, përfshirë ato në konflikte të armatosura.

Ndër vendet e rajonit, shifra e dytë më e madhe vihet re në Bosnje-Hercegovinë, me 62 për qind, e më pas Maqedonia me 51 për qind, ndërkohë që për Serbinë dhe Malin e Zi, pjesa e të rinjve që duan të largohen është më e ulët se 50 për qind.

Por, pse të rinjtë shqiptarë duan ta braktisin vendin e tyre?

“Sepse nuk ka punë, sepse është shumë e vështirë jetesa”, thotë një tjetër i ri.

Sipas INSTAT-it, në tremujorin e dytë të vitit papunësia për moshat nga 15-29 vjeç ishte 22.6 për qind, gati dy herë më e lartë sesa papunësia mesatare. Por, më shumë sesa mungesa e punës, të rinjtë i largon humbja e shpresës.

“Sepse këtu nuk ka të ardhme”, tha një e re shqiptare.

Mes të rinjve ka dhe nga ata që e shohin të ardhmen në Shqipëri. Por kjo është pakica…

“Sepse po ikëm ne, kush do të qëndrojë këtu?”, tha një tjetër i ri.

Largimi i të rinjve po shndërrohet në një nga problemet më të mëdha të Shqipërisë, një fenomen që ka pasoja të mëdha negative për të ardhmen e ekonomisë, financave publike, por edhe në rrafshin social.

l.h/ dita

November 7, 2018 15:33
Komento

10 Komente

  1. Arben November 7, 16:59

    Nuk ka mundesi.

    Shpifje per te demtuar lartgjatesine.

    Reply to this comment
  2. RRUFE-BUBULLIMA ! November 7, 17:03

    Prej se shkoi ZOT-Enver Hoxha, përditë e më shumë po VDES Shqipëria, e shqiptarët “po i lëshon TOKA !!!

    …Po e paguajnë shqiptarët MOSMIRËNJOHJEN ndaj Enver Hoxhës, që prej pas vitit 1990, -më shtrenjtë, më keq e më rëndë -edhe sesa …edhe çdo çmim tjetër që do kishin mundur për ta paguar !?!!! …Dhe e pagofshin shqiptarët MOSMIRËNJOHJEN ndaj Enver Hoxhës-ZOT, -derisa nuk iu mbetet më asnjë MEND në koka dhe derisa të shndërrohen edhe në shtazë me katër këmbë, me brirë e me bishta !!!

    Reply to this comment
  3. RRUFE-BUBULLIMA ! November 7, 17:05

    Prej se shkoi ZOT-Enver Hoxha, përditë e më shumë po VDES Shqipëria, e shqiptarët “po i lëshon TOKA !!!”

    …Po e paguajnë shqiptarët MOSMIRËNJOHJEN ndaj Enver Hoxhës, që prej pas vitit 1990, -më shtrenjtë, më keq e më rëndë -edhe sesa …edhe çdo çmim tjetër që do kishin mundur për ta paguar !?!!! …Dhe e pagofshin shqiptarët MOSMIRËNJOHJEN ndaj Enver Hoxhës-ZOT, -derisa nuk iu mbetet më asnjë MEND në koka dhe derisa të shndërrohen edhe në shtazë me katër këmbë, me brirë e me bishta !!!

    Reply to this comment
  4. Baci November 7, 17:44

    Me kete ritem ikjesh ne Shqiperi do ngelin vetem 1 milion budallenj qe te bejne komente neper portale, te pastrojne trotuaret e te heqin kazanet e plerave.
    2015-2018 150 mije azilante te larguar drejt EU. Keta azilante jane kryesisht mosha 20-35 vjec dhe ne dallim nga eksodistet e ’92 te cilet sjellin reminitance dhe vijne per pushime ne Shqiperi, keta nuk duan ta shohin me me sy kete vend.

    Reply to this comment
  5. sapa November 7, 18:27

    E vetmja mundesi per te luftuar klasen me te korruptuar te historise se ketij populli!Tjeter menyre per ta luftuar nuk ekziston!

    Reply to this comment
  6. Ekonomist November 7, 20:07

    Ky erozion i rinise per t’ju larguar vendit i ngjashem me ate te kohes kur qeveriste Adil Carcani. Eshte treguesi me i qarte i deshtimit te plote te qeverise Rama qe ka rilindur prap epidemine e ikjes se viteve 1990-91.

    Reply to this comment
    • Shurrtorja e SHQUP-it ne aksion November 7, 22:18

      Ekonomisti of my ass qe lapsin pa maje e mpreh te kuzhina e SHQUP-it. Ata te rinj qe duan te ikin e kujtojne boten si kafenete e Tiranes ku vene makjaton para shoqeruar me cigaret me filter dhe ankohen se ska pune. Ha o Muco pi o Muco. Sapo vene neper bote dhe u thone te pastrojne WC dhe te ndajne pica ikin nga syte kembet per tu kthyer ne tavolinat e expressos ne Tirane ku behet politika e dites. Krahasimi yt o ekonomisti preshit me kohen e Adil Carcanit eshte per tu dhjerre gazit.

      Reply to this comment
  7. sk November 8, 07:22

    Ndryshe nga gjithë vendet e lindjes, shqiptaret rrafshuane per toke gjithë industrinë, shkatërruan gjithë veprat bujqesore, gjithecka qe ishte ndërtuar per te mirën e tyre.
    Vetëm hidrocentralet mbeten.
    Patjetër qe do kishte dhe do te kete pasoja edhe me tej.

    S’kane faj zogjt pse fluturojnë kur u prishe foleja.

    Fajtori?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim