8 fakte mahnitëse rreth trurit njerëzor

June 18, 2017 09:36

8 fakte mahnitëse rreth trurit njerëzor

Mendoni se dini gjithçka në lidhje me trurin njerëzor?! Nëse jo, atëherë ju ftojmë t’u hidhni një sy 8 fakteve mahnitëse që kanë të bëjnë me funksionimin e trurit…

8. Truri nuk ndien dhimbje

Dhimbja cerebrale nuk ekziston! Në tru, nuk ka receptorë dhimbjeje. Ky është një nga motivet se përse kirurgët mund të bëjnë një ndërhyrje kirurgjikale në tru te një pacient që qëndron zgjuar. Kjo u lejon që të monitorojnë situatën dhe të sigurohen që mos të prishin asnjë funksion cerebral.

7. Në tru ka 100.000 kilometra enë gjaku

Truri ynë është i përbërë nga qindra miliarda neurone dhe shumë enë gjaku: nëse mund të bashkohen e të vihen të gjitha në një vijë të drejtë, ato do të arrinin në rreth 100 mijë kilometra gjatësi!

6. Truri i Anshtajnit u ruajt

A e dini se truri i Albert Anshtajnit u ruajt? Për më shumë se gjashtëdhjetë vjet, ekspertë nga e gjithë bota vazhdojnë ta analizojnë, duke e reduktuar në fragmente. Duket se ky organ i tij, pavarësisht se ishte më i lehtë se mesatarja, kishte shumë rrudha, apo brazda: ku mund të kenë qenë këto të fundit ato të cilat përcaktonin inteligjencën jashtë të zakonshmes!

5. Ndryshimet mes hemisferës së djathtë të trurit dhe asaj të majtë

Pjesa e përparme e trurit tonë siç e dini është e ndarë në dy hemisfera, ajo e majta dhe e djathta. Secila nga të dyja ka karakteristika dhe funksione të veçanta: pjesa e majtë kontrollon gjuhën, ndërsa ajo e djathta percepton imazhet. Ose ndryshe, në pjesën e majtë fshihet “inxhinieri” që është te ne, ndërsa në atë të djathtën “poeti”. Interesante është gjithashtu se pjesa e djathtë kontrollon anën e majtë dhe e kundërta.

4. Truri është më aktiv kur fle

Duket se truri ynë punon si një kompjuter, në orët e gjumit, duke qëndruar vazhdimisht në funksion. Këtë gjë është zbuluar nga një studim i kryer prej Universitetit të Los Axhelesit. Ndërsa jemi duke fjetur, truri ynë arkivon kujtimet pa u ndalur asnjëherë dhe vë në rregull informacionet e mbledhura gjatë ditës. Ndërkaq, ai preokupohet që të “fshijë” të gjitha të dhënat e panevojshme.

3. Përse qeshim? Askush nuk e di!

Deri më sot, askush nuk ka mundur që të zbulojë mekanizmin në tru i cili shkakton të qeshurën tonë. Por ama e vërteta e vetme mbështetet në atë të pavullnetshmen: vetëm qeniet njerëzore janë të prirura për të qeshur dhe fëmijët fillojnë të qeshin, pasi mbushin 4 muaj nga lindja e tyre.

2. A kanë rëndësi përmasat?

Ekzistojnë zëra që thonë se përmasat e trurit nuk kanë rëndësi, duke marrë shembull Anshtajnin, i cili kishte një tru vetëm 1.230 gramë, shumë i vogël në krahasim me peshën e trurit të mesëm të një të rrituri (1.400 gramë). Ndërkohë, sipas një studimi tjetër thuhet sesa më e madhe të jetë koka jonë aq më inteligjentë jemi. Gjithashtu duket se njerëzit me kokë me majë janë më pak inteligjentë.

1. Kim Ung-Yong, personi me koeficientin më të madh të inteligjencës

Kim Ung-Yong, 51-vjeçari nga Koreja, është burri i cili di të përdorë më mirë trurin e tij. Vetëm pas 8 muajve nga lindja e tij ishte në gjendje që të kuptonte algjebrën. Ka qenë një fëmijë i lindur me “këmishë”, i bekuar, i mrekullueshëm, derisa u regjistrua në Librin e Rekordeve Gines, për inteligjencën e tij. Ai frekuentoi universitetin që në moshën 4 vjeç dhe u diplomua kur mbushi 15 vjeç. Ndërkaq, ai është edhe një piktor dhe një poet i talentuar.

June 18, 2017 09:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*