8 këshilla për të martuarit nga Dr.Harxhi

March 7, 2020 14:39

8 këshilla për të martuarit nga Dr.Harxhi

Dr. Adem Harxhi 

 

Interesi për seks nuk është, vazhdimisht, në ngjitje (siç do ta dëshironim të gjithë), por ka ngjitjet dhe zbritjet e tij. Kjo u ndodh të martuarve, por jo rrallë prek edhe të rinjtë që akoma nuk janë martuar, ose atyre që bashkëjetojnë.

Këto hipje dhe zbritje varen nga shumë faktorë që mund të jenë shëndetësorë, psikologjikë dhe shoqërorë.

Do të rekomandoja në këtë rubrikë në gazetën DITA disa ide të përgjithëshme, që shpresoj t’u ndihmojnë për ta bërë jetën tuaj seksuale më interesante.

-Planifikoni spontanitetin. Kjo, ndonse tingëllon kontradiktore, në të vërtetë nuk është ashtu. Marrëdhënia seksuale duhet të planifikohet, sepse kështu ajo bëhet më e bukur e më e fortë. Por edhe pse e planifikuar, ajo, duhet të lërë të pazbuluara detaje spontane, që lidhen  me pasionin dhe imagjinatën e seicilit partner.  A ju kujtohet kur ishit të rinj dhe takoheshit me shoqet tuaja? Në ato takime të planifikuara, ju rezervonit plot surpriza që e zbukuronin takimin. Takimet ishin rituale plot surpriza! Këto rituale  i a vlen t’i praktikoni edhe kur jeni të martuar.

-Të jeni “aventurierë”. Duke bërë çdo herë gjëra të reja, ju do të rritni nivelin e eksitimit reciprok. Kjo, nga ana e saj, do të thellojë lidhjen  dhe do ta bëjë jetën tuaj  seksuale  më të kënaqëshme.  Të kuptohemi, kjo nuk do të thotë të hidheni bashkë nga aeroplani (ndoshta do ia vlente), as të frekuentoni, detyrimisht, plazhet nudo ( edhe pse mund të jetë kënaqësi ). Por ju mund të mësoni të vallzoni bashkë, të mësoni psh të kërceni një tango? Puna është të bëni gjithnjë diçka jashtë rutinës. Kjo ndihmon të jeni më afër me njëri-tjetrin.

Bëni vazhdimisht paralojë seksuale. Paraloja seksuale e vërtetë nuk është ajo që u përgatit të dyve për aktin seksual. Paraloja duhet të shërbejë për të rritur dëshirën për njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës. Afeksionin për njëri-tjetrin duhet ta tregoni me kontaktet që keni gjatë jetës së përditshme, jo vetëm kur bëni seks. Një prekje në qafë, një puthje e lehtë në dorë ose parakrah, një shikim dhe shkelje syri sugjestive, hani një darkë bashkë jashtë shtëpisë, të gjitha ndihmojnë të rritet voltazhi seksual.

Përdorni fjalët. E kam fjalën të përpiqeni të bisedoni dhe të dëgjoni njëri-tjetrin me një nivel të ri intimiteti. Psh, të ndani me njëri-tjetrin fantazitë seksuale, sado të ndaluara t’u duken ato. Një dialog intim midis jush, mund të jetë po aq seksi, sa edhe vetë akti.

– Zhvilloni ritualet sensuale. Këto janë pa fund dhe të ndryshme për çifte të ndryshme, por ju mund të provoni të bëni dush bashkë, të bëni masazh reciprok si një ritual të vlefshëm, të lexoni diçka për njëri tjetrit, veçanërisht, literaturë sensualisht ose seksualisht provokative. Këto rituale dhe të tjera si këto, që gjithkush i sajon me fantazitë e tij, ndërtojnë ura dhe rritin tensionin seksual midis jush.

Tregoni se jeni krenarë. Mos lejoni që gjërat e vogla të rrëshkasin dhe të prishin kënaqësinë. Ti mos mendo se duke u veshur me xhinse dhe me xhup gjatë gjithë kohës është në rregull. Edhe higjena bazale është diçka që ndihmon në jetëgjatësinë e marrëdhënies. Nuk bëhet seks kur bien erë të keqe këmbët apo dhëmbët, apo kur të mbrendshmet janë pisë dhe të grisura. Kurrë nuk duhet ta konsideroni dukjen tuaj si dhuratë që ua ka falur natyra dhe të mos kujdeseni për të. Reflektoni krenari dhe kujdes për paraqitjen tuaj.

-Vizitoni vënde të reja. Të gjithë e dimë, se pushimet diku në një vend të ri, na risjellin dëshirën dhe ndjenjat që ishin larguar nga jeta jonë. Udhëtimet e shkurtra për një natë ose një fundjavë, ose kur shkojmë diku në një vend të ri, na stimulojnë dhe prishin rutinën.  Variacionet janë erëzat e jetës. Sa më shumë vende të reja të provoni, aq më e frekskët do të duket e ndjehet  lidhja juaj.

-Zhvilloni fantazitë. Afrodisiaku më i fuqishëm gjëndet brenda në imagjinatën tuaj dhe ju duhet ta përdorni këtë instrumetnt, sa herë që mundemi, për të rritur intimitetin seksual,. Të përpiqeni të luani role të ndryshme me njëri-tjetrin. Të shkoni në një restorant dhe të pretendoni se nuk e njihni njëri-tjetrin. Merreni shokun shokun për një person tjetër. Duke luajtur këto role, ju do të zbuloni disa aspekte të reja të vetes dhe të partnerit.

Paçi fat e shëndet

Doktori

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

March 7, 2020 14:39
Komento

7 Komente

  1. Terapsit sexi ; thrrisni mer kojshin me ju nimue os eshoqnin ! July 14, 09:54

    oj ,

    per cfar a shoqnia e mir e rrespektushme .
    Ja per kto dit ,
    me ta dhan nihmen saher s’niheni mir

    daktorri me prrallat e tijna c’ka me ju ba ?
    Asgja .

    Asht dora e ngoht ajo qi ju a sjell ne jete at qejf

    Geniatlesh .. te fjetme !

    Reply to this comment
  2. BK July 14, 20:45

    Impotenca seksuale shfaqet ne disa shkalle, qe ju nuk na e thoni.
    – Shkalla pare. Impotence e plote seksuale, ku organi mashkullor behet si laker e zier, nuk forcohet, nuk kryen aktin seksual, bile, nuk realizon as ejakulimin me masturbim. Deshira seksuale eshte zero.
    Kemi te bejme me nje gjendje te rende te organizmit, ku duhet ti drejtohesh menjehere mjekut specialist.
    Por nganjehere, kjo gjendje mund te kete ardhur nga nje shkak pa shume rendesi, si p.sh nje infeksion i prostates dhe rrugeve urinare.

    Shkalla dyte. Organi seksual zmadhohet, ejakulimi spermes realizohet lehte me masturbim, deshira seksuale eshte e ulet. Akti seksual nuk realizohet .
    Edhe ne kete rast, shkuarja tek mjeku eshte e pashmangshme per te percaktuar shkaqet e impotences, ku mund te jete nje semundjet tjeter.

    Shkalla trete. Akti seksual, realizohet pa veshtiresi, por nuk ndodh ejakulimi, ose realizohet me shume veshtiresi.

    Shkalla katert. Akti seksual realizohet, gjithashtu dhe ejakulimi, por me teper kemi nje akt mekanik, pacienti nuk ka shume ndjeja, deshira seksuale nuk eshte aty ku duhet.
    Kjo eshte forma me e lehte e impotences seksuale.
    Ka edhe forma tjera te impotences si prishja para kohe.

    Shkalla pare dhe e dyte, kerkon ndihmen mjeksore tek specialisti, ku per fat te keq, ne qendrat e vogla urbane dhe zonen urale, ky sherbimm mungon.

    Shkalla 3 dh4, kerkon qe pacienti te marre sa me shume njohuri, si menyra te ushqyerit, te konsumoje ushqimet qe permiresojne performancen seksuale dhe te shmang ushqimet qe frenojne seksin, heqja dore nga duhani, mos abuzimi me drogen, pijet alkolike, shmangja e puneve te renda fizike, mosabuzimi me pagjumsine etj.
    Abuzimi me kripen e gjelles ka shume rendesi. Ne shqiptaret konsumojme kripe gjelle, te pakten 5 here me shume se norma.
    Ne rast se edhe pas permiresimit te menyres jeteses, atehere edhe keta persona duhet te drejtohen tek mjeku specialist pa humbur kohe.

    Deri ne vitin 1980, impotenca seksuale konsiderohej nje semundje nervore, me shume emocion, pra nje deshtim i shkences.
    Edhe sot sherbimi qe merret nuk eshte ne nivelin e duhur.
    Semundja lidhet me shume me menyren e jeteses.
    Pra semundja eshte organike, ka nje ose me shume shkaqe.

    Shkak i forte eshte infeksioni i prostates dhe rrugeve urinare.
    Pacienti qe kerkon ndihme, duhet te interesohet per infeksionin e prostates.

    Nuk dua te bej replike me profesorin, por rekomandimet e tij vlejne kur pacienti nuk ka ndonje problem serioz, pra kur na duhet te marrim performancen me te mire.

    Ne rast se i semuri ka infeksion ose diabet, apo tumor ose nje shkak tjeter organik, mjekimi nuk realizohet kurre.

    Perfundimisht, pacienti duhet te kerkoje sherbimin tek mjeku specialist ne Tirane, pastaj duhet ta dije se impotenca seksuale, eshte nje semundje ku pacienti mjekon veten, pra, duhet te marre shume informacion.

    Reply to this comment
  3. If You Go Away... :( July 14, 20:49

    Persri Daktorri sexit ktu a?!

    Kisha menu se doli n’pension Daktorri sexit

    dhe n’ven te Blog-ut t’sexit te lodhun e kshillave si ma ja

    bo si duhet Partneres ,

    u vendos nji tjeter nji Goce mjaft simpatike qe Kujdesej

    per nji Teme mjaft interesante si ajo e Letersise !

    Tash asht kthye persri Dakttorr Harxhia ,

    mi msue si me ba sex qiftet ,qi i ka asht arratis qejfi !

    Mesa duket paska pas shqetesime e kerkesa ma shum

    per ket Teme ,

    sexin njerzia , un isha per ate tjeren Temen e Letersis

    sem’knoqte shpirtin .por nejse .Bote shqiptare kjo .

    Sex brum e gjume o jeta tyne .

    (hajt pra ishalla ju bahet ,ju vjen qejfi – pallime t’kendshme per te tere )

    pfffffffffffffffffffffffffffffffff … !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  4. BK July 15, 14:48

    Performanca seksuale permiresohet me ane te kesaj diete cdo dite:

    – 100 gram raki pa hile.
    – 3 – 4 kokrra arra.
    – 1 – 2 banane.
    – Shalqi ose pjeper sipas deshires.
    – spec djeges te kuq.
    – nga perimet broklin, rukula.

    – trajtimi me komplex lendesh minerale dhe vitamina, me 11 lloje vitaminash dhe 8 lloj lende minerale.
    Ky trajtim duhet te behet me nderprerje, jo ne menyre te vazhdueshme.

    – Ne rast se shkaku eshte infksioni, atehere duhet trajtimi me antibiotikun perkates te rekomanduar nga mjeku, por kjo terapi me antibiotik, duhet te perseritet here pas here kur shihet i nevojshem.
    Impotenca seksuale, ka gjthmone shkaqe, lojrat erotike, nuk mjekojne impotencen, thjeshte e permiresojne.

    Dieta jep rezultat, kur mjeku specialist nuk ka konstatuar ndonje problem serioz tek pacienti, ne rast se shkaku jane probleme tjera, atehere duhet te mjekohemi nga semundjet e ndryshme e me pas te vazhdohet edhe me dieten.

    Reply to this comment
  5. Krist March 7, 20:00

    Per komentuesit dhe vete doktorin qe del gjithmone ne TV,per te tilla shpjegime.Shqiptaret,nuk paskan bere seks,perpara se te dilnin keto emisione seksuale.Kane bere,qe c’ke me te,bile dhe shume te shendetshem.Por keshillat mund t’u duhen,atyre qe nuk e njohin jeten dhe abuzojne ne cdo drejtim.

    Reply to this comment
  6. Sex kunder Koronavirusit March 10, 09:04

    sexi rrit qarkullimin e shpejte te gjakut

    dhe rrit imunitetin tone .

    por asjiher te pambrojtur me kondome

    dhe asji puthje 😉

    Reply to this comment
  7. No sex .Rrezikoni infeksionin . March 10, 14:31

    Nooooooooooooooooooooooooo !

    C’jan kto ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim