8-Marsi/ Protestë dhe festë, ja cili është tubimi i gruas sot

March 8, 2018 10:56

8-Marsi/ Protestë dhe festë, ja cili është tubimi i gruas sot

 

Në sheshin Skëndërbej zhvillohet manifestimi ku protestohet, festohet dhe jepen mesazhe sensibilizuese për të drejtat e grave.

Shoqëria civile sot me rastin e 8-marsit, Ditës së Gruas, ngre zërin për të drejtat, të cilat duhet të jenë të barabarta mes grave dhe burrave.

Është vënë re një rritje e denoncimeve të dhunës së burrave ndaj grave, por përsëri shohim një pabarazi gjinore. Ky është një marshim paqësor që mund të vazhdojë deri tek Kryeministria, por kjo varet edhe nga kushtet atmosferike, të cilat nuk janë fort të favorshme sot.

Ka shumë gra që gjatë këtij tubimi duan të flasin, të ngrenë zërin, të japin mendimin e tyre, jo vetëm të festojnë por të kërkojnë të drejtat e tyre.

Gratë mbajnë pankarta në duar ku kërkohen të drejtat kryesore të femrave, mbi të gjitha kërkohet barazi.

Tubim i grave, ka të bëjë për të drejtat e grave në punë, të drejtën njerëzore për të qenë të barabartë me meshkujt, si në përfitim pasurie ashtu edhe në të drejtat njerëzore. Gratë si një grup i brishtë shoqëror duhen mbështetur dhe duhen ndihmuar.

l.h/ dita

March 8, 2018 10:56
Komento

1 Koment

  1. Bravo...Femra Shqiptare March 8, 13:06

    Nji manifestim i drejte i Femres Shqiptare ,
    dinjiteti i se ciles eshte shkelur me kembe nga injoranca ,
    arroganca e idiotit bur(r)

    dhe nga maskarada hipokrite politike
    qe me shembujt e saja , ka nxitur dhune ne shoqerin shqiptare .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*