8 pyetje për “pikën 88” të Komisionit të Venecias…

June 16, 2016 09:56

8 pyetje për “pikën 88” të Komisionit të Venecias…

Nga Pandeli Majko

Kriza politike në vend për mosvotimin e Reformës së Drejtësise është e bllokuar në një cështje. Ajo është pika 88 e këshillave të Komisionit të Venecias e cila shkruan:

“Në se partitë politike të përfshira në proces nuk bien dakord për shumicën e cilësuar që duhet për zgjedhjen e anëtarëve, që do të vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë, të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ), Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Kolegjit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), ata mund të zgjedhin një sistem proporcional zgjedhjeje, i cili i garanton opozitës përfaqësimin në këto organe kolektive ose çdo lloj modeli tjetër të përshtatshëm, i cili do t’i siguronte opozitës një ndikim të caktuar në procesin e zgjedhjes së tyre.”

1 – Në se… del dikush nga PD dhe i shpejgon publikut se ku, si dhe për cfarë nuk është rënë dakord në Komisionin e Reformës lidhur me shumicën e cilësuar me të cilën fillon pika 88 “e shenjtëruar” nga opozita… Atëherë, pse nuk del dikush nga ekspertiza ndërkombëtare që ka marrë pjesë në të gjitha diskutimet e rregjistruara në Komision dhe të akuzojë mazhorancën për këtë “mungesë”përgjegjësie” karshi këshillave të Komisionit të Venecias?!

2- Në se… opozita ka kaq të drejtë dhe mazhoranca është kaq “kokëfortë dhe e papërgjegjshme” për zbatimin e pikës 88 të Komisionit të Venecias përse nuk bien dakord palët që të bashkojnë votat në Kuvend dhe dy alternativat të shkojnë në REFERENDUM…? Kaq injorant është populli shqiptar sa të mos kuptojë për cfarë bëhet fjalë dhe të vendosë kush është më e drejtë?!

3- Në se… Partia Socialiste ka qëllim që të “kapë” sisitemin e drejtësisë kaq naiv qenka Perëndimi (ShBA dhe BE) që nuk i bashkohet opinionit të opozites për këtë cështje?!

4- Në se… Partia Demokratike pretendon ti fitojë zgjedhjet e ardhëshme elektorale pse shqetësohet se do të ‘kapet’ sistemi i drejtësisë në një reformë drejtësie që do të dojë disa vite për tu aplikuar dhe do të drejtohet nga ekspertiza ndërkombëtare?

5- Në se… ka gjykatës dhe prokurorë kaq të vecantë që po u propozuan nga partitë politikë do të garantojnë një reformë drejtësie më të ndershme e të “pakapur” se sa ajo e miratuara në Komisionin e Reformës dhe ekspertiza ndërkombëtare?!

6- Në se… e gjitha dhe të gjithë janë të “gabuar” dhe opozita ka të drejtë…A ja vlen ta lësh vendin SOT në grupin e shteteve të dështuara dhe jashtë Bashkimit Europian?!

7- Në se… besoni në cfarë doni, ju lutem a mund të e na thoni si e doni vërtet atë që kërkoni miq, kolegë, vëllezër dhe kundërshtarë në opozitë që tu a dimë cfarë u kemi apo do të na e keni borxh për sot e nesër, atyre që janë dhe atyre që do të vinë në jetë për të banuar në këtë vend?

8- Në se… ja vlen vërtët kaq shumë kjo që po bëni… a mund ta shkruani se si e kuptoni të ardhmen për vendin që doni të qeverisni, në se e keni këtë qëllim në zgjedhjet e ardhëshme elektorale, dhe të vendosni një “titull” në të? Në se nuk ka përgjigje!?… Përgjigja e fundit është e vjetër sa vetë politika. Jo gjithshka shpejgohet, pasi shumë vec kuptohet. Shekspiri, dikur shkruante se, ka periudha të frikshme kur idiotët qeverisin të verbërit. Shpresoj, ta tejkalojmë këtë parashikim dhe paralajmërim po ashtu. Historia vlerëson legjendat përballë njerëzve. Megjithëse kjo nuk është e vërtetë. Ka ardhur koha që të takohemi me veten. Sigurisht!

June 16, 2016 09:56
Komento

7 Komente

  1. kris 1 June 16, 11:25

    Trimat u vrane,te mencurit iken nga syte kembet.Ka 25 vjet qe budallenjte e kriminelet kane budallepsur qorrat qe i cojne duke brohorrit Hosana o Sali ne humnere.
    Boll o Majko!Po ju terheq per hunde Miku juaj Sali e ju po mbani pezull nje popull.
    Tregoni njehere se nuk jeni vetem shejtan budallenj te Saliut

    Reply to this comment
  2. SHQIPTARI June 16, 11:35

    po pse ore pandi poshtersia AMERKE QE NA NGRITI KETE SISTEM DO TE POSHTEROI TERORISTET QE MBAJEN GJALLE KETA KELYSHE TE TYRE QE E ZHDUKENE KETE EKONOMI DHE POPULLE ME EMRINE SHQIPERI BIJETE E AMERIKES KANE PAPREKSHMERI SE PO I SHERBEJNE KESAJE POSHTERSIA AMERIKE ME VULLNETE DHE DEVOTSHMERI TA PAPARE POSHTE PABESIA ANTISHQIPTARE

    Reply to this comment
  3. Euro Maloku June 16, 12:08

    Foto-ilustruese e shkrimit na tregon fatin e politikes skiptare….

    Reply to this comment
  4. vasili June 16, 12:12

    E mo pandka,qe pika me ju rente dhe mos ju lente,qe ti dhé gjithe bythpambuket frikacakerise kriminele te ps e dine mire,qe nuk eshte pika 88,por vazhdon pafundesisht te jete pika e zeze e kulles se vicidolit,qe shkaterron cdo hap te mbrothet qe merret ne kete vend.
    Ju derdimena pa emra,por me karrige,vazhdoni ti bini lodres,kurse Saliu vazhdon te bej kerdine me shpate,shoqeruar nga banda e like-skuthit.
    Per cfare vazhdoni te rroni,o qenie pa targa,prej koti?

    Reply to this comment
  5. Pandi bythka June 16, 13:02

    Te jape ‘leksione’ nje ’14 vjeç dhenderr’ eunuk 25 vjet i dhendurrit serb me emerin sali tregon qe NUK KA PERENDI!

    Reply to this comment
  6. skifteri June 17, 06:16

    …a….,kjo VILA -88-tetë ?!!!! që bllokoi marveshjen !!!!

    Reply to this comment
  7. Adih September 27, 00:18

    Ah o Pandeli, qe si ke thene deri me sot punes , puna e mbare, , si ti dhe Like Meta. Na mbushe mendjen, te rroje amerika dhe eu se te ishte per ju ,cunat e ramizit te te gjitha njgjyrave , do e linit shqiperine , sic e keni, lene , e keni lozur me kete popull hapa dollapa, .Nje gje ta kesh te qarte si drita e diellit , ti personalisht ,nuk mer me vote nga ne me , o pandi ,qe kur votove per helmet , ta kemi hequr vizen pergjithmone .Te te vije turp o shejtan budalla i kuq . Ta dish ,.. Ti je pergjithmone i vdekur per ne .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*