8 vite pa legjendën Panajot Pano, Partizani e kujton me një videomesazh prekës

January 19, 2018 15:43

8 vite pa legjendën Panajot Pano, Partizani e kujton me një videomesazh prekës

8 vjet pa të madhin Panajot Pano.

Klubi i Partizanit ka kujtuar nëpërmjet një videomesazhi prekës, 8 vjetorin e ndarjes nga jeta të futbollistit më të madh shqiptar të të gjitha kohërave.

Legjenda e futbollit shqiptar, ikonë e futbollit tonë dhe në veçanti Partizanit ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij të shkëlqyer, mbetet si një ndër futbollistët më të dashur për publikun shqiptar, etalon i spektaklit dhe Mbret i Golave.

Panajot Pano ka realizuar plot 136 gola në 210 ndeshje me fanellën e Partizanit, duke fituar gjithçka që mund të fitohej në futbollin shqiptar në ato vite, 4 kampionate dhe 5 Kupa, ndërsa me Kombëtaren kuqezi ka shënuar 4 gola në 24 prezenca.

Të panumërta nderimet për Mbretin Shqiptar të golit nga institucionet shqiptare dhe të huaja.

Panajot Pano është “Mjeshtër i Madh i Sportit”, FSHF në vitin 2008 e njohu institucionalisht me çmimin “Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave”, Ndërsa Uefa dhe Fifa i kanë akorduar çmimin “Lojtari Shqiptar i Shekullit”.

Të tjera nderime ndërkohë janë dhe titulli “Nderi i Kombit”, si dhe Simboli i Qytetit të Tiranës.

Panajot Pano mbetet simbol i futbollit mjeshtëror dhe lojtarit të dashur nga të gjithë në vend, si një virtuoz i madh i futbollit që dhuroi emocione të paharrueshme ndër vite për tifozët shqiptarë.

January 19, 2018 15:43
Komento

8 Komente

  1. edi January 19, 15:56

    ******************Panajot Pano *******************

    Legjenda e Futbollit Shqiptare ,
    i paarritshem deri me sot .

    Reply to this comment
  2. albi January 19, 18:11

    perralla me nje minoritar Si puna e atij kishte plote por diktaturs nuk i lejonte. i degdiste

    Reply to this comment
  3. Pellazgos January 19, 18:36

    Une kujtova qe meqenese edhe bota e ka nominuar si futbollosti me i mire e shekullit,do e respektonin Grekun Panajot Panos nga Kakodhiqi i Delvines do quhej Stadiumi i Elbasanit apo Qemal Stafes,ashtu si ne Shkoder.
    Por duket edhe nje here qe Orthodhoksia konsiderohet Greke,kjo eshte arexyeja edhe me Janullatos,Nolin,Kastriotin.
    Si mund te nderosh nje Misionare d.m.th spiune si Tereza me shume se Noli?
    Kjo tregon qe ne nje vend “laik” vendos Papa dhe pastaj ankoheni pse Ducja apo mbreti i “Shqiperise” ishte Viktore Emanueli qe Agios Saranden e Jeorgios Kastriotis do ta quante PortoEda ne emer te vajzes se Tij.
    Shtet pa kurriz,servil.

    Reply to this comment
    • halleluja... January 19, 22:00

      Ne shqiptaret ortodox e njofin
      Legjenden e Futbollit Shqiptare per
      Shqiptare e aspak per greke !

      Shkrun to Pellazgos ,
      nga frengjia e Janullatos ?!

      Kujdes me ate fjalorin tend ,
      kur permend Figurat Historike Shqiptare ,
      ne rrespekt te gjuhes qe shkruan e ktij Forumi Shqiptare .
      Na beso ,se edhe ne shqiptaret dijme ta kthejm
      ndryshe ktu ,por njerzit e civilizuar ,kur hujne ne nji ambjen ,rrespektojne rregullat e tij .
      Sot eshte nji dite e perkujtimit te nji Sportisti Legjendar Shqiptare ,prandaj mundohu te rrespektoshe njeriun ,nqs nuk je ndonji i rritur ne pyje .Nji qytetare ,di si te sillet ne cdo ambjente .
      Bej kujdes ,e mos e nxirr me gjuhem me shume se cduhet jashte ,
      sepse ka edhe nga ata Shqiptare Ortodox qe kane pregatitje ala Samurai qe presin me kenaqsi gjuhet greke .

      Reply to this comment
  4. Adih January 19, 18:53

    Pa diskutim ,Panajoti eshte lojtari me i mire i te gjitha koherave . Sprindjer ,i tmershem sidomos ne 10 metrat e para , kercente me koke me shume se edhe kundershtaret shtate larte . Po mos i beje faull ,ai kishte borxh ,te bente cdo here gol me koke nga kornja ..Gjuhante me te dyja kembet ,pothuaj njelloj .Megjithe se kam qene tifoz me Tironen ,,ai ka qene hidhulli im .

    Reply to this comment
  5. halleluja... January 19, 22:02

    Ne shqiptaret ortodox e njofin
    Legjenden e Futbollit Shqiptare per
    Shqiptare e aspak per greke !

    Shkrun ti Pellazgos ,
    nga frengjia e Janullatos ?!

    Kujdes me ate fjalorin tend ,
    kur permend Figurat Historike Shqiptare ,
    ne rrespekt te gjuhes qe shkruan e ktij Forumi Shqiptare .
    Na beso ,se edhe ne shqiptaret dijme ta kthejm
    ndryshe ktu ,por njerzit e civilizuar ,kur hyjne ne nji ambjent ,rrespektojne rregullat e tij .
    Sot eshte nji dite e perkujtimit te nji Sportisti Legjendar Shqiptare ,prandaj mundohu te rrespektoshe njeriun ,nqs nuk je ndonji i rritur ne pyje .Nji qytetare ,di si te sillet ne cdo ambjente .
    Bej kujdes ,e mos e nxirr me gjuhem me shume se c’duhet jashte ,
    sepse ka edhe nga ata Shqiptare Ortodox qe kane pregatitje ala Samurai;
    qe presin me kenaqsi gjuhet greke .

    Reply to this comment
  6. ELIOT January 20, 11:45

    PANAJOTI ISHTE LOJTAR I MADH ..POR MOS TE HARROJME SE BOLSHEVIKET E KOHES BENE CMOS QE TA BENIN SA ME TE MADH SEPSE ISHTE I PARTIZANIT … KUR SKENDER HALILIN E FUTEN NE BURG KOT .QE GAZETAT GJERMANE E QUAJTEN MBROJTES KLAS …. NDERSA NE SHQIPERI GJETEN PRETEKS PER TA HAQUR NGA FUTBOLLI . DHE SHUME LOJTARE NGA SHKODRA LORO BORICHI .. NGA TIRONA E 70 ME BYTYCIN VELLEZERIT MEMA CHECKEN …. PASTAJ PERNASKA … BALLGJINI KOLA ..MINGA MUCA …. ..KA PASUR SHUME TALENTE NS QHIPERI POR KOMUNISTAT NGRININ NE QIELL VETEM FEMIJET E VET …. ESHTE PAK SI HISTORIA E SHRIMTAREVE ..KADARE AGOLLI ..KUR ME I MIRI ISHTE PETRO MARKO ..POR QE NUK I BENTE LAVDERIME .NU I BENTE POEZIRA DIKTATURES ..POR SHRUANTE PER POPILLIN .. REALITETIN .. DHE E FUTEN NE BURG … NUK KAM ASGJE KUNDER PANOS NJE ARTIST I MADH …. POR DONJA QE TE DREJTAT TE ISHIN TE BARABARTA EDHE PER TE TJERET FUTBOLLISTA …. JO NJERI I NENES DHE TJETRI I NJERKES ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*