Nderim atyre që themeluan Ushtrinë Nacionalçlirimtare

July 10, 2019 12:22

Nderim atyre që themeluan Ushtrinë Nacionalçlirimtare

Nga Jovan Bizhyti

Ishin momente të rëndësishme historike, kur në vitet 1941-42 lëvizja Nacional Çlirimtare po merrte një shtrirje të gjerë si në qytete dhe në fshatra të vendit. Paralel me këtë, nisën të organizoheshin dhe çetat e para partizane vullnetare. Ato ishin organizime të vogla, të manovrueshme, duke përdorur taktikën e luftës partizane për të vepruar në çdo lloj terreni. Konferenca e Pezës në 16 shtator 1942, ndezi fuqishëm ndjenjat e zjarrta atdhetare, ku krahas ngritjes së këshillave Nacional Çlirimtarë, dha sinjalet e para dhe për luftën e armatosur me thirrjen: “Për një organizim të shëndosh të gjithë shqiptarëve të vërtetë, pa dallim feje, krahine, klase dhe rryme politike”. Kurse Këshilli i Përgjithshëm mbështetur në këtë platformë, në thirrjen e parë iu drejtua popullit shqiptar: “Duhet të bashkohemi të gjithë shqiptarët me Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Ky vëllazërim duhet të bëhet jo me fjalë, por me gjak, se vetëm lufta kundër armikut e shenjtëron këtë bashkim”. (AQSH, dokumente të Konferencës së Pezës, 1942).

Që aty u hodh dhe ideja e luftës së organizuar dhe krijimi i një strukture drejtuese qendrore, që do ishte Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional Çlirimtare. Nisën diskutimet për përzgjedhjen e kuadrove që do përbënin këtë strukturë qendrore të luftës dhe në veçanti për Komandantin që duhet të ishte një ushtarak i niveleve të larta dhe me aftësi drejtuese të nivelit komanda shtabesh. Këto diskutime për krijimin e këtij Shtabi të Përgjithshëm, u  projektuan qysh në Konferencën e Parë të vendit të PKSH, që u mblodh në Labinot të Elbasanit në 17-22 mars 1943, e cila shtroi detyrën e organizimit të Kryengritjes së Përgjithshme popullore dhe vendosi që në krye të saj të zgjidhej Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional Çlirimtare.

Për përzgjedhjen e Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm u diskutuan disa kandidatura, midis tyre dhe major Spiro Moisiu. Ja si shprehet në kujtimet e tij majori kosovar Ibrahim Gjakova për këtë çështje: “Një ditë me Enverin, u hap problemi për drejtimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

-Ti Bac je patriot i nderuar,- më tha Enveri,- je me influencë në Kosovë, je oficer me akademi dhe stazh të gjatë si ushtarak. Prandaj mendoj të jesh Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare në Shqipëri.

-Qofsh me nder,- i thashë,- për respektin që më bëni. Por unë jam disi i moshuar dhe kam qenë drejtues në Komitetin e Çlirimit në Kosovë. Por unë kam një person më të mirë se veten, ai është major Spiro Moisiu nga Kavaja me banim në Lushnje. Është atdhetar i fuqishëm, major me akademi si unë dhe me përvojë jo më pak se unë. Madje ka dhënë prova dhe si nacionalist që në vitet 1921,1924,1939 dhe në 1940. Sot për sot, person ushtarak më të kompletuar nuk gjen”. Dhe pas disa diskutimesh, Spiro Moisiu doli i përzgjedhur si kandidaturë për drejtimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare, ndonëse pati dhe kandidatura të tjera rivale.

Ishte mesi i qershorit 1943, kur batalioni partizan i Myzeqesë ku bënte pjesë dhe major Spiro Moisiu, së bashku dhe me forcat partizane të Elbasanit, morën detyrën luftarake për spastrimin e zonës së Darsisë, Dumresë e Sulovës nga forcat e ushtrisë fashiste italiane dhe bashkëpunëtorëve të tyre të ballit kombëtar të drejtuara nga Hamit Matjani, Xhaferr Bali e të tjerë. Qëllimi i këtij veprimi luftarak ishte që të spastrohej e gjithë ajo zonë nga forcat italiane e balliste deri në Labinot, ku kishin nisur përgatitjet për krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Në ditët e para të korrikut 1943, shtabit të batalionit partizan të Myzeqesë dhe konkretisht komisarit Xhorxhi Robo, i vjen një njoftim nga qendra e Këshillit të Frontit Demokratik të Shqipërisë se, “major Spiro Moisiu duhej të paraqitej urgjentisht në Labinot Mal të Elbasanit, në shtëpinë e Bahollëve”. Xhorxhi Robo në kujtimet e tij shkruan: “Caktuam një skuadër me partizanë djem të fuqishëm e të zgjedhur, nën komandën e Irakli Bozos, që do të shoqëronin major Spiro Moisiun për në Labinot. Atje e prisnin shokët e udhëheqjes së lartë të Frontit Demokratik të Shqipërisë”. (“Kujtime të Xhorxhi Robos”, botim e vitit 2005)

Më tej Xhorxhi Robo shkruan sipas kujtimeve të Spiro Moisiut, se majori në Labinot fillimisht u takua me Enver Hoxhën, të cilin deri atëherë nuk e njihte. Enveri e takoi me shumë përzemërsi, e priti buzagaz dhe e përqafoi. Enveri u paraqit si partizan i thjesht, i armatosur me gjerdanin e fishekëve dhe me kobure në brez. Major Spirua takoi aty dhe shokë të tjerë që i njihte më parë si: Dr. Ymer Dishnicën, Abaz Kupin, Myslim Pezën, Haxhi Lleshin, Mustafa Xhanin, Spiro Kolekën e tjerë. Enveri me një qetësi dashamirëse, i shpjegoi situatën në të cilën ndodhej vendi, duke i bërë dhe një analizë të plotë e të hollësishme. Pastaj e mori veças dhe u ulën për të biseduar.

-Shoku Spiro, kemi menduar me shokët e Partisë dhe të Këshillit të Frontit Demokratik Nac.Çl., që ti të jesh Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac.Çl., që po krijojmë këtu në Labinot. Ç’thua? Spirua u gjend i pa përgatitur, pasi nuk ishte në dijeni. Heshti pak dhe mandej tha:

-Iu faleminderit shumë për konsideratën, unë vërtetë jam ushtarak madhor dhe mund të komandoj një regjiment, apo shumë-shumë dhe një divizion, por për një ushtri të tërë e ndjej tepër të vështirë ta përballojë. Prandaj iu lutem, caktoni ndonjë kandidaturë tjetër. Kjo barrë iu duk shumë e rëndë dhe ndjeu në vetvete një emocion të fortë. Enveri pasi e dëgjoi, iu përgjigj aty për aty.

-Ashtu është, po si thua ti, a është më mirë të vëmë në krye një major tjetër si Abaz Kupi në vendin tënd? Më thuaj, se ti e njeh mirë atë nacionalist? Pastaj ti do jesh midis shokësh të zgjedhur e të njohur. Mua do më kesh pranë, unë si politikan dhe ti si ushtarak.

Spirua s’mundi të diskutonte më tej. Ai e kuptonte se Atdheu i robëruar e në rënkim, po i thërriste bijtë e tij në betejën e re për jetë a vdekje. Ndaj me zë të ulët, të qetë e të prerë dha fjalën, “Dakord” dhe nënshkroi besën e luftës legjendare për çlirimin e vendit. Nga ajo kohë, Spiro Moisiu dhe udhëheqësit e tjerë organizuan Shtabin e Përgjithshëm dhe gjithë ushtrinë partizane vullnetare Nacional Çlirimtare, që korri fitore mbi armikun deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë.

Në 4 korrik 1943, u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit Antifashist që analizoi gjendjen politike të brendshme e të jashtme, veprimtarinë e këshillave Nacional Çlirimtarë dhe u ndal sidomos në analizën e luftës së popullit shqiptar ndaj pushtuesve. Kjo mbledhje miratoi një zëri dhe krijimin e përbërjen e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, si një qendër organizative, politike dhe ushtarako-operative e forcave të armatosura partizane.

Struktura e drejtimit të këtij shtabi do përbëhej nga 12 anëtarë, në raportet 8 persona ose 2/3 ishin civilë dhe 4 ose 1/3 ushtarakë, si dhe ndarjet e përgjegjësive. PKSH e kishte në programin e saj, që në komandimin e formacioneve ushtarake partizane do ishin dy persona në drejtim, komandanti dhe komisari politik. Për kandidaturën e komandantit u propozua major Spiro Moisiu që u mirëpriti me dashamirësi, ndërsa komisar u propozua Enver Hoxha, që gjithashtu u mirëpritë nga të pranishmit.

Dalja e Spiro Moisiut në këtë detyrë të lartë për drejtimin ushtarak të luftës partizane, ishte rrjedhojë e një figure të përzgjedhur e të kompletuar, krahasuar me dy-tre kandidatura të tjera të diskutuara. Ai dallohej nga një sërë cilësish, ku dominonte atdhedashuria, patriotizmi i lartë dhe profesionalizmi si drejtues dhe komandues shtabesh ushtarake me përvojë të gjatë.

Enver Hoxha në mbledhjen e parë të Shtabit të Përgjithshëm në 5 korrik 1943, kur propozoi kandidaturën e Spiro Moisiut në detyrën e Komandantit theksoi: “Propozoj që në detyrën e komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, të ngarkojmë shokun Spiro Moisiu, një patriot e specialist i çështjeve ushtarake. Majorin, siç e quajmë zakonisht shokun tonë, është ndër ata oficerë patriot, tek i cili dashuria për Atdheun dhe për popullin, ka qenë më e fortë se dëshira për poste e grada. Pikërisht, për merita patriotike dhe për faktin se Spiro Moisiu është një ushtarak i vjetër dhe me eksperiencë, Shtabi i Përgjithshëm e propozon komandant të vet. Unë si komisar politik”. (AQSH, dokumente të Shtabit të Përgjithshëm, viti1943).

Dita e 10 korrikut 1943 në Labinot, u shënua në histori si dita e krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare. Kjo ishte një ngjarje e shënuar në historinë e kombit tonë, në historikun e luftrave shekullore që ka zhvilluar populli i ynë, si dhe në historinë e ushtrisë kombëtare shqiptare. Shtabi i Përgjithshëm shënoi një fazë të re, fazën e dytë të luftës për çlirimin e vendit, atë të shndërrimit të kryengritjes së armatosur, në luftë të përgjithshme popullore të organizuar. Në 10 korrik u shpallë dhe proklamata drejtuar popullit shqiptar, që vihej në dijeni për krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe kjo datë u quajt ditë historike e ushtrisë sonë. (Dokumente të SHPUANÇl. viti 1970)

Vendimi i parë në mbledhjen e Shtabit, ishte organizimi i ushtrisë Nacional Çlirimtare ku shkruhej: “Në këto cirkostanca dhe momente kur duhet me i dhënë grushtin e vdekjes zaptuesit dhe veglave të tij dhe me i shporr këta nga toka e Atdheut tonë të dashur, Shtabi i Përgjithshëm urdhëron formimin e ushtrisë Nacional Çlirimtare partizane vullnetare shqiptare, në të cilën populli i ynë ka vënë shpresat dhe pretë çlirimin e shpejtë të Shqipërisë nga thonjtë e zaptuesit”. (Historia e LANÇ e popullit shqiptar 1939-44, botim i vitit 1975, faqe 416-17).

Krahas kësaj, Shtabi i Përgjithshëm do të realizonte dhe udhëheqjen strategjike dhe operative të luftës së armatosur kundër pushtuesve, si dhe taktikën e kësaj lufte. Komandanti dhe Komisari përbënin komandën eprore, si dhe komandën operative, ku bënin pjesë dhe dy specialist ushtarak. Pra, Shtabi i Përgjithshëm mori përsipër detyra të rëndësishme që diktonte koha dhe momentet e zhvillimit të luftimeve ndaj një armiku të ri e të egër, siç ishte nazizmi gjerman.

Në drejtimin e këtij shtabi ishin: Komandanti major Spiro Moisiu dhe Komisari Enver Hoxha, ndërsa anëtarë ishin disa nga  personalitetet e luftës, ku tre prej tyre, Myslim Peza, Haxhi Lleshi dhe Mustafa Xhani, ishin komandant çetash antifashiste partizane, të shquar në luftën kundër pushtuesve italian. Katër të tjerë ishin oficer të ushtrisë shqiptare si, major Spiro Moisiu, major Abaz Kupi, toger Bedri Spahiu dhe nën/toger Dali Ndreu. Pesë të tjerë, Enver Hoxha, Mustafa Gjinishi, Ramadan Çitaku, Dr. Ymer Dioshnica dhe Sejfulla Malishova, ishin politikanë të Frontit Nac.Çl, dhe anëtarë të KQ të PKSH. Malishova dhe Dr. Dishnica ishin intelektualë të spikatur. Të gjithë këta anëtarë të shtabit, formonin portrete ku secili me veçoritë e veta, me tipare të ndryshme, shquheshin për aktivitete e kontribute të shumta patriotike në shërbim të Atdheut.

Ky ishte një shtab ushtarak, por dhe politik. Ai komandonte të gjitha njësitet dhe repartet e ushtrisë partizane, merrej me organizimin e ushtrisë, me frontin e luftimeve, si dhe me marrëdhëniet me forcat Aleate Ndërkombëtare. Pra, nuk ishte thjesht një shtab ushtarak klasik, por shtab lufte, ku secili kishte rrolin dhe funksionin e tij. U ngritën dhe shtabet e qarqeve si në, Berat, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Durrës, Shkodër, Dibër e Krujë.

Në mbarëvajtjen e punës së Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë u shtruan tre detyra kryesore: Organizimi i ushtrisë Nacional Çlirimtare, përpunimi i strategjisë dhe taktikave luftarake, si dhe udhëheqja strategjiko-operative e luftës. Këto ishin detyra kryesore, për të cilat shtabi nisi zbatimin hap pas hapi. Po të shfletosh dokumentet e Shtabit të Përgjithshëm e të Komandës Operative të Ushtrisë të përmbledhura në dy vëllime të botuara në vitin 1970, gjen aty një dokumentacion vëllimor të madh, lidhur me organizimin e përpunimin strukturor të gjithë veprimtarisë së Shtabit të Përgjithshëm, ku autorësia dhe bashkë autorësia e metodës së punës e të stilit krijues të major Spiro Moisiut si Kryetar i Shtatmadhorisë dhe Komandant i luftës Antifashiste, është për t’u admiruar.

Urdhrat, udhëzimet, qarkoret, letrat, planet e programet të përpunuara e të shpërndara në njësit luftarake partizane në situata e në kohë të vështira lufte, tregojnë jo vetëm përgjegjësinë e profesionalizmin e Komandantit major Spiro Moisiut, por dhe operativitetin me të cilin ai ndiqte situatat e momentet ndërluftuese, të cilat përbëjnë një shkollë të vërtetë të strategjisë e taktikave të luftës partizane, që ushtria jonë Nacional Çlirimtare shqiptare i zbatoi në shkallën më të lartë.

Shtabi i Përgjithshëm ndoqi nga afër dhe krijimin e reparteve e njësive të rregullta të ushtrisë partizane. U ngritën si asnjëherë në historinë e ushtrisë shqiptare 24 Brigada Sulmuese, të inkuadruara në 8 Divizione dhe në 3 Korparmata, si dhe strukturat ushtarake të qarqeve e të komandave të vendit. Po ashtu u krijua dhe një formacion i ri luftarak me përmasa të mëdha që shtrihej në dy krahina, siç ishte “Zona Operative” Vlorë-Gjirokastër.

Figura e major Spiro Moisiut në detyrën e Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare, vlerësohej dhe respektohej në shkallën më të lartë. Ja si e përkufizon në një shkrim studiuesi Prof. Bernard Zotaj: “Spiro Moisiu ishte njohës i thellë i çështjeve ushtarake dhe shfaqi kudo ndihmesën e tij në funksionin e Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Duke iu përshtatur natyrës së luftës partizane, si një profesionist i aftë ushtarak, e një nga hartuesit kryesor të urdhrave, udhëzimeve e instruksioneve që nxirrte shtabi, Spiro Moisiu ka rrolin dhe vlerat e tij të mëdha për fuqizimin e ushtrisë dhe shndërrimin gradual të saj nga luftë partizane me karakter popullor, në një ushtri të rregullt për çlirimin e vendit”. (Prof. B. Zotaj, Kumtesë në konferencën e 70 vjetorit të SHPUNÇl. viti 2013).

Pra, Spiro Moisiu ishte njeriu i duhur në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare, si një drejtues i përgatitur ushtarakisht e me përvojë dhe një personalitet patriot me popullaritet të njohur në shkallë vendi. Veterani Edip Ohri, ish pjesëmarrës në luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe pas çlirimit, Komandant i Përgjithshëm i Aviacionit ushtarak shqiptar, në kujtimet e tij midis të tjerave shkruan:

“Gjatë gjithë periudhës së luftës Nacional Çlirimtare, si për ne partizanët e thjeshtë dhe për kuadrot drejtuese të luftës, emri i Spiro Moisiut si Komandant i Shtabit të Përgjithshëm u bë tepër i njohur. Të gjitha udhëzimet dhe urdhrat e luftës, mbanin firmat e Komandantit Spiro Moisiu dhe Komisarit Enver Hoxha. Ai si ushtarak i nivelit të lartë, pati gjithë meritën e organizimit të ushtrisë partizane, duke mbledhur rreth vetes ish ushtarak karriere të monarkisë si, Dali Ndreu, Tahir Kadare, Bedri Spahiu e shumë të tjerë, me të cilët drejtoi formacionet luftarake partizane”.

Rrolin e Shtabit të Përgjithshëm dhe të ushtrisë sonë Nacional Çlirimtare, e kanë vlerësuar dhe përfaqësues të Aleatëve Ndërkombëtar të Luftës së II-të Botërore. Kryeministri i Anglisë i atyre viteve, Çurçill, deklaroi në parlamentin anglez në 4 nëntor 1943: “Mijëra guerilas shqiptarë po luftojnë në malet e tyre për pavarësinë e vendit të vet. Oficerët britanik të ndërlidhjes janë pranë këtyre guerilasve dhe i kanë çmuar cilësitë e tyre luftarake. Ne shohim që shqiptarët po luajnë rrolin e vet në përputhje me traditat e tyre të vjetra luftarake”.

Edhe misionarët e huaj në Kajro, Londër e Bari të Italisë njoftonin: “Lëvizja Nacional Çlirimtare. në Shqipëri është palë shumë e qartë ushtarakisht, më e organizuar në pikëpamje organizative dhe më aktivja kundër boshtit armik. Përsa i përket numrit të trupave të rregullt të lëvizshme dhe vlerës së tyre luftarake, qëndrojnë më lartë se çdo grupim tjetër në Shqipëri”. (Historia e LANÇ viti 1975).

Festimi këtë vit i 75 vjetorit të çlirimit të Atdheut, është një nderim dhe homazh për gjithë ata patriotë e luftëtarë, si dhe për komandantët e tyre, që luftuan me heroizëm e trimëri, ku një pjesë dhanë edhe jetën për lirinë e begatinë e Atdheut.

July 10, 2019 12:22
Komento

13 Komente

  1. Partizani July 10, 13:28

    LAVDI E PERJETESHME USHTRISE NACIONAL CLIRIMTARE dhe udheheqesit te saj Enver Hoxha!

    Reply to this comment
    • Nata July 12, 03:21

      Hahahahah bre muzhik!
      Nderim Svetozar Vukmanoviç Tempos, Dushan Mugoshes, Miladin Popoviçit qeformuan ushtrine sllavo-komuniste ne Shqiperi me parate, rrobat e armet e britanikeve.
      Te mjere!

      Reply to this comment
  2. Dhimiter Xhoga.(Guri Naimit D) July 10, 14:01

    Femije 7 vjecar kam qene ne ato vite te krijimit te ushtrise partizane, po zerin dhe veprimtarine e tyre,deri nxjerre mua nga flaket e zjarrit teksa \balliste digjnin shtepie e kam te fiksuar ne koke,perjetuar, veprimtarine e tyre,ne zonen e Dangellise me Frasherin e Naimit te Madh,qender. Emrin e Spiro Mojsiut me shoke,qe ju permendni i nderuar Jovan Bizhuti, ne pasuesit i kemi njohur nder te paret udheheqes te luftes.
    Faleminderit autorit per vertetesine e fjaleve te tij vleresuese. “!0 Korriku” eshte dite e shenuar e Ushterise sone N.Cl.qe duhet perkujtuar me rrespekt, sa te renet ne te, per Clirimin e vendit. I perjetshem kujtimi Partizaneve CLIRIMTARE. Faleminderit Veteraneve te Luftes n.Cl. dhe “Pasuesve te tyre”.
    Per 61 Pasues veterane ne Toronto;
    Pasuesi Veteran 84 vjecar
    Dhimiter Xhoga.

    Reply to this comment
    • Puna July 12, 03:24

      Mblidhi te 61 matufet qe kapitalizmi kanadez bashke me ty o bukeshkale e matuf iu mban me ushqim, shtepi, shendetsi falas, dhe shkoni ne Moske e Beograd dhe festojeni atje ushtrine sllavo-komuniste qe sllavet formuan ne Shqiperi per te miren e Jugosllavsie.

      Reply to this comment
  3. fteri July 10, 17:44

    Puna e PKSH dhe vetë lufta NAC-ÇLIRIMTARE edukoi e farkëtoi me mijëra heroi e heroina që u radhitën vullnetarisht në ushtrinëe lavdishme partizane e cila me 10 korrik 1943 formoi shtabin e përgjithshëm të ushtrisë nac-çlirimtare më të madhen në histori të kombit ,me komandant Spiro Moisiun dhe udhëheqës politik Enver Hoxhën ,i cili nuk ishte vetëm komisar politik ,por njëkohësisht dhe strateg i madhë ushtarak.

    Gjith plani i suksesëshëm i operacioneve të brigadave si gjatë mbrojtjes së kongresit të Përmetit .ashtu dhe për kalimin e brigadave tona në veri ,ka qenë hartuar nga vetë shuku Enver Hoxha .

    Prandaj nderim të përjetëshëm Enver Hoxhës ,dhe Spiro Moisiut për edukimin e ushtrisë me moral shumë të lartë që ekzistonte në radhët e ushtrisë partizane ,cilësi – fisnik -legjendar, megjithë vështërisitë e mëdha për veshmbathje,ushqim dhe armatim,në misionin e lartë për çlirimin e vendit, ai së bashku me partizanët shkruajti faqe të lavdishme,të gëdhendura me gërma ARI ,përjetësisht në histori të kombit,shqipëria vendi i shqipëtarve,i Piros epirit ,i Teutës Dyrrahut ,i Skëndërbeut i lindur në dibër .që për 24 vjet gozhdoi forcat osmane jashtë kështjellave shqiptare ,me beslidhje të Lezhës bashkoi princat shqipëtar në një ushtri të vetme që arrinte deri 15000 ushtar dhe arriti fitore madhështore kundër perandorisë ushtarake më të madhe të kohës ushtrinë osmane ,e pasoi këtë trimëri Enver Hoxha me ushtrinë më të madhe prej 75000 partizanë i cili çliroi me lavdi vendin ,ndërtoi shqipërinë e re nga themelet e mesjetës ,e qytetroi për 45 vjet ,ky është ,burri më i madhë i kombit,gjithmon me fitore

    Prandaj populli i thuri këngë zemre .

    Vdiç Enveri ,trim burri,
    gjysëm -shtizë u ul flamuri;
    Po s’i ul kryet ,jo ,shqipëria ,
    Në ball[ krenare prinë rinia

    Jo ,Enveri nuk vdes kurrë
    Ai për ne është flamur.
    Ai do rrojë përgjithmonë,
    Ai është qenja jonë.

    O Enver je trim me fletë,
    je rrënjë e fortë e shqiptarisë ,
    Goja hesht ,por zemra flet.
    (Dibër ,14 prill 1985)

    Reply to this comment
  4. Fidel Kastro July 10, 19:39

    “Nje vleresim dhe mirenjohje Dushan Mugoshes dhe Miladin Popoviçin si themelues te PKSH dhe drejtues te luftes se ushtrise Na-Cl” kunder patroteve shqiptar qe luftonin per nje Shqiperi Etnike.

    Reply to this comment
  5. Kuba kunder embargos July 10, 21:30

    Lavdi Ushtrise Nacional-Clirimtare!

    Lavdi 10 korrikut 1943!

    Lavdi Enver Hoxhes, shqiptari me i madh i te gjitha koherave!

    Ky alias kastro eshte nje kerma analfabete Dru me ore.
    Cope idioti, serb nga gjaku e nga truri.
    Ptu Race e keqe gabeli

    Reply to this comment
  6. Che Guevara July 10, 21:33

    Lavdi Ushtrise Nacional-Clirimtare!

    Lavdi 10 korrikut 1943!

    Lavdi Enver Hoxhes, shqiptari me i madh i te gjitha koherave!

    Ky alias kastro eshte nje kerma analfabete Dru me ore.
    Cope idioti, serb nga gjaku e nga truri.
    Ptu Race e keqe gabeli

    Reply to this comment
  7. Rita July 10, 21:41

    Dhe nje pas nderim per krimet qe pasuan ,nuk flas per ato te pas lufte por ne ate zjarr lufte kur pushtuesi duhet te ishte ne plan te pare e ne gryken e pushkes e jo atdhetare e grupe anti pushtuese qe nuk pranonin yllin pese cepash ne kapelen mbi koke . Ju o nostalgjike e mohues sikur te ringjalleshin ato qe pushka e vellait i vrau vetem pse nuk ishte komunist e te tregonin si u vrane ne pabesi me siguri do te ulni koken e do te mendoni heshturazi ,,,O Zot me kot kam ruajtur kaq dashuri ,me kot kam adhuruar vellezer qe vellain vrau ne pabesi ne emer te nje ideollogjie te importuar nga misionere te Titos !! E sigurte kjo pendese e heshtur vec te ringjalleshin ato martire jo komuniste qe me zerin e tyre te degjonit pusite ,vrasjet ,,se shikohet se me deshmite e te tjereve te mbijetuar nuk po besoni akoma .. Te kishin fatin e Krishtit ato Martire ,,,,,te rinjgjalleshin per ju nostalgjike e mosbesues !!!

    Reply to this comment
  8. fteri July 11, 17:39

    Ylli me pes cepa u pranua ,nga pesë kontinentet ,ose nga gjysma e popullësisë globit.

    Ata që nuk praunë yllin partizan ishin paria e borgjezisë kalbur otomane ,nënpunësit e administratës zogut , të shiturit e fashizmit e bashkëpuntorët e nazizmit ,bejlerët ,agallarët ,bajrektarët që u priste shpata në dy krahët ,vrisnin e shtypnin popullin e varfër pa mëshirë ,pasi ,kishin marr grada ,toka e ofiqe nga turqia,fashizmi e nazizmi ,ishin kriminel të lindur ,e lanë popullin shqipëtar 500vjet në dorë të turkut ,gati të gjithë bejlerët e shqipërisë merrnin tika e rroga shumë të larta nga pushtuesit anadollak turk-sulltanës .
    90 % e popullësisë shqiptare ishte analfabet,pa punë ,pa shkollë ,pa rrugë ,pa shëndetësi ,këndonte qyqja .

    Ata që nuk pranuan yllin partizan ishin,paria e Dibrës,,me kriminel Halil Alinë , Muharrem Bajrektarin e krumës kukës,me parinë e shkodrës etj.Me kryekriminelin e Mirditës Gjon Mak GJoni që kishte marr titullin KAPIDAN nga turqia si kapidan i mirditës ,për të zgjatur pushtimin turk në shqipëri.

    Po ky kriminel së bashku me parinë e dibrës e shkodrës ju kundravunë LANÇL ,por këta vranë prapa krahve heroit e vigut ,vranë[ Ndrec Ndue Gjokën për “krimin “e hapjes së 50 shkollave në Mirditë,masakruan në errësirë cucat e maleve ,vetëm se kishin dalë vullnetare për ndërtimin e hekurudhës .

    U deshën Ata komunistë që mbanin yllin në ballë me shumë sakrifica të ndryshonin faqen e nderin e shqipërisë ,nga një populli e vend i egër ta lulëzojnë ,për 45 vjet .Vetëm në Mirditë u ngritën fabrika sa nuk i kishte gjithë shqipëria në të gjitha kohët e sajë edhe të zogut.

    Ata me yll në ballë ngritën shkolla ,qendra shëndetësor .fabrika ,në gjithë shqipërinë e kthyen kantjer ndërtimi e lulëzimi .Në Mirditë u ngritën fabrika të bakrit e kromit ,në Kurbënsh,Repës dhe Rrëshen,fabrika në Fush Arrëz ,dhe ndërtimi i fabrikës rafinimit bakrit në Rubik,moderne që arrinte të ndante metalet e rralla ,ar,argjent,platin.

    Ata me yll në ballë e radhitën shqipërinë në vendin e 16 në botë për prodhimin e bakrit.
    Mirdita e errësirës së bajrektarit të krimit ,ndryshoi jetën me ardhjen e komunistve me yll në ballë Mirdita si gjithë shqipëria lulëzoi ,vendi u mbush me puntor ,minator,metalurg,specialistë e kuadro të shumte që drejtuan industrinë e bakrit e kromit.

    Mirdita si gjithë shqipëria ,nga një vend i prapambetur -përmitiv që vrisnin njëri tjetrin në frëngji të kullave para çlirimit shqipëria u shëndrrua në vllazrim ,pajtim të gjaqeve ,në kantjer zhvillimi ,lulëzimi ,mbrojtje e dinjiteti ,një kështjell e pa mposhtur që nuk guxoi kush ta prek.

    Rita ,Sot ka ra zjarri në këtë vend,po na drejtojnë ata pa yll që ti i “do shumë” !!!!!!. ,jan ata pa yllë të sojtë të Gjon MAKAGJONIt, kriminel i mirditës e i errësirë
    “sundon” sot shqipërinë.

    Paqin faqen e zezë ata që shajnë komunistët shqiptar dhe legjendarin Enver Hoxha ,ata e ndërtuan e zhvilluan shqipërinë sa 1000vjet regjime të kaluara si re të zeza mbi këto troje.

    Reply to this comment
  9. fteri July 11, 17:54

    Ylli me pes cepa u pranua ,nga pesë kontinentet ,ose nga gjysma e popullësisë globit.

    Ata që nuk praunë yllin partizan ishin paria e borgjezisë kalbur otomane ,nënpunësit e administratës zogut , të shiturit e fashizmit e bashkëpuntorët e nazizmit ,bejlerët ,agallarët ,bajrektarët që u priste shpata në dy krahët ,vrisnin e shtypnin popullin e varfër pa mëshirë ,pasi ,kishin marr grada ,toka e ofiqe nga turqia,fashizmi e nazizmi ,ishin kriminel të lindur ,e lanë popullin shqipëtar 500vjet në dorë të turkut ,gati të gjithë bejlerët e shqipërisë merrnin toka e rroga shumë të larta nga pushtuesit anadollak turk-sulltanës ,90 % e popullësisë shqiptare ishte analfabet,pa punë ,pa shkollë ,pa rrugë ,pa shëndetësi ,këndonte qyqja .

    Ata që nuk pranuan yllin partizan ishin,paria e Dibrës,,me kriminel Halil Alinë , Muharrem Bajrektarin e krumës kukës,Llesh Marashin ,me parinë e shkodrës etj.Me kryekriminelin e Mirditës Gjon Mak GJoni që kishte marr titullin KAPIDAN nga turqia si kapidan i Mirditës ,për të zgjatur pushtimin turk në shqipëri.

    Po ky kriminel së bashku me parinë e dibrës e shkodrës ju kundravunë LANÇL ,krijuan komitetin e maleve ,duke vrarë prapa krahve heroit e vigut ,vranë Ndrec Ndue Gjokën për “krimin “e hapjes së 50 shkollave në Mirditë,Pal Mëlyshin ,Ndrec ,Bardhok Bibën , masakruan në errësirë cucat e maleve ,vetëm se kishin dalë vullnetare për ndërtimin e hekurudhës .

    U deshën Ata komunistë që mbanin yllin në ballë me shumë sakrifica të ndryshonin faqen e nderin e shqipërisë ,nga një populli e vend i egër ta lulëzojnë ,për 45 vjet .Vetëm në Mirditë u ngritën fabrika sa nuk i kishte gjithë shqipëria në të gjitha kohët e sajë edhe të zogut.

    Ata me yll në ballë ngritën shkolla ,qendra shëndetësor .fabrika ,në gjithë shqipërinë e kthyen kantjer ndërtimi e lulëzimi .Në Mirditë u ngritën fabrika të bakrit e kromit ,në Kurbënsh,Repës dhe Rrëshen,fabrika në Fush Arrëz ,dhe ndërtimi i fabrikës rafinimit bakrit në Rubik,moderne që arrinte të ndante metalet e rralla ,ar,argjent,platin.Vetëm industria e bakrit në veri punësoi mbi 200 mijë puntor .

    Ata me yll në ballë e radhitën shqipërinë në vendin e 16 në botë për prodhimin e bakrit.
    Mirdita e errësirës të bajrektarit të krimit ,e ndryshoi jetën vetëm me ardhjen e komunistve me yll në ballë.
    Mirdita si gjithë shqipëria lulëzoi ,vendi u mbush me puntor ,minator,metalurg,specialistë e kuadro të shumte që drejtuan industrinë e bakrit e kromit.

    Mirdita si gjithë shqipëria lulëzoi ,nga një vend i prapambetur -përmitiv që vrisnin njëri tjetrin nga frëngji të kullave para çlirimit shqipëria u shëndrrua në vllazërim ,pajtim të gjaqeve ,mirdita u kthy në kantjer zhvillimi kënge e hareje ,lulëzimi ,mbrojtje e dinjiteti ,një kështjell e pa mposhtur që nuk guxoi kush ta prek.

    Rita !
    Sot ka ra zjarri në këtë vend,po na drejtojnë ata pa yll që ti i “do shumë” !!!!!!. ,jan ata pa yllë të sojtë të Gjon MAKAGJONIt, kriminel i mirditës e i errësirë po
    “sundon” sot shqipërinë hajdutët .

    Paqin faqen e zezë ata që shajnë komunistët shqipëtar dhe legjendarin Enver Hoxha ,jetën ja kushtuan atdhut e popullit,ata e ndërtuan e zhvilluan shqipërinë sa 1000vjet regjime të kaluara si re të zeza mbi këto troje.

    Reply to this comment
  10. Mark U.K July 11, 18:05

    Ka ala. Muturina te komunizmit.Çliruan vendin po na okupuan per 47 vjet ai rregjim I poshter.

    Reply to this comment
  11. steve July 19, 09:33

    ore Jovan nuk ke c’fare te shkruash tjeter po po na kethen 94 vjet mbrapsh enveri beri c;fare beri po i me enverin meresh akoma o injorant

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?