Cilat janë 6 sëmundjet e shpeshta që dëmtojnë veshkat

July 26, 2019 13:55

Cilat janë 6 sëmundjet e shpeshta që dëmtojnë veshkat

Në shumicën e sëmundjeve të veshkave, sulmohen njësitë e filtrimit të veshkave (nefronet) dhe dëmtojnë aftësinë e tyre për të eliminuar mbeturinat dhe lëngjet e tepërta. Gjashtë janë sëmundjet më të shpeshta të veshkave.

Kalkuloza renale është termi që përdoret në rast të pranisë së gurëve në sistemin urinar. Madhësia dhe përbërja e tyre është e ndryshme dhe mund të shkaktojnë dhimbje të forta. Meshkujt janë më shpesh të prekur se femrat. Infeksionet e traktit urinar shkaktohen nga prania e shtuar e baktereve në urinë. Infeksionet janë më të shpeshta te femrat sesa te meshkujt.

Një tjetër patologji e veshkave është edhe glomerolunefriti,një grup i sëmundjeve që shkaktojnë inflamacion dhe dëme në njësitë e filtrimit të veshkave.

Ndërsa insuficienca renale zhvillohet kur veshkat nuk janë më të afta të rregullojnë balancën e ujit dhe përbërësve të tjerë kimikë në gjak. Insuficienca renale, është e formës akute (fillim i menjëhershëm dhe humbje e përkohshme e funksionit të veshkave) dhe mund të jetë pasojë e traumave, hemorragjive, përdorimit të disa medikamenteve, gjendjeve skeptike etj dhe forma kronike e Insuficiencës renale, e cila është një ulje graduale e funksionit të veshkave në vite.

Ndër dëmtimet e shpeshta të veshkave janë edhe keqformimet e lindura, që ndodhin tek një fëmijë që zhvillohet në mitrën e nënës së tij. Për shembull, mund të ndodhë një ngushtim që parandalon rrjedhjen normale të urinës, kjo shkakton infeksione dhe mund të dëmtojë veshkat. Shkaku i sëmundjeve të veshkave, shpesh mbetet i panjohur, por dëmtimet kronike të veshkave që sot po bëhen problem i shëndetit publik ka disa kushte apo gjendje që ndikojnë në zhvillimin e saj dhe janë të gjitha kushtet apo gjendjet e mësipërme, si: Diabeti i sheqerit dhe tensioni i lartë në gjak, glomerulonefriti, sëmundjet e trashëguara, si sëmundja e veshkave polikistike, keqformimet e lindura, lupusi dhe sëmundje të tjera që ndikojnë në sistemin imunitar të trupit. Pengesat e shkaktuara nga probleme si gurët në veshka, tumoret apo një gjëndër zgjeruar prostatës tek burrat dhe infeksionet urinare të përsëritura. Tre testet të thjeshta që mund të zbulojnë dëmtimet kronike të veshkave janë, kontrolli i tensionit të gjakut, gjetja e albuminës në urinë dhe matja e kreatininës në serum.

July 26, 2019 13:55
Komento

1 Koment

  1. BK July 26, 15:22

    Shkaku kryesor qe ka bere te mundur rritjen e numrit te personave qe vuajne insuficiencen renale eshte konsumimi pa kriter i kripes.
    Kripe tek djathi, kripe tek ullinjte, kripe tek patatet e skuqura, kripe tek sallata, kripe tek turshite, kripe tek patatinat e femijve, kripe pa fund.
    Organizmi nuk ka nevoje per kripe shtese nepermjet ushqimit, sepse ushqimet qe konsumojme, plotesojne pothuajse 100% nvojat ditore.
    Problemi qendron se shumica e ushqimeve permbajne me shumice kalium.
    Kaliumi dhe Natriumi qe permban kripa e gjelles, perjashtojne njera tjetren.
    Nese Kaliumi eshte me teprice ne ushqim, behet pengese per marrjen e Natriumit edhe nese permbajtja e Natriumit ne ushqim eshte brenda normes dhe e kunderta.
    Eshte llogaritur, se sasia e kripes qe ne marrim nepermjet ushqimit, shte jo me pak se 5 here me shume se norma e lejuar.
    Kjo ben qe Kaliumi te mos thithet nga organizmi, muret e neve te gjakut, trashen, si rrjedhoje tensioni ngrihet.
    Te nsioni i larte provokon infarkte, tromboza, demton veshkat, ul performancen seksuale etj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*