71% e të rinjve duan të emigrojnë, 76% nuk dinë kë kanë deputet

June 12, 2019 11:35

71% e të rinjve duan të emigrojnë, 76% nuk dinë kë kanë deputet

Qëndresa Qytetare publikoi të dhënat e sondazhit kombëtar për qëndrimet e të rinjve ndaj sistemit politik, partive politike dhe sfidave sociale me 1200 të anketuar.

Ky pyetësor u realizua në bashkëpunim me Westminster Foundation for Democracy dhe u shtri në 61 bashkitë e vendit.

Plaga më e madhe sociale që ka prekur vitet e fundit brezin e ri sot është emigrimi për arsye ekonomike dhe punësimi.

71.1% e të rinjve shqiptarë planifikojnë të emigrojnë. Gjysma e të rinjve që duan të emigrojnë preferojnë vendet e Europës Perëndimore.

Kjo dëshirë për të emigruar lidhet edhe me sfidat me të cilat të rinjtë mendojnë se përballet vendi ynë sot. 55% e të rinjve mendojnë se sfidat kryesore që ka Shqipëria sot janë ekonomia, punësimi dhe arsimi ndërsa 37% e tyre mendojnë se sfidat kryesore janë korrupsioni dhe kriminaliteti.

Të rinjtë shqiptarë shfaqen të distancuar nga partitë politike ku vetëm 16.8% e tyre besojnë tek ato. Ndërkohë 64.9% e të rinjve e shohin angazhimin në parti si prestigj ose status social.

Shoqëria shqiptare ka nevojë që rinia e vendit të përfshihet në politikë për të sjellë një frymë dhe alternativë të re 68.8% e të rinjve shqiptarë janë përgjigjur se rinia duhet të merret me politikë, por vetëm 32.3% pohojnë se janë të gatshëm personalisht të përfshihen.

Pavarësisht rinovimit të klasës politike 60% e të rinjve nuk gjejnë modele suksesi tek të rinjtë në politikë. Po ashtu 45.3% e tyre mendojnë se të rinjtë në partitë politike imitojnë liderin.

Ata shprehen se politikanët e rinj janë klone të politikanëve të vjetër dhe nuk kanë mendime të tyret.

Por në kontrast me këtë rezultat 48% e të rinjve gjejnë modele suksesi tek politikanët e vjetër të karrierës.

Politika në vend rezulton të ketë prodhuar 85% e të rinjve të pakënaqur me situatën aktuale politike në vend. Vetëm 17% e të rinjve kanë besim tek parlamenti si organ kryesor ligjvënës dhe 61% e tyre janë shprehur kundër bojkotit parlamentar.

Një pjesë e të rinjve pavarësisht se kanë votuar në zgjedhje nuk kanë arritur të përçojnë problematikat e tyre tek të zgjedhurit e tyre. 76% e të rinjve nuk kanë kontaktuar asnjëherë me përfaqësuesin që kanë zgjedhur ndërsa 39% e të rinjve nuk e njohin deputetin e zonës së tyre.

j.l./ dita

June 12, 2019 11:35
Komento

15 Komente

  1. Samiu June 12, 10:50

    Kto qe kerkojm sot i kishim ne kohen e PPSHs , punen e garantuar arsimin falas me cilsi te lart korrupsioni zero , jeta garantuar dhe ekonomia , çfar mutin doni o SHQIPTAR kto qe kerkoni sot i patet ate koh 30vjet me par ate koh qe shani me shum sot , epra mushuni me men qe llumi i kti populli gangsteret kriminelet dhe hajdutet e politikes sot nuk ja u falin dot ket kenaqsi harroeni , qofshi te lumtur ne mutin qe votoni keni 30 vjet.

    Reply to this comment
    • TV. June 12, 18:45

      Lena aman o Sami mos na i kujto ato kohe te arta, Ku je katandisur tani o zhulanxhiu militant i partise

      Reply to this comment
  2. Samiu June 12, 10:50

    Kto qe kerkojm sot i kishim ne kohen e PPSHs , punen e garantuar , arsimin falas me cilsi te lart korrupsioni zero , jeta garantuar dhe ekonomia , çfar mutin doni o SHQIPTAR kto qe kerkoni sot i patet ate koh 30vjet me par ate koh qe shani me shum sot , epra mushuni me men qe llumi i kti populli gangsteret kriminelet dhe hajdutet e politikes sot nuk ja u falin dot ket kenaqsi harroeni , qofshi te lumtur ne mutin qe votoni keni 30 vjet.

    Reply to this comment
    • A eshte i shemtuar Ylli Rakipi? June 12, 11:14

      Ndoqa nje pjese te emisionit te Rudina Xhunges “DRITARE” ku perball disa gazetareve jepte shpjegime Z.Taulant Balla.
      Nuk dua te flas per cilesine e emisionit,sepse une nuk pata interes ta ndjek deri ne fund.
      Por nga aq sa pash me terhoqi vemendjen gazetari Ylli Rakipi qe disa here i drejtohej Z Taulant pak a shume ne kete menyre
      -Shiko sa i bukur eshte Taulanti…Shiko sa i bukur eshte Taulanti..Shiko sa….!
      Mund te jene shume arsye te nje sjellje te tille:
      -Zoti Ylli mund te kete prirje homoseksuale dhe e perdorte “DRITAR-en” per te gjetur partner.Ishte si te thuash nje sjellje
      ndjelljeje sexuale.Nuk e dij a eshte i martuar Z.Ylli.Dhe ne se po si i ka raportet bashkeshortore.Natyrisht ne se eshte
      keshtu nuk ka asgje te keqe.
      -Por mund te jete edhe ndryshe.Z.Ylli ndoshta vuan nga komplekse inferioriteti, sepse mund ti duket vehtja i shemtuar.
      Kjo natyrisht qe ka nevoje edhe per trajtim mjeksor ,por edhe per nje trajtim te vecante shoqeror.Nuk vura re qe asnje
      nga koleget apo drejtuesja e emisionit te perpiqeshin ta ngushellonin duke i thene “Se edhe ty Ylli je i bukur”apo
      “Ylli ti je edhe simpatik” apo ndonje shprehje tjeter perkedhelse.Kjo nuk eshte humane!

      Dhe kur koleget nuk ndihmojne njeri tjetrin s’ke c’pret nga ata per te ndihmuar shoqerine!

      Reply to this comment
  3. Hekurani June 12, 10:55

    Po nga qeverisja Berisha-Sude-Trebicka-Gerdeci-Bulevardi…sa te kenaqur jane….?

    Reply to this comment
  4. Zigur Qarri June 12, 11:02

    “71.1% e të rinjve shqiptarë planifikojnë të emigrojnë”!Shqiperia po vdes,nje i droguar ka marre peng Shtetin shqiptare,
    dhe shumkush nuk eshte bere akoma i vetedijshem,se nje dëm te tille kombit shqiptare,nuk ja kan bere as armiqt me
    te eger.Shqiperia jo qe nuk ka Demokraci,por nuk ka Shtet.Kuçedra ka zaptuar Kryeministrine.Pa Gjykate Kushtetuese,
    pa Gjykate te Larte,pa Prokuror te pergjithshem te perhershem, pa opozite!Donin te pezullonin nga detyra Rektorin
    Universitetit te Tiranes,kerkojn te shkarkojn Presidentin………!
    Ne cilin vend Afrikan ndodh kjo?

    Reply to this comment
    • spata June 12, 12:09

      O Zigur . Shqiptaret nuk ikin se kush drejton vendin por per te patur nje jete me te qet e gjendje ekonomike me te mire .Statistikat duhen marr qe kur ne shpallem vendin shtet demokratik .Nga 1991 – 93 jane larguar 12 % e popullsis shqiptare .Nga 93 – 97 jane larguar 28 % e popullsise . 97 -2009 kemi largime dhe kthime te shqiptarve .Nga 2009 deri me sot largime sezonale dhe kthime qe kapin 8% .Keto jane jo nga sondazhet por nga regjistrimet e policse ne kufi .
      Shqiptaret sot jane bere me instiktet e Lejlekerve . Po ju ftohe bytha ne fole largohen . Sa e ndiejne pak qe zune mulle kthehen perseri . keto cdo politike nuk i ndalon dote .Arsyet jane te shumta por nuk lidhen me ate qe ka karriken .

      Reply to this comment
      • Zigur Qarri June 12, 14:18

        Nese merr arratine tufa e dhenve,faji eshte i Bariut.Shqiptaret ikin,sepse kjo Qeveri ja ka bere te pamundur jetesen ne vendin
        e tyre.”spata”,qe do kete gjithmone emigracion,eshte qarte,se ikin edhe nga vendet e pasura,por jo ne menyre masive,si ne
        fillim te viteve 90-te.Kjo ndodh ne vendet e rrenuara ekonomikisht,si edhe ne vendet ku jan instaluar diktaturat.Emigrimin masiv
        ne fillim te viteve 90-te,ndodhi si pasoje e rrenimit ekonomik,dhe fajtore ishte qeveria komuniste,ndersa sot,fajtore eshte Qeveria
        e korruptuar e “rilindjes”,qe ka zhbere Shtetin.2014-2017,emigrantet shqiptare ne Gjermani,zinin vendin e dyte pas sirianeve!
        Gjate dhjete viteve(2008-2018) te fundit autoritetet publike ne Shqipëri,kan mbajtur sekret 236 kontrata prokurimesh publike,
        nga ku,20 kontrata te klasifikuara gjate periudhes se koalicionit PD dhe LSI,ndersa gjate periudhes se koalicionit PS dhe LSI
        2013-2017 ,ka pasur gjithsejt 216 kontrata të klasifikuara.Ne Vitin 2018 ka pasur 76 kontrata të klasifikuara.Pra,”rilindja”nuk i
        jep llogari askujt se çfar bën me Leket e takspaguesve shqiptare!Kjo eshte vjedhje e hapur,dhe per kete Rama duhet permbysur
        me dhune,por Basha nuk eshte dakord,sepse ruan bythen e tij.Kjo situate deshperuese,fukaralliku ekstrem,spitalet.shkollat,
        drejtesia…detyron shqiptaret te braktisin vendin e tyre.Pasojat do te ndihen edhe pas 100 vjetesh,sepse po ikin me puntoret,
        me te aftët,me te ndershmit,sepse nuk e gjejn vetveten ne nje Shtet ku Torta i perket vetem pushttetareve,militanteve dhe
        oligarkeve.” ….64.9% e të rinjve e shohin angazhimin në parti si prestigj ose status social”!Kjo nuk ka ndodhur as ne kohen e
        komunizmit.

        Reply to this comment
        • Gureziu i Qarrit= Haleja e Vicidolit June 12, 16:21

          Gurezi Karriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii o haleja e haleve, o shpellar shqipfoles qe ke zbritur nga Gopi Arushes. Ti di 1 milione vjet te domestikohesh o Neandertalas i bandes kriminale vicidoliste.

          Reply to this comment
          • Zigur Qarri June 13, 00:57

            Ja edhe nje skllav bythelepires servil i rames me shoke. Ptu fare e keqe

  5. pjetri June 12, 11:09

    Qenkan pyetur 1200 te rinj, po pjesa tjeter jane te ps dhe nuk duhe pyetur. More debila pse vazhdoni ti fryni ketij zjarri. Eshte me se e qarte qe jo etem te rinjte por kushdo ne cdo vend te botes kerkon nje jete me te mire. Po keshtu dihet qe vendi yne nuk siguron nje jete te mier, si ne usa apo evrope. Kush ka mundesine do te shkoje ne ate vend qe deshiron, te tjeret do te punojne e jetojne ne kete vend te cilin ju te fondacionit terrt e verrt e shani dhe mallkoni.

    Reply to this comment
  6. RRAhmon RRAjca June 12, 12:25

    Vetem 71% e te rinjve duan emigrimin? Me siguri shifer e dale nga sondazhet te Blloku se ne Rilindasit me Ramen ne krye kemi shpalosur variantin “Shqiperia qe duam”, pra pa rini brenda! Sa per ate 76% qe nuk njohin deputetet kjo te pakten per mua nuk vlen. Kur im bir u ngaterru ne perdhunim me ate laviren me njohu gjithe Shqiperia se isha deputet.

    Reply to this comment
  7. tori June 12, 12:31

    Pse talleni me rinin shqiptare?Cila nga shtetet e ballkanit Serbi,Mal I zi,Bosnje Hercekovin,Kroatesi,Bullgari e Greqi bile Itali, te rijte qe kerkojne te largohen ne emigracion e kan perqindjen me te ulet se 71% ? Tregojani popullit.Ka statistika mos spekulloni deshiren e cdo te riut ne bote te emigroj ne at vend ku jeta mund ti behet me e mire.

    Reply to this comment
  8. Arben June 12, 15:02

    Rrofte populli shqipetar, trim dhe heroik,

    rrofte partia me shokun edver ne krye.

    nga fitorja ne fitorje

    Reply to this comment
  9. Tori June 13, 08:34

    Bravo Arben.Ja ke pershtatur tamam.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*