89 fëmijë u vranë duke luftuar për ISIS

February 19, 2016 14:25

89 fëmijë u vranë duke luftuar për ISIS

Numri i fëmijëve që sakrifikuan jetën për Shtetin Islamik,vitin e kaluar, është dyfishuar, krahasuar me shifrën e mëparshme.

Janë 89 djem nga mosha 8-18 vjeç, që janë vrarë në luftime. Studiuesit në Universitetin Shtetëror të Xhorxhias në Shtetet e Bashkuara, përgjatë 13 muajve, vëzhguan propagandën dhe dedikimet për të ashtuquajturit “dëshmorët e vegjël”.

Megjithëse Shteti Islamik nuk ka bërë publik emrat apo biografinë e tyre, studiuesit kanë mundur të zbulojnë moshën dhe kombësinë e “fëmijëve të vrarë”.

Sipas tyre, rreth 60 % janë nga mosha 12-16 vjeç, ndërsa 6 % nga 8-12 vjeç. Rreth 18 % e djemve humbën jetën në sulme kamikazë, ku vdekja ishte alternativa e vetme. Shteti Islamik i stërvit fëmijët sirianë në Siri dhe i transferon ata në Irak, ndërsa të tjerët janë nga: Jemeni, Arabia Saudite, Tunizia dhe Libia, ndërsa një numër i vogël nga Britania e Madhe, Franca, Australia dhe Nigeria.

Sipas studiuesve amerikane, fëmijët-ushtarë marrin pjesë në beteja njësoj si të rriturit dhe përdoren për të zëvendësuar humbjet në fushëbeteja.

February 19, 2016 14:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*