9 mln euro dëm, KLSH padit penalisht kreun e ERE

May 30, 2018 15:47

9 mln euro dëm, KLSH padit penalisht kreun e ERE

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka çuar për ndjekje penale kryetarin e Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Petrit Ahmetin, duke e akuzuar se i ka shkaktuar një dëm prej 9 milionë euro buxhetit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe buxhetit të shtetit.

Sipas kallëzimit, ky është një dëm që rrjedh nga mosrakordimi i bilancit energjetik të vendit, pra mospërputhjes së sasive të energjisë që është prodhuar dhe marrë nga importi me atë që është konsumuar faktikisht, që në termin teknik njihen si disbalanca.

Sipas KLSH, Enti Rregullator prej vitesh nuk miraton bazën e nevojshme ligjore që përcakton mënyrën se si rakordohet energjia që hidhet në rrjet me konsumin faktik, si dhe mënyrën se si bëhet kompesimi kur ka mospërputhje.

Kjo sipas KLSH, ka çuar në mosmarrëveshje të mëdha mes dy kompanive publike të energjisë, KESH-it dhe operatorit të transmetimit si dhe në krijimin e një dëmi të madh ekonomik për qytetarët, i cili vazhdon të rritet.

Dëmi ekonomik, që KLSH i ka ngarkuar kreut të Entit Rregullator të Energjisë, është zbuluar nga një auditim në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Në qershor të vitit të kaluar, KLSH tentoi të auditojë direkt Entin. Por menjëherë pas njoftimit për kontroll, Enti Rregullator i Energjisë e refuzoi atë me argumentin se ky institucion nuk është subjekt kontrolli i KLSH-së.

l.h/ dita

May 30, 2018 15:47
Komento

2 Komente

  1. Arben May 30, 18:23

    Pak qenka faljani kesaj here

    Reply to this comment
  2. Lili May 31, 21:59

    O kjo eshte vetem nje pjese e vogel te skandalit ku vidhet prodhimi e shitet jashte-keshtu eft e fazlicit behet prodhues energjie-e ketu na thuhet humbje ne rete.
    E kuptoni pse serbia nuk do interconnexionin,se nuk fitojne me ne kurfiz tone.
    Po per kete skeme,duhet njereze si ky qe shiten per disa millione.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*