9 sekrete të Kështjellës së vërtetë të Bukuroshes së Fjetur

September 13, 2017 12:44

9 sekrete të Kështjellës së vërtetë të Bukuroshes së Fjetur

 

Kështjella Neuschwanstein është kështjella më e famshme në Gjermani, por që ju ndoshta e njihni si kështjellën e Bukuroshes së Fjetur. Në botën reale, kështjella e Disneyland-it u frymëzua nga shtëpia e monarkut bavarez Mbreti Ludvig II. Pjesë e sharmit të saj është vendndodhja strategjike. E vendosur lartë në një dalje shkëmbore të fshatit gjerman Hohenschangau, ajo ka një bukuri frymëmarrëse. Por nëse i hidhni një vështrim më të detajuar, kështjella është akoma më interesante. Këtu janë disa sekrete prapa fasadës së famshme dhe pronarit të saj të pazakontë:

1. Mbreti Ludvigu II ishte kreativ
Mbreti Ludvigu IIOse për ta thënë më mirë, disi i çuditshëm. Disa do të thoshin edhe se është i çmendur. Sipas legjendave, ai i tha kujdestares së tij: “Dua të mbetem një mister i përjetshëm ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve”. Kur ishte i vogël kishte një imagjinatë të shfrenuar dhe më pas u bë fans i madh i kompozitorit të madh gjerman Richard Vagner, që krijoi festivalin e vet të operas. Më shumë se sa i çuditshëm, atij i pëlqente të bënte gjëra të ndryshme nga të tjerët, për shembull i veshur me një kostum të lashtë kalëronte nëpër male, e disa i thoshin Parzival, kalorësi që gjeti Gralin e Shenjtë. Ai kishte botën e vet të fantazisë, dhe kështjella Neuschwanstein ishte një fantazi e bërë realitet. Kështjella u dizajnua në stilin roman, gotik e bizantin të përziera sëbashku, dhe dhoma e fronit të saj njihet si Salla e Gralit të Shenjtë.

2. Ludvigu ishte i tmerrshëm me paratë
Shijet e mbretit nuk ishin të lira, dhe në vitin 1885, me vetëm 15 nga 200 dhoma të kompletuara, ai mori borxh 14 milionë marka gjermane (8 mln dollarë sot). Një vit më vonë, qeveria e tij e shpalli të çmendur dhe e konsideroi të paaftë për pushtetin.

3. Ludvigu vdiq në rrethana misterioze
Një ditë pasi Mbreti Ludvig u shpall i çmendur, ai vdiq në mënyrë misterioze në ujërat e cekëta të liqenit Starnberg, edhe pse ishte një notar i shkëlqyer. Edhe doktori që e diagnostikoi atë u vra.

44. Kështjella u hap për publikun për të kthyer paratë që ai mori

Ndërsa kështjella Neuschwanstein ishte një barrë financiare për Mbretin Ludvig, u hap për vizitorët vetëm 7 javë pas vdekjes së tij dhe u bë një burim fitimprurës i të ardhura për Shtëpinë Wittelsbach, që megjithatë nuk zgjati shumë si pushtetare e Bavarisë.

5. Kështjella supozohej të ishte private
Neuschwanstein mendohej të ishte një pronë private e mbretit. Sot ajo vizitohet nga 1.3 mln njerëz çdo vit.

6. Për të parë pamjet më të mira, duhet të largoheni nga kështjella
6

Pamjet më të mira të kështjellës nuk gjenden brenda vetë kështjellës, por nga Marienbrucke, “Ura e Merit”. Ura ofron pamje fantastike të kështjellës. Është një kodër e përpjetë ku duhet të ecësh 30 minuta në këmbë nga Hohenschvangau. Për një pamje akoma më të mirë, dhe këndvështrim tjetër, mund edhe të ngjiteni përtej urës, por kontrolloni uebsajtin e kështjellës për të marrë më shumë informacione. Ura po i nënshtrohet disa rikonstruktimeve që do të jenë gati në nëntor të këtij viti.

7. Ju mund ta vizitoni kështjellën vetëm me anë të një guide
Guida është e vetmja mënyrë për të hyrë brenda kështjellës. Do t’ju duhet të ecni për 30 minuta, dhe të vizitoni çdo dhomë të kështjellës për 60 minuta të tjera, por kjo është e vetmja mundësi. Biletat kushtojnë 12 euro. Është e vlefshme të përmendet që nuk mund të fotografoni brenda saj.

8. Prijini më përpara biletat
Duhet të jeni të organizuar që t’i merrni biletat më përpara, përndryshe rrezikoni të prisni disa orë, ose më keq të zbuloni që të gjitha biletat janë shitur. Është më mirë që të shmangni pritjen.

9

9. Neuschwanstein nuk është e vetmja kështjellë në qytezë
Përveç Neuschwanstein, aty pranë mund të vizitoni kështjellën Hohenschvangau dhe dy kështjella të tjera të Mbretit Ludvig. Pallati Linderhof është i vogël, por ajo që i mungon në përmasa, shpërblehet me bukurinë e saj. Pallati Herrenchimsee është kështjella më e madhe e Mbretit Ludvig. Është e modeluar si Pallati i Versajës dhe kushton më shumë se kështjella Neuschwanstein dhe Pallati Linderhof sëbashku. Do bënit mirë ta vizitonit kështjellën Neuschëanstein. Nuk ju ndodh çdo ditë të shihni një kështjellë përrallore.

September 13, 2017 12:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*