9-vjeçarja mesazh për racizmin: Nuk mund të diskriminohemi prej ngjyrës së lëkurës

September 29, 2016 21:43

9-vjeçarja mesazh për racizmin: Nuk mund të diskriminohemi prej ngjyrës së lëkurës

Pas vrasjes së afro-amerikanit Keith Lamont Scott nga policia në qytetin Charlotte të Karolinës së Veriut në SHBA, 9-vjeçarja afro-amerikane, Zianna Oliphant ka mbajtur një fjalim në kuvendin e qytetit, duke e tërhequr me fjalë prekëse vëmendjen e opinionit amerikan dhe atij botëror lidhur me dhunën policore dhe racizmin. Fjalimi i vogëlushes Oliphant përloti miliona persona në të gjithë botën.

Oliphant tha: “Ne trajtohemi ndryshe nga njerëzit e tjerë. Nuk më pëlqen se si ne trajtohemi dhe kjo vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Nuk duhet të jemi të detyruar të protestojmë se po na trajtoni në mënyrë të gabuar. Po e bëjmë, sepse duhet dhe kemi të drejtë. Ne jemi të zinj dhe kështu duhet ta ndiejmë veten. Është turp që baballarët dhe nënat tona vriten dhe nuk do të mund t’i shohim më. Është turp që detyrohemi të shkojmë te varret e tyre”.

September 29, 2016 21:43
Komento

3 Komente

  1. Agroni Jaupi September 29, 22:59

    Ne qofte se ka vend ne bote ku ndeshkohet ne menyren me te rrepte racizmi ky vend eshte AMERICA. Boll me me mashtrime,ne qofte se ka elemente te racizmit atehere kjo egziston dhe manipulohet nga vete keta qe predikojne racizmin.Te respektosh regullat si qytetar i ketij shteti,tejesh korekt ne pune e shoqeri je nga me te respektuarit ,i bardhe ,i zi,i verdhe apo i kuq pra eshte nje demokraci perfekte ne kete shtet multi etnik.Eshte gabim i pa falshem qe Afro –amerikanet pretendojne per diskriminim kur jane me te favorizuarit ne ndihma ne pune te pelqyeshme aq sa edhe Hollivudin e famshem e kane detyruar qe ne cdo film qe ben edhe ne qofte se skenristi apo autori i librit nuk permend ne ate ndodhi asnje njeri me ngjyre,duhet me pa tjeter te futin ne rol kryesor nje te ZI se ndryshe akuzohen per racizem.Ky eshte nje gabim i pa falshem per klasen politike ne amerike qe ne gjithcka nuk meret meritokracia dhe aftesia ne pune por shikohet ngjyra pra ne qofte se punokne diku 10 te bardhe te zeme duhet me pa tjeter te jene dhe 7 apo 6 te zinj,pamvarsisht se e hane punen apo jo.Pra kjo eshte edhe nje aresye qe shume bisnese nuk i marin ne pune jo se jane raciste por se keta njeres nuk punojne dhe kane si mjet diskriminimin qe per ta me te vertet ka qene i sukseshem.Eshte mire qe pikat te vihen mbi I dhe mjat me me lojra qesharake.Kur te thote polici ndal nuk ke perse te vraposh apo ti qellosh dhe pastaj familjaret ankohen se na vrasin se jemi te zinj.Eshte turp per kete klase shoqerore qe akoma do te luftoje me pretendimet e nje shekulli te kaluar.Ngushellime per viktimat por edhe pjesa tjeter e popullsise nuk mund te bejne fytyren me boje te zeze qe keta te mos ndjehen te diskriminuar.

    Reply to this comment
  2. MH September 30, 00:14

    Sa lot do te derdhen derisa te eleminohet njera nga ngjyrat:Bardhe apo Zi.Mos te harrojme qe me ne fund mund te triumfojne e Verdha.E kuqja u shue nga pushtimi i kontinentit Amerikan nga Britania e madhe (Anglia).Keshtu bota flet gjuhen e kolonialistve Anglez ne gjithe kontinentet: Azi(Hindia),Astrali,SHBA dhe ne Afrike.
    Fatkeqesia e romakve qe nuk diten te pushtojne boten qe heret se do flitshin Italisht gjithe bota.

    Reply to this comment
  3. Nero September 30, 14:22

    O Gono, a je ne metro mor njeri qe na mban fjalim si te jesh president i SHBA? A i ke pare videot ti ku ata jane vrare me duart lart ? Edhe po vrapoi zezaku, a eshte kjo nje aresye per ta vrare o njeri? Denimi kapital me vdekje behet per njerez kriminele qe kane kryer krime makabre, jo per dike qe shet cigare ne qoshe, apo qe vrapon nga policia, apo qe ndalohet se e ka xhamin e dritees te thyer. FJalimi jot siper mban ere fashizmi, dhe nuk eshte aspak njerezor. Nuk vritet njeriu per hicmosgje, vetem se nuk ju bind urdherit te policit. Vritet kur kryen krime ndaj te tjereve.

    Jepja kkete fjalimin trumpit se atij i shkon ta mbaje ne ndonje nga fjalimet e tij te ardheshme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*