Obama mbi akordin me Iranin: “Bota është më e sigurt tani”

November 25, 2013 11:27

Obama mbi akordin me Iranin: “Bota është më e sigurt tani”

Irani ka pranuar të ngrijë programin e saj bërthamor për 6 muaj, duke bllokuar pasurimin e uraniumit përtej kufirit prej 5% dhe duke çmontuar lidhjet midis rrjeteve të ndryshme të centrifugave. Në këmbim Shtetet e Bashkuara do të lehtësojnë sanksionet ekonomike, duke zhbllokuar furnizimet për një vlerë midis 6 dhe 7 miliardë dollarëve

“Sot Shtetet e Bashkuara bashkë me aleatët hodhën një hap të rëndësishëm drejt një zgjidhjeje të plotë të shqetësimeve të përbashkëta mbi programin bërthamor”. Është ora 22.35 në Uashington (4.35 e së dielës me orën tonë) kur presidenti amerikan Barack Obama jep lajmërimin historik nga Shtëpia e Bardhë, pas marrjes së konfirmimit nga përgjegjësja për politikën e jashtme të BE-së, Catherine Ashton. Për herë të parë në këtë dhjetëvjeçar arrihet një akord me Teheranin.

Irani ka pranuar të ngrijë programin e tij bërthamor për 6 muaj, duke bllokuar pasurimin e uraniumit përtej kufirit prej 5% dhe duke çmontuar lidhjet midis rrjeteve të ndryshme të centrifugave. I gjithë stoku i uraniumit që është pasuruar me 20%, do të konvertohet në oksid, në mënyrë që të mos përdoret për qëllime ushtarake. Në këmbim Shtetet e Bashkuara do të lehtësojnë sanksionet ekonomike, duke zhbllokuar furnizime për një vlerë midis 6 dhe 7 miliardë dollarëve.

Marrëveshja është arritur nga bisedimet midis delegacionit iranian dhe grupit 5+1 që mbledh anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë në OKB (SHBA, Rusi, Kinë, Francë, Angli) dhe Gjermani. Është një objektiv, të cilin Obama e ndiqte që nga fushta e para presidenciale e tij, në vitin 2008. “Qëkur kam marrë detyrën, kam përcaktuar qartësisht vendosmërinë time  për të ndaluar Iranin që të ketë armën bërthamore. Kam përsëritur disa herë që preferenca ime shkon në zgjidhjen paqësore dhe kam shtrirë dorën e diplomacisë”. Sot caku për një marrëveshje përfundimtare duket shumë më i afërt dhe do të konfirmohet gjatë negociatave të 6 muajve të ardhshëm nëse do të kthehet në një sukses të madh politik për Obamën.

Presidenti në fjalimin e tij kujton se marrëveshja 6-mujore është bërë e mundur sepse janë treguar efikase sanksionet e ashpra ekonomike mbi të cilat Uashingtoni synoi gjithçka duke bindur komunitetin ndërkombëtar që t’i ndiqte. “Ato sanksione patën një impakt thelbësor mbi ekonominë iraniane. Sot diplomacia hapi një rrugë të re drejt një bote më të sigurtë dhe ky është vetëm hapi i parë”, tha Obama.

Por, çfarë është tjetër më thelbësore: “Për herë të parë prej mëse 10 vjetësh arritëm të ndalnim avancimin e programit bërthamor iranian dhe disa komponente kyce të atij programi do të tërhiqen”. Përveç kufizimeve të pasurimit të uraniumit dhe centrifugave, Obama rendit edhe masa të tjera që do të ndërmerren nga Teherani: bllokimi i punimeve në reaktorin e plutonit, aksesi i inspektimeve  të ndërkombtarëve në mënyrë që të verifikohet respektimi i këtyre angazhimeve: “Mbi bazën e këtij akordi, Irani nuk mund të përdorë negociatat si justifikim për të çuar përpara programin e tij”. Sipas Obamës, lëshimet e Shteteve të Bashkuara dhe aletaëve janë një “lehtësim modest”. “Arkitektura e përgjithshme e sanksioneve qëndron dhe do të vazhdojmë të ushtrohet në mënyrë rigoroze”. Nëse gjatë kësaj periudhe Teherani nuk do t’u qëndrojë premtimeve të tij, presioni i embargos do të jetë ai që ishte vendosur fillimisht. Por presidenti amerikan shton: “Irani njësoj si çdo komb tjetër, duhet të ketë akses në energjinë bërthamore për qëllime paqësore. Nëse angazhimet do të respektohen, mund të nisë edhe afrimi i dy kombeve tona”./ D.Gjuzi

 

November 25, 2013 11:27
Komento

1 Koment

  1. nasruddin November 25, 13:14

    A MUND TE QUHEN IZRAELI DHE CIFUTET ANTI-AMERIKANE?

    Sic i quajti politika dhe media amatore shqyptare protestuesit e rinj shqyptare qe me JO!-ne kategorike per disllokimin e LHL-ve te Asadit deshen vetem te mbrojne te paster Vatatin?

    Po te shikojme pergjigjen kategorike te Netanjahut kunder mareveshjes se John Kerry-it me Iranin ne Shqypni te gjithe edhe enversite edhe berishiste do te kelthisnin njezeri se cifutet dhe Izraeli si shtet jane anti-amerikane te terrbuar.

    Por po te shikojme pergjigjen e mencur te Obames per Netanjahun mund te bindemi se Izraeli ka qene dhe mbetet nje Aleat i Vjeter Strategjik i SHBA-s ne politiken Boterore, sidomos kur fjala eshte per te qetesuar myslimet fanatike, nevrike, gjaknxehte dhe te pashkolluar dru me pre dhe se miqesia midis dy vendeve dhe popujve nuk mund te preket nga mareveshje e zakonte midis Sekretarit Kerry dhe Iranit Tinzar qe po ben leshime te detyruara nga kriza ekonomike ne kete vend qe komandohet nga ideollogjia e terrorizmit fetar. Ketu fjala eshte qe mire ka bere John Kerry qe arriti mareveshjen me Iranin Satanik per armet berrthamore, por mire ka bere edhe Presidenti Obama qe me zgjuarsi prej LIDERI Boteror kerkon t’i mbaje mire relatat me Izraelin sepse ceshtja kryesore shtrohet si:

    A MUND T’I BESOSH NJE VENDI TERRORIST DHE FANATIK SI IRANI?

    qe eshte edhe strumbullari i te KEQES ne Bote dhe INVESTITORI kryesor i Al Kaedes ne te gjitha zullumet e kesaj Organizate Famekeqe? Prandaj edhe Obama me te drejte nxiton te deklaroje qe Izraeli ka qene dhe eshte Miku dhe Aleati Afategjate Strategjik i SHBA-s. Ketu na mbetet neve shqyptareve te pyesim politiken, pushtetaret dhe median amatore kombetare:

    PSE TE GJITHE NGUTEN TA SHPALLIN SHQYPNINE SI ANTI-AMERIKANE?

    per nje proteste PALO GJE si ajo e LHL-ve te Asadit?

    THIS IS A QUESTION!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*