95% e shqiptarëve të Maqedonisë pro zgjidhjes së çështjes së emrit.

February 4, 2018 23:18

95% e shqiptarëve të Maqedonisë pro zgjidhjes së çështjes së emrit.

61% e maqedonasve mbështesin zgjidhjen për çështjen e emrit të Maqedonisë për të përshpejtuar integrimin e vendiot në BE dhe NATO.

Sipas një sondazhi të kryer nga Instituti për Demokraci në Shkup nga 50% e qytetarëve sllavë (30% plotësisht, 20% pjesërisht) dhe 95% e qytetarëve shqiptarë (84% plotësisht, 11% pjesërisht) janë pro zgjidhjes së çështjes së emrit.

Kjo është mbështetja më e lartë e regjistruar në vitet e fundit në sondazhet e opinionit  publik për çështjen e ndryshimit të emrit.

Në planin politik, bisedimet duket se kanë marrë një kthesë të papritur. Me një deklaratë të rreptë Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias kritikoi qëndrimin e të dërguarit personal të Kombeve të Bashkuara, Metju Nimic. Nisur nga diskutumet që Nimic pati në Shkup Kotzias theksoi se “i bëra të qartë se nuk është kompetent për të folur në lidhje me politikën e Athinës nëse është e drejtë apo është e gabuar”.

Një ditë më parë kryeministri maqedonas Zoran Zaev, deklaroi se Shkupi mund t’i drejtohet referendumit në mënyrë që zgjidhja për emrin të ketë një konsesus sa më të gjerë popullor.

b.m. / dita

February 4, 2018 23:18
Komento

1 Koment

  1. MH February 5, 01:46

    Maqedonia !
    Meqe jeni ne hall per ta ndryshue merin ne oreks te grekeve lexojeni mbrapsht Ainodeqam dhe kaq,oky.
    Dy shtetet ma inatqore,grindavec aspak tolerues aq sa ne ekstrem mohues ne kurriz te fqinjeve si Serbia dhe Greqia nuk njeh natyra sot per sot.
    Ne na thone nuk ekziston ceshtje Came.Atyre ndroni emrin shtetit se i bie bretku grekut.Kaq hileqar jane greket qe insistojne te drejten e vendvarrimit ne truell ton.Qe e drejta e njeriut ne korrektesi me ligjin nuk mund te pronezoj asnji m/2 pa pages.Keto e gllaberojne pse vdiqen ne lufte me Italine fashiste ne arenen shqiptare.Nga ana tjeter nuk njohin qytetaret e vet Cam dhe pronat e tyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*