Paloka: PD dhe PBDNJ kanë ndarë vlera të përbashkëta

July 2, 2016 11:48

Paloka: PD dhe PBDNJ kanë ndarë vlera të përbashkëta

Krahas Ramës, edhe PD mori pjesë sot në Kongresin e PBDNJ-së. Një vit para zgjedhjeve, PS dhe PD kanë filluar aksionin për të rregulluar marrëdhëniet me partitë e tjera për të maksimalizuar votat.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se “Në rrugën politike të këtyre viteve të demokracisë, Partia Demokratike dhe PBDNJ kanë ndarë shpesh vlera të përbashkëta, ato më themeloret si, respektimi i vlerave të njeriut, për pronën për standartet e demokracisë. Po ashtu, kemi ndarë edhe shqetësimet e përbashkta kur këto parime janë cënuar nga qeveritë”.

“Sot duhet ta themi se vendi dhe qytetarët janë si asnjëherë tjetër të rrezikuar, të kanosur, në dinjitetin e tyre edhe të ekzistencës, të parimeve dhe vlerat e demokracisë nga paligjshmëria dhe arbitrariteti. Mijëra qytetarë kanë humbur pronat e tyre pa pralajmërim në kundërshtim me procedurat e tyre, mijera qytetarë dhunohen çdo ditë nga korrupsioni dhe sundimi i të fortëve, që shpesh rezultojne te lidhur me qeverinë”, tha Paloka.

Në vijim të fjalës së tij, Paloka theksoi se “çdo parti politike duhet të jetë e kujdesshme, pasi është momenti kur duhet të ruajme vendin nga kapja e drejtësisë. Sot kemi shansin dhe detyrimin të jemi bashkë për hir të vendit dhe të fëmijeve tanë”.

July 2, 2016 11:48
Komento

4 Komente

  1. normali July 2, 11:57

    Ku e zure femijen ti ne Zvicer? Flisni ju dobiçat per interesat e femijeve!

    Reply to this comment
  2. maks July 2, 12:16

    popo keni vlera te perbashketa ju falet detin grekut kurse ata punojn per greqizimin e greqise te dy jeni rrece tradhetie

    Reply to this comment
  3. Artani July 2, 13:31

    Leri diversjonet ore thuthuq breke shurrosur,yyyyyytt ndyresire i biri i tonin palokes…

    Reply to this comment
  4. Dule biondi July 2, 13:47

    Kane te perbashket Janullen dhe renimin e Shqiperise

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*