Lobimi në SHBA me kompaninë ruse, Balla: Lulzim, sqaro publikun

March 6, 2018 20:15

Lobimi në SHBA me kompaninë ruse, Balla: Lulzim, sqaro publikun

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të një shkrimi investigativ në mediat amerikane, ku thuhet se me anë të kompanive të fshehta në pronësi të shtetasve rusë është financuar lobimi për Lulzim Bashën në SHBA, ku përfshihet dhe një foto me presidentin amerikan Donald Trump.

Balla i bën thirrje kreut të PD-së, Basha që të dalë menjëherë të sqarojë publikun për gropën e zezë në të cilën e ka futur partinë demokratike.

“Lulzim dil menjëherë dhe sqaro publikun për gropën e zezë ku e paske futur Partinë Demokratike!

Zbardhen lidhjet e fshehta të Lulzim Bashës dhe të Partisë Demokratike me llogari bankare të dyshimta dhe kompanive të lobimit.

Në një artikull investigativ të tre gazetarëve zbulohen fakte konkrete ku Partia Demokratike ka ofruar pagesa të kripura për promovimin e Lulzim Bashës, në SHBA.

Siç konfirmon investigimi, Lulzim Basha kishte kontraktuar një lobist republikan dhe ish- ndihmës të fushatës së Donald Trump, i cili quhej Nick Mucin.

Kontrata mes Mucin dhe Partisë Demokratike është firmosur nga Lulzim Basha, për të promovuar Partinë Demokratike të Shqipërisë në muajt mars, prill dhe maj.

Sipas kontratës, Muzin do të paguhej 25,000 dollarë gjatë këtij harku kohor për shërbimet që do të kryente.

Pas pagesës Muzin kontaktoi Stephen Bannonin dhe disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë në emër të Bashës dhe vendosi që Lulzim Basha të intervistohej nga Breitbart News.

“Në atë kohë, Shqipëria po kalonte një fushatë të hidhur politike.

Për disa javë, PDSH e Bashës, e cila udhëhoqi opozitën, kishte protestuar kundër koalicionit qeverisës të kryesuar nga kryeministri Rama dhe Partia Socialiste.

U fol që PDSH dhe aleatët e saj do të bojkotonin zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Dukej se Shqipëria mund të shkonte në trazira serioze. PDSH ju kthye republikanëve në Uashington për ndihmë,” konfirmohet në hetimin e tre gazetarëve”, shkruan Balla në Facebook.

o.j/dita

March 6, 2018 20:15
Komento

1 Koment

  1. hahahahah cfar Skandali ! March 6, 23:01

    Sqaro Publikun ?!

    Cilin publik ?

    Ne mendonim se kta jane politikane serioze ,

    jo se japin cfaqje Partish para popullit !

    Hikni mer plehra ,ju s’mundet te jeni kurr politikan .

    Ka ligje Shteti.
    Ka Prokurori .
    Gjykate .
    Perplasjani surratit provat qe keni ne Prokurori .
    S’eshte nevoja me dal medieve e ti kerkosh
    spjegime si halabak .

    Cfar politikanesh skandaloze ,nuk njofin se shteti funxionon nepermjet ligjeve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*