A bie qeveria prej Sajmirit?

November 7, 2017 22:55

A bie qeveria prej Sajmirit?

 

Nga Bedri Islami

Po bëj për disa çaste rolin e “Kasandrës”, duke parashikuar se Saimir Tahiri do të jetë fajtor në të gjitha akuzat që i janë bërë deri tani, që nga më e parëndësishmja e deri tek më e rënda, e njëkohësisht, duke i kërkuar ndjesë gjithkujt për këtë “parashikim” medial. Çfarë do të ndodhë më tutje? A do të jetë ai dhe faktori Tahiri shenja e rënies së një qeveri, e sapovotuar, duke marrë më shumë se gjysmën e besimit të njerëzve që morën mundimin të votonin? A do të bjerë qeveria, bashkë me të, meqenëse ai ishte për disa vite ministri më i besuar i kabinetit të parë Rama dhe më i votuari pozitivisht nga njerëzit , pasi, duam apo nuk duam, edhe nëse ai do të bjerë më tej në këtë theqafje politike, policia e shtetit filloi të ketë ngjyrimin e saj të duhur? A është i lidhur fati i Tahirit me fatin e “Rilindjes”, si veçanti e Partisë Socialiste, apo rrugët janë të ndara dhe fati i njërit nuk do të kërcënojë edhe fatin e tjetrit?

Saimir Tahiri ishte e mbetet deri tani ministri më jetëgjatë në jetën plurale të vendit. Ai pothuajse e mbylli mandatin e tij si ministër i punëve të brendshme dhe dalëngadalë u bë njëra ndër figurat më kryesore të socialistëve dhe njëri ndër krahët veprues të kryeministrit Rama. Në të vërtetë, si një figurë e re në mesin e një elite socialiste që nga themelimi, ai, ndoshta edhe nga vetë natyra e tij, deri diku mospërfillëse, u bë ministri që nuk ia vari shumë “të vjetërve”, edhe kur ata kishin të drejtë, por që, kur i zuri si gjithë të tjerët, u tregua i ftohtë, njeriu i ligjit, i saktësisë dhe i një veprimi të padyzuar.

Nga ana tjetër, ndoshta si një fillesë e ardhshme për lidershipin e partisë, ku kishin hyrë në të njëjtën kohë dhe ishin të barazafruar me shefin e tyre, në anën tjetër të shpatullës së Ramës qëndronte Veliaj, që ndryshe nga ai, Tahiri, ishte kurdoherë me një portë të hapur për elitën e vjetër, por edhe për të gjithë ata që ishin të gatshëm të bashkëpunonin, qoftë për planet afatshkurtra, qoftë për mendimin e një perspektive të ardhshme. Zaret ishin hedhur. Mes tyre qëndronte hija e rëndë dhe autoriteti i padyshimtë i Ramës, por, asnjëra e as tjetra, nuk kanë lidhje me atë çka mund të ndodhë: rrënimin përfundimtar të një karriere që nisi plot shkëlqim, u bë befas ndriçuese dhe që po merr rrokullimën pa e ditur askush se kur filloi rënia e tij dhe nëse do të ketë edhe një herë ngjitje.

Tahiri është pjesë e PS-së, edhe pse e larguan dhe e zëvendësuan marrëzisht shpejt, si të donin të lanin duart nga një e afërme që mund të ishte edhe e tyrja. Duke e larguar nga PS-ja nuk mund ta largojnë nga e djeshmja e tij, që ishte e njëjta strehë ku janë edhe ata që e larguan. Streha e përbashkët jep versionin e parë për një fund të përbashkët.

Do të ndodhë kështu?

Opozita, sidomos analistët pranë saj dhe të zemëruar prej kohësh me Ramën, nuk e kanë për gjë kokën e Tahirit. Ajo është përshfaqja e parë e delirit të hakmarrjes politike, për të ardhur në pushtet përmes rënies së një figure politike të kundërshtarëve të saj, përmes ngritjes popullore, çka ka pak mundësi të ngjasë, ose, si tha njëri “ nga “ideologët” e saj, Mul Noka, përmes revolucionit popullor, që do të drejtohet përmes bandave të tij.

“Koka” e Tahirit tani nuk është asgjë. Prej momentit të parë të daljes së përgjimeve opozita kërkon rrëzimin e Ramës. Këtë do e kishte bërë çdo opozitë, edhe të nesërmen e humbjes së zgjedhjeve. Por me kushtin që vetë opozita të ketë integritetin e saj politik, moral e njerëzor. Asnjërin prej këtyre kushteve nuk e ka opozita e sotme, as ajo e vogla dhe as ajo e madhja. Të dyja bashkë nuk bëjnë as gjysmën e tepsisë së pushtetit që ngulmojnë ta marrin të gjithën. Ndodh kështu jo sepse votat janë vjedhur, jo sepse ka patur manipulime, jo se shefi i qeverisë Rama bëri një thirrje të gabuar thellësisht për policinë e shtetit pas mbarimit të orarit të punës. Por sepse vetë ajo, opozita e tashme është pjesë e bandave, e krimit të organizuar, e ndërtimit të një strukture të jashtëligjshme përgjimi e veprimi banditësh, dhe se, mbi të gjitha, e provuar në pushtet, secila nga tetë vite, nuk bënë asnjëherë të duhurën, të drejtën, të saktën dhe të moralshmen. Pikërisht nga kjo opozitë janë dërguar në gjykim tre ndër figurat më t larta të saj, dhe në dy raste kanë shpëtuar nëpërmjet procedurave dhe në një rast tjetër çështja është mbyllur përmes një enigme që dihet.

Tahiri,  në fakt, ka rënë. E gjithë ajo që është ngritur ndaj tij, edhe në rastin kur të rezultojë e gjitha stuhi në gotë uji, e ka përmbysur figurën e tij si njeriu i politikës. Ai erdhi deri këtu, kishte shansin e pazakontë të bëhej  njeriu i një të majte të emancipuar, por gabimet e tij, nganjëherë foshnjore, historia banale e makinës së tij, edhe sikur të përmbysen të gjitha si të pavërteta, nuk ia kthejnë staturën e tij si njeriu i pritshëm i një politike moderne.

Do e marrë ai me vete edhe të gjithë qeverinë, që deri dje ishte e tij, dhe që sot e sheh si një “i pavarur”, që nuk ka ku të ngulë as gozhdën e pafajësisë së tij”?

Tahiri dhe qeveria Rama, ndonëse nuk e përjashtojnë njëra tjetrën, nuk janë e njëjta gjë. Janë dy gjëra që, duke pasur lidhje të shkëputura e njëra-tjetrën, përsëri janë të ndara.

Qeveria Rama 1 ose kjo e sotmja është ndërtuar mbi bazën e një verdikti popullor, që, ndërsa herën e parë e ndau fitoren në një pjesë të madhe, PS, dhe në një tjetër më të vogël, LSI, duke i bërë të bashkëpunonin domosdoshmërisht, tani ajo nuk është ndarë, i është dhënë e vetme një force politike, përmes staturës së një lideri politik, Rama.

Për të përmbysur qeverinë nuk është i mjaftueshëm rasti Tahiri, duhet përmbysur verdikti i qershorit të dytë, të vitit 2017. Nëse ai verdikt nuk përmbyset përmes idesë, vizionit, progresit të mendimit dhe përshfaqjes së një opozite moderne, aspak agresive dhe përmbysëse, ende pa i vënë të ndenjurat në ulëset e parlamentit, qeveria as nuk do të bjerë e as nuk ka ndër mend të largohet. Të ikte një qeveri përmes deklaratash për luftë dhe revolucion popullor, asnjë e tillë nuk do të kishte ngelur një muaj në pushtet.

Rasti Tahiri, edhe nëse është plotësisht i saktë, qoftë edhe në iluzionet më dërmuese të opozitës, nuk është plotmëria e qeverisjes. Në katër vite, përmes një koncepti më real për shtetin dhe shtetarët, ndryshe nga sa kishte ndodhur në qeverisjen e opozitës së sotme, shteti vendosi ligjet e tij jo sipas parimit të votës, pra të mbyllte sytë ku vota ishte e tij dhe të bënte katër ku vota ishte kundër, por që të krijonte barazinë e plotë ndaj detyrimeve dhe të drejtave. Megjithë shkeljet e bëra, sidomos ndaj të drejtave dhe ngutësitë në zbatimin e ligjeve ndaj një shtrese që nuk e përballonte dot jetesën, përsëri, më e rëndësishmja është se po vendosej koncepti i reagimit ndaj një shteti ligjor, i vendosur kudo, pa asnjë ndryshim politik.

Rasti Tahiri, edhe nëse është i saktë deri në detaje, nuk mund të marrë me vete krejt një qeverisje, pasi, në çdo vend të botës, edhe në shtetet më demokratike, me një ligjëshmëri të konsoliduar dhe plotëni ligjore,  rrënimi i njërit nuk është rënimi i të gjithëve. Po të ishte kështu, do të duhej rrënimi i gjithë PD-së në vitin 1997, sepse u rrënua krejt vendi dhe lieri i asaj ishte asaj kohe njeriu më i mallkuar i shqiptarëve; po të ndodhte kështu duhej rrënuar krejt qeverisja Berisha 2005 – 2013, pasi ministri më i besuar i saj, krahu i djathtë i shefit të qeverisë, i familjes së tij dhe i fazlliqëve, u akuzua tri herë, për vjedhje, për lëndimin e kufirit shqiptar, më saktë shitjen e tij dhe për vrasje. Aso kohe afera e parë nuk erdhi përmes përgjimeve, por përmes një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që kontrollohej nga vetë partia e tij; herën e dytë përmes hedhjes poshtë të një vendimi të turpshëm nga Gjykata Kushtetuese dhe herën e tretë nga të vrarët që ishin në mesin e rrugës.

Qeveria nuk bie poshtë nëse bie një nga pemët e saj, qoftë edhe më e rëndësishmja.

Qeveria bie kur njerëzit vendosin se kjo është rruga e duhur.

Dhe kur ata të vendosin, nuk do e bëjnë këtë për një grusht mashtruesish ordinierë, të pasuruar barbarisht, krijues të një regjimi despotik dhe vrastar, të cilët, edhe njëherë kërkojnë një përmbysje totale, pikërisht sepse u bënë disa vite larg tepsisë së pushtetit dhe e kërkojnë me ngulm.

Rasti Tahiri, edhe nëse është i saktë deri në detaje, do ulë kokën e tij dhe do ndryshojë rrjedhën e një jete, e cila mund të ishte plot shkëlqim, por në asnjë rast jetën e një qeverie, që, edhe pse e lënduar nga ky rast, ka përgjegjësinë e saj për të bërë atë që ka nisur: një shtet ligjor për të gjithë.

Nëse e fillon aty ku ka premtuar: ndëshkimin e krimit, do të jetë rishtas në pushtet.

November 7, 2017 22:55
Komento

20 Komente

  1. sopiqoti November 8, 00:03

    Qeveria nuk bie me llomotitjet e Kryemadhes qe me shume i flet goja se sa sa i prodhon mendja:me brockollat te Alibeajt apo te Halimit e te Flamur Nokes.Qe te bjeri ose jo qeveria vendos vota e popuillit dhe jo keta skiftere te llafollogjise,keta inatcore ndaj te majtes e vecanerisht ndaj Edi Rames.Revolucion popullor qe inspirin Sali Berisha ?? Per te qare e per te qeshur per kete politikan te vyshkur nga mendja e dale kurizi.

    Reply to this comment
  2. Feniks November 8, 00:48

    Rasti Tahiri ndonese nuk mund ta rrezoje qeverine Rama ne asnje version te shpikur opozitar,duhet ta beje kryeministrin dhe te gjithe qeveritaret e shtetit se duhet te punesojne ne administrate njerez jo thjesht militante apo servile te kryeministrit,por njerez me koncepte te qarta per t’i sherbyer shtetit dhe popullit.
    Veme re se jo ministrat,por deri edhe te drejtoret me te ulet,jane vene militante qe kane uluritur shesheve te mitingjeve,por qe ne detyrat e caktuara jane krejtesisht te pa afte si nga ana teknike,por me teper nga mos njohja e ligjeve dhge sherbimit ndaj qytetareve!
    Shembull i neveritshem jane ISSH,UKT,Bashkia e Tiranes,qe jane punesuar militante te pa afte!
    Bile kjo ndodh edhe ne kryeministri!
    Sot ne asnje organ shteteror nuk ke ku te ankohesh qe te zgjidhesh nje pa drejtesi te bere,se ose te sorollatin me muaj te tere,ose nuk ta japin te drejten fare!
    Prandaj lulezon korrupsioni,por Rama dhe vartesit e tij nuk e fillojne diten e punbes me leximin e letrave te ankesave te popullit,se nuk u del koha per te reklamuar veten ore e cast ne media!
    Vecanerisht Erion Veliaj eshte bere tejet i neveritshem me daljet e tij te pa durueshme ne TV edhe per vogelsira!
    Doemos qe keshtu atij nuk i del koha as per te kontrolluar vartesit e as per t’u njohur me ankesat e qytetareve!

    Reply to this comment
  3. Plaku Xhuxhumaku November 8, 01:26

    Qeke lodh shume or ti Bedri Islami me e lae kakën me çiç.

    Reply to this comment
    • Mary Tereza November 9, 03:28

      Bedriu duhet lexuar, pastaj…si ta mendosh vete ti…

      “Tahiri…pothuajse…e mbylli mandatin e tij te pare si minister”, shkruan Bedri Islami, ne kete shkrim qe, per shkak te perplasjes se forte me realitetin, eshte lehtesuar “pothuajse” nga partitizmi i qarte, veti jo aq e pelqyeshme per nje gazetar te mevteshem.
      Tahiri nuk e mbylli mandatin, zoti Bedri, dhe ketu duhet filluar numerimi kunder.
      Jo thjesht per Tahirin, por per vete Edi Ramen. E dorezoi Tahirin, se s’kishte si bente tjeter. Ia kerkuan te vertetat qe ia ofruan si fakte.

      Rama e ndjeu rrezikun. Ia dha gjysmen e mandateve Lul Cadres, qe te fitonte kohe. Per te menduar. Per te pritur nese Ujku ishte enderr, jo perpara tij. Heshti per nje kohe te gjate. Edhe pasi mori ato vota qe ti Bedri formalisht ke “pothuaj” te drejte, por jo plotesisht te drejte: Harruat qe me pak se gjysma votuan? Ende e ve ne dyshim se eshte manipuluar vota? Po, po, edhe prej LSI-se. Jo vetem prej PS-se…Vertete mund ta mbaj veten per intelektual apo gazetar ndokush, qe e kalon si pa te keq Kanabisin?!

      Rama priti pergjigje me te sakta, pastaj i shmangu “pothuaj” tere ministrat qe kishin lidhje me KANABIS.
      Ishte “pothuaj” e pamundur. Tahiri ishte tere qeveria e tij.

      Opozita?! 1997?!
      Ky eshte turpi qe na ndjek. Edhe asokohe, opozita e shpetoi Sali Berishen, Pajtimi kombetar. Ju kujtohet, Bedri, minister i brendshem i fitores spektakulare u be …Neritan Ceka!!!

      Eshte trere shtresa e sotme politike qe duhet flakur, qofte edhe pa e burgosur.
      Por vetem nese ajo largohet vullnetarisht e tera.
      A ka mundesi te ndodhe vullnetarizem i tille?!
      Pothuajse JO.
      Atehere?
      Atehere le te ndeshkohen disa prej Peshqve te Medhenj, se paku…dhe te permendemi te tere.
      Le te shpresojme se Edi Rama eshte i fundmi i atyre qe nuk duhej te vinin ne pushtet…

      Reply to this comment
  4. Gani USA November 8, 01:49

    ore le te edhe sajmiri edhe qeveria
    po ne duam te shohim ne burg edhe saliun, lulin, shkelzenin, mediun me dy emra etj etj
    jo vetem njera ane bre
    te gjithe jane te kalbur
    kush ben moral ne kete mes?
    vrasesi i 21 janarit?
    skllavopronari i gerdecit?
    firmetari i paktit detar me grekun?
    kush more ta marim vesh?
    njeriu i 97?
    ai per te cilin flet izet haxhia?
    si mund te behet qimja tra dhe trari qime kesisoj?
    apo ky popull meriton te trajtohet si budalla?

    Reply to this comment
  5. info analitike November 8, 07:23

    Bedriu shkruan per integritetin e opozites! Harrove o derezi koalicionin e qelbesirave per te rrezuar Saliun? Po atehere cili ishte integriteti I asaj opozite. Jeni te papare se si po perpiqeni te justifikoni mbajtjen me kembe te nje qeverie kriminale. Ju plasi tullumbacja e rilindjes e ju nxori cullak te gjitheve.

    Reply to this comment
  6. kris 1 November 8, 08:48

    Mos u tremb .Nuk bie.Qeverine me shume se ti e duan ne kembe Iliri e Ssliu.Eshte nje lope qe e ushqen populli dhe e mjelin ata.
    Popullii ka gjume .Eshte ii lodhur!

    Reply to this comment
  7. BLACK SWAN November 8, 08:50

    o shoku Islami ,
    per nder te partise ti me nxjerr mallin e shokut Pal ,
    ajo shprehja “do e kete ber Mehmuti me koken e vet , se une me Endhjerin nuk dime gje ”
    ja keshtu duket kjo fleterrufeja jote ;
    nqs ti pret qe ata me dy fije mend ne koke te presin drejtesi me denimin e Tahirit ,jeni marrosur te gjithe .
    ata me dy fije mend , po atje ka masa -turma popullore , nuk ka njerez me tru .
    o shoki Islami , qiviria jote e perdori Tahirin ,e beri minister me nje cope diplome nqs e ka ,teper te dyshimite , me duart e Tahirit luftoi klanet e kundert , e perdori si polic trafiku , e la te debonte ata qe shisnin presh ne trotuar , e nisi te prishte germadhat anekend vendit ,po sidomos aty ku klanit qeveritar i interesonte me shume ,dhe qeveriu jot zgerdhihej pas kurrizit te tij , duke i pregatitur dhe gijotinen “Merreni ju nderkombetar , gelltite ti bordelloja e LSI , ju turma popullore te etura per fajtor , hajeni Tahirin ….dhe ooooo çfare me shohin syte , po vjen Katallani-Zhgelzeni , ai i Lazaratit , sepse ne fakt me Tahin nuk u luftua asgje , thjesht ju la detyre te hiqte padronet e vjeter , prishi ekuilibra qe askush do ja fale …ai do e gelltise Tahirin , madje me gjithe syzet qe bejne sa breket e Armines
    dhe ja erdhi reagimi i atij , atij te madhit fare me vilen ne Surrel me materiale te varfera , me ekspozita qe i ka hapur anekend botes me leket e Anetes , se vilen e ka me ato te gruas, nuk ka njeri qe ti ngjaje me shume Ponzio Pilatit
    i lau duart me ca ligje , ne leberit kur kemi ndonje te vdekur , qajme me ligje , dikur , se tani te gjithe te vdekur jane ,vetem qe se dine , e pra doli tha ca ligje me ate surratin e enjtur prej frikes , paturpesise qe e karakterizon .
    doli ai ,ai shpifesira , qenia me e ndyre qe me ka pare syri ne vendin tim dhe komenton Tahirin
    e harroi Almir Rrapon ajo hemafroidi qe gabimisht ka hormone femerore , e harroi bllokun dhe gjerdanet
    harruan keto plehra te ricikluara qe kane 23 vjet qe ushqehen me gjakun e shqiptarit …ngelen pas Tahirit ,
    qe nuk eshte asgje perveçse nje produkt i ketyre kllouneve
    kjo e fundit me gjetjen e patentave mu duk tamam si grupi armiqesor i Mehmutit .kjo ma shpifi !!!!

    qetesohu bre shoki Islami , boll e lave te palarin
    nqs mendon se duam qe qeveria jote te bjere per Tahirin , jo jo , “Je suis TAHIRI” !!!
    Islami , kryetari jot eshte Kriminel , sot mund ta thuash , nuk do te pushkatoje askush .mjaft na çave kaptinen me keto fkleterrufete e frazat klishe , “nqs e fillon aty ku e ka premtuar …..
    shpifesire , mjaft u perdore si furçe haleje dhe sidomos mjaft u bere lavazhon e trurit miletit .
    MJAFT !!!!
    se po vazhdojne te vrasin veten vetem KOKEPALARET
    nderkohe qe ju ngerdhesheni per pushtet , per nje pushtet qe e shperberi kombin , qe i vrau shpresen e sidomos e la pa te ardhme .

    e sidoqofte kur nje kryetari i ze gjysmen e deputeteve dekriminalizimi ajo qeveri ka rene ,
    kur nje populli i ngrehoset nje pinok duke i thene
    “Dilni prape se jua bej si ne 21 janar ,
    AI POPULL KA VDEKUR !!!!
    kjo eshte fatkeqesia e vertete

    Reply to this comment
  8. Mark .U.K November 8, 09:01

    Bedri Islamabat: Qeveri duhej te kishte rene pa plas skandali.Qeveri eshte e rend sado te mundohen edhe ish spiunet e sigurimit te shtetit qe sot bejn rolin e servilve si puna juej.Po mos u merzit se tesh do ti hiqen petet lakrorit do hapen dosjet.Gjej vend ju dhe spiunet e tjer qe jeni te lidhur me banden shtet.

    Reply to this comment
    • korçari November 8, 16:36

      Po si nuk doli nje verior me mend ne koke (e kam fjalen per keta qe shkruajne opinionet e tyre ne gazete) kur besoj nuk ka ngelur shqiptar pa e kuptuar se Salehu eshte kolera e Shqiperise ,qe demet qe i ka shkaktuar vendit nuk ja kane bere as otomanet,qe ka shitur pjese nga trojet shqiptare grekut ,ka vrare et.Nuk mund te shpjegohet me injorance kjo mbeshtetje por mendoj se jane genet e malokut te cilat nuk ndryshojne kurre dhe eshte e kote te debatosh .

      Reply to this comment
  9. spata November 8, 10:12

    Bedriu ka shume te drejte qe e shtron kete pyetje .Pse . Ka shume kohe qe opozita kerkon rrezimin e Qeverise Rama ne tavoline e politikes dhe te Medjave ne krahe te saj .Llogjika eshte e thjeshte . Me popullin nuk maten dote. Kjo duket dhe nga disa deklarata te opozitarve, se do te ngren popullin ne kembe ,por nuk po bejne as me te voglin perpjekje tu bejne thirje per revolta kundra qeverise Rama .Duke e ditur se per kete nuk jane te sigurt jane perqendruar tek ceshtja e kanabisit dhe skandali i Habilajve ku zihet ne goje ish Ministri i Brendshem Tahiri .
    Ps dhe Rama kane bere nje hap shume domethenes qysh ne Netor te 2016 ku e shkarkuan Tahirin para se opozita te kapej pas kesaj violine qe bie sot me kaq force. Nuk di qe arsyeja e shkarkimit te lidhet me pjesemarrjen e Tahirit ne kondrabanden e hashashit.Mendja me shkon diku tjeter . Dicka brenda koalicjonit Rama -Meta nuk ka shkuar mire.
    Pa u larguar nga tema, qe po fryhet shume sot ,opozita e bashkuar nuk ka objektiv Tahirin por Ramen . Qe te largojne Ramen po e fryjne shume situaten politike me hashain si kanabizin te vendit. Ne kete beteje opozita po grumbullon shume qe furtuna e ngritur te shperthej kunder Rames .Furtuna tashme ka nisur dhe sinjalet e para te luftes kunder kanabisit e dhane italjanet .U tha shume per kete por ndaj asaj qe kerkon opozita ,largimin e Rames apo difekte i qeverise Rama nuk u tha gje ,perkundrazi u shprehen optimiste se situata ka ndryshuar shume drejt zhdukjes si fenomen. Opozita kembenguk dhe ka perfshire dhe disa deklarata te anglezve dhe hollandezve per grupet kriminale qe veprojne ne keto vende .Opozita do qe ti faturoje te gjitha keto Rames. Ketu kemi nje gabim strategjike te opozites . Te gjitha deshtimet tona, ne situaten e krimit, kur perfliten shqiptare te kategorive te ndryshme ,ti mbaje ne kurriz Rama .Kjo eshte nje llogjike pak sa e tej egzagjeruar qe nuk sensibilizon sa Aleatet tane por mbi te gjitha populli qe vendos mbi rrezimin e Qeverise .
    Nuk dua te beje avokatin e Rames, por e shikoje se kjo qe kerkon opozita e bashkuar ,eshte nje obsjon por jo realitet qe populli te marri ate vendin qe pelqeje opozita .
    Ne asnje vend demokratike apo parademokratike qeverite nuk rrezohen nga opozita vetem me argumente te deshtimit te nje ose dy Ministrave . Edhe kur kane plasur skandalet dhe doreheqjet e tyre qeverite nuk kan rene . Shembuj ka plot ku duken qartazi se si jane kaluar krizat nga gabimet e qeveritarve .Ne rastin Tahiri, qe e cilesojne si nje bashkpuntore te ngushte te Rames, kemi nje specifike tjeter. Tahiri eshte i cveshur nga cdo post politke e zyrtar qe ja bene te pa mundur opozites te kerkoje largimin e Rames e te qeverise .Ka dhe dicka tjeter qe opozita si ka bere mire llogarit.Ky hashashi i mallkuar pelqehet shume nga ne shqiptaret . Si do ta ngrej opozita popullin te rrezoje Ramen dhe bashke me te qeverine .Kete nuk e kuptoje edhe pse Medjat prane opozites jane ne sulm.
    Ne keto ceshtje kaq te rendesishme sic jane nderrimi i pushteteve ndikim te madh kane luajtur dhe Aleatet . He per he nuk po degjojme ndonje deklarat te tyre qe populli te pergatitet psikologjikishte per nje akte te tille. Aleatet ngulin kembe tek Reformat dhe Vettingu qe do te nxjerr para gjykimit peshqit e medhenje .me ke do ta realizojne ata kete misjon? .Me opoziten ,me qeverine Rama apo me popullin . Kjo ka per tu dukur ,mbasi afati na qenka shume i shpejte, afersishte 2-3 muaj .

    Reply to this comment
  10. Une November 8, 10:38

    Z. Bedri! Megjithe respektin jeni shume prapa ne mendimin tuaj,pavaesisht se eshte shume i drejte! Do te bjere Tahiri, neqoftese,por bashke me Berishen,Meten<Lulin eshume kriminele shqiptare! Jo se eshte i fajshem por do ta marrin me vte keta njerez qe jane vertet kanceri shqiptar! Nuk mund te denohet nje person kushdoqofte me provat e Sales apo Metes! Me krijimin e Drejtesise se re do te shoshiten gjerat!

    Reply to this comment
  11. Lili November 8, 11:56

    O bedri zeza,ne cdo vend normal kjo qeveri kishte rra per hir te Shtetit edhe dignitetit te shtetit,fjale i panjohur per sojin tuaj.
    Demi i shkaktuar per reputacionin e Shtetit shqiptar eshte pertej cdo kufi…Edhe pergjegjesia morale bje mbi ate qe e ka bere minister nje njeri te tille kaq inkonsekuent me veprimet e tij si minister i mbrendshme qe harron teper gjera neper xhepat e veturat e te tjereve sa resikton sigurine tone.
    Deshtet s’deshtet pergjegjesia morale bje mbi kryeministrin qe e zgodhi,qe nuk kontroloj veprimet e ministrit te tij e nuk u cudit kur per zyzat me mija euros sikur nuk cuditet per cantat e orete e shtrenjta ne dore te ministreshave me rroge shqiptare…pergjegjesia deshtet s,deshtet ne kete rast bje mbi kryeministrin. Edhe papergjegjesia e tij per punet e ministrave te tij duhet denuar.doreheqjen e tij ne nje bote normale do ishte minimumi i minimumit te kerkeses per detyre qe nuk e permbushi.deshtet s’deshtet ju.

    Reply to this comment
    • enver hoxha November 8, 21:04

      ore skerbythje ti dhe te gjithe ju qe beni si te botes moderne me ca name uk,,arit per tu rrezuar qeveria per nje njeri,sa skandale i kan dale donald trumit me ministrat e tij qe nuk ka mbushur vitin akoma pse nuk bie trumpi mor plera?ky i fundit doli per mashtrin tek financat dhe tek taksat e shtetit duke mos paguar,duke dhene fakte te rrema tek FBI dhe nji nga figurat kryesore per bashkpunim me ruset per rrezimit e klintonit perball tumpit,por trumpi e largoi nga vetja dhe nuk u rrezuar qeveria,ky njeri ishte nje nga njerezit me te afert te trumpit,quhet GEORGO PAPADHOPULOS,por qeveria nuk ra.mund te ma shpejgoni pak ju plera se amerika mbahet si nje nga shtetet me demokratike ne bote,skerbythje qe i dini te gjitha,katnare qe mbushet barkun me buk gruri dhe ju erdhi goja plera.

      Reply to this comment
  12. Mark .U.K November 8, 13:38

    Sikur te arrestoheshin te gjith majtas djathtas do shpetonte vendi.

    Reply to this comment
  13. ETHEM November 8, 15:08

    TE LUMT BEDRI.JO VETEM QEVERIA NUK BIE,POR TAHIRI DO DAL I PASTER.SEPSE DOSJA E HABILAJVE KA EKZISTUAR QE NE KOHEN E LULIT M.I BRENDSHEM PARA 2013.AJO DOLI NGA PREK.ITALIANE ME POROSI NGA HIENAT SHQIPTARE DUKE E BERE VET DOSJEN DHE E DERGUAN VETEM PER FIRME ATJE DUKE IMPLIKUAR TAHIRIN ME KETE PUNE.MESAZHET TELEFONIKE JANE SAJUAR NGA POLICET E DENUAR E QE KAN MARRE STATUSIN E SALIUT TE SHPIFIN.KETE PROBLEM E CITOJ KM RAMA NE TV TOPÇENEL PAK DIT PAS NGJARJES.EUROT DHE PATENTAT E TAHIRIT NE ELBASAN JANE SAJESA ME E TRASH E SALIUT DIXHITAL.EUROT PO I ARGUMENTON VET I JATI DJALIT.PATENTAT E GJETURA PO VERTETOHEN SE JANE TE SAKTA..TE RINOVUARA NE VITE SIÇ E VERTETON DREJTORI FIRMETAR.PSE U GJETEN NE MAKINE…HA DISKUTIM.POR NUK ESHTE KRIM.MUND TE JENE EDHE FALLCO.QELLIMI I GJITH KSAJ FURTUNE NGRITUR NGA OPIZIRAT MJERANE ESHTE JO PER TAHIRIN POR ME SHUME PER LARGIMIN E KM RAMA,DUKE I LIDHUR DROGEN ME ZGJEDHHET GJOJA TE BLERA.NDRYSHE NUK VIJNE DOT NE PUSHTET.RAMA RREZOHET..VEÇ ARSYEVE QE JU PERMENDNI..EDHE NESE SHBA +BE DO E KISHIN NJE MENDIM TE TILL.POR PERKUNDRAZI,ATO E KAN MBESHTETUR ATE NE TE GJITHA REFORMAT SIDIMOS PER REF.NE DREJTESI KU PD DHE LSI ATYRE UA KAB PRURE NE MAJ TE HUNDES TASH 4 VJET ME SABOTIME E VONESA TE QELLIMESHME.DHE DO TE VAZHDOJNE ME MBAJTJEN NE DETYRE TE K/PREKURORIT E EMERUAR NGA SALIU E LIKJA.RAMA DO QEVERIS DERI 2021 DHE PS DERI 2050,PASI ESHTE KM ME I MIRE NE KETO 27 VJET.

    Reply to this comment
  14. rapsodi digjital November 8, 15:52

    Ka nje renie te frikeshme te nivelit intelektual & atdhetar te zotit Islami.
    *
    Nuk duhet ta mendoje Bedriu yne doreheqjen e qeverise per Tahirin dhe jo ta shprehe apo ta diskutoje…kete po ja falim se artikullshkruesi eshte Tahiro-fagos dhe deri diku eshte ftohur me Ramen.
    **
    Ajo qe nuk i falet BIslamit eshte se ka semundjen e e antiambasdorit Arvizu qe barazoi vrasjen kriminale te Berishes ne 21 janar 2011 me gabimet e demonstruesve….
    .
    PRA

    BARAZOI KRIMET E BERISHES ME GABIMET E RAMES….
    ***
    Rasti Tahiri ka nje ngjashmeri perfekte me rastin e Ermal Ilir Enver Hoxhes ku nje prokuror anonim gjerman i amplifikuar 10000000 here nga digjitali Sali Visho Berishaj u arrestua sikur te ishte PABLO ESKOBARI kur ne fakt grupi i tyre akoma nuk kishte filluar punen….Biles Digjitali berishe tha per ermalin me dokumente qe kishte restorante disa miloneshe ne europe dhe 20 makina llukzoze 150 000 copa….te cilat dolen genjeshtra bileas nje nga makinat Berisha e kishte marre nga nje kosovar qe ishte fans makinash te shtrenjta por qe kishte vdekur dhe ishin familjaret e (Kukajve-Peje) qe e qujten berishen monster.
    ****
    Cfare do mund te ndodhe me qeverine mund te bjere ose te zvarritet si breshke ne mocalin e politikes shqiptare….me kryesoren qe ishte pranga berishes nuk e realizuan se ai mbrohet hapur nga berishiste ne washington dhe bruksel….Por nese keto berishiste euro-amerikane vendosin te heqin qeverine Rama eshte shume e thjeshte….Le te kujtojme rrezimin e qeverise stabilitetit ne 4 dhjetor 1991..qe ishte qeveria me e mire e te gjithe kohrave….Pse e rrezoi Berisha ??
    E rrezoi se Ylli Bufi nuk arrestoi ne afat..ne oren e caktuar Nexhmije Hoxhen qe i kishte vene kusht Berisha…..kur kujton sot kete 4 dhjetorin 1991 kushdo mund te pyese veten…..Pse Amerika e kllonoi kete monster….qe po vazhdon dhe sot te torturoje ate popull…..per kujtese….kur ra qeveria e stabilitetit nje dipllomat i inteligjencies tha prane parlamentit te asaj kohe FITUAM….E HODHEM QEVERINE…….SA BIZARRE DJE dhe sot qe po ndiqet e njejta rruge..
    *****
    Te sugjeroj zoti Bedri sherim te shpejte ne semundjen tuaj arvizuajane qe barazoi Krimet e Berishes me Gabimet e Rames..
    .
    ******
    Je i lutur qe kete rapsodi ketu poshte shko kendoja ne vesh donald luse dhe atyre te FBI qe kane ardhur per ti bere fresk usali serberishes:

    Rapsodi tropojane për USALI Berishen
    .
    Do me u kthy dhendrri n’pushtet
    Tash do te dalim n’selamet.
    Dobro doshli, daj Fazllici !
    E uron Shkelzen-o-vici
    Zdravo unuka Argite !
    Te gezojme qe erdh kjo dite !
    Tash fitojme ç’far t’na doje zemra:
    Pare t’pista, prona, tendera,
    Me rrite normen e fitimit,
    Jem bashkue me boten e krimit.
    2.
    Babe Salihi jep udhezimet,
    Si me i shtue superfitimet:
    “Gjithsecili ne klanin tonë,
    T’angazhohet ne korrupsion !”
    Ne mandat te pare si president,
    Jam tregu koqe, pa mend,
    Me duket vetja anormal,
    Pse nuk vuna kapital !
    Eshte momenti te fitojme sot,
    Vitet qe na iken kot,
    Due me u ba pasanik,
    Me jetue si sheik!!
    Objektiv i madh per mu:
    Keto milionat me i fitu
    Si ti fusim ne xhepin tone,
    Ka metoda ti pastrojme.
    Arme, droge e kontrabande,
    Jane per burrat: pune e rande,
    Ketu, Argite mos i fut hundet,
    Kem Shkelzenin per kesi punesh.
    More Shkelzen, t’ka baba trim,
    Je i lind per demontim,
    Ti Argita, bija ime,
    Fokusou n’ privatizime.
    Sokoleshe, ti moj malesore,
    Na e hap studion ligjore,
    Gjithe projektet qe ka shteti,
    Do i perlajme t’ tana per vedi.
    Ç’fare ka prona ky milet,
    Ne mal, n’fushe a ne bregdet,
    Turru pra, ti moj azgane,
    Me i kalu n’llogarine tane.
    Thuri planet me ngadale,
    Futju bregdetit me radhe,
    Nga Ksamili ne Velipoje
    S’leme parcele te na shpetoje !
    Ty Jamarber t’kam si djale
    T’i zaptosh tokat ne Jale
    Per Zenin kam tjeter plan
    Jane dy mije hektare ne Seman
    Nuk na vjen me fati ne dere,
    Ta shfrytezojme per te fundit here,
    Te mos mbese aset pa shit,
    Te mos leme prone pa grabit.
    Hyrjen n’ NATO, me sa te mund,
    Do ta shtyj ne maksimum.
    Po te na bajne neve anetar,
    S’mund te vjedhim si me pare.
    Do veme kapital pa mase,
    Do fitojme para me thase,
    Me i pastrue sipas ligjit,
    Kemi firmat e Fazllicit.
    Shkina ime, moj Argite,
    Mire i “qan” keto “sukses fite”
    Çdo projekt qe konsulton,
    Dhjete perqindeshin e “rrafshon”.
    Nga qe pronat ke synim,
    Po te jap mendimin tim:
    Toke me çmim “badiava”
    Veç n’ Porto Romano ka.
    Jane pronare ca katundare,
    I genjejme me pak dollare.
    Bejme nje Vendim historik:
    E kthejme n’ Park Energjetik.
    Vlera e tokes shkon n’stratosfere,
    Rritet çmimi 300 here !!
    Sa firmos nje V.K.M.
    Pare te madhe fitojme ne !!
    Shkelzeno, qepju Gerdecit,
    Eshte mbreti i biznesit.
    Gjithe mafjozat ma t’nderu
    N’trafik armesh jane perqendru.
    Eshte biznes fantastik !
    Demontim dhe trafik.
    Do ta bejme ne menyra te fshehta,
    T’ mos leme gjurme ne evidenca.
    Trafikojme edhe raketa,
    Sa te doje Al-Qaida.
    Ne rruge sekrete permes Çadit,
    I çojme arme edhe Xhihadit.
    Nuk na duhen ne uzinat,
    Fillo, e ngre llamarinat.
    Perdor mjetet e ushtrise,
    Ke dhe çiken e Farise.
    Kam mendu per proceduren,
    Gati ke infrastrukturen.
    Alibe e Aldo Bumçe,
    I ke vartes n’ grupin e punes.
    Mos humb kohen me liçencat,
    Ti jep baba kompetencat.
    Qeveria, perfshi mua,
    Do te jete nen urdherat tua !!
    Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle,
    Veç me mbush thaset me dollare,
    Non-stop, n’supervizion,
    Baxhanakut i takon.
    Per fitimin maksimal,
    Nuk njoh ligj, as moral,
    Puna del me leverdi
    Kur shfrytezohen gra e femi.
    Keto jane pune qe leverdisin,
    Pasunohemi me tane fisin,
    Fitim te tille nuk ka pare bota,
    Pesedhjete breza s’na dhemb koka.
    3.
    Kam kerkese nga njerzt e grues:
    T’u jap serbve akses n’Durres.
    Kam mendue qe per Serbine
    Te baj aksin Laç-Morine!!
    Kosovaret nuk i due hiç,
    Sepse jane anti-Fazlliç.
    Çmendurisht une kam dashni,
    N’dajallaret e femijve t’mi.
    Rruga qe i sherben vatanit,
    Do kalonte grykes Komanit.
    Ky opsion nuk me pelqen:
    Me demton si biznesmen.
    Une nuk jam aq rrote budalli
    Me e ndertu nga thote Topalli.
    Rruga bregut lumit Drin,
    Le pa pune tragetin tim.
    Jam i lute prej Erdoganit,
    T’kaloje rruga bregut Fanit.
    Keshtu, kane shansin osmanllinjte,
    Per here te pare me shkel n’Mirdite!!
    Pra, Kosova eshte sebepi,
    Perfitues jane turku e serbi.
    Do ta haje buxheti i shtetit,
    Edhe xhepat e miletit.
    Nga miliardat qe do hedh,
    Gjysmen n’rruge-tjerat i vjedh.
    Jemi te “ndershem” ne publik,
    Eshte projekt patriotik !!
    Do ta nisim me nxitim,
    Pa projekt e preventiv,
    Keshtu nuk kapet abuzimi,
    N’xhepat tane shtohet fitimi.
    Gropes se zeze te korrupsionit,
    I veme emrin “Rruga e Kombit”
    Se ky popull eshte i trashe,
    E ha sapun per djathe.
    Keshtu, per dite vjedhim miliona,
    Me parullen: “rrofte Kosova”.
    Plan biznesi me te mire s’ ka,
    Miliardere ka me na ba!!
    Eshte projekt qe suporton,
    Çdo lloj vjedhje e korrupsion.
    Jane pa tru shqiptaret e ngrate,
    I mashtrojme dhe per fushate.
    Une jam Sale talebani,
    Me vjen ne ndihme dhe Erdogani
    Me sebep te inagurimit,
    Dy dite para votimit !!
    (Dasem te madhe do te banim,
    Te kishim ketu dhe Sllobodanin !!)
    Po u ba ndonje padi,
    E dergojme Sollakun n’shpi.
    Me mbrojt fort korrupsionin,
    Kemi gati “lustracionin”.
    Kemi eksperience nga bota,
    Siç vepronte Penelopa.
    Keshtu do bajme me tunelin,
    E ndertojme pastaj e shembim.
    Siç na meson arithmetika,
    Kete e thote edhe Argita:
    Qe te fitohet sa me shume,
    Duhet rrit puna n’volum.
    Sukses-fija eshte derivat,
    Punet e vogla japin pak.
    Po kur shifra eshte me billiona.
    Çahen brinjesh llogarite tona !!
    4.
    Nga Argita due’ i projekt:
    Si ta fusim ARMO-n ne xhep.
    T’u krijojme pershtypjen t’taneve,
    Se ua dhame amerikaneve.
    Nga Teksasi, nje firme hiçi,
    Na e gjejne Toma e Fazlliçi.
    Koperture n’afera krimi,
    Rezart Taçi esht me kopili.
    Thirre Taçin me urgjence !
    Fillo, jepi konsulence !
    Te startoje, me korrupsion,
    T’paguaje mediat, sa t’kerkojne.
    Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani,
    Fonde sjell nga Azerbaijani.
    Nuk prish pune, t’ zeza a t’kuqe,
    Mire se te vijne nga mafia ruse !
    Vlere fiktive veme n’ offerte,
    Me u “pague” per 5-6 vjet,
    Po u zbuluem nga konkurentat,
    I nderron Ruli dokumentat.
    Nuk e ban ai per shoqni,
    Ai ka ketu pjesen e tij,
    “Druri i arres” qe nje nxitim,
    Sot e kam ortakun tim.
    Per “OK”-n ne parlament,
    Duhet ba nje marifet:
    Vec te kete emerin “garanci”
    Boshe e fallco, s’ka rendesi.
    Grupi im parlamentar,
    Jane ca koqe, e ca gomare,
    S’jane te zot as “per nje pune”,
    Miratojne ç’far u tham une.
    Pse jane arti, politika ?!
    I blejme ca nga opozita,
    Kur ta mbyllim kete pazar,
    U çojme ftesat per iftar.
    Per parate, s’kemi siklet,
    ARMO-n e marrim pa leke,
    Po t’na pyese ndonje gazete,
    “Jane pague”, por jo n’buxhet.
    Po e teproi ndonje gazetar,
    Do ta shpalle une tradhetar,
    Do ia djeg gjithe pasurine,
    Me shtypshkronje, e me makine.
    Per transferta kriminale,
    Kemi banken personale,
    Me Tan Santo e Elvane,
    Kryebandit Adrian Fullane.
    I bajme ligjet si t’i dona,
    Qe ARMO t’jete e jona.
    Ky qe plani, me startuu,
    Eshte sukses i garantuu !!
    ESHTE PROJEKTI I FITORES !
    JA KALOJME DHE AL KAPONES !!
    5.
    Merakoset nene Jovanka:
    Motra ime, Sllobodanka !
    Mos ma lini n’balte Fasllicin,
    Pse e kemi Kryeministrin?!
    Sal Berisha mban fjalimin:
    Mos ma ngucni “gospodinin”
    Mbyllni gojen deputete !
    Se ua sjell ketu n’parlament.
    Nis veprimet paranoja:
    O Damir, o “srdce moja” !
    Merre çarterin per Tirane
    Je ne bes’time n’ TV Klan.
    Ne aeroport shtrohet tapeti,
    Me urdher te nalte nga shteti,
    Zbret me nderet e nje princi,
    Dora vete: druzhe Faslliçi.
    Angazhohet i gjithe shteti,
    Policia e prefekti,
    Shantazhojne Sala e Liria:
    Te rrije urte prokuroria !!.
    Se eshte koke, per koke te mikut,
    Eshte koka e trafikut,
    Kontrabanda e Ballkanit,
    Kontrollohet prej “viganit”.
    6.
    Fakte te reja kan dale ne drite:
    Kush e nxori Azemin ne prite,
    Kush e shfrytezoi arkivolin,
    Me ba 14 shtatorin !
    S’e harrove o Sale, traditen,
    Keshtu e vrave edhe Trebicken,
    E verteta po del ne pah,
    Kush e çoi Kosten “per gjah”.
    Po te zbardhet prej fillimit,
    Tragjedia e 2 Prillit:
    Dora qe gjakosi Shkodren,
    Ajo vrau dhe Remzi Hoxhen.
    Kur Kosova ngrinte krye,
    Behej shqipja “lesh e li”,
    Luks i madh per Serbine,
    Kur shtie n’kaos Shqiperine.
    Hej Sali, miku i Fazlliçit,
    Ia kalove Karaxhiçit,
    Karburant i dhé Serbise,
    Me vra djemte e Dardanise!!
    U rrjeshtove n’krah te Rugoves,
    Kundra trimave te Kosoves
    I gjithe populli u çudit
    Kur i shpallet “terroriste” !!
    Trimat, ne lufte me dushmanin,
    Ti, biznes me Arkanin.
    Dosja jote ne Beograd,
    Filloi te jape rezultat.
    Kur Kosovës po i vinte fati,
    Direktiven jep lugati.
    Me urdher te UDB-se
    I the “jo”, Rambuje-se.
    Ti ke ba nje mal me krime,
    Vrave popullin ne lufte civile,
    Mbolle ngjarjen me vrastare
    “Hiroshimen” gerdecare.
    Tym e helm mbushe kete vend:
    Bloze qymyri, nafte e cement,
    Ke dhe plane me mizore,
    Me centralet berthamore !!
    Si familje, je ba llum
    Ju ka vene mafia perfund:
    Delijorgji, Medi dobiçi
    Rezart Taçi e Fazlliçi.
    Qe ta themi hapur fare,
    Eshte gjithe mafia nderkombetare,
    Kriminelet ke ortakë,
    Me t’çue ne Hage, ti e ke pak!
    7.
    Jam Sali, Sali “qëndresa”
    Vrava, vodha gjithe sa desha
    Per pushtet, une djeg Shqipnine,
    Per Gerdecin, hiç s’ma ndin.
    Madje jam shume i vendose,
    Per nje tjeter katastrofe !
    Me barut u ba shume buje,
    Kete here do jete me uje !!
    Shkodren do ta bej det,
    Ta mbaje mend perjete !
    Tragjedi qe s’e ka pase,
    Ne Kafe te Madhe permbi skaf !!
    Vi nga kulla e Vicitolit.
    Jam nga shpella e Mit Sokolit,
    Qe ju turr topit per ment’ krese,
    Tu mendue se eshte n’sigurese !
    As kurkujt nuk ia kam friken,
    E kam “tredh” une opoziten
    N’ unison me Edi Ramen,
    Kushtetutes ia kam “kajt nanen”.
    Le t’vazhdoje me batuta,
    Tu tregue perralla me flutura
    Nuk me tremb mue Johni II-te,
    Une nuk pyes per Amerike !!
    Derisa t’permbyset globi,
    Me rruen trapin “Silvia Konti”,
    Se ia marr erzin n’publik,
    Ia kam ba nje vidioklip !
    Me gjyqsorin s’kam problem
    Aty kam une klanin tem,
    Bamirit ia kam ba bene,
    Do t’ia marr dhe KLD-ne.
    Me i vu krimit kapak,
    Mua m’duhet edhe nje mandat
    Kam nje plan te sterhollue,
    Me lane popullin pa votue.
    Kur te vije dita per votim,
    Jam usta n’manipulim.
    E ujdis dhe me Europen,
    N’qeveri me kokelopën.
    8.
    Mire ia ban more faqezi,
    Kur ka t’marre qe t’besojne ty,
    Se çdo popull ne planet
    Nuk do të sillte me ne pushtet.
    Per faturen dhjetra mijera
    Brenga, plage edhe viktima,
    Per gjithe krimet ndaj vatanit,
    Do ta benin si Sadamit.
    9.
    Hapi blloqet moj Argite:
    A ka mbet ndonje gje pa u shit ?
    Nga vemendja si na doli ?
    INSIG-u , ALBPETROL-i ?!
    Duhet te kesh n’vemendjen tate,
    Dhe repartet ushtarake.
    Ç’fare ka: toke e ndertim,
    Ta kthejme ne perfitim!!”.
    Te punojme ma me kujdes,
    Po na dalin letrat n’shesh.
    “Bomba” e pare qe faksi djalit,
    Tash, e-mailat e Ansarit !
    Ne publik erzin na muaren,
    s’na paguan as faturen,
    Me aferat qe t’zbuloi Tema
    Mos t’jem une, t’kishin fut brenda.
    Per çdo gje, rrofte kapari,
    Se ta fusin si arabi
    Ta kesh rregull n’punen tane:
    Leket merren paradhanie !
    Mos u ban more babe zevzek,
    I thote t’jatit çika e vet:
    “Veç me tenderat qe kam n’proces,
    Jam tu e mbushe edhe nje thes !”
    Asetet qe ti permende,
    I kam te shkrume n’listen teme.
    Une i bej punet me grafik,
    I kam ne plan per kete vit.
    Nuk pajtohem me kritikat,
    Mos mi humb babo meritat.
    M’ gjej nje tjeter ne Planet,
    Qe eshte ba bos per 4 vjet ?!
    Per çdo prone qe eshte kthy,
    Une e Zeni kem nderhy.
    Ne çdo projekt e investim,
    Aty eshte dhe emri im !!
    Koncesione e tenderime,
    Kane kalue ne doren time.
    S’jam mjaftue si konsultare,
    me perqindje, jam pronare !!
    A e ke pa si po hedh shtat,
    QTU-ja e re ne Farke ?
    Veper qe se ka Shqipnia,
    Ashte tu u ba me leket e mija !
    Lumenjte: Drin, Vjose e Devoll,
    I kam une nen kontroll !
    Po s’pagoi taksen tek une,
    S’fiton asnje konsorcium !!
    Fantazia ime s’ndalet,
    Kam fillue te zaptoj dhe malet:
    Dajt, Terbun e Veleçik,
    Tash jam ngule dhe n’Bukanik.
    Me ndihmen e dajes Fazlliç,
    Kem ba lek e fitue miq:
    Mishkovicin e Arkanit,
    Dhe djalin e Sllobodanit !!
    Kam arrite me menaxhu,
    Procesin me te korruptu.
    I rashe vize VITOL gjigandit,
    Ia dhashe ARMO-n Taçit mamit.
    Edhe pse jam billionare
    Ne shume projekte, aksionare,
    Do te vazhdoj ta rrjep Shqipnine,
    Vete e deshen borgjezine !
    Pra, ç’ka lidhje me terrenin,
    E godisim bashke me Zenin,
    Ti kujdesu veç per vedi:
    Mos me ra nga pushteti
    Qe t’i gezojme na pasunite,
    Mos prano me i hap kutite.
    Se po i hape, fiton Rama,
    E na i konfiskon te tana !!
    Po erdhi ai n’pushtet,
    E sigurte: burgu na pret.
    Krimet tona sa nje mal,
    Nuk mjafton kodi penal.
    Qe te shpetojme duhet me ik,
    Ne azil politik,
    Nese duem nje vend tamam,
    Shkojme drejt e n’Teheran.
    ***
    Zonjë e madhe Jozefinë,
    Ke merita n’sigurim,
    Që kur re në banane,
    Ti je ba pulitikane.
    Nga besimi europiane,
    Në politike je talebane,
    Për të tjerat je hibride,
    Nuk e flet as gjuhën shqipe.
    Si kryetare je e dhunshme,
    Nga fjalori: e paturpshme !
    Histerike si një vrasëse !!
    I njeh mirë dhe lëndet plasëse !!
    ***
    Kush e solli kete cunam ?
    Kryeministri sharlatan !
    “Hena blu” as “dielli gri”,
    Dora vete shoku Sali !
    Hapi syte o milet,
    Pse fajtore jemi vete:
    Se çdo votë për atë lubi,
    Eshte burim për tragjedi !!
    Moj malesia e Gjakovës,
    Ke pas qene e pararojes,
    Ti ke pase burra model,
    Turp, qe nxore ate kriminel !
    Do t’mbuloje Sale turpi i zi
    Per afera e per tradheti,
    Do te mbetet brez pas brezit:
    “Kryeministri i Gerdecit”.
    Para teje ne tradheti,
    Jane zhyt Zogu e daja i tij.
    Por s’kane bere te tilla pazare!!,
    Me ujrat territoriale.
    Kjo do te thote se n’ qeveri
    Esat Pasha na eshte kthy.
    Problemi qe ka sot vendi:
    A do vi dhe Avni Rustemi ?!
    Jeni nje tufe me kusare,
    Me Ballinje e Selmanllare,
    Delijorgje dhe Fazlliçё,
    Taç e maç e berishiçe.
    Kjo eshte klike qeveritare,
    Eshte nje bande kriminale,
    Ruli, Basha dhe Mediu,
    Kapobanda eshte Saliu.
    Sa krimet i keni ba,
    Me lekure keni me e la.
    Do ta zbojme ne korrupsionin,
    Bashke me Gerdec-kualicionin.
    ***
    Moj PD – e bija e “nanes”,*
    Paske qene ti “piçka e s’ames”.
    N’kryesine tende ka hyp llumi,
    Me shume turp ty po t’vjen fundi !
    ==============================
    Eshte thellesisht antishqiptare sot
    te barazohen
    Krimet e dokumentuara te Saliut & Lulit
    me gabimet e Rames & Tahirit
    nga kushdo qofte
    Bedri apo Donald ta kete emrin…

    Reply to this comment
  15. PETRO November 8, 17:26

    edhe berri varet nga kembet e tije..llogarija eshte individuale

    .

    Reply to this comment
  16. Alban Dega November 8, 23:47

    SI MUND TE BJERE QEVERIA PER NJE ISH !?

    Nuk ra qeveria e asnje hallke kur Sali Berisha dhe “ Shqiponja serbe e tij dhe Tritan Shehut u kapeni ne flagrance duke furnizuar me arme dhe nafte makinen e luftes, terrorit, genocidit se Milloshevicit ne Bosnje, Kroaci, Kosove !?
    Nuk ra qeveria as Presidenca kur Shqiperia per pak u perjashtim nga OKB-ja per shkelje te embargo’s se armeve dhe naftes jo vetem ndaj Beogradit … por edhe gorillave te Burundit… !?
    Nuk ra qeveria kur centimetri e Berishe Gazidedes arrestiamo, torturuan dhe zhduken atdhetar in shqiptar Remzi Hoxha !?
    Nuk ra qeveria as Presidenca kur humbi Referendumin e Nentorit 94 per kthimin e Kushtetutes shqiptare ne nje Statut te Partise Demokratike krejt si ajo enveriste e 74-es !?
    Nuk ra qeveria e asnje hallke e saj kur u vodhen masivisht e krejt hapur ne tha se votat e 26 qershorit 1996 cka tronditi edhe vete aleatet tane strategjike SHBA e BE !?
    Nuk ra qeveria as Presidenca me 28 maj 1996 kur cetniket e Sali Karachicit, Bashkim Gazidedes, Agim Shehut gjakosen Sheshin Skënderbeu me gjakun e deputeteve dhe liderve te opozites, gazetaret e huaj dhe Kushtetuten shqiptare para kamerave !?
    Nuk ra qeveria ne katrahuren shtetzhberese te
    mars- korrikut … 1997 me mbi 10 000 viktima te vrare e sakatuar, plagosur nga piramidat “me para te pastra si kristali”, sipas fjaleve te kryfajdexhiut Sali Berisha, gati sa dyfishi i viktimave te 46 vjet tirani komuniste !?
    Nuk ra Qeveria por vetem kryeministri pas grusht shtetit klasik te 14 shtatorit 1998 kur per pak ra perseri Shqiperia po te mos ishte telefonata shpetimtare e Uashingtonit e vrau perseri sic e nxori ne priten e oaralJmeruar 5 dite perpara kobeziu i Shqiptarise Sali Berisha kur Kosova ishte ne gazet e lufte me Milloshevicin e hordhite tij militari- paramilitare me makinen e tij te terrorit shteteror e “Tokes se djegur “ !?
    Nuk ra qeveria as kur u vodhen mbi 250 milione euro te Autostrades se Kusarise se Kombit nga Lulezim Bechtel Bashici e Korporates brrishti e korrupsionit politik e ekonomik, qe e nenshkroi kontraten ne Anglisht pasi nuk patem kohe as ta perkthenin ne shqip !!?
    Nuk ra qeveria asnje minister I saj as ne as pas 15 marsit 2008 kur bastardit te tij politik Fatmir Mediu dhe birit te tij biologjik Shkelzen Berishes e co. u shperthimi ne duart e pergjskura Gerdeci me 26 bebe e nise shtatezena, femije e plea burra dhe gra te pafajshem u bene shkrumb e hi cope e cike nga bomba me sahat e “ Hiroshimes Shqiptare “, qindra te tjere u sakatuan e plagosen bashke me shtepine e pasurite e tyre… !?
    Qeveria jo vetem nuk ra por u vi njeshkolone pas bosit te saj duke vene edhe kazmat e fundit shtetit ligjor dhe duke surgjynosur prokuroret e saj, duke shperdorur gjykatesit e stershoerdoruar te saj, duke I shpallur lufte deri edhe Mbretit Boteror te shtypit te lire “ The New York Times” qe u shpall leter higjienike nga demotirani i Tiranes Sali Berisha dhe banda e tij e gangstereve politike e mediatike, nga “ Kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “ qe nuk njihte as baxhanakun e vet as e dinte se ku bir Gerdeci !??
    Qeveria nuk ra as kur Dyvaljeja, Baba Doku e Pi noceti I Tiranes Sali Berisha dhe bastardi i tij politik Lulezim Basha ekzekutuan pa gjyq 4 protestues paqesore, plagosen me dhjetra, keqtrajtuan brutakisht , miren peng, rrembyen e torturiuan qindra te tjere. Secili prej tyre krime kunder Njerezimit te denja per Gjykaten e Hages . Shtoju prishjen e provave, fshirjen e serverave te Kryeministriise, kercenimet e hapura per terror ndaj opozites dhe buka e krimit behet teper e madhe .
    Qeveria nuk ra por ra Presidenti, u laviros Kryeprokuroja e Shtetit shqiptar … ra dhe i vra Shqiperia mbare !
    Nuk ra qeveria ad pas grushtit plebishitar te demosit shqiptar me 23 qershor 2013. Ajo dhe kryetari i saj instaluan, kurdisen dhe Lane minat e tyre me sahat qe nga 13 hidrocentralet pa uje te Valbones dhe Vjoses, qe nga qokat e fundit per bandat e tyre si CEZ-I e ARMO, OSSHE- ja e Albpetroli, qe nga Vermoshi e deri te Konispoli qe askush si Tersi i Vicidolit nuk mund ti lente mbrapa !
    A nuk eshte nje mine me sahat edhe ceshtja Saimir Tahiri qe po perdoret si nje se per te rrezuar Qeverine dhe sabotuar Vetingun dhe Drejtesine ne lindje !?
    A nuk jane mobilizuar te gjitha skalionet politike. mediatike, antijuridike te Mareshallit Dixhital Sali Berisha, Sharlatanit Dixhital Lulezim Basha, te Shejtanit banal Flamur Noka…. te Putinit e Beogradit, Kalit te Trojes e Mafias jo vetem shqiptare rreth Saimir Tahiri!?
    Zgjedhja e Saimir Tahirit si Koka e Turkut nga Sali Berisha dhe Klanit te tij familjar e politik nuk eshte rastesi por eshte fund e krye marrezi !? Pse ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*