A del 75-65 rezultati i 23 qershorit pas koalicionit të ri PS-LSI?

Nga LORENC VANGJELI April 8, 2013 18:52

A del 75-65 rezultati i 23 qershorit pas koalicionit të ri PS-LSI?

“Çfarë nuk të vret, të bën më të fortë”. Aksioma e hershme ka marrë një provë të re se është e vërtetë me atë çfarë ndodhi me LSI-në në pesë vitet e fundit. Në mënyrë ironike dhe paradoksale, ndryshimet kushtetuese të prillit 2008, që veç tjerash, synonin hapur bipolarizimin e politikës në vend, i dhanë hapësirën e patjetërsueshme LSI-së për të qenë kushtëzuese e ngjyrës së qeverisjes në vend. Siç ndodhi në vitin 2009 dhe siç premton të ndodhë padyshim, edhe në këtë vit. Gjithçka rrodhi shumë shpejt. Ajo çfarë ndjehej vetëm në mënyrë të kursyer dhe në mënyrë informate, shpërtheu në fundjavën e shkuar dhe brenda 48 orëve të mëpasme, u bë një realitet konkret politik. LSI u shpreh për daljen nga koalicioni qeverisës një vendim që ja tha dhe vetë kryeministrit, PS bën ftesë publike për koalicion me LSI-në të martën dhe një ditë më pas, Ilir Meta e pranon një gjë të tillë. Drejtuesit e partive të majta Evropiane dhe në Parlamentin Evropian kishin kërkuar të njëjtën gjë. Po në mbrëmjen e të mërkurës Berisha çon për dekretim tek Presidenti i Republikës shkarkimin e ministrave të LSI-sëdhe të enjten paradite, anëtarët e rinj të qeverisë miratohen me nga 72 vota pro secili. Në një akt të fundmë “korrektese” ndaj marrëveshjes bashkëqeverisëse të 2009-ës, , ndonëse në mënyrë të sforcuar, LSI abstenon, opozita socialiste voton kundër, por edhe kaq nuk mjaftoi. Tre vota “mercenare” të majta, Islami, Dogjani dhe Kadeli, votojnë pro mbajtjes në këmbë të kabinetit Berisha. I pari do ta bënte një gjë të tillë, sepse ka katër vjet që e konsideron Ramën si vjehrrën e të majtës, ndaj shtratin me mullixhiun Sali nuk e kishte për herë të parë; dy të tjerët me kostum dhe kravatë në Kuvend, bënë të kundërtën e asaj që kërkonin të bënin tre vjet më parë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në grevën e urisë. Mbajtën në këmbë Berishën sot, kur tre vjet më parë kërkonin rrëzimin e tij me rrip të lidhur në kokë. Po për inat të Ramës dhe mullixhiut të zakonshëm.

Qeveria? Çfarë shakaje!
Morali dhe moraliteti janë nga termat që po përdoren gjerësisht ndaj lëvizjes së fundit në opozitë që ka shkaktuar jo pak trazime. Por miratimi i qeverisë së re, edhe në këtë plan, e tejkaloi pabesueshmërisht çdo nivel të pranueshëm të moralitetit qoftë dhe minimal të politikës. E thënë ndryshe, maxhoranca e dalë nga vota e deformuar e qershorit të largët 2009, është tërësisht e delegjitimuar. Qeveria e re, tashmë pakicë në Kuvend, qëndroi në këmbë vetëm me vota qartësisht të majta, të trafikuara në minutën e fundit. Berisha kishte dy mundësi të vetme Kushtetuese: mocionin e besimit dhe mocionin e mosbesimit, të dyja të parashikuara në nenet 104 dhe 105 të Kushtetutës. Vetë ai artikuloi një gënjeshtër të pastër kur tha se “Kushtetuta nuk parashikon qeveri teknike”. Sepse, në variantin e parë: Nëse nuk do të merrte në mocionin e tij të besimit më shumë se gjysmën e votave të deputetëve, Kuvendi do të shpërndahej për 48 orë dhe vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Ky do të ishte akti kurajoz i një politikani që do respektonte dhe vullnetin e ndryshuar tashmë të Kuvendit. Berisha u justifikua se një gjë e tillë, zgjedhjet e parakohshme, do ta privonin vendin nga armata e vëzhguesve të huaj, të planifikuar për të ardhur në Tiranë për 23 Qershorin. Berishës nuk i ka munguar kurajoja në politikë, duke vazhduar të qëndrojë në këmbë me kurajo dhe atëherë kur cilido tjetër nga aktorët politikë  të këtyre dy dekadave, do ishte rrëzuar. Kësaj radhe u fsheh si…., në ligjërimin e rrugës do thuhej u fsheh si skuth i trembur, në shqipe më të kultivuar do thuhej, nuk pati kurajë të vepronte ndryshe. Në të kundërt, ai i afronte vetes një mundësi për të shfrytëzuar befasinë, iniciativën dhe hutimin me të cilin e majta priti koalicionin e ri PS-LSI. Në këtë rast mund të gjykohet se më të fituara do të ishin partitë e tjera të vogla, kryesisht ato që dalin për herë të parë në garë në 23 qershor.

Tabela per faqen

Në variantin e dytë
Opozita do të kërkonte një mocion mosbesimi për kryeministrin. Që ai të quhej i realizuar, por jo i përfunduar si akt që do të rrëzonte qeverinë, mocioni i mosbesimit duhej të merrte më shumë se votat e gjysmës së deputetëve. Por në të njëjtën kohë, opozita duhej të paraqiste dhe një kandidat të ri për kryeministër i cili duhej të merrte gjithashtu më shumë se gjysmën e votave të Kuvendit. Opozita nuk e ndërmori këtë hap, sepse llogariti lëvizjen e radhës së Berishës, kur edhe pse mund ta rrëzonte me votë, me konfigurimin e ri dhe rreshtimin e ri të “mercenarëve”, nuk garantonte emrin e ri të kryeministrit të vendit. Në një vend normal, logjikisht, kryeministri i duhej të zgjidhej në marrëveshje mes pozitës dhe opozitës. Por Shqipëria nuk është vend normal që të prodhonte qeverinë natyrale që do të krijonte ngërçin e krijuar me legjitimitetin: qeverinë teknike. Një qeveri e tillë do të garantonte, edhe pse historia e pluralizmit nuk e ka parë të suksesshme këtë skemë, kryesisht atë të lidhur me mundësinë teorike dhe praktike të deformimit të votës së shqiptarëve. Ishte koha për sakrificë, por Berisha nuk do ta pranonte kurrsesi një gjë të tillë sa kohë që tek deformimi i votës ka varur maxhorancën e shpresave të tij për t’i garantuar vetes një maxhorancë të tretë në zgjedhje.

Ekulibrat e prishur
Dy kanë qenë arsyet kryesore publike që LSI argumentoi në korrik 2009 kur pranoi ftesën për bashkëqeverisje të vendit me ish-kundërshtarët e saj në zgjedhje, PD-në. Stabiliteti i vendit, shmangia e krizës politike dhe ekonomike në vend dhe proceset integruese të vendit. Të dy këto shtylla, mbas katër vjetësh qeverisjeje rezultojnë të dështuara; së pari vendi është përfshirë gjerësisht këto katër vjet nga destabiliteti, qoftë dhe pse ka pasur një qeveri përgjithësisht stabël; sot shqiptarët janë më të varfër se katër vjet më parë dhe mbi të gjitha, proceset integruese të vendit kanë mbetur pezull, kryesisht për shkak të qeverisjes së vendit dhe polarizimit ekstrem të palëve. E gjitha kjo i ka mbetur pas si pronë të shkuarës dhe me të, do të merren gjatë “historianët”, nëse perifrazohej Meta në deklaratën e tij të së mërkurës. Ajo çfarë është e pamundur të jetë lëndë për historianët, por detyrim për drejtësinë, është ndarja e madhe e palëve në qëndrimin ndaj 21 Janarit. Këtu vlen një sqarim: edhe duke marrë për bazë, gjë që nuk është plotësisht e vërtetë, se demonstrata e asaj të premteje të zezë, u bë kundër audios dhe videos të Ilir Metës, martirët e sharruar gjakftohtësisht me plumba nga regjimi në Bulevard, u ekzekutuan nga pjesa tjetër e maxhorancës. Urdhërdhënësit që fshehën ekzekutorët dhe që bënë të pamundurën për dështimin e hetimit dhe dhënies së drejtësisë, mund të jenë objekt i drejtësisë vetëm në rast të rotacionit të pushtetit. Në të kundërt, drejtësia e pilotuar nga Berisha, me të gjitha gjasat do të vijojë të nxjerrë fajtorë vetëm vetëm demonstrues dhe do të gradojë vrasësit e demonstruesve. Akuzat ndaj PS-së për harresë të katër martirëve, janë emocionale për momentin dhe të pavërteta për të nesërmen. Një maxhorancë e nesërme e opozitës tradicionale plus LSI-në, në rastin më të mirë do të çlirojë sistemin e drejtësisë nga presioni i djeshëm i segmentit kryesor të qeverisë, nga PD e Berishës.

Më shumë se aritmetikë
Në një sprovë interesante të muajit të shkuar te “Opinion” i Blendi Fevziut, u bënë llogari numrash për të parashikuar të nesërmen e 23 qershorit. Fevziu, Hoxha dhe Zaloshnja, projektuan shifrat e zgjedhjeve të katër vjetëve më parë duke kombinuar variante të ndryshme të koalicioneve elektorale dhe duke marrë si pikëpyetje, fatin numerik të partive të reja që konkurojnë për herë të parë në këto zgjedhje. Versioni më i vështirë politikisht, gjykohej ai që tani është realitet: PS dhe LSI kundrejt PD-së me aleatët e rinj. Tre gazetarët treguan një tablo interesante të asaj që pritet të ndodhë. Nga llogaritë del se në katër qarqe, në Berat, Elbasan, Tiranë dhe Fier, për një grusht votash, opozita tashmë e bashkuar, mund të sigurojë një mandat shtesë. Respektivisht me vetëm 108 vota më shumë merret një mandat shtesë në Berat, me 341 të tilla, mandati shkon për opozitën në Elbasan, mjaftojnë 473 vota opozitare shtesë që mandati shtesë të vijë nga Tirana dhe 470 vota më shumë në Fier, e bëjnë opozitën me një mandat më tepër.  Po kështu në Vlorë e në Korçë, mjaftojnë 1399 vota dhe 1589 vota më shumë që opozita të marrë një mandat më tepër. Në Durrës dhe në Shkodër kjo llogari shkon respektivisht me 3163 vota dhe 3616 vota më shumë. Mision gati i pamundur për të ndryshuar rezultatin e 2009-ës duket ai për në Dibër, Kukës, Gjirokastër dhe Lezhë kur opozita duhet të thyejë respektivisht barrierën e 3129 votave, 3777 votave dhe 4948 votave më shumë nga sa ka marrë në 2009-ën PD-ja dhe aleatët e saj. Sipas kësaj llogarie, ekuilibri ndryshon në favor të opozitës e cila merr minimalisht 75 mandate kundrejt 65 të tillave të PD-së dhe aleatëve të saj. Në këtë shifër nuk është përfshirë çfarë do të ndodhë me rrjedhjet e votave nga e majta dhe e djathta për të paktën dy partitë e reja të paprovuara elektoralisht, nga FRD e AK. (Java)

Nga LORENC VANGJELI April 8, 2013 18:52
Komento

14 Komente

  1. Aster April 8, 19:03

    Mos u lodhni kot, se Sala fiton prap, eshte ujk i vjeter ai

    Reply to this comment
  2. Robespier April 8, 20:37

    Entuziastet e aleances me LSI-ne,te trembur nga indinjata mbarepopullore ndaj fteses qe zoti Rama i beri Ilir Metes,po mundohen me ngut qe ta kapercejne kete siklet duke u dhene pas argumentave teknike etj etj.
    Te njejten gje po ben edhe analisti me i dobet ne krahun opozitare,Lorenc Vangjeli,merita kryesore e te cilit qendron ne batutat me nuanca poetike ,dhe ne filogreqizmin e hapur te tija.
    Lexojini me kujdes keta shkarrashkrues,qellimi i vetem i te cileve keto dite,nuk eshte analiza ne argumente dhe korrekte,por perpjekja per te blere sa me shume shpirtra votuesish ne kete kohe fushate!
    Lexojeni Vangjelin,qe deri para pak kohesh,dmth,para aleances me LSI,fliste per fryme opozitare qe do te coje opoziten ne fitore,kurse sot, flet me shifra ,me numra ,sepse ,edhe ky palo analist e kupton ,se fryma opozitare eshte qelbur tashme me prezencen e Ilir Metes…

    Reply to this comment
    • Fredi April 9, 00:47

      Roberspier ti besoj e di cfare i ndodhi robespirit. Tani une e di _qe ti nuk e di_ se ti je pak dele, gjithesesi po ta them. Ia krasiten koken . Ne sigurisht nuk do tja presim koken gjarprit-sali por do ta trajtojme si plakush me respektin e moshes qe ka do ta fusim ne burg dhe do ti japim pampers.

      Ti mund ta vizitosh kur te duash. Do jete te qelia nr 97 ne burgun e lushnjes. Tani degjo ketu …Eshte nje lloj pampersi qe mund tja blesh… eshte shum ekonomik ..quhet Jozi-pampers nga firma e njohur lines.

      Reply to this comment
    • Bardhyl Qirjaku April 9, 18:13

      I nderuari z.Robespier, duke hedhur poshte argumentat e z.Vangjeli ju keni sakrifikuar mazhorancen e deritanishme. Ju e perfundoni komentin tuaj me mendimin se … “… fryma opozitare eshte qelbur tashme me prezencen e Ilir Metes…”. Por, me kete keni thene se prezenca keto kater vjet e Ilir Metes ne mazhorance ka qelbur frymen e saj. Si thoni, ngulni kembe me ate qe keni thene ne fund te komentit Tuaj?
      Ju faleminderit !

      Reply to this comment
      • Robespier April 9, 19:25

        I nderuar Bardhyl,e shoh se me ke keqkuptuar,sepse,dyshimi se mos ata qe jane kritike apo jane kunder aleances me LSI-ne,ju shtyn ju por edhe shume te tjereve qe te mendoni se mos jane nga ana e mazhorances apo e PD-se.
        Gjithsesi,mund t’ju them se LSI e ka qelbur mazhorancen sepse ajo ka qene dhe eshte e qelbur vete! Dakord zoti Bardhyl?
        Por,kjo nuk me pengon mua qe kete aleance ta quaj,me te ndryen e me te felliquren e aleancave keto 22 vite demokraci per disa arsye,por une po them vetem nje heperhe:
        -Me 21 janar 2011, populli opozitar degjoi thirrjen e Edi Rames per te dale dhe protestuar kunder korrupsionit te Ilir Metes;doli,u rrah,u pergjak dhe u vrane kater qytetare nga pushteti i Berishes por edhe i Metes…!
        Kurse sot Edi Rama i ben thirrje prape popullit opozitar qe te dale dhe te votoje…Ilir Meten….Ilir Meten …Ilir Meten e videos per te cilen u vrane…!! -A ka tallje dhe fyerje me te madhe se kjo?!

        Reply to this comment
  3. nje mik April 9, 00:58

    Lorenc !
    O miku im cpo ndodh me ju analistet dhe panelistet televiziv,,.Late penat dhe morret komjuterat per numerimin e votave.. Lexuam sot pyetjet, drejtuar te tre shiplidereve te Shqiperise .
    Me trishtim lexova qe asnje nga ata gazetar ose analist nuk kishte pergjegjesine morale dhe vete ndergjegjshmerine ti benta te tre Atyre monstrave herebikopolitike vetem nje pyetje
    Z. BERISHA!
    Z. RAMA !
    Z. META !
    MOS VALLE KA ARDHUR KOHA TE ZHDUKENI NGA SKENA POLITIKE QE KENI NDERTUAR ,E CILA ME SHUME NGJAN ME NJE SKENE KABAREJE DHE HOLL BURDELOJE????
    MOS KA ERDHUR KOHA QE NE SKENEN POLITIKE TE KETIJ VENDI TE DALIN FYTYRA TE REJA TE CILAT MUND TI ZHVARROSIN ENDRRAT E RINISE TE KETIJ VENDI QE JU ME TERTIPET TUAJA I KENI VARROSUR DHE BASHKE ME TO DHE RILINDJEN ??
    ( jo ate te PS)
    Lenci besoj se ka ardhur koha kur vete ju gazetaret duhet te hiqni paropidat politike , dhe te ngrini zerin per nje te vertete reale qe kaq shume i ka munguar mediave Shqipetare !!!!
    Leriani llogarite kqz ose instuticioneve te perkateshme per kete pune,
    Me rrespekt
    eug.

    Reply to this comment
  4. BAY AREA Ca. April 9, 02:24

    Per Z. Vangjeli kam konsiderate dhe bindjen se, por si une, ai eshte i majte dhe me P.S. N.q.s. me pranon nje keshille shoqerore dhe si intelektual qe eshte, mos harxhoni kohe dhe mos u merrni me te paburrin Edvin Rama. Edhe Kurvat kane dinjitet po thane qe nuk shkoj me filan fistekun e mbeane llafin, ndersa Edvini eshte k…ve por ne bordello ku e paguajne te tjeret dhe ai nuk ngre kembet, por nxjerr B..EN. Ky eshte Koalicioni i turpit PS-LS per Interesa. Sali Bisha Krimineli ka vetem nje te drejte, per Edvinin me KOMPANI dhe thote qente lehin UJKU pjerdh, ne kete rast shoku Sali Bisha perj Vucidoli.

    Reply to this comment
  5. ana April 9, 07:28

    Eh,more shoku Lorenc.Sikur keshtu e sikur ashtu.Si i thone nje fjale:”Sikur te kishte halla koqe,do t’i thoshin dajo”,kupton ti?

    Reply to this comment
  6. mali April 9, 10:23

    Mire i ke bere llogarite more zoti Vangjel por Sali Berisha nuk ka asnje lloji kostoje per mbajtjen e pushtetit prove te cilen e ka dhene ne 1996.Mendja dhe bindja e tij eshte ajo qe ka deklaruar pas meje qameti.

    Reply to this comment
  7. TROJA April 9, 14:37

    E ke gjetur o Lorenc Vangjeli si gjeli ne mengjes m….
    Sipas matematikes time del 69-71 per PS dhe Meta mer 8 tetijet e bashkohet perseri me Saliun…..???

    Reply to this comment
  8. kukudhi April 9, 16:53

    Ndonje hartim, poezi apo dhe………..diktim do ja kisha lexuar Lencit, se eshte shpirt letrari. Por me ceshtje te jurisprudences apo ceshtje hesapeve zor se mund ti marresh gje per baze. Une e “shijova” kete gjene qe ka shkruar ai, e shijova pasi kisha shume kuriozitet qe si lexues te shikoja se deri ku arrinte niveli i “Preteksteve” te Lencit. Sepse une di nje gje, mjafton te jesh nen sqetull, apo nen breket e kryetarit, te jesh ushtar konstant dhe mashë e kurdohershme……..kur je ne te tilla pozita nuk ke nevoje fare dhe per pretekste ndonjehere, por Lenci ama tentoi me pretekste ndaj dhe duhej lexuar. Pak a shume i njejti nivel mendimi dhe arsyetimi si Fatmir Xhafa eshte dhe Lenci, quhet shkolla e bythecëve, i kokebosheve qe dijne te te lepihen per mrekulli, por qe te marrin me qafe po u le ne duar pune te rendesishme. E mbani mend Fatmir Xhafen dhe ndryshimet e tij Kushtetuese ne vitin 2008? “Do ta zhdukim fare Meten”, -thonte Xhafa. “e kemi te fituar me kete kod”, -perseriste Lenci Lenci pas Xhafes. Ja ku i keni sot keto mendjet e buzeqeshura, sot, 4 vite me pas jane detyruar brenda 24 oresh(se asgje s’kane kane ditur per marreveshjen) qe te perkedhelin testikujt e Ilir Metes. Une i pergezoj, sepse dhe Lenci dhe Fatmir Xhafa aq e kane kutin……deri te nje perkedhelje e lehte….si nje puhize per Ilirin.

    Reply to this comment
  9. Mark uk April 9, 19:19

    Pake para votimeve te 2009 Meta i beri thirrje Rames te behemi bashk e te rrezojm Berishen.Rama duke bere llogarit pa hanxhin nuk e pranoj,bile ironizoj duke i thene:Hajde e voto 33 pra PS.Meta mbas 23 qershorit do zevendesoj Ramen mbas humbjes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*