A do i kthehet veriu i Mitrovicës Kosovës?

August 31, 2018 17:09

A do i kthehet veriu i Mitrovicës Kosovës?

Shaqir Vukaj

(Vijon nga numri i kaluar)

Më vonë, sidomos gjatë v.2010, zërat për ndarjen e Kosovës u shtuan si në Serbi ashtu edhe jashtë, madje edhe në ShBA. Kështu, në fillim të v.2010 qarkulluan zëra  mbi mundësinë e organizimit në Uashington të një Konference të llojit të Dejtonit, ku do të trajtohej mundësia e ndarje së Kosovës, ku në këmbim të Veriut të Kosovës, ajo do të merrte Luginën e Preshevës (ndoshta i vetmi rast që është folur nga ndërkombëtaret për këtë variant). Në këtë periudhë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, J.Krasniqi deklaroi se “Në qoftë se disa serbë nuk janë dakord të jetojnë në pjesën veriore të Kosovës dhe mendojnë se mund të shkëputen, atëherë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës janë gati të bashkohen me Kosovën”. Kjo deklaratë pati një reaksion të madh në Beograd, i cili nëpërmjet O.Ivanoviçit u përgjigj se “Serbia nuk do të këmbejë rajonet e veta. Për ne, koncepti i ndarjes territoriale apo i këmbimeve nuk është aktual”. Sipas radios Europa e Lirë, në ketë periudhë edhe në ShBA, personalitete të larta filluan të  shprehen për mundësinë e ndarjes së Kosovës. Por më shumë për këtë flitej në disa kryeqytete të Europës, aq sa në maj të vitit të kaluar, diplomati amerikan Hooper deklaroi se “Disa kryeqytete të Europës do e mirëprisnin ndarjen e Kosovës, sepse janë më shumë të përqendruar në marrëdhëniet e tyre me Serbinë dhe Kosovën e konsiderojnë si një çështje e vogël”.

Aq shumë u shtuan zërat mbi mundësinë e ndarjes së Kosovës, sa në një intervistë dhenë RTK-së në qershor 2010, Ahtisari u detyrua të deklaronte se “Plani i përgatitur është ber për gjithë territorin e Kosovës e jo për ndarje”.

Mbas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare mbi pavarësinë e Kosovës, zv/presidenti amerikan Xh.Bajden i telefonoi Tadiçit dhe i tha se “Uashingtoni mbështet plotësisht Kosovën demokratike dhe shumëkombëshe” ku theksoi qëndrimin e palëkundur të ShBA për “pavarësinë e Kosovës dhe tërësinë territoriale të saj”. Por, po ato ditë, disa analistë nga Uashingtoni njoftonin se ShBA mund të hapin dritën jeshile për bisedime lidhur me dhënien e autonomisë Veriut të Kosovës.

Krahas ndarjes së Kosovës kanë qarkulluar edhe ide të tjera, siç është ajo e shpalljes së pavarësisë së Veriut të Kosovës, që është përmendur në Moskë, dhe ndonjëherë edhe në Beograd. Ka qarkulluar edhe ideja për dhënien e autonomisë Veriut të Kosovës, një ide që përmendej jo radhë nga ndërkombëtarët. Kështu sipas një përfaqësuesi të lartë të diplomacisë amerikane “Në shekullin e XXI, BE-ja është e hapur për autonomi dhe statuse të posaçme në disa rajone, në kuadrin e shteteve të pavarura”. Ndërsa n/kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Jug lindore, H.Svoboda u deklarua haptazi për autonominë e Veriut të Kosovës, kurse ambasadori francez në Prishtinë, Zh.Fitu propozonte “autonomi të fortë”

Në Europë kanë qarkulluar edhe mendime e propozime për dhënien Veriut të Kosovës të një “statusi të posaçëm”, të ngjashëm me atë  Tirolit Jugor në Itali.

Shumë kuptimplote ishte deklarata e përfaqësuesit të Kombeve të Bashkuara për Veriun e Kosovës G.Galuci, i cili mbas vendimit te Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës u shpreh: “Veriu i Kosovës mund te mbetet pjesë e Kosovës legalisht dhe formalisht nën rezolutën e OKB-së. Por do të funksionojë si pjesë e qeverisjes lokale të Serbisë. Kjo është në fakt situata aktuale”. Hajde e merre vesh se për ç’lloj statusi fliste ai!

Siç e thamë më sipër, pavarësisht se çfarë thuhet (fatkeqësisht thuhen shumë), ndërkombëtarët, në çfarëdo statusi qofshin në Kosovë, si përfaqësues të OKB-së, KFOR-it, EULEX-it apo UNMIK-ut, te gjithë, në një formë apo tjetrën, që nga v.1999, kur vunë kufirin tek ura e Ibrit, e pranojnë se ata nuk kanë  autoritet në Veriun e Kosovës. Aq të pafuqishëm janë, sa vitin e kaluar nuk ishin në gjendje të ndalonin Koshtunicën të hynte në Kosovë për fushatë, për zgjedhjet në Serbi (madje i armatosur). Kështu thonë ata, se nuk kanë forcë….Ose, megjithëse ka mbi një vit që Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Zyrën Civile Ndërkombëtare kanë hartuar një strategji për integrimin e Veriut të Kosovës,  deri tani nuk është bere asgjë, dhe siç u shpreh para pak kohesh Beogradi, nëpërmjet O.Ivanoviçit “kjo është një letër e vdekur”.

Edhe më agresiv ishte ministri i Jashtëm i Serbisë V.Jeremiç, i cili, në janar të këtij viti deklaroi se “çdo lëvizje për të marrë nën kontroll Veriun e Kosovës të dominuar nga serbët do të jetë fatale për procesin e paqes… Nëse do të ndodhë një gjë e tillë, procesi i paqes mund të dëmtohet në mënyre dramatike, madje, ndoshta përfundimisht”.

Pa u zgjatur me shumë shembuj të tjerë, mund të thuhet pa frikë se Beogradi e konsideron problemin e Veriut të Kosovës si problem të vetin, si një kartë të fortë e si mjet presioni, që po e përdorë e do ta përdori derisa të arrijë qëllimet e veta.

Dhe të gjitha këto sepse në Beograd janë të bindur se kanë me vete një pjesë të ndërkombëtareve, të cilët pavarësisht se ç’thonë, janë dakord me kërkesat e tij. Prandaj kohët e fundit janë shtuar presionet, dhe po përsëriten propozimet për ndarjen e Kosovës, për të arritur deri tek provokacioni i hapur i ditëve të fundit i Tadiçit.

Në ketë frymë, mjaft interesante duket deklarata e Kryeministrit të Republikës Serbe  të Bosnjë Hercegovinës, M.Dodik i cili në fillim të janarit, në një intervistë dhënë gazetës malazeze “Danas” deklaronte: “Po të isha unë në vend të udhëheqësve shqiptarë, për hir të paqes se qëndrueshme dhe vendosjes së kufijve, do të sakrifikoja Veriun e Kosovës” dhe me poshtë “Unë e di se Kisha dhe shumë njerëz në Serbi mendojnë ndryshe, por Serbia nuk mund ti lejojë vetes të mbetet skllave e miteve  edhe 50 vjet të tjera. Miti për Kosovën i ka mbajtur serbët me shekuj të varur nga vetëdija politike… Për këtë mënyrë zgjidhje të problemit të Kosovës akoma nuk flet askush. Tani mbizotërojnë emocione dhe parulla të llojit “nuk e japim Kosovën, ndërsa Kosova nuk është e jona”.

Ato ditë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rasmusen, deklaroi se “Ndarja e Kosovës nuk është variant. Kjo duhet të jetë e qartë”

Pavarësisht se ç’thonë disa ndërkombëtarë, apo disa të ashtuquajtur politikanë në Prishtinë e Tiranë, praktikisht Veriu i Kosovës që nga v. 1999,  megjithëse juridikisht është pjesë e Kosovës, aty sundojnë ligjet e Serbisë, përdoren simbolet serbe, aty drejtojnë organe lokale serbe te dala nga zgjedhjet e Serbisë, aty mësohet me programe të shkollave serbe dhe mësuesit paguhen nga Beogradi, aty gjithçka është serbe që financohet e kontrollohet nga Beogradi. Mbas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Veriu u Kosovës është ber edhe më i pavarur nga Prishtina. Dhe jo vetëm nga Prishtina, por atje nuk pyesin as për ndërkombëtarët. Kështu p.sh ata mbasi kanë ndërprerë të gjitha kontaktet me EULEX-in, në fund të muajit mars, paralajmëruan se nuk do të bashkëpunojnë as me KFOR-in, as me Agjencinë e ShBA. Ky është realiteti.

Siç thamë më sipër, Veriu i Kosovës, si emërtim ka lindur vetëm mbas luftës për Kosovën, mbasi ndërkombëtarët e vunë kufirin tek ura e Ibrit. Ai përbehet nga komunat e Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut. Në kuadrin e planeve që kanë bere disa ndërkombëtarë në bashkëpunim me Beogradin (disa thonë edhe me Moskën), në përbërje të Veriut të Kosovës, përfshihet edhe veriu i Mitrovicës, dhe zë një sipërfaqe prej rreth 1100-1200 km katrorë, ose rreth 10-11 e sipërfaqes se Kosovës  (institucione e autorë të ndryshëm japin të dhëna të ndryshme, por të përafërta)

Për shumë arsye e sidomos për pasuritë që gjenden në nëntokën e Mitrovicës, që herët kjo zonë ka zgjuar lakmitë e shumëkujt. Historikisht ajo ka qenë pjesë e Kosovës, me shumicë popullsie shqiptare. Në periudhën e Perandorisë Osmane, në të gjitha kohërat ajo ka qenë pjesë e Vilajetit të Kosovës. Kongresi i Berlinit ja dha Serbisë këtë pjesë të Kosovës, ndërsa Konferenca e Londrës, siç dihet, ja dha krejt Kosovën Serbisë. Në  periudhën e Jugosllavisë së para Luftës Dytë Botërore, administrativisht atë e kalonin nga një banovinë (ndarje administrative në Jugosllavinë e para Luftës Dytë Botërore) në tjetrën. Gjatë Luftës Dytë Botërore, Gjermania nuk ja dha Italisë (Shqipërisë së cunguar Etnike) këto rajone,  por i mbajti për vete.

Mbas Luftës Dytë Botërore, në kuadrin e politikës antishqiptare e “rregullimit” të kufijve, për të ndryshuar raportet e kryesorja, për të ulur numrin e popullsisë shqiptare në  Kosovë, Beogradi përfshiu brenda saj rajonet me shumicë popullsie serbe, që nuk kanë qenë pjesë e Kosovës (Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok), ndërsa rajonet e Luginës së Preshevës, që historikisht kanë qenë pjesë e Kosovës (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë) me shumicë popullsi shqiptare i shkëputi nga Kosova dhe i përfshiu  në përbërje të Republikës së Serbisë. Theksojmë se veriu i Mitrovicës edhe para bashkimit të këtyre tri komunave me Kosovës, ka qenë pjesë e Kosovës.

Sipas regjistrimit zyrtar të v.1991 (i bojkotuar nga shqiptarët), dhe i shpallur zyrtarisht nga Beogradi, në këto rajone, pra në Veriun e Kosovës (pa veriun e Mitrovicës, sepse  në regjistrimet zyrtare që ka ber Beogradi, kjo pjesë e Kosovës nuk përfshihej në veriun e Kosovës, çka vërteton se ajo ka qenë pjesë e  Kosovës) kanë jetuar gjithsej 35 mijë vetë, nga të cilët 84.9 për qind serbë, 11.1 për qind shqiptarë dhe 3.9 për qind të tjerë. Sipas të dhënave të OSBE-së të v.2006, aty jetonin  rreth 46 mijë vetë (në ketë shifër përfshihen edhe serbë të ardhur nga rajone tjera të Kosovës).

Mitrovica historikisht ka qenë shqiptare, pavarësisht se me zhvillimin e industrisë minerale e ngritjen e industrisë përpunuese, elementi serb ka ardhur gjithnjë në rritje. Dhe kjo është e kuptueshme, sepse personeli inxhinjero-teknik e drejtues i gjithë asaj industrie ka qenë në shumicë serb. Megjithatë, shqiptarët përbenin shumicën . Në v.1999, ndërkombëtaret, duke venë kufirin mbi lumin Iber, praktikisht ndan edhe qytetin e Mitrovicës, duke e lëne pjesën veriore të qytetit në dorë të ushtrisë dhe policisë jugosllave. Edhe aty, si në komunat me shumicë popullsie serbe të Zubin Potokut, Zveçanit e Leposaviqit, vazhdoi të funksiononte pushteti i Beogradit. Njëlloj si në kohen e Millosheviçit, në këto rajone vazhdoi persekutimi e dhuna ndaj shqiptarëve, aq sa në shkurt të v.2000, në sytë e forcave të KFOR-it, u dëbuan nga Mitrovica e veriut, pra nga shtëpitë e tyre, 1564 familje shqiptare ose 11364 shqiptarë. Shifrat nuk kanë nevoje për komente…..Aty gjithçka flet serbisht, madje edhe vizita e para pak ditëve e presidentit të porsazgjedhur B.Pacolli në veri të Mitrovicës u komentua si një ngjarje e jashtëzakonshme, sepse siç u shpreh para pak ditësh Kongresmeni amerikan Engell, “Serbia  mban të pushtuar veriun e Mitrovicës”

Siç thamë me sipër, qe në fillim të viteve 90-të,  Ibrahim Rugova, kishte pranuar ndarjen e Kosovës, por me kusht që brenda Kosovës të përfshiheshin veriu i Mitrovicës (si pjesë e pandashme e Kosovës) dhe Lugina e Preshevës (që mbas Luftës Dytë Botërore ishte shkëputur nga Kosova dhe i ishte dhenë Serbisë). Lugina e Preshevës ose Kosova Lindore  përfshin komunat e Preshevës, Medvegjes, Bujanovcit dhe zë afërsisht 1200 km katrore dhe ka një popullsi prej rreth 110 mije banorë, në shumicë shqiptarë. Historikisht Lugina e Preshevës ka qenë shqiptare dhe në të gjitha ndarjet administrative të Perandorisë Osmane ajo përfshihej në vilajetet shqiptare. Vetëm mbas Luftës Dytë Botërore, në kuadrin e masave antishqiptare, Beogradi e shkëputi administrativisht nga Kosova dhe e bashkoi me Serbinë.

Pavarësisht nga masat e Beogradit, shqiptarët e Luginës Preshevës kanë dashur e duan të bashkohen me Kosovën (edhe një anketim i bere ditët e fundit me 1028 banorë të këtyre komunave tregoi se shqiptarët e këtyre komunave duan bashkim me Kosovën).

Në qoftë se serbët e Veriut të Kosovës kanë një sistem juridiko-politik të pavarur nga Prishtina, shqiptarët e luginës së Preshevës kanë një sistem të integruar plotësisht brenda atij të Serbisë. Shqiptarët e Luginës së Preshevës në v.1992 kanë zhvilluar referendum, ku kanë votuar për autonomi (deri në të drejtë ndarje e bashkim me Kosovën), serbët e Veriut të Kosovës, pa referendum, kanë krijuar një institucion kompakt “Kuvendi i serbëve të Kosmetit”, që vepron i lidhur e nën komandën e Beogradit. Dhe së fundi, në qoftë se problemi i serbëve të Veriut të Kosovës është ndërkombëtarizuar, ajo e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me ndonjë përjashtim, nuk ka asnjë ngacmim ndërkombëtar, asnjë angazhim e madje asnjë dokument zyrtar ndërkombëtar. Megjithatë ai ekziston dhe në çdo moment mund të shpërthejë, siç shpërtheu mbas luftës së Kosovës të v.1999… Sigurisht që gjithçka do të varet nga zhvillimi i ngjarjeve në të ardhmen…Por sido që të vijë puna, në qoftë se Veriu i Kosovës do të ketë një lloj statusi të veçantë, të njëjtën gjë duhet të kërkojnë Prishtina, Tirana dhe të gjithë shqiptarët për Kosovën Lindore, e në qoftë se do të jetë e domosdoshme,  deri në këmbim  territoresh…

Duke gjykuar nga zhvillimet e gjithë këtyre viteve, mund të arrihet në përfundimin se Beogradit i intereson ruajtja e kësaj gjendje. Ai nuk e do bashkimin e Veriut të Kosovës me Serbinë, sepse në qoftë se ai do të shpallte bashkimin me Serbinë (zyrtarisht, sepse praktikisht ai është pjesë e Serbisë) atëherë Beogradit, do ti ikte një armë e fortë nga duart. Së dyti, dhe kryesorja, serbët e mbetur në enklava e të shpërndarë neper Kosovë, do të kërkonin të largoheshin nga Kosova, kështu që praktikisht Serbia nuk do të kishte më asnjë lidhje me Kosovën. Njëkohësisht, në qoftë se Veriu i Kosovës do bashkohej me Serbinë, ajo do të rrezikonte Luginën e Preshevës, që për nga pozicioni gjeostrategjik është një nder rajonet më të rëndësishme të Serbisë, sidomos për korridoret drejt Mesdheut…

Beogradit nuk i duhet ndarje territoriale, por vetëm ndarje funksionale siç i pëlqen shume politikanëve serbë ta quajnë, sepse, sipas llogarive të tyre, kështu ata do të mund të qëndrojnë në mos me të dyja, te paktën  me një këmbë në Kosovë.

Në kohën kur ndërkombëtarët, kanë nxitur e organizuar bisedimet Beograd-Prishtinë, papritmas presidenti serb Tadiç doli me një “propozim” tejet interesant, tepër provokues, ndoshta më provokuesi dhe më i rrezikshmi i bërë nga Beogradi zyrtar vitet e fundit. Aq i rrezikshëm iu duk V.Petriçit (diplomat i njohur) ky propozim, sa u shpreh se “Deklarata e Tadiçit për ndarjen e Kosovës me Tiranën është një provokim për luftë në Ballkan”.

Sigurisht që një deklaratë e tillë ishte e menduar mirë, dhe e ber, sipas llogarive të Beogradit, në kohën e duhur. Ai hodhi si të thuash Tiranës “dorashkën”, duke provokuar gjithë kombin shqiptar, pavarësisht ku jeton ai.

Ai duke propozuar zgjidhjen e problemeve me Tiranën, përjashtoi Prishtinën zyrtare e shqiptarët e Kosovës. Ai u përpoq të falsifikoi historinë kur u përpoq të barazojë fajet e borxhet që i ka Serbia shqiptarëve, me ato, që sipas tij, i paskan edhe shqiptarët serbëve e Serbisë. Z. Tadiç nuk besoj se është aq i paditur në histori sa të mos dijë se nuk janë shqiptarët ata që kanë shkuar në tokat serbe, por ka ndodhë e kundërta. Nuk janë shqiptarët që kanë përzënë serbët, por e kundërta. Në qoftë se sot në Turqi jetojnë 2-3 milionë shqiptarë, shumica e tyre janë nga ata ose pasardhësit atyre që janë përzënë nga Jugosllavia, madje edhe ne atë kohë kur ne i pranonim sllavët, qoftë malazezë, qoftë boshnjakë në tokat tona dhe ndanim bukën e misrit me ta… Tadiçi besoj e di se edhe Maqedonia Perëndimore ose Shqipëria Lindore, është shkëputur nga trungu shqiptar vetëm nga pushtimi serb gjatë Luftës Parë Ballkanike. Edhe Lugina e Preshevës, që sot është në përbërje të Serbisë, është shqiptare. Shqiptarët nuk kanë marrë asnjë pëllëmbë toke të huaj, përkundrazi, të tjerët, e në radhë të parë serbët, kanë marrë prej nesh. Prandaj edhe pretendimi i Tadiçit, për konflikt midis serbëve dhe shqiptarëve, (madje 100 vjeçar), siç tha ai nuk ka asnjë bazë. Kurrë nuk ka pas konflikt shqiptaro-serb, por ka historikisht ka pas konflikt midis nacionalizmit serb dhe shqiptarëve, ku fatkeqësisht, i ndihmuar nga Fuqitë e Mëdha,  ka fituar nacionalizmi serb…..

Por Tadiçi nuk përmend një fakt interesant. Serbët (nacionalizmi serb, të paktën, që me Naçertanien e Garashaninit), kanë qenë në konflikte të vazhdueshme jo vetëm me shqiptarët. Historia e Ballkanit është e mbushur me konflikte që kanë pas serbët (nacionalizmi serb) me vëllezërit e tyre sllavë bullgarë (katër herë kanë luftuar Serbia e Bullgaria kundër njëra tjetrës), me kroatët, boshnjakët, e deri malazezët (të gjithë vëllezër të gjakut sllav), pa përmendur ato me hungarezët e grekët (kujtojmë se Beogradi donte të merrte mbas Luftës së Dytë krejt Maqedoninë e Egjeut, deri edhe Selanikun) apo me rumunët të cilëve donin tu merrnin Timoshoaren me të gjithë krahinat përreth. Nuk ka fqinj të Serbisë, me të cilët ajo të mos ketë pasur konflikte… E për këto nuk janë fajtorë shqiptarët.

Sigurisht lind pyetja se ku e merr ketë të drejtë e perse trimërohet kaq shumë Tadiçi tani, deri sa arrin në thënie të tilla? Sigurisht ka shumë faktorë, përfshijë edhe disa ndërkombëtarë…

Rëndësi për të ka faktori shqiptar, i cili sipas tij në këtë moment është në krizë, dhe ai kërkon të fusë pyka midis shqiptarëve. Tadiçi mendon se është momenti i përshtatshëm, sepse Kosova është në krizë, partitë shqiptare në Maqedoni janë në konflikt me njëra tjetrën, ndërsa situata në Shqipëri është ajo që dimë të gjithë. Ai mendon se Tirana zyrtare mund të bëjë  lëshime për Beogradin, ashtu siç ka bërë për Athinën gjatë qeverisjes së Berishës.  Përse të mos bëjë lëshime, mendon Tadiçi, kur Tirana zyrtare (me ish-President Sali Berishën) para pak vitesh furnizonte me karburant ushtrinë e Millosheviçit kur ajo ishte në luftë me fqinjët, e kur përgatitej për të “zgjidhur një herë e mirë problemin e shqiptarëve të Kosovës”, kur Tirana zyrtare jo vetëm u jep tokë grekëve për varreza apo për kisha greke (madje  në qendër të Tiranës), por i fal edhe ujërat territoriale (njëlloj siç i falte  Ahmet Zogu, Shën Naumin apo Vermoshin Beogradit), apo kur Beogradi na del edhe me pretendime për minoritet serb në Shqipëri (pretendime që nuk janë ngritur kurrë nga Beogradi, madje as në kohët e marrëdhënieve me të këqija në mes dy vendeve) e deri, siç po dëgjojmë këto ditë, edhe  për varreza serbe (varreza serbe ka me shumicë, por janë të ushtrive pushtuese serbe që kanë lënë kockat në tokat shqiptare). E pushtetarët e Tiranës heshtin, e nuk japin as përgjigje.

Sigurisht që Tadiçi merr zemër edhe nga qëndrimi i një ministri shqiptar, i cili para pak ditësh, gjatë vizitës në Prishtinë, quante të bazuar në ligje arrestimin e luftëtarëve të UÇK-së, (sigurisht për të barazuar krimet e shqiptarëve me ato të serbëve) njëlloj si paraardhësi i tij që para disa kohësh, në Beograd, nga mangësitë në formim e kulturë historike e diplomatike  (më e pakta që mund të thuhet për të) aprovonte ekzistencën e  pakicave serbe në Shqipëri.

Dhe ç’është me e keqja, deri tani, askush nga Tirana zyrtare nuk i ka dhënë përgjigjen e duhur Tadiçit e shokëve te tij, sepse përgjigje të tilla si ajo që dha përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme (i qeverise demokratike), as ngrohin as ftohin, madje i japin zemër Beogradit…

Sido që të vijë puna, Beogradi, nuk duhet lejuar të provokojë, por duhet ta ketë të qartë se problemet që ka me Kosovën,  për Veriun e Kosovës apo probleme të tjera, ai duhet dhe do ti zgjidhë vetëm me Prishtinën. Tirana mund e duhet të jetë vetëm ndihmëse e këshilltare, sigurisht një këshilltare e mirë dhe dinjitoze.

August 31, 2018 17:09
Komento

23 Komente

  1. Realisti August 31, 18:41

    Respekt,per Ju z.Shaqir Vukaj,por nuk duhet harruar qe Kosova dhe Mitrovica,jane pjese e kombit shqiptar.Prandaj, Shqiperia nuk duhet te mbaje sehir.

    Reply to this comment
    • Po , Po August 31, 19:32

      Zoti @Realisti , ju jini vete deshmitar i disa deklaratave zyrtare nga perfaqesuesit e larte te shtetit (gjysmeshtet)
      te Kosoves, , duke folur hapur , qe nuk na duhen keshillat e Tiranes … , ata te shikojne punet e tyre …. !. Edhe kur Edi Rama eshte shprehur hapur e qarte perballe Vucicit ne Beograd , duke iu kerkuar te njofin pavaresine e Kosoves, ne Prishtine shpertheu furtuna kunder Edi Rames dhe qeverise se tij ! Kete , edhe pse shkakton habi , si brenda ashtu edhe jashte territoreve shqiptare , nuk mund ta mohoje askush ! Ndaj , e them me keqardhje te thelle, por me duket e pa vlere , kjo qe po thoni ketu !

      Reply to this comment
      • Mollosi August 31, 22:20

        Shqiptaret e Kosoves nuk reaguan kur z. Rama ne Beograd kerkoi njohjen e pavaresise se Kosoves nga ana e serbeve. Ata reaguan dhe u ndien te fyer atehere kur z. Rama perdori nje citat te antishqiptarit Ivo Andriq.
        Eshte mire qe z. Rama te bashkepunoje me shqiptaret e Kosoves e jo te veproje pa miratimin e tyre.

        Reply to this comment
    • fery September 1, 10:10

      Shqiperija zyrtare beri sehir gjate dhe pase luftes se II-te botrore dhe beri sehir deri me 1997 kure me pare i dogji kazermat e veta dhe Shqiperine se sa te hynte ne luftr me Serbine me 1999 . Pa marre parasysh se cfare deklarata dhane e po japin zyrtar te kriminalizuar te Kosoves , populli shqiptar i Kosoves mendon ndryshe tealist , dhe ka priteshmeri shume me tr medha se sa qe tregoi shqiperija e ketyre 20 viteve te fundit dhe , s eshte asnji justifikim , nese Shqiperija zyrtare eshte urdhruar nga Serbija te qendroje indiferente ndaje Kosoves dhe te beje sehir se cfare po ndodhe me popullin dhe token r saje, zyrtar e shtetit shqiptar te jepnin deklarata te medha te porositura per Kosoven ne Beograd , Bruksel ose edhe ne Tirane kurse vepra e tyre ne vazhdimesi po tregon kundershtim me fjalet dhe deklaratat e tyre qofshin ata demokrat ose socijaliste .

      Reply to this comment
      • Epiriot me Zemer e Shpirt September 1, 14:43

        Shqipëri është andej, Shqipëri është këndej, na falni vëllezër nga Tirana: ne të Kosovës kemi një kryediplomat budalla !

        Ai që Shqipërinë nuk e vë në vend të parë të meritorëve për çlirimin e Kosovës, edhe para Amerikës e NATO-s, mund të mos jetë i verbër, por i pandershëm gjithësesi. Këto ditë ministri i jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, serisë së gomarllëqeve të tij politike-diplomatike i ka shtuar gomarllëkun e radhës. Ai ka sharë ata që do të duhej t’i lavdonte e t’i falënderonte. Duke hedhur shqelma për gjoja përzierje të Republikës së Shqipërisë në punë të brendshme të Kosovës, krejt kjo e lidhur me vizitën e Edi Ramës në Beograd, ministri jointeligjent dhe krejt i pazoti, Enver Hoxhaj, ka harruar atë që një ministër i jashtëm nuk do të guxonte kurrë ta linte larg mendjes, atë se një fjalë e pamatur bën dëm të pariparueshëm. Shqipëria nuk paska të drejtë të flasë për gjysmën vetvetes? Kështu menduaka i pamendi Enver. Kështu menduaka edhe ndonjë gazetar militant i partisë së tij, apo të ashtuquajtur analistë të ardhur nga mediat staliniste të Titos. Këta nuk paraqesin as përfaqësojnë asgjë shqiptare të Kosovës, të mos flasim për disponimin patriotik të shqiptarëve të saj.

        Këta dashurinë ndaj Serbisë qysh moti e kanë manifestuar me urrejtjen ndaj Shqipërisë. Këtë urrejtje e mbjelljeurrejtje e kanë intensive e sistematike. Njësoj si në periudhat më të egra të diferencimeve, spiunimeve të shqiptarëve mbi shqiptarë, edhe sot ata përçajnë njerëzit. Janë të njëjtit kosovarë që në Shqipërinë e dalë nga mizerja e diktaturës, atje vendosën gazetën titiste «Rilindja», shërbimin sekret serb të fshehur në «ambasadë» të Kosovës, në DardaniaBank-ën…

        Gjithë potenciali i tyre ishte në mbështetje të «Skënderbegut nga Tropoja», atij që koha tregoi se ishte një fatkeqësi cunamike për Shqipërinë e sidomos për Kosovën e ndrydhur nga milicia, ushtria e paramilitarizmi serb. Natyrisht ata u instaluan në Tiranë edhe për të dhënë kontributin e tyre në piramidizimin e ekonomisë e të shoqërisë shqiptare.

        Gazeta «Rilindja» dhe gazetat tjera të Tiranës, të drejtuara nga veriorë të instruktuar nga tito-stalinistët e Kosovës, me propagandën e tyre të egër kundër jugut e ortodoksisë shqiptare, bënë që tensionimet shoqërore ta çonin Shqipërinë buzë hendekut dhe drejt rrezikut të shkatërrimit. 1997-ta kishte në origjinë jo pak provokatorë, perturbatorë e nxitës direktë të asaj pjese të keqe e jugosllaviste të Kosovës.

        Kosovaristët e sotëm serbo-jugosllavë, njësoj si të djeshmit, nuk kuptuan e duket sikur nuk do të marrin vesh ndonjëherë se çka domethënë emri Shqipëri për shqiptarin e Kosovës.

        Se Shqipëri ka qenë dhe ka mbatur çdo prag shtëpie në Kosovë këtë para njëqind vjetesh e mësuan komitat serbe në Prekaz ku Ahmet Delia nuk ua njohu «stojen» (stop-in): «Çka osht stoja i tha atij/unë serbishten aspak s’e di./N’oborr shqiptari kush t’tha me hi,/ dije këtu i thonë Shipni!»

        Edi Rama, për herë të parë ndoshta në krejt historinë e marrëdhënieve diplomatike mes Tiranës e Beogradit, në Serbi ka shkuar krejt serbez, pa kompleks e pa asnjë fije inferioriteti. Edi Rama deri më tash ka thënë në Beograd ato që duhen thënë, pra, ato që para tij atje asnjë shqiptari nuk ia ka zënë goja. Apo që s’ia ka mbajtë bytha. Kryeministri Rama ua ka thënë pa i lëvizur qerpiku ato të vërteta të cilat veshi e syri serb nuk është i mësuar t’i dëgjojë as t’i shikojë.

        Vizitat e deritashme të kryeministrit të Shqipërisë në Beograd, i pëlqeu kjo dikujt apo jo, kanë qenë sukses i plotë shtetëror dhe kombëtar. Sukses që për gati njëqind vjetët e fundit të rrojtjes së një pjese të madhe të shqiptarëve nën Serbinë e Jugosllavinë, nuk ka ndodhur. Të gjitha vajtje-ardhjet serbo-shqiptare kanë qenë të karakterizuara, në njërën anë si vajtje e të shtypurit, e të nënshtruarit, e të dobëtit…, për pak lëmoshë e pak më shumë mëshirë nga shtypësi e robëruesi. Në të kundërtën si ardhje e gazdallarëve (zotërve të shtëpisë) në çifllikun e në koloninë e tyre. Para dy vitesh, në tetor, Rama ishte pushtetari i parë shqiptar që në Beograd tha:

        «Sa më parë që Serbia formalisht të pranojë se Kosova kurrë më nuk do të jetë pjesë e saj, aq më mirë do të jetë kjo për Serbinë e për rajonin.»

        Ndërsa vetë një vit më pas, në prill 2015, ai foli për mundësinë e bashkimit të dy shteteve shqiptare, gjëra që patën tërbuar Beogradin dhe që bëri që të reagojë edhe Brukseli kundërshtimin e një ideje të tillë. Ndërkohë që deklaratën e Ramës qe përpjekur ta zbuste Ditmir Bushati, ministri i jashtëm. Njëfarësoj demanti e gjysmëdistancimi idesë së bashkimit pat ardhur edhe nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

        Vizita e fundit e kryeministrit shqiptar në Beograd dhe deklaratat e tij të forta në kontinuitetin e mbështetjes së Tiranës për Kosovën dhe të pasurinë së saj, Trepçën, që lakmon Serbia, më shumë se Beogradin, çuditërisht apo edhe jo, doli se paska pas hidhëruar ministrin e jashtëm Enver Hoxhaj, i cili bashkë me gazetarë të ish-UDB-së së djeshme e të SHIK-ut të sotëm sulmuan dhe vazhdojnë ta atakojnë Edi Ramën dhe politikën paternaliste të Tiranës ndaj Kosovës… Dhe vetë Shqipërinë.

        Kjo histeri e ky gomarllëk diplomatiko-zhurnalistik ka çuar deri atje sa Shqipërisë të mos i njihet asnjë kontribut për lirinë e pavarësinë e Kosovës.

        Harrojnë se fati e shpëtimi i Kosovës ishte pikërisht te Shqipëria. Atje u strehua gjysma e popullit të Kosovës të ikur nga tmerret e luftës Nga Shqipëria u bë furnizimi me armë për grupet e armatosura brenda Kosovës. Ushtarakë shqiptarë e jo vetëm e jetuan por edhe përjetuan dhe ndjenë në lëkurën e tyre luftën e Kosovës. Ata ishin pjesë përbërëse e UÇK-së, radhët e së cilës u mbushën aq shumë djem, disa edhe dëshmorë, të gjithë këta nga e gjithë gjeografia e Shqipërisë së sotme.

        Kanë harruar këta tipa të mjerë, Enver Hoxhaj ndër ta, ato pamje kur gra e burra të Kosovës, të rraskapitur nga rruga e gjatë e ikjes nga masakrat, me të bërë hapin e parë brenda territorit të shtetit shqiptar, binin në gjunj duke puthur tokën e Shqipërisë mëmë. Kanë harruar atë strehim njësoj vëllazëror si në veri si në jug. Kanë harruar sa veta vdiqën dhe u varrosën në Shqipërinë paternaliste…, sa djepa u mbushën gjatë atij qëndrimi të refugjatëve kosovarë atje, sa dashuri e sa krushqi lindën. Ajo Shqipëri edhe vetë me halle të shumta, ndau bukën me vëllezërit e saj, shpesh edhe duke lënë veten e fëmijët e vet pa të.

        Ai që Shqipërinë nuk e vë në vend të parë të meritorëve për çlirimin e Kosovës, para Amerikës e NATO-s, para UÇK-LDK-së, mund të mos jetë i verbër, por i pandershëm gjithsesi. Kemi harruar ish kryeministrin Pandeli Majko dhe angazhimin e tij të jashtëzakonshëm në mbrojtje, shpëtim e çlirimi të Kosovës? Njësoj paturpësi është edhe mosmirënjohja ndaj Edi Ramës dhe diplomacisë shqiptare për avancimin e Kosovës në skenën internacionale nga lufta deri sot.

        Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic August 31, 19:45

    Amalgam pikpamjesh te medha.Do zoti dhe kollitet edhe nje her Baba Amerike.! Rrug tjeter veshti te gjendet.

    Reply to this comment
  3. Alban August 31, 23:30

    O Shaqir, nuk na the je me Thacin apo me Ramush Haradinen?!

    Reply to this comment
  4. Aleksander Thana September 1, 01:46

    Eshte shteti kosovar , qeveritaret e gjithe politikanet e Kosoves qe, ata ne radhe te pare, te vendosin kontrollin mbi teresine territoriale te vendit te tyre. Mitrivica eshte celesi dhe eshte domosdoshmeri qe pushteti qendror te ushtroje ligjin ne truallin e vet, qofshin banoret serbe, evgjite apo shqiptare. Kete duhet te realizojne kosovaret me for at e tyre e me ndihmen e forcave nderkombetare te instaluara ne Kosove. Kjo ka per ta bere e konsoliduar shtetin e tyre dhe Jo te bejne opozite me qendrimet e Shqiperise apo to qarraviten se Shqiperia Nuk I ndihmon say dihet, kur dihet e duhet ta dine see KU katandisi kryebanditi Sali shtetin shqiptar!

    Reply to this comment
  5. DRENICA E KUQE September 1, 08:27

    Shoku Shaqir Vukaj ne dy shkrimet e tij analitike te thukta, bjen pre e politikave anti shqiptare te zogollve “shqiptare” te Tites, qe Pashiqi e Tita i ushqyen dhe i pasuruan per nje shekull… Nuk mund te pajtohemi me autorin Vukaj se Beogradi duhet t’i zgjidh problemet vetem me Prishtinen! Jo shoku Shaqir Vukaj, ketu e ke huqur krejt, sikurse e ka huqur gjithe politika shqiptare, se Kosova eshte toke shqiptare dhe shqiptaret (hiq “shqiptaret” ne pushtetin e Tites) per kryeqytet e kane njohur dhe e njohin Tiranen dhe Kosova eshte toke e okupuar shqiptare e per toka te veta i takon Tiranes te flase, sepse t’ua leshe ne dore “shqiptareve” te Prishtines çeshtjen e Kosoves, eshte sikur t’ua leshe Himares dhe “himarioteve” te bisedojne me Greqine… Tirana eshte ajo qe duhet ta marre ne dore fatin e Shqiperise e te shqiptareve, sa nuk ka krisur ndonje fatkeqesi tjeter, qe po e ndjellin ldkucat e Prishtines dhe pderistat e Sali Berishes…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
    • Mollosi September 1, 14:46

      Ore Drenice e Kuqe, po nuk jane LDKucat e Prishtines qe vendosin per Kosoven por eshte drenicaku i yt Hashimi qe vendose per Kosoven.

      Reply to this comment
      • DRENICA E KUQE September 1, 20:51

        “Mollosi” nuk merr vesh ti nga politika “patriotike” e “shqiptare” e titistave shqiptare! Ani nga politika anti shqiptare qe e kane udhehequr dhe e udheheqin ldkucat e Ibrahim Rugoves dhe te Isa Mustafes!… Ku di ti çka eshte Hashimi “im”?!…
        Shko e futja nje gjumi polar e ndoshta kthjellesh!…

        DRENICA E KUQE

        Reply to this comment
        • Mollosi September 1, 22:10

          Une shume mire e di se kush eshte Hashim Buroja.Edhe ti e di shume mire, por si drenicak qe je, mundohesh qe ta mbrosh.
          Une nuk kam nevoje per gjume polar por duket qe ti ke nevoje per nje caj rusi (te rane) per tu kthjellur.

          Reply to this comment
          • DRENICA E KUQE September 2, 07:24

            Ti qenke qorr me sy n’balle “Molosi”… Drenica e Kuqe nuk pi “çaj rusi” as… , po pi vetem Vere Arbri… “Çajin e rusit” e pi Drenica e prishur, Llapi i prishur …
            Nuk ka kohe Drenica e Kuqe te merret me paranojake, sepse une nuk e mbroj askend dhe nuk jam hiç nga Drenica!…
            Hajt futja gjume polar ti se ti kur t’del gjumi s’din ku e gjen vehten!…

            DRENICA E KUQE

  6. SHQIPTARI... September 1, 10:31

    …Kolera turko-greko-sllave, e ka bere gjemen e vet nder shqiptare…!!!Turqit, na quajne “vella”, greko-sllavet, identifikojne territorin me gjendjen e religjionit dhe te objekteve te kultit…!!! Po shqiptaret e bere me “SHENJE”, me çfare identifikohen para botes se qyteteruar…!!!???Sllavet, kurre nuk do i leshojne territoret shqiptare, per arsyen e mesiperme…Po e njejta gje pritet edhe prej grekut…Shqiptaret e Lugines, protestojne per ndertimin e nje kishe sllave,…nga ana tjeter e kufirit, shqiptaret e Kosoves, kundershtojne ndertimin e nje Kishe Katolike…!!! Pra pse keta “shqiptare” nuk ngrihen te gjithe bashke e te protestojne boterisht per objektet e tyre Katolike te kthyera ne sllavo-greke e turke, qe nga Kisha e Deçanit, Ipeshkvija e Pejes dhe Dioqeza e PJETER BOGDANIT ne Shkup…!!!??? Pse shqiptaret kudo ku jetojne, nuk zhgulin objektet e pushtuesit, dhe te nxjerrin ne drite para BOTES, themelet e vjetra te ADN-se se paster shqiptare…!!!??? Vetem keshtu, do shkriheshin si kripa ne uje, te gjitha pretendimet territoriale te fqinjeve tane gjaksore…!!! Artikullshkruesi ,”shaqir”, duhet ta theksonte kete fakt, sepse ky eshte KRYESORI,SEPSE NE NENTOKEN SHQIPTARE , ESHTE E VERTETA , SIPER SAJ ESHTE ADN-JA E DEFORMUAR NGA KOLERA dhe nga ana tjeter te shpallte boterisht se kufoma e Bosforit, si fuqi humbese e luftes, shperbleu fqinjet tane me territoret e “vilajeteve” shqiptare…Kjo eshte e VERTETA HISTORIKE E COPTIMIT TE SHQIPERISE…!!!……….

    Reply to this comment
  7. SHQIPTARI... September 1, 10:48

    …Kolera turko-greko-sllave, e ka bere gjemen e vet nder shqiptare…!!!Turqit, na quajne “vella”, greko-sllavet, identifikojne territorin me gjendjen e religjionit dhe te objekteve te kultit…!!! Po shqiptaret e bere me “SHENJE”, me çfare identifikohen para botes se qyteteruar…!!!???Sllavet, kurre nuk do i leshojne territoret shqiptare, per arsyen e mesiperme…Po e njejta gje pritet edhe prej grekut…Shqiptaret e Lugines, protestojne per ndertimin e nje kishe sllave,…nga ana tjeter e kufirit, shqiptaret e Kosoves, kundershtojne ndertimin e nje Kishe Katolike…!!! Pra pse keta “shqiptare” nuk ngrihen te gjithe bashke e te protestojne boterisht per objektet e tyre Katolike te kthyera ne sllavo-greke e turke, qe nga Kisha e Deçanit, Ipeshkvija e Pejes dhe Dioqeza e PJETER BOGDANIT ne Shkup…!!!??? Pse shqiptaret kudo ku jetojne, nuk zhgulin objektet e pushtuesit, dhe te nxjerrin ne drite para BOTES, themelet e vjetra te ADN-se se paster shqiptare…!!!??? Vetem keshtu, do shkriheshin si kripa ne uje, te gjitha pretendimet territoriale te fqinjeve tane gjaksore…!!! Artikullshkruesi ,”shaqir”, duhet ta theksonte kete fakt, sepse ky eshte KRYESORI,SEPSE NE NENTOKEN SHQIPTARE , ESHTE E VERTETA , SIPER SAJ ESHTE ADN-JA E DEFORMUAR NGA KOLERA dhe nga ana tjeter te shpallte boterisht se kufoma e Bosforit, si fuqi humbese e luftes, shperbleu fqinjet tane me territoret e “vilajeteve” shqiptare…Kjo eshte e VERTETA HISTORIKE E COPTIMIT TE SHQIPERISE…!!!…………

    Reply to this comment
  8. Gjorku September 1, 10:50

    Ky i nderuari zoti Vukaj shkruan si njè kronist, na jep tè gjitha dhe gjithçka e thènè na drejtuesit serbè nè vite. Nè thelb qèllimi i tyre èshtè i njèjtè dhe i pa ndryshueshèm ndaj viseve shqipètare. Ndarje, shkèmbime dhe pèrsèri ndarje, ngul kèmbè serbia, kundèrshton europa qèndrore dhe papritur USA ndèron pozicion ??!! A nuk èshtè njè turp e gjitha kjo lojè ? Kosova me popullsi autoktone e banuar historikisht dhe masivisht prej shqipètarève tè konsiderohet si njè ” tokè e xanun ” ?!? Ata qè nxisin serbèt tè qèndrojnè me çdo kusht nè Kosovè, janè pikèrisht ata qè kanè okupuar tokè nga tè tjerèt. Janè ata qè kèrkojnè rindarje tè re tè teritoreve. Janè ata qè kèrkojnè minimin e vetè europès. Janè ata qè dinè dhe nuk duan tè zgjidhin asnjè padrejtèsi. Si èshtè bèrè e mundur qè njè shtet si Serbia tè bèhet nyje e mardhènjeve midis EU ; Russia ; USA dhe prej kaq vitesh nuk munden ta zgjidhin dot ? Serbia meritonte njè ndèshkim dhe tè rèndè e morri vetèm njè shuplakè tè lehtè ! Ajo ngjashèm me atè boksjerin e nxjerè nè ‘knockaut’ mbahet pèrsèri nè ring dhe kjo do tè vazhdojè derisa shqipètarèt qè shkrijnè mosmarveshjet midis tyre ose kur Merkel tè tèrhiqet dhe sllavèt tè kapin Adriatikun ! Nuk e di se sa do tju vijè mirè Austrisè, Italisè dhe Anglisè. Tramp po pèrmbys gjithè atè politikè amerikane tè Klintonève duke hapur rrugè Rusisè pèr tè mbajtur europèn nèn ndikimin e sajè….. E gjitha, shqipètarèt duhet ti zgjidhin vetè hallet e tyre sot me njè Lidhje tè Re Prizreni, me njè tubim mbarè kombètarè e jo tè presim nga tè tjerèt !

    Reply to this comment
  9. DRENICA E KUQE September 1, 20:52

    “Mollosi” nuk merr vesh ti nga politika “patriotike” e “shqiptare” e titistave shqiptare! Ani nga politika anti shqiptare qe e kane udhehequr dhe e udheheqin ldkucat e Ibrahim Rugoves dhe te Isa Mustafes!… Ku di ti çka eshte Hashimi “im”?!…
    Shko e futja nje gjumi polar e ndoshta kthjellesh!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  10. DRENICA E KUQE September 2, 07:24

    Ti qenke qorr me sy n’balle “Molosi”… Drenica e Kuqe nuk pi “çaj rusi” as… , po pi vetem Vere Arbri… “Çajin e rusit” e pi Drenica e prishur, Llapi i prishur …
    Nuk ka kohe Drenica e Kuqe te merret me paranojake, sepse une nuk e mbroj askend dhe nuk jam hiç nga Drenica!…
    Hajt futja gjume polar ti se ti kur t’del gjumi s’din ku e gjen vehten!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
    • Mollosi September 2, 13:39

      Nuk e di se prej nga je, por ne baze te nickname-n qe perdore mendova qe je drenicak. Ti e di fort mire qe jane dy Drenica, ajo e Kuqja dhe ajo e Pashes ( apo sic quhet ndryshe e Bardha). Une ne baze te saj konkludova qe je drenicak. Por nuk do te thot qe vetem drenicaku e di se kush eshte Hashim Buroja. Ate e di e gjithe Kosova, prandaj mos shaj te tjeret qe jane te dores se dyte por kritikat se pari drejtoja Hashimit sepse ai eshte i pari, ai po e sille Kosoven mare e mrapsht.
      Shyqyr qe po pijshe veren e Arberit, por nuk po te kuptoj se cka don te thuash me “Drenica e prishur dhe Llapi i prishur”. Mund te mos pelqejne per cajin e rusit, por ( ti qe ne komentet e tua e mban vehten per patriot) eshte keq kur fyen te tjeret.
      Veren e Arberit pije me mase o “Drenica e Kuqe”, por mos e tepro sepse vera mund te ta marre mendjen aq sa te behesh gazi i te dy Drenicave, asaj te Kuqe dhe asaj te Pashes.

      Reply to this comment
      • DRENICA E KUQE September 2, 18:11

        Ty t’paska nxane “çaji i rusit” e t’paska humbur rruga n’oborr! Ti mos u mundo me i shite rrenat per t’verteta se nuk t’pine uje kerkund se “Drenica e Kuqe” e thote vetem te verteten e kush e ka mizen nen kapuç a i xiat pas veshit, ja pafte “hajrin”! Nuk po di qysh po ke qejf me ta shkru, perpara e permas!… E, mos luj fort n’bisht!

        DRENICA E KUQE

        Reply to this comment
  11. DRENICA E KUQE September 2, 18:12

    Ty t’paska nxane “çaji i rusit” e t’paska humbur rruga n’oborr! Ti mos u mundo me i shite rrenat per t’verteta se nuk t’pine uje kerkund se “Drenica e Kuqe” e thote vetem te verteten e kush e ka mizen nen kapuç a i xiat pas veshit, ja pafte “hajrin”! Nuk po di qysh po ke qejf me ta shkru, perpara e permas!… E, mos luj fort n’bisht!

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  12. Mollosi September 2, 19:41

    Nuk e kuptoj moderatorin e gazetes se perse nuk mi publikon replikat qe i bera me komentuesin “Epiriot me Zemer e Shpirt”!

    Reply to this comment
  13. Mala September 4, 16:44

    Mitrovica as veriore e as jugove e mesme dhe periferike,kurren e kurre nuk kane qene, e as nuk do jene serbe, Kjo toke nuk e duron serbin, vrastar mesjetar e gjaksor barbare, edhe nese ka ndonje shqiptare apo grup shqiptaresh, qe e duan serbin te cilet edhe sot degjohen duke vajtuar per Serbine e duke hedhur mallkim ndaj kombetares dhe vlerave materiale e shpirterore .Kjo eshte e provuar dhe e perjetuar.Sot po i shihim dhe po i degjojme,t huaja per cdo dite.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*