A do i nënshtrohet Vettingut? Sot vendoset fati i Adriatik Llallës

June 11, 2018 09:05

A do i nënshtrohet Vettingut? Sot vendoset fati i Adriatik Llallës

Komisioni i Posaçëm i Apelimit vendos sot zyrtarisht për fatin e Adriatik Llallës nëse do i nënshtrohet Vettingut apo jo. Trupa e komisionerëve u tërhoq për vendim dhe pritet që sot në orën 13:00 të bëhet publik verdikti për ish-kryeprokurorin.

KPA shqyrtoi kërkesën e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa, i cili kërkon që ish-prokurori i Përgjithshëm të mos përjashtohet nga Vettingu, por t’i nënshtrohet atij njësoj si e gjithë trupa e sistemit të drejtësisë.

Kërkesa e Komisionerit Publik erdhi pas vendimit të KPK të cilët ndërprenë Vettingun e Llallës, pas dorëheqjes së këtij të fundit nga mundësia për të marrë një pozicion tjetër në sistemin e drejtësisë, më konktretisht në Gjykatën e Lartë.

KPA dëgjoi seancën e kaluar komisionerin publik, Florian Ballhysa, i cili deklaroi se Llalla megjithëse ka lënë detyrën në dhjetorin e vitit të kaluar, nuk është larguar si magjistrat dhe si i tillë ai duhet të kalojë në filtrat e verifikimit të pasurisë dhe figurës. Pyetja që shtroi Ballhysa ishte nëse dorëheqja e dorëzuar nga Llalla me postë është nënshkruar apo jo nga vetë magjistrati.

Ish-kryeprokurori Llalla është subjekti i parë që kalon në këtë situatë i cili pas dorëheqjes kërkon t’i ndërpritet edhe procesi i Vettingut.

o.j/dita

June 11, 2018 09:05
Komento

1 Koment

  1. MH June 11, 12:44

    Drejtesia ne gjyqe.Llalla ne Turqi.
    Tigani ne zjarr,peshku ne dete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim