A do ishte i kënaqur Marksi me këtë kartëmonedhë?

August 13, 2018 09:15

A do ishte i kënaqur Marksi me këtë kartëmonedhë?

Kjo kartëmonedhë euro me figurën e Karl Marksit është shtypur në vendlindjen e tij në qytetin Trier në Gjermani.

Por është vetëm një objekt suvenir dhe mund të blihet për 3 euro.

U prodhua me rastin e 200 vjetorit të lindjes së themeluesit të marksizmit dhe doli “në qarkullim” në 5 majin e këtij viti.

Bashkë me magnete me figurën e Marksit duke bërë shenjën e paqes, gota me Karl Marksin, figura për ëmbëlsira të Marksit, si dhe një rosak që i ngjan Marksit me mjekër, etj kjo kartëmonedhë u prodhua nga Trier si homazh për Marksin dhe për të tërhequr turistët gjithashtu.

Qeveria kineze i dërgoi ndërkohë qytetit një statujë bronzi të filozofit i cili që prej lindjes së tij në vitin 1818, frymëzoi dhjetëra regjime komuniste në të gjithë botën.

Mendimtari i njohur për kritikën e tij ndaj sistemit kapitalist me shumë siguri nuk do të kënaqej duke ditur se emri i tij përdoret për të shitur lodra me rosakë dhe kartëmonedha false.

b.m. / dita

August 13, 2018 09:15
Komento

7 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku August 13, 14:52

    Ne burg me njehere keta qe tallen me gjeniun legjendar Kar Marks,

    Reply to this comment
    • Ximi August 15, 19:36

      ‘Korifeu’ Karl Marks i sherbeu filozofise se eliminimit te sistemit mbreteror ne Europe dhe bote dhe krijimit te rendit te ri boteror. Vetem permes revolucioneve popullore mund te rrezoheshin sistemet mbreterore. Revolucionet ne Rusi, France dhe shume vende te tjera europiane permbysi sitemin mbreteror. Dhe ja arriti. Tani kemi sistemin demokratik ku dy forca qe urrejne njeri tjetrin derin ne vdekje luftojne te marrin pushtetin. Kb sistem dy-partish eshte shume i kontrollueshem nga forcat financiare boterore. Cdo parti mund te rrezohet nga pushteti shume lehte me mbeshtetjen e revolucioneve nga rruga te kundershtarit politik. Politikanet shqiptare dhe boterore jane thjesht politikane rrugesh pa pergatitjen e duhur per te qene udheheqes te nje vendi. Keta politikane jane artiste, punetore, shkrimtare apo cfaredolloj zanati por vetem politikane nuk jane. Kjo e ben politiken e cdo vendi ne nivel teper diletant. Pra, Karl Marksi kontribuoj ne kete levizje per te ndertuar nje rend te ri boteror pa familje mbreterore. Perse duheshin rrezuar familjet mbreterore? Per aresye se pushteti ishte i treshegueshem dhe i pandryshueshem. Vetem me rrezimin e tyre u be e mundur ndertimi i sistemit te ashtuquajtur demokratik por qe ju sherben vetem korporatave financiare boterore dhe jo popullit te vet. Cdo gje ne Shqiperi, psh, ju eshte shitur korporatave te huaja. Qe nga sistemi bankar dhe prona e pasuri apo cdo gje qe ndertohet ju perket korporatave te huaja. Ne Shqiperi, vetem z. Rama perdori parate e publikut shqiptar. Ja perse kjo nuk i shkon per shtat korporatave te medha (FMN dhe BB) qe e sulmojne qe ky lloj sistemi PPP financiar eshte i gabuar sepse parate nuk shkojne te korporatat e medha nderkombetare por shkojne tek shqiptaret. ‘Revolucioni’ marksist vazhdon derisa cdo vend i botes te vihet nen kontrollin e korporatave financiare.

      Reply to this comment
  2. Jimi August 13, 21:46

    Korife’ i filozofise dhe mendimit njerezor!

    Reply to this comment
  3. alphade August 14, 01:47

    Dakort me dy komentatoret e mesiperm……! Marksi mbetet gjithemone nje gjeni …..! S’ka vend per tallje
    e nenvleftesim…..!

    Reply to this comment
  4. Onkezmi August 14, 04:31

    Po ta lexosh tani Marksin ( qe je ne emigracion) e kupton mire kapitalizmin apo imperializmin qe ka shkruar ai.Bishe me dhembe luani qe favoizon pakicen,pra 2% e popullsise.

    Reply to this comment
  5. fabi August 14, 14:34

    Tallje me Marksin. Sic shihet, vlera e kartemonerdhes eshte 0 Euro!!!!

    Reply to this comment
  6. alphade August 18, 03:15

    Dy zbulimet e gjeniut Marks: Ligji i mbivleres: MPM,
    dhe zhvillimi shkencor i historise se njerezimit.Para
    Marksit,shoqeria njerezore zhvillohej jo sipas ligjeve
    por ne kaos i tastesive,etj.etj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*