A do lërë edhe Ristani mandatin në kuadër të dekriminalizimit?

September 7, 2015 17:33

A do lërë edhe Ristani mandatin në kuadër të dekriminalizimit?

Precedenti i vendosur nga deputeti Arben Ndoka ka shtruar tashmë pyetjen nëse edhe nga PD do të ketë deputetë të cilët do të lënë mandatin.

Madje, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arbenm Ristani rezulton që të jetë një nga të dënuarit nga gjykatat shqiptare.

Edhe deputetët e tjerë të PD apo dhe vetë Berisha e kanë të pamundur që t’i mohojnë, pasi Ristani ka qenë dënuar pikërisht në kohën kur Berisha ishte President. Për më tepër, ajo ishte edhe një “hakmarrje” e pastër e Berishës ndaj Ristanit.

Në moshën 21- vjeçare, Arben Ristani do të emërohej gjyqtar, ndërsa në moshën 25 vjeçare do të shqyrtonte dhe çështjen më të bujshme për kohën, ç’ka do ta fuste edhe në sherr me Presidentin Berisha. Ristani do të shqyrtonte gjyqin ndaj gazetarëve Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka, të cilët akuzoheshin për nxjerrje të sekretit shtetëror. Edhe pse vendosi t’i dënojë, masa e dënimit duket se u konsiderua tepër e ulët për drejtuesit e saj kohe, të cilët nuk do të vononin hakmarrjen ndaj gjyqtarit të ri duke e arrestuar.

Vendimi i dënimit mban nr. 957, datë 18 nëntor 1994 i Gjykatës Tiranë, me akuzën  për korrupsion, dhënie të një vendimi haptazi të padrejtë në bazë të nenit 116  të Kodit Penal. Shtetasi Arben Ristani kishte liruar nga burgu një kontrabandist nafte, të cilit i ishte bllokuar një sasi e madhe nafte nga policia financiare në Portin e Durrësit. Anija e kapur me naftë kontrabandë priste vetëm firmën e tij që të dilte nga gjendja e sekuestros në portin e Durrësit. Gjyqtari i punësuar në 1992 do ta firmoste lirimin nga sekuestro të anijes dy ditë më pas, por u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës duke dhënë një vendim haptazi të paligjshëm.

Shkarkimi si këshilltar i Mosiut

Me zgjedhjen e Alfred Moisiut në krye të shtetit, u duk se ditë e këqija për Arben Ristanin kishin përfunduar, kur ky i fundit do të bëhej këshilltar juridik i kreut të shtetit. Por, shumë shpejt, Presidenti Alfred Moisiu do të fillonte një betejë të fortë me kryeministrin e saj kohe, Fatos Nano, ku juristi Ristani do të bëhej edhe koka e turkut në vitin 2003 . Për shkak zbulimit të dënimit të tij, Moisiu do të kërkonte dhe ndërprerjen e bashkëpunimit me juristin e ri.

 

September 7, 2015 17:33
Komento

6 Komente

  1. SuloKapedani September 7, 19:39

    Berisha ,Basha dhe RISTANI jane te paret qe duhet te largohen nga detyrat perkatse dhe dyshja e madhe duhet çuar para drejtesise me shpejtesi,ndryshe vota e popullit ka shkuar dem.

    Reply to this comment
  2. Hurma Arabie. September 8, 00:20

    Per te denuar plehrat e PD, nga krimineli Sali e me rradhe Lulush, Ristan, Ridvan Bolja, Imam Bajalldia, Genc Pucranjosi, Ndryshku Pollo, Zhelefina, pijaneci Ri-testani etj bajga, duhet qe godina e grabitur e SHQUP-it te kthet ne burg.

    Reply to this comment
  3. Mark .uk September 8, 05:21

    O Sulo se pari bejn nga nje flet rrufe.

    Reply to this comment
  4. emigranti September 8, 06:38

    Vetem me vjedhen e votave qe beri do te mjaftonte.

    Reply to this comment
  5. Anita Zhoga September 8, 08:28

    TE GJITHE RISTANET E PD QE NGA BERISHA ,BASHA,RIDVAN BODJA,POLLO KUQUA, ETJ ETJ DHE PASTAJ TE GJITHE TE FILLOJNE NGA E PARA ME NJE EKIP TE RI SE NE SI PD KEMI PLOT FYTYRA TE REJA QE MUND TE NA PERFAQESOJNE !

    Reply to this comment
  6. METEH September 8, 10:01

    Ishalla Ndoka te heqe kemen zvarre..! Ristali duhet te jete i pari dhe te tjeret pas tij.PS e filloi spastrimin me 2 deputet,nje vete dhe tjetri i imponuar per incidentin ne LAÇ-bastioni i Saliut,ku perhere ka deklaruare:” Me Laçin,Mamurasin..rrezoi çdo qeveri te majte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*