A do shkojë para drejtësisë Arben Imami?

Nga Ferit Fixha/N/Kolonel(R) July 21, 2013 18:26

A do shkojë para drejtësisë Arben Imami?

Që në nisje po e theksoj se skandalet Imami në Ministrinë e Mbrojtjes janë krim i rëndë dhe drejtësia duhet të veproj sa më shpejt mbi këtë skotë rrënimtare. Çdo ushtaraku të ndershëm shqiptar me stazh të gjatë apo të shkurtëer, me karrierë brilante apo të zakonshme, i dhimbset Ushtria, sepse ajo është simbol i krenarisë dhe dinjitetit të kombit, është mburoja e atdhetarizmit, është garantja e tërësisë territoriale dhe në kuadër të Aleancës së NATO-s. Në këtë komunitet ushtarakësh, natyrisht është trup i huaj skota e atyre që kanë për moral servilizmin, babëzinë, amoralitetin e gjer kriminalitetin.

Shtrojmë pyetjen: A ka ardhur koha që kësaj skote rrënimtare të Ushtrisë t’i jepet ndëshkimi sipas shkallës së fajësisë dhe dëmit? Unë them që po. Madje është ca vonë. Por “më mirë vonë se kurrë”. Organet që e kanë pasur për detyrë ta bënin këtë, me gjithë zërin e ngritur të pak medieve serioze e të patredhura kanë heshtur. Kanë ndëshkuar ndonjë “kokë turku” dhe kanë mërmëritur nën vete ose si miza në qyp për të mos e prishur me “ustallarët” e pushtetit. Eunukë të Partisë në pushtet, të cilëve kaq kapistër u kanë lëshuar? Ndoshta. Por kjo histori duhet të marrë fund.

Ne dëshirojmë të rilinde edhe Ushtria. Për këtë, në kuadër të problemeve themelore që ka programuar Qeveria e re le të kihen parasysh edhe këto çështje konkrete: të kontrollohet nga organet kompetente, të investigohet dhe auditohet:

1-Ç’është bërë me mijëra prona  të Ushtrisë? A janë trajtuar ato sipas akteve ligjore?  Janë skandale që njihen e përflitet nga vetë ushtarakët nëpër komanda e shtabe. Në dokumentacionin e privatizimit e të “shitjeve” të  pronave të Ushtrisë ka shkelje dhe abuzime të rënda. Mjafton të përmendim “faljen” e mjediseve të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, “shitjen”, tjetërsimin apo braktisjen e ngrehinave,  trojeve apo poligoneve,  deri edhe këto ditët e fundit.

2-Deri ku ka shkuar babëzia në Ushtri në trafikimin e armatimit dhe teknikës luftarake? Kohët e fundit janë trajtuar me fakte e kanë dalë në dritë të diellit skandale me përmasa të mëdha. Janë majmur një grusht mafiozësh me djersën dhe gjakun e disa brezave shqiptarësh. Sado përkujdesje që kanë bërë grabitësit për të fshehur gjurmët, ka dokumente e dëshmi që është e pa mundur të fshihen.

3-Ç’procedura janë zbatuar në procesin e “skrapifikimit” në Ushtri? Mjafton të ishe para ca muajsh ne Bishtin e Pallës, Pashaliman apo Shëngjin dhe do të shikoje në skrap edhe municion detar (mina,silura etj. ) të grumbulluara dhe pa u përfunduar akoma demontimi dhe coptimi i tyre. Duhet parë ligjshmëria e atij tenderi të anuluar disa herë e më pas të zhvilluar me ngut.

4-A ka shkelje ligjore në tenderin me vlerë dhjetëra milionë dollarësh  për veshmbathjen e Ushtrisë? Pa tjetër që po, sepse: -Në kundërshtim me Ligjin e Prokurimeve Publike,  realizimi i kontratës (si ai për tre vjetët e shkuara edhe ky për shtatë vjetët e ardhshëm ) është i shtrirë tej periudhës maksimale kohore të përcaktuar në Ligj . -Procedurat e prokurorimit janë zhvilluar në Brigadën Logjistike, ndërsa fondet për likuidime të faturave janë akorduar në Komandën e Forcës Tokësore. Përse këto “akrobaci” financiare? Për hobi? S’e besoj. Themi se kjo bie erë të keqe dhe ka lënë shteg për abuzim dhe fshehje gjurmësh të abuzimit, që po vazhdon të thellohet.

5-Ç’masa u morën për skandalin e përdorimit jashtë kuadrit kushtetues të ushtarakëve të Batalionit Special Komando dhe në cilët xhepa përfunduan dollarët e përfituar sipas marrëveshjes mes kompanisë private (kompani e të afërmeve të ushtarakëve madhorë) dhe Federatës së Peshëngritjes?

6- A ka pasur korrupsion dhe trajtim politiko-militantesk, trajnimi ,shkollimi emërimi dhe gradimi në Ushtri, sic po përflitet e konstatohet? A ka marrë gjeneral Gjunkshi ryshfet nga misionarët tanë në Afganistan, siç u denoncua në një gazetë prestigjoze amerikane? A doli ndonjë përgjegjësi për dëmin e madh financiar të shaktuar për trajnimin ne Itali të pilotëve për helikopterët ardhur nga Franca në kuadër të modernizimit të Ushtrisë? A ka bazë ligjore apo është shpërdorim me efekte financiare përdorimi i dhjetëra mijë dollarëve nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, nëpërmjet ESKU-t, për aktivitete kulturore jashtë vendit dhe për reklama publicistike?! Etj, etj.

Pa pasur objeksion dhe obsesion shtimin e numrit të pyetjeve po e mbyll këtë shkrim , duke shprehur besimin e plote se do të ç’hermetizohet ishulli i të fshehtave të korrupsionit masiv, pra, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë. Do të largohet duhma e keqe e “kërmës” brenda gardhit të dikasterit. Do të vërshojë brënda ajri i pastër i demokracisë dhe ligjit. Sa më shpejt se është shumë vonë….

Nga Ferit Fixha/N/Kolonel(R) July 21, 2013 18:26
Komento

12 Komente

  1. Ilir July 21, 19:35

    Dakort me te gjitha sa me siper.Por ne rradhe te pare dhe mbi te gjitha drejtesine per 21 Janarin duke nxerre para drejtesise urdhesin e vetem te vrasjeve te 4 te pa fajsheve sali Berisha. Duhet te betoheni perpara komunitetit qe ju ka zgjedhur ju o deputete te P.S. per te cuar perpara drejtesise inisjatorin dhe vrasesin e vertete te tyre , sic beri me shume te drejte Znj.Arta Dade e cila deklaroi se do te dorzoj mandatin e deputetes nese nuk behet kjo. Ne qoftese ju nuk e beni do te mbani pergjegjesi perpara elektoratit qe ju ka zgjedhur. Fillimish 21 Janari dhe me pas bemat e tjera te Saliut.

    Reply to this comment
  2. niku July 21, 20:31

    Po pergjimet I harruat? Po aferat me ish shefin e sherbimit ushtarat dhe te shoqen e tij?

    Reply to this comment
  3. ILIRET July 21, 21:02

    Dakort me shkrimin, por aty jane pershkruar kryesisht shkeljet teknike dhe demet financiare. Por shkeljet me te medha jane ato politike te bera nga stafi i urdheruar nga Imami. E tille ishte montimi ne ministrine e mbrojtjes te paisjes per pergjimin e opozites dhe trupit diplomatik..

    Reply to this comment
  4. gozhda July 21, 21:26

    Vereni fre ketij mostre te sterilizuar qe ne 97 kerkonte votat per PS ky per te fjitha veprimet e kryera duhet te shkoje detyrimisht per tu gjykuar se deri sot ka tall bythen me hajdarin.ky pacavure.kylloj specie e shemtuar.

    Reply to this comment
  5. nendetesja 105 July 22, 14:36

    Kolonel feridi, ndoshta per keto hajdutlleqet e voglame pronat e ushtrise Imam Balljdija mund edhe te perballet me drejtesine. per trafiqet e armeve me serbe e iraniane, te jesh i sigurte kolonel, ballajdise nuk do i hyje gjemb ne kembe. Ish presidenti serb Tadic me sugjerim te ish ministrit serb te mbrojtjes Shutanovac i beri presion Ed rames t’i mbyllte gojen Erion Braces per trafiqet e armeve te gjen. Imamit me serbo-malazezet.Bracja per disipline partije e mbylli gojen, por Tadicit ia nxorri bojren gazeta opozitare malazeze DAN, duke publikuar disa nga keto xhewvahiret serbo-shqiptare. Pra opozita malazeze eshte me anti serbe sesa ish opozita e Ed rames. Kur Rama i mbyll gojen Braces per trafiqet e armeve sa shans ka ta coje Ballajdine ne gjykate per keto trafiqe?!

    Reply to this comment
  6. Gramoz July 22, 15:08

    rama e ke te humbur pushtetin pa e mare mire nese nuk u nxjer fundin ketyre felliqesive dote jete shume e rende per ty nese behesh pale me ,,me keto qelbesirelleqe ti do jesh zhgenjimi mie i madh nese nuk do tu shkosh deri ne fund e ti qetesosh njerezitt qe ju besuan …nese ti nuk ve drejtesine ti shqipetareve do tu hedhesh vellon e zeze shqipetareve…mos i zhgenje njerezit se do te diskreditohesh rende ,mos ndershkim do te thote vazhdimesi ,,me fjale te tjera renim i me tejshem dhe shkaterim total i shoqerise ….mblidh mendjen dhe fute ne koke se fatet e shqiperise me kete statukuo jane ne rezik zoti te dhente mend

    Reply to this comment
  7. myzeqari July 22, 16:26

    Nenkolonel Feriti une te uroj per guximin qe ke marre por Ju keni zbuluar vetem nje pjese te majes se ajzbergut te poshtersive dhe krimeve te Imamit, Gjunkshit etj.
    1. Propozimi per gjenerale te paafte dhe me hije dyshimi per lloj-lloj korrupsioni qe u dekretuan tani nga Nishani.
    2. Mbajtja e lekeve te ushqimeve te ushtarakeve interesat e te cilave u shfrytezuan gjate fushates elektorale.
    3. Nxjerrja ne lirim e 73 ushtarakeve ku per 4 prej te cileve urdheri i lirimit kishte dale ne daten 5 korrik dhe Shefi i Shtabit te Pergjithshem ne daten 11 korrik u jepte dipllomat e perfundimit te Akademis.
    4. Lista e lirimeve duhet te ishte me e gjate por Imam monstra nuk i ka liruar nje pjese oficeresh qe i bene fushaten ne qarkun e Elbasanit. Ata vazhdojne te jene ne detyre.
    5. Cfare beri drejtesia me Xhemal Gjunkshin qe u akuzua haptazi si nje person qe donte 7 mije euro per cdo person qe do te shkonte ne mision. Vellai i tij shkonte ne disa misione sikur ishte guzhunjer dhe rrinte si pasha brenda bazes ku ishte disllokuar trupa dhe nuk dilte asnjehere me sherbim ne front ne Afganistan apo Irak.
    6. Xhemal Gjunkshi ka nje sere sekseresh qe punojne per te qe i sherbejne atij per tu lidhur me njerez te ndryshem dhe per te marre para per ndere te ndryshme. Fakt eshte nje ish Nenkolonel nje fare Pellumb… qe eshte i punesuar si civil ne KDS.
    7. A duhet te pergjigjet valle Imam monstra per nje sere ushtarakesh te shkelqyer qe me vendim gjykate kane fituar te drejta per tu bere gjeneral dhe ai thote qe “nuk behet” sic eshte rasti i Kolonelit te shkelqyer dhe me te aftit te ushtris shqiptare Perikli Kolicit.
    8. Si ka mundesi qe nje pjese e mire e komandanteve te Brigades Logjistike jane bere gjenerale.
    9. Skandali i pergjimeve ku vete Imam monstra ka pergjegjsi direkt se bashku me Ylli Zylen.etj etj etj .
    10. TE GJITHA KETO KERKOJNE DALJEN PARA DREJTESIS TE MONSTRES IMAMI DHE GJUNKSHIT DHE KOMPANISE FAMEKEQE QE I SHOQERON.(ka dhe te tjera)

    Reply to this comment
    • Ruxheli July 23, 10:45

      A mund te na thoni me qarte kush eshte ky ish Nenkolonel nje fare Pellumb….,qe eshte punesuar si civil ne KDS ?!!

      Reply to this comment
  8. qarkullimi July 23, 07:40

    Po mjeti wolkswagen qw merr perdite gruan e Gjunkshit pwr ta cuar ne pune e kthim ne shtepi a do te investigohet nga policia ushtarake apo SHIU apo si i thone tani sipas Berishes apo Imamit qw e kthyen ne vegel qore tw tyre duke emeruar se fundmi nje Gjeneral qw di vetem autotekniken.

    Reply to this comment
  9. juli July 23, 14:32

    ore vec nji gje.ushtria e depolitizuar me ligj.imami i nxjerr ne mitingje dhe si badigard per evenimente sportive.kto mjaftojn sa me hap nji proces se masanej dalin vet zogjt dhe cicerojn se tani akoma kan frik

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*