A do ta drejtojë Interin? Diego Simeone zbulon të ardhmen

September 11, 2018 11:59

A do ta drejtojë Interin? Diego Simeone zbulon të ardhmen

 

Që në mes të Diego Simeones dhe Interit është një histori dashurie, e vendosur pushim nga viti 1999, nuk ka dyshime.

Por, ajo pritet të rifillojë një ditë, në qasje të reja.

Kjo konfirmohet nga vetë argjentinasi në fjalë. Diego Pablo Simeone, në fakt, duke folur për “El partidazo”, hodhi pak ditë mbi këtë skenar.

“Unë gjithmonë kam thënë se një ditë do ta trajnoj Interin, por tashmë zikaltrit kanë një trajner të madh. Pra, për momentin jam mirë tek Atletico Madrid. Do të ndodhë, kur të ndodhë. Unë shoh Atletico Madridin, që vazhdon të rritet dhe kjo më jep konfirmimin se kam bërë zgjedhjen e duhur, duke vazhduar këtu. Shpresoj që në këto dy vite të mbetura (kontrata e tij skadon në vitin 2020) të bëj si gjithmonë, më të mirën”, tha Simeone

Në teori, nga viti 2020 e tutje, në qoftë se rasti i duhur paraqitet për Interin, Diego Simeone mund të marrë përsipër drejtimin e zikaltërve.

Se sa duhet të presin interistët, mbetet të shihet. Por, do të ndodhë, më shpejt, ose më vonë.

September 11, 2018 11:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*