A do ta falë Nazimen, Presidenti?

February 29, 2016 14:50

A do ta falë Nazimen, Presidenti?

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i dërgoi Presidentit të Republikës Bujar Nishani propozimin për faljen e të dënuarës Nazime Visha.

Në një njoftim zyrtar, ministria sqaron se ky propozim vjen në përputhje të ligjit për faljen. “Kriteret ligjore për faljen e këtij rasti janë përmbushur“, thuhet në njoftim

Më herët, Nazime Visha kërkoi në gjykatë uljen e dënimit, ose lirimin e saj nga burgu.

Ajo kërkon të përfitojë nga ligji i miratuar për aministinë, ndërsa vendimi i gjykatës pritet të jepet më 15 mars.

Fiqiri Muça, i martuar dhe baba i pesë fëmijëve, u vra në 13 korrik 2012, në Krrabë të Tiranës.

Nazimja deklaroi se e kishte kryer krimin për vetëmbrojtje. Ajo thotë se Fiqiriu, i cili ka qenë për vite me radhë mik në shtëpinë e prindërve të saj, ka kryer marrëdhënie seksuale me  të  që 14 vjeç.

Nazimja ishte 19 vjeç kur vrau Muçën. Sot është 22.

Avokati i Vishës thotë se vajza e ka kryer krimin në një gjendje të rënduar psikike.

Prokuroria e Tiranës kërkoi 17 vite burg dhe në maj 2013 Nazime Visha u dënua me 10 vite burg për vrasje me dashje.

Edhe përpara përpjekjes së ministrit Manjani janë bërë përpjekje të tjera, por Presidenti Nishani i ka refuzuar ato.

Edhe disa personalitete të letërsisë, muzikës dhe artit kanë kërkuar që shteti shqiptar të tregojë mëshirë për Nazime Vishën.

Përpara ministrit manjani, shkrimtarët Dritëro Agolli, Ismail Kadare, sopranoja Inva Mula, poetët Luljeta Lleshanaku dhe Rudolf Marku, si dhe violinisti Tedi Papavrami kanë kërkuar më herët pranë Nishanit faljen e vajzës së dënuar.

A do ta falë këtë herë Nazimen, Presidenti? / Dita /

 

 

February 29, 2016 14:50
Komento

34 Komente

  1. alma March 11, 15:16

    BRAVO MANJANI!
    Nje vajze qe ne nje moshe shume te re u detyrua te behej vrasese per te vene drejtesi per jeten e saj dhe si pune e saj ka shume por nuk e kane forcen e Nazmijes dhe me e keqja eshte se nuk ka dhe drejtesi. Ti vije turp presidentit Nishani qe ne radhe te pare eshte vete prind dhe nuk u mendua dy here per ta lene kete vajze te vuajtur te ndertoje jeten e saj qe deri dje ja kishte mare ai mostra dhe sot rri e mbyllur mbrapa hekurave sepse nuk kemi drejtesi.
    Zoti Nishani sa kriminele ke neper rruge qe kane vrare dhe nje nga ata eshte komandanti yt???
    TURP!

    Reply to this comment
    • kokpalari 21 janarit January 16, 21:38

      Vepra me e mire e nje ministri te qeverise Rama deri me tani
      Manjani po tregohet vertet fisnik me kete fakiren, qe eshte abuzuar qe kerthi.

      Reply to this comment
      • max January 16, 21:39

        dakord me kerksen e ministrit duke patur parasysh rrethanat e rastit dhe moshen e kesaj vajze, por duhet shoqeruar me nje apel per uljen e degjenerimitk te pergjithshem ne shqiperi.
        eshte bere kurvlliku institucion

        Reply to this comment
        • Cœur January 16, 21:39

          LETER NAZIMES

          ne fakt e dashur duhet te ishe ber drejtoresh banke
          ti punesoje gruan dhe gjithe tarafin atij dhe Jozepines ,
          te lije ca milion dollare te iknin ne drejtim te paditur neper ca llogari off shore
          qe na jepnin sigurine qe ne ishim vendi i dyte ne rritjen ekonomike[te tyre] pas Gjermanise
          dhe pastaj do fshije djerset me 500 euro , do ngrihej gjithe klani i tro[po]jes te te mbronte
          dhe do te ftonin neper ballo ku shkelqejne fustanet e blere me mjerimin e 3 mil shqiptareve

          megjithate mos enderro te behesh presidente ,as ai i gjori nuk e dinte …ai vetem kamarier ishte ….diku i duhet te tregohet i forrrrrrrrrte ….me ty mund ta bej kete ,vetem me ty ne fakt

          Reply to this comment
          • SuloKapedani January 16, 21:40

            Ti zonja Nazime ke bère njè detyrè tè mirè se ke asgjesuar njè kriminel por edhe vete e ke kuptuar qè ke berè nje krim i cili dènohet.Presidenti duke perdorur nje shkak nuk ta pranon kèrkesen por edhe tregon se nuk e njeh meshiren.Kete ves per meshirè nuk ja ka dhene zoti prandaj mos prit nga keta njerèz qè i ka denuar perèndia.

          • Emigranti Rimini January 16, 21:40

            nuk ka Kohe jari te fali ty ka pune me madhore per te bo, ti po ben burg se nuk ke leke te paguash fullani per 700 Milion u ngiten banda e hajuteve deri sa doli nga burgu

          • MIGENA January 16, 21:41

            bravo manjani

          • toni May 22, 11:18

            Ylli Manjani mire ben qe i bashkohet Ismailit dhe Driteroit por duhet pat parasysh qe kjo vajza nuk eshte aq e paster sa duket.
            Jane botuar disa mesazhe te kesja ku duhet qarte qe e ka bere me deshiren e saj ate marredhenien me te.
            Disa do thone moshe e vogel.
            Ok po kjo eshte relative nga njera kulture te tjetra.
            Duhet te analizohet nese ky njeri eshte i afte te vrase kaq lehtesisht?
            Nese po, eshte rrezik te jete e lire

      • Lloji February 29, 16:24

        Une propozoj qe i nderuari President me pare te na liroje nga te gjitha akuzat zotin Ardjan Fullani, gjynah i shkreti burre eshte ne moshe te thyer…Eriku ja pastron babit ballin me 500 eurshe se ai vete se ngre as doren, keta njerez te vyer mos na i deno ore zoti President o aman, se kujt i plasi per ate fukarane Vishaj qe vrau nje pedofil, pastaj ku i ka ajo 500 eurshet qe t’i fshije ty mustaqet…

        Reply to this comment
  2. tj March 11, 15:22

    Nishani President ..!!?? You joking right..??

    Reply to this comment
  3. xhino March 11, 15:26

    po nuk e fali kete vajze te pafajshmeZoti do ta lere ulok nga cdo gjymtyre kete kapter

    Reply to this comment
  4. animus March 11, 15:31

    Cmund te presesh nga Nishani i Bishes o Manjan.
    Nga ana tjeter askush nuk kujtohet ketu qe te merret me avokaten idiote te Nazimes qe pas krimit e ka demtuar dhe veshtiresuar mjaft rastin e saj duke lejuar (e ndoshta nxitur) Nazimen dhe familjaret qe te jepnin intervista ne shtyp dhe duke bere vete ajo deklarata e qendrime ne shtyp qe ne thelb kane demtuar klienten e saj.
    Ky duhet te jete nje rast i mire reflektimi edhe per median shqiptare per te mos shfrytezuar e perfituar nga nje vajze e re, e varfer dhe e pashkolle per te sensacionalizuar publikun dhe per te rritur tirazhin e gazetave dhe numrin e shikuesve. Nje pjese e shtypit shqiptar eshte (dhe duhet te ndihet) sot po aq fajtor sa edhe Nishan merrhumi.
    Nishani eshte pastaj shembelltyra me e peshtire e tipike e mungeses totale te humanizmit dhe humilitetit dhe ndjenjes se Charity.
    E vetmja gje qe mund ti thuhet e “urohet” eshte qe ta pesoje edhe vete nje dite te njejten gje.

    Reply to this comment
  5. Eli March 11, 15:34

    Nazimja qe ne moshe te re e detyroi jeta te provoj pa dashje k…….ne munges te drejtesis u detyrua te hakmerret…por ne fund eshte vrasese dhe duhet te denohet se po e fale munde te behet nje aveturjere shume e afte.

    Reply to this comment
  6. moko March 11, 15:35

    Po pret te flase Saliu,a keni degjuar te prononcohet ndonjehete? Pyeteni ju gazetare dhe menjehere,( e pasi te jete prononcuar,) menjehere do e liroje presidenti.DMTH nuk i eshte dhene leja per kete problem.

    Reply to this comment
    • al May 22, 11:09

      Tek një çupëlinë si Nazime Visha, tek vështrimi e qënia e saj, që më tepër se pafajsi përcjellin një akuzë për të gjithë ne jashtë hekurave, ngërthehen gjithë rropullitë e moralit tonë shoqëror të degdisur honeve të pandjeshmërisë, për aq sa ishte fati i kësaj vajze po u njohur, e më pas fati i saj që vijon ende, duke u ndëshkuar për një lloj krimi, një vrasje që ne e realizojmë ciklikisht çdo ditë ndaj njëri-tjetrit, me armë e fjalë, në jetën e në dinjtetin respektiv.

      Megjithatë, shoqëria e ka kaluar deri diku suksesshëm testin e Nazimes: ajo ka reaguar në të gjithë format e mundshme, duke mos u pajtuar, qoftë dhe instiktivisht, me dënimin e një vajze prej qumështi, që tek e fundit vërtet ka vrarë, por jo për të vjedhur e as duke qenë e dehur. Më e rëndë se një vrasje, është motivi, nëse përbën mizori në padrejtësinë e vet, një përmasë e huaj dhe afërmendsh e papërthithshme për atë që e kanë dënuar Nazimen.

      Ndërsa Presidenti Nishani, ka shansin të hyjë në histori, në anën jo të errët të saj, nëse fal Nazimen. Do përftojë diç prej nurit të saj të paqtë në imazhin dramatik që ia ka stampuar politika, sidomos ajo e partisë së tij

      Reply to this comment
  7. animus March 11, 15:45

    duke lexuar disa prej komenteve me siper – me duket se duhet sqaruar, sipas meje ketu ceshtja nuk eshte lidhur me fajesine/pafajesine e Nazimes…vrasja eshte vrasje dhe nazimja eshte denuar nga gjykata per kete.
    Ja vlen te flitet padyshim lidhur me shkaqet dhe faktoret qe e cuan kete vajze/grua te re te kryej nje krim.
    Por ceshtja e shtruar perpara Nishanit te Bishes eshte ajo lidhur me faljen e saj – duke marre parasysh gjithe faktoret – dhe ky maskara i felliqur nuk denjoi te perdore te drejten ekskluzive qe ne (nepermjet kushtetutes Shqiptare) i kemi dhene per te falur e dhene nje mundesi te dyte nje vajze te re qe me te gjitha gjasat eshte nje viktime e shoqerise orientale e patriarkale qe Nishami dhe padromi i tij (Berisha) promovojne e nxisin.

    Reply to this comment
  8. S.p. March 11, 16:29

    Pa u nisur nga mosha dhe seksi apo edhe humanizmi, ne kete rast duhet bere leshim. Nje pyetje per zotin President ; Ne Gerdec u vrane 28 vete, u plagosen 300 dhe u shkaterruan 2000 biznese dhe asnje nuk u denua sa kjo minorene, perse ?
    Nxirreni koken nga jorgani zoti President, keshillohu mire me juristet e tu, se ka hapsira dhe politike penale edhe ndaj kesaj vajze per ta cliruar nga pesha e rende e burgut.
    Edhe po nuk e bere them se “Ke te drejte” se nuk ja president i zgjedhur nga populli, por nga Sali Berisha.

    Reply to this comment
  9. Mark uk March 11, 18:57

    sp:Nuk behet fjal per presidentin e USA po per president shqiptar qe nuk eshte zgjedhur ndonjeher nga populli.

    Reply to this comment
  10. k9 March 11, 19:20

    Z.minister Po i ben thirrje nje asgjeje?!!!
    Nishani egziston, merr forme, reagon, vetem si nje sajese berishiste.
    Pertej ketij dimensioni eshte inegzisten, si burre, si personalitet, si politikan.
    Ka vetem nje menyre per ta bere te zgjohet nga letargjia, te reagoje, te marre fryme, biles biles edhe te shpetoje veten nese eshte ne rrezik vdekjeje, i duhet urdheri i Berishes.
    Ne servilizmin e tij patologjik eshte i programuar te egzistoje per aq sa do Berisha dhe per ate qe do Berisha.
    Per here te pare ne historine tone, fatet e vendit ja kemi lene ne dore nje kukulle te sajuar per tu perdorur pameshirshem, kur ja lips humori dhe interesi Berishes (N.Visha nuk mund te jete interes i Berishes, interesat jetik te tij jane fshehja e miljardave te vjedhur dhe mbyllja e krimeve dhe vrasjeve qe ka mbjelle keto 20 vjet). Duke vazhduar keshtu te ushqejme teorite serbe “te paaftesise se shqiptareve per te krijuar shetet” dhe atyre greke “qe shteti per shqiptaret eshte nje tjeter menyre per te poshteruar veten”.

    Reply to this comment
  11. S.p. March 11, 20:17

    O “M.UK-e” ! Ty ta merr mendje se nuk di se si zgjidhet presidenti ne Amerike dhe si zgjidhet ne Shqiperi ? Ne Shqiperi zgjidhet me 72 vota ne parlament nga te cilat +5 jane te aleatit te PS qe qeverisin bashke, ja ky eshte presidenti yne, prandaj i them qe e ka te drejten per te vendosur se ja jep Kushtetuta per Nazime Vishn.
    Mos me ngaterron me ndonje qe mbledh kocimare dhe bene raki, apo do gallate ?

    Reply to this comment
  12. Vezhguesi March 11, 21:09

    S’ka as piken me te vogel te dyshimit,se po te kishte kryer veprimin e Nazimes nje nga vajzat e deputeteve,ministrave,politikaneve te permendur,le per te falur nuk behet llaf fare,pasi do ishte e para,po nuk do ishte denuar fare. Menuren se si do veprohej e din qe nga gjykatesi e deri te presidenti. Ne nje qytet te vogel ,aty nga vitet 1983-1984 per te njejtin veprim ( vjedhje) u mbajten dy qendrime. Vajza , babaj e nena qe i punonin ne komunale,duke kontrolluar si antare e komisionit ,paketimet me golfe trikotazhi ,e fshehu nje me aresyen qe te shkruhej si ardhje e mangut,po nuk i eci. U pushua nga puna. Deri ketu ne rregull. Po pak dite me vone ,gruaja e nje punonjesi te komitetit te Partise ne rreth,vodhi nje pako llokume ,te vendi ku punonte. Veprimi i njejte ,Vjedhje.,po dhe cmimi aty aty.5 me larte e5 me posht. Masen ndeshkimore vetem per vajzen e re te nje punetori komunaleje e vune ne zbatim,kurse gruaja e kuadrit dhe ne nje moshe madhore u la ne heshtje dhe u mbyll,megjithe debatin e zhvilluar ne organizaten e partise. Ja pra pse Nishani nuk e fali Nazimene,pasi edhe kesaj vajze babaj i punonte ne komunale ,punetor drush……..Nuk thot kot populli: ” Selanik e tatepjet ,si ka qen dote jet” madje tani edhe me keq,se vidhen du celular denohesh 2-3 vjet burg. Vishen 232 milion euro behesh minister e madje ne poste shume te rendesishem… Ka edhe te tjera,por po e lem me kaq…pasi ideja del . Mjer kush nuk ka krahe te ngrohte…..

    Reply to this comment
  13. Jozi March 11, 21:45

    O POPULL HAJT TE NGRIHEMI SI GJITHMON TEE NDIMOJM FAMILJEN E KESA FUKARESHE SE CYRYKU QE KEMI NE KRYE SE NDIMON ME KA ARDHUR SHUM KEQ KUR KAM PAR FAMILJEN E KSAJ VAJZE QE FATIN E NAZMIES E PAST VAJZA E MUSTAQES QE KEMI NE KRYE

    Reply to this comment
  14. ANDIA March 11, 22:05

    LIGJI ESHTE I BARABARTE PER TE GJITHE. Duam te ndertojme shtet apo jo? Rasti Nazimes eshte rikthyer ne shtyp nga disa gazetare qe kerkojne te eklipsohen pasi, prej kohesh kane perenduar e ju duhet vemendje. Viktima rane dhe disa shkrimtar, Ismail Kadare ishte njeri prej tyre. A ka mundesi te kerkoni ne internet sa here I.Kadare eshte bere firmetar i ketyre peticioneve. Madje edhe per pallatin e tij ku banon, beteje te cilen nuk po e vazhdon. Besoj se mbani mend qe, para pallatit shume katesh te I.Kadares po ndertohet binjaku (prane dy binjakeve ne bulevard) dhe qe ambasada Zviceriane ka bere dhe note proteste ne ministrine tone te jashtme per kete ndertim dhe, qe per me shume kryeministri sotem e pat kundershtuar kur ishte ne opozite. Le t’i kthehemi Nazimes. NUk jam aspak dakord me lirimin e saj. Nuk dua qe rasti saj te perdoret si precedent per shume vrasje te kesaj natyre. Nazimeja kishte nje lidhje disa vjecare qe ne gjykimin tim, i pelqente. Vetem mesazhet qe lexuam ne shtypin e perditshem asokohe, te lene per te deshuruar per nje vajze ne moshen e Nazimes. Do te ishte me e ndershme qe opinioni publik qe eshte pro lirimit te Nazimes, t’i beje nje pyetje vetes. Cfare te mire do t’i sjelle liria Nazimes? Kush eshte e ardhmja? A do ishte me mire qe Nazimeja apo shume shoqe te saj (ne qelite e burgut) te shkolloheshin atje ku jane dhe, me ato dije qe do perfitojne te ndihmojne te denuarat ? Kauza qe zgjodhi nje prej moderatoreve te nje prej emisioneve televizive eshte aq qesharake sa dhe, dramatike, therese. Te perfitosh nga kjo histori e trishte ku vrasesja eshte 17 vjecare dhe dashnori me shume se 45, behesh edhe ti Ermir komim si shume te tjere. Nazimes i ben mire burgu, te mesoj, te arsimohet dhe, po deshi te beje dhe universitet. Dijet t’i vej me pas ne sherbim te ketij komuniteti te denuarash. Kjo do te ishte me e mira qe do i duhej Nazimes sesa, falja qe do t’i sillte vetem shkaterrim ne jete. Si do jete jeta e Nazimes pas vrasjes qe kreu. Mendoni se ajo do arrij te jete nje femer si gjithe te tjeret? E mbani mend sa te varfer ishin familjaret, po gjysherit??? E cdo beje me pas kjo vajze, do gjej nje tjeter burre. Nuk jeni dakord? Pa me thoni sa miq keni ne shoqerine tuaj me precedente penal? Edhe kur nje te njohuri tuaj i degjoni emrin se ka kryer nje akt te denueshem, mundohemi t’i shmangemi. Boll me keto viktimizma, dhe ndjesite kursejani vetes dhe atyre qe ju rrethojne.
    Sa per presidenti; Nuk i heq asnje presje paaftesise dhe berjes pale te presidentit Bujar Nishani me Partine Demokratike.

    Reply to this comment
  15. Ilir March 12, 05:59

    ISHTE NJE SHANC I RRALLE QE KISHTE KY DORDOLEC QE TE LINTE NJE SHENJE GJATE PRESIDENCES SE TIJ, MIREPO ME KETE TREGOJI SE AS NE BANJO NUK VETE DOT PO NUK I DHA LEJE BERISHA.

    Reply to this comment
  16. Joni March 12, 08:37

    Ky reagim kunder Nishanit do ishte edhe po ta falte Vishen. Sido qofte arsyeja e rethanat vrasesi duhet te kryej denimin e drejtesise, aq sa eshte dhene. Pak se nuk kemi denim me vdekje per vrasesit, por duan dhe ti lirojne fare. Nuk besoj se do flisnin sikur Visha te kishte vrare vellane e tyre.

    Reply to this comment
  17. lis dushku March 12, 08:56

    Jepini nje shans kesaj vajze,ju qe keni liruar nga izolimi kriminelet me te rrezikshem !

    Reply to this comment
  18. emigranti January 16, 23:45

    Ky nuk ka ad hijen si president. nuk è beson asjneri qe eshte president.

    Reply to this comment
  19. Geni May 22, 12:21

    Krimi ne princip eshte i denushem. Masa e denimit duhet vene ne kandar me ligj dhe analize psikologjike. Por nje gje themelore dua te theksoj.: Ne Shqipetaret te gjithe duhet te mesojme te falim,dhe falja te jete me mase dhe arsyetim..

    Reply to this comment
  20. flm May 22, 12:55

    cfare nuk kuptoj eshte ajo qe pse nuk eshte denoncuar me pare viktima si nga kjo nazimja po ashtu nga motra,nona baba,qe te mos ndodhte akti pas kaq vjetesh.

    Reply to this comment
  21. i ri May 22, 18:28

    Per z.Ilir,,,!
    Mire d ke ti por ky shanc u humb per shkak se nuk u tregua zgjuaresi.
    Se pari ajo Nazimeja duhej te deklaronte se ishte me p.d. dhe se dyti ,kerkesa per falje nuk duhej ti behej sakat Bujarit por Saliut.
    E di mire qe nuk kam te drejte qe shprehem keshtu ,por edhe ti ,edhe te gjithe te tjeret ,duhet te dini se fatkeqesisht keshtu funksionojne gjerat ne Shqiperi.Ky i asbtuquajtur president eshte idiot nga trute politikisht i emeruar ,dhe vasalisht ka tutor Berishen.Fuqia e ketij te fundit sot per sot eshte sistemi i degjeneruar i drejtesise ,qe eshte vene ne mvartesi te plote te tij.Dyshja Berisha Nishani po mban peng vendin ,demokracine ,dhe po vonon edhe Nazimene per te fituar lirine qe e meriton.

    Reply to this comment
  22. une May 22, 18:44

    mua veprimi i ministrit Manjani me duket i nxituar.
    Ka dicka qe nuk me bind te kjo vajze
    Duket shume dinake

    Reply to this comment
  23. Arber Iliri February 29, 23:10

    Per kete vajze, nuk eshte se po falet ajo duhet te ishte shpallur e pafajshme, por eshte nje nga turpet e shumta te Drejtesise qe vite me vone do te cilesohen te tille.Vetem drejtesi te koruptuara e primitive mund ta cilesonin kete vajze fajtore, e dhunuar e mitur nga viktima, e rembyer prej tij dhe ne tentative per ta rembyer perseri, ky eshte ajo c’ka une realizoj nga kjo ceshtje.Nuk eshte vrasje eshte vetmbrojtje ne te gjithe boten ku ne pretendojme te behemi pjese.Drejtesia duhet shkrire apo reformuar e gjitha.Presidenti tregoi se eshte nje anadollak dhe idiot mizor kur refuzoi kerkesen e disa personaliteteve pak kohe me pare.Turpi eshte i tij por une ndihem keq me denimin e kesaj vajze.Ceshtje mentaliteti.

    Reply to this comment
  24. Tomorri dr. March 8, 05:47

    Ministr e ka nnxite kete pune nga subjektivizmi persoanl
    Po pse nuk thote ligji ai qe vret tjatrin pas 12 vjete te lirohet.Ju behen melakolik se nuk e keni provuar me te vra babajn,nenen ,motre,vllaj vajzen apo djelin.
    Une e pranoj vetem ne qofte se prinderit e djlit kerkojn Falje edhe kjo me rezerve
    Po te behen keshtu ligjet qe nje e perkrah manjani e Justinjani ligjen behen corape.Vajzat 14 vjece lindin femeij ne amerik dhe ju nenshtrohen logjeve si te gjith te tjeret.
    Edhe ne shqipari ka plote femra qe jane martraur 14 vjece.
    Kadare ka gjymtuar nje familje qe jeton ne amerike
    Jan si bagtia ne korridore e benaasve kur levizin.
    Ka humbure ndejenjat njetzore
    Jam i bindur qe po te ishte djali i nje qeveritari apo deputeti do te ishte demnuar ashper yKadar Ligji e dneon,arti e lavdron ,nuk ndalet cmimi nobel pse vajaza e dadare ke mashtruar nje djele e kadare perdoriautoritetin e Byrose politike ,dhe e shkattrroj nnje familje te gjith kta familjarisht jane te shokuart,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*