A do ta kthejë qeveria Rama këtë monopol në duart e shtetit?

August 17, 2019 11:46

A do ta kthejë qeveria Rama këtë monopol në duart e shtetit?

Nga Gjergj Erebara

Një nga koncesionet ekzistuese në Shqipëri, ai i kontrollit të detyrueshëm vjetor të gjendjes teknike të automjeteve skadon në fillim të muajit shtator, kohë kur sipas kontratës koncesionare, asetet dhe të drejtat e koncesionit duhet t’i rikthehen shtetit shqiptar. Megjithatë, mënyra se si do të ndodhë kjo mbetet e paqartë.

Kontrata koncesionare mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë SGS e regjistruar në Zvicër u bë efektive më 3 shtator 2009 dhe ajo skadon më 3 shtator 2019. Sipas kontratës, procedurat për transferimin e aseteve të koncesionit duhej të nisnin gjashtë muaj para përfundimit të kontratës, ndërsa bisedimet për një zgjatje të mundshme të afatit të kontratës mund të nisnin pas vitit të tetë.

Por pavarësisht kësaj, qeveria shqiptare dhe kompania koncesionare nuk iu përgjigjën pyetjeve me shkrim të BIRN se çfarë po ndodh aktualisht.

BIRN pyeti përmes një emaili zyrën e kryeministrit Edi Rama, nëse qeveria ka ndër mend ta rinegociojë koncesionin apo do të rimarrë asetet.

Zyra e kryeministrit nuk u përgjigj.

BIRN pyeti gjithashtu Ministrinë e Infrastrukturës, e cila është në rolin e autoritetit kontraktor dhe sërish nuk mori përgjigje.

Pyetjet për kompaninë SGS mbetën gjithashtu pa përgjigje.

Kompania për zbatimin e koncesionut u themelua në vitin 2009 me kapital zyrtar 100 lekë. Kompania SGS Automotive Albania sh.p.k kishte për detyrë të zbatonte një kontratë koncesionare të dhënë nga qeveria shqiptare e kohës me subjekt, ofrimin e shërbimit të kontrollit të detyruar teknik të automjeteve që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë.

Marrëveshja e koncesionit parashikon detyrimin e kompanisë për të investuar 561 milionë lekë (afro 4.3 milionë euro). Në shkëmbim të këtij investimi, qeveria shqiptare i kalonte të drejtën të arkëtonte tarifën e kontrollit vjetor teknik të automjeteve, tarifë e cila deri në atë kohë ishte pjesë e të ardhurave të buxhetit të shtetit.

Të dhënat e bilanceve të kompanisë, të para nga BIRN tregojnë se kompania realizoi përgjatë periudhës nëntëvjeçare nga viti 2009 deri më 2018 të ardhura totale prej 6.3 miliardë lekësh, fitim operativ prej 1.3 miliardë lekësh dhe fitime neto pas taksave prej 842 milionë lekësh.

Përfitimet totale të kompanisë mëmë nga koncesioni mund të jenë më të larta se kaq. Për shembull, kompania duket se zgjodhi ta kryejë investimin prej 561 milionë lekësh që kishte detyrim kontraktor pjesërisht duke marrë hua nga kompania mëmë dhe pjesërisht përmes një injektimi kapitali në masën në 190 milionë lekë (afro 1.3 milionë euro) në vitin 2011 me financim nga kompania mëmë. Përgjatë viteve, SGS Automotive Albania sh.p.k pagoi interesa për kredinë që mori nga kompania mëmë.

Kontratat e koncesioneve të qeverive shqiptare janë kritikuar në veçanti për shkak të karakterit monopolizues që kanë si dhe të analizës së dobët të kostove dhe përfitimeve.

Koncesioni i SGS rezulton se ka një normë fitimi mbi kapitalin e investuar deri në masën 100% në vit. Kështu, ndërsa në vitin 2018, kapitali i paguar i SGS ishte 190 milionë lekë, fitimet neto pas taksave të kompanisë ishin 192 milionë lekë.

Kompania ka monopol ligjor në shërbimin e kontrollit të gjendjes teknike të automjeteve në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndërsa kontrolli është gjithashtu detyrim ligjor.

Ndërsa afati i kontratës koncesionare fillestare po skadon, qeveria ka mundësi të zgjedhë nëse do ta kthejë këtë monopol në duart e shtetit duke kaluar fitimet e majme në buxhetin e shtetit, apo të liberalizojë tregun, duke e lënë kontrollin në duart e kompanive private, por duke hequr njëkohësisht tarifat fikse të shërbimit.

Koncesione të tjera në rradhë

Deri më sot, Qeveritë shqiptare kanë mësuar të japin koncesione por jo t’i marrin ato pas në përfundim të afatit. Kontrata me SGS është nga të parat që i është afruar afatit të mbarimit, por gjatë viteve të ardhshme janë edhe disa kontrata të tjera koncesionare që pritet t’u mbarojë afati fillestar.

Koncesioni i prodhimit të pullave fiskale, i fituar nga kompania SICPA në vitin 2010 ka një afat ligjor dhjetëvjeçar dhe teorikisht do të përfundojë vitin e ardhshëm. SICPA kontrollohet nga një kompani zvicerane me të njëjtin emër.

Ky është koncesioni që prodhon pullat e cigareve dhe të birrës dhe që u prezantua si një novacion që do të luftonte kontrabandën dhe evazionin fiskal me mallrat e akcizës. Ky koncesion i kushton shqiptarëve rreth 6 milionë euro në vit për një total prej 6.3 miliardë eurosh për periudhën 2012-2018, sipas bilanceve të kompanisë.

Tjetri në rradhë për të skaduar është koncesioni i incineratorit të Elbasanit. Nënshkruar në vitin 2014, kontrata shtatëvjeçare pritet tëmbyllet në vitin 2021. Ky është koncesioni që në total pritet t’i kushtojë taksapaguesve rreth 28 milionë euro. Koncesioni i përket kompanisë Albtek Energy, e cila është nën pronësinë 100% të shtetases shqiptare Stela Gugallja.

Qeveria shqiptare është përballur vetëm një herë me përfundimin e një kontrate koncesionare, por në vend që të rimarrë asetet e krijuara nga kontrata, vendosi që ta zgjasë atë nga 3 në 30 vjet përmes një ligji në parlament.

Kontrata në fjalëështë ajo e prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit. Fituar nga kompania ALEAT në vitin 2008, kontrata koncesionit parashikonte një afat trevjeçar, në fund të së cilit, asetet dhe teknologjia e ALEAT do t’i kalonin Ministrisë së Brendshme.

Por në vitin 2011, qeveria e kohës vendosi në mënyrë kontroverse ta zgjasë afatin e koncesionit nga 3 në 30 vjet. Koncesioni i ka kushtuar shqiptarëve deri më sot 230 milionë euro.

 

*****

Autori është gazetar i BIRN Tiranë. Titulli është i redaksisë

August 17, 2019 11:46
Komento

19 Komente

  1. Mihal Xhamo August 17, 11:48

    Edi Rama si Pons Pilati.

    Zoti Thano !
    Per gjashte vite ne pushtet Partia Sociali ste,Kryetari i saj dhe Kryeministri yne,Edi Rama, na ka reklamuar vetem suksese te pa para ndonje here ne keto tridhjete vite.

    Per cdo pune, une, une.

    Ne cdo inagu rim,ne cdo rast e parast, pervec gjeagjezave dhe barcaletave tallese, leshon ulerrima per suksese imagjinare, si domos reformen ne drejtesi,qe nuk ishin pare as njehere mbi kete toke e nen kete q iell,keto vetem ne saj te meritave te ketij Skenderbeu, alias jounjor,te so tem,sipas Spirop( dj)al(l)it.

    Por,per mbushjen e Parla mentit dhe administrates se larte dje e sot perseri, me ca si Rosher e Pje(p)tra te inkri minuar,skenderbeuci yne i lane du art si Ponc Pilati.

    Deshtimet jane “bashto”te socialisteve,dafinat, kurora te rilindisteve.

    Po a mund te lahet m…… me shurre?

    Pershendetje!Mihal Xhamo

    Reply to this comment
    • Zef Shpatari August 17, 11:56

      Po ju njoftojme se edhe tenderi i përsëritur, për segmentin: “Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja” tek Unaza e Re, është lojë e kryeministrit Edi Rama dhe falsifikatorit të dosjeve koncesionare e trafikantit të kokainës, Bashkim Ulaj.

      Po e merr serish Bashkimi nepermjet firmes Vellezerit Hysa, e cila ne tenderin e meparshem u fut si koperture per te plotesuar kriterin e “konkurimit”.

      Nese doni detaje, jam i gatshem.

      Pune te mbare

      Reply to this comment
    • KQD August 17, 12:47

      Në fillim të viteve 1990, SGS (Société Générale de Surveillance) është dënuar për pagesa të paligjshme të miliona punonjësve të qeverisë ose të afërmve të tyre.

      Menjëherë pas kësaj afere korrupsioni, “Kodi i Integritetit” u prezantua në të gjithë grupin. Ndër të tjera, në atë kohë u bë pagesa për njeriun e atëhershëm të Kryeministrit të Pakistanit Benazir Bhutto, Presidenti i mëvonshëm Asif Ali Zardari. SGS thuhet se ishte përfshirë në raste të mëtutjeshme të korrupsionit në Paraguai dhe në Filipine.

      Reply to this comment
    • Besi August 18, 10:51

      Ky akt eshte nje tjeter gur prove nese edvini eshte i korruptuar ose jo ! Nese kompania e huaj zhvat mesatarisht nga leket tona rreth 50 mil euro dhe i con ne zvicer tani i ka ardhur rradha edvin korrupsionit ta marre kete koncension dhe ato para ti fuse ne arken e shtetit. Nese edhe kete qe eshte rast i paster qe duhet shfrytezuar nga qeveria shqiptare per te hequr nje barre fiskale edvini ja kalon perseri nje privati vertet qe ky njeri duhet zhdukur njehere e mire se po kthehet cdi dite e me shume ne rrezik kombetar ashtu si sali krimineli

      Reply to this comment
  2. Preng Pjetri Lezhë August 17, 11:52

    MILIARDAT E KONCESIONEVE DHE VARFERIA

    Një nënë,një motër,një grua u flijua në uijrat e lumit Vjosa në tentative per të shpetuar një thes sherebelë.
    Në perpjekjen e deshtuar per të shpetuar mundin dhe djerësën e sajë.
    Në përpjekje për të mbajtur gjallë frymën e femijevë të sajë më thesin e sherebelës per të siguruar një trasë miell….!
    Po po një trasë mielli ja mori jetën një nënë.një motre,një gruaje fatëzezë .
    E për ironi të fatit të pa fat askush nuk u sensibelizua….
    As kush nuk e mori mundimin sepaku ta haptë tallallin e zi në kronikat e zeza aq të “lakmuara”sot për sot nga mediat tona të shkruara dhe vizive.
    Askush per be as kush nuk e konsideroj lajm këtë lajmë të kobshem e fort tragjik.
    Madje nesë Vasil Puci nuk do i shkruantë disa rrjeshta plot dhimbje e deshprim në faqen e gazetes Dita gruaja e gjorë nuk do përmendej kurrë asgjëkundi thua s’kishtë jetuar kurrë mbi ktë dhe qe kundermon era gjak e dhimbje.
    Nesë qytetari Vasil Puci nuk dota thyntë heshtjen e zezë më “tallallin” e kujën e zezë askush s’do bzantë per kët tragjedi qe thuajse tashmë ashtë ba si diçka e zakonshmë dhe krejtë e pranueshmë per natyrën tonë pra tash as vdekja nuk na trondit nuk na lemerit nuk po na zgjon nga gjumi letragjik as vdjekja,as vajë as loti pervelues as gjë as gjë s’po na e prish ma “qetësinë” tonë të vdekur klinikisht…!
    Zoti Vasil Puci u ba i vetmi njeri i gjallë që e vrau heshtjën…
    Por s’mundi dot ti shmangte vdekjen motres tonë..
    S’ mundi por nuk heshti Vasili ynë e lëshoj kujën në kupat qiellit per kët vdekje tragjike të kësaj grauje aq të pa fat…
    Vasili dhe gazeta DITA e shperndanë kudo tallallin e kombeshëm për një nënë qe dha jeten në luftë per buken e gojës, në luftën per ekzistencë.
    Dhe pyet qytetari Vasil Puci “u mbyt një grua në lum në perpjekje për te shpetuar një thes sherebelë, a din gjë qeveria?!”
    Po po zoti Vasil qeveria din çdo gjë dhe heshtë per çdo gjë qe i prish qetesin dhe humorin timonjerit Rama që tashmë autobuzi Rilindjes po udhëton më nxitim buzë greminës…!
    Të gjitha të gjitha i dinë qeveria dhe kryeqerragjiu….
    Paçka se mbyllin syt dhe veshët kur perballen më rralitetin.
    Qeverritaret dhe qerrja tyre mbytet e fundit e ndoshta kurrë nese ne “mzetët” qafëdreges nuk do rrebelohemi…
    Heshtja jonë e zeza jonë..

    Reply to this comment
  3. Lala August 17, 12:01

    1 here ne tre vjet e ka bota kontrollin e makinave pse smarin eksperienc nga keta apo kur su leverdis su pelqen ju jeni pushtetaret me te qelbur ne bote por ju beni keshtu sepse jemi populli i qelbur jemi i vetmi popull europian qe jemi 100%qe e kemi ngren nga mbrapa nga politikanet prandaj bejne keshtu keta dhe popullit i pelqen kur ja fusin

    Reply to this comment
    • Kuq e Zi August 17, 14:23

      Jetoj ne Amerike ku makina eshte pjese e jetes
      Kam 15 vjet qe ngas makinen dhe nuk kam degjuar te kete detyrim te tille kolaudimi.
      Kjo eshte e gjitha nje shpikje e ndyre e qeverise shqiptare per te grabitur qytetaret.
      Jane skema te pastra vjedhjesh… Grabitje me ligj

      Reply to this comment
      • katarakti August 17, 20:25

        Ne cilindo vend perendimor duhet ta çosh nje here ne vit makinen per kontroll teknik. Ndryshe ha gjoba te papara.

        Reply to this comment
      • Beni August 18, 01:42

        Behet 1 here ne vit vetem se behet ne servise Ne USA eshte rreth 38$ edhe ne Shqiperi do ish shume me mire qe te behej me servise dhe servisi te mbante pergjegjesi Jo si tani qe jep dy leke e kalon pa u lagur Do formalizoheshin serviset se do u duhej licenca shteti thjesht do merrte pjesen e tij dhe njerzit nuk do mbanin rradhe nga Vora ne Rinas per te bere kolaudimin Po mesa duket qeverite ne Shqiperi mendojne si ta bejne sa me te veshtire jeten atje Dhe ta hane gjithcka vete asnje tjeter mos te punojew

        Reply to this comment
  4. Jani August 17, 13:10

    Pyesni Bashen dhe homon e tij Kreshnik Bozho
    Rama artist merr pjesen ju mbani radhen
    Rrini si delet
    Vidhni njeri tjetrin
    Ata ju gjykojne
    Ju. I votoni

    Reply to this comment
  5. Jani August 17, 13:10

    Pyesni Bashen dhe homon e tij Kreshnik Bozho
    Rama artist merr pjesen ju mbani radhen
    Rrini si delet
    Vidhni njeri tjetrin
    Ata ju gjykojne
    Ju. I votoni

    Reply to this comment
  6. mirel August 17, 14:25

    Popull ka ardhur koha te kerkoni me force anullimin e koncesioneve.
    Organizim si i studenteve. Nuk ka rruge tjeter. Keta jane bande e organizuar ne shtet per te vjedhur
    Anullim me detyrim te cdo koncesioni.

    Reply to this comment
  7. Arben August 17, 14:28

    NE ASNJE MENYRE, TA MBAJE VETE, SE I DUHET.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  8. Berati August 17, 21:11

    Jo cdo vit. Ne Itali ku jam eshte njehere ne 2 vjet. Mund ta cosh ne cdo mekanik te autorizuar (dhe jane me mijera) kushton 65€. Ske pse ben as radhe e as kokecarje. Per 2 ore mbaron pune.

    Reply to this comment
  9. Flamur August 17, 22:47

    Nuk e kuptoj pse duhet të ketë vetem nje pike per kualidimin e makinave. Kjo është një vjedhje ndaj qytetarve Shqiptare. Plus që duhet të humbesh gjithë diten per të mbaruar punë. Une jetoj ne UK dhe pika kualidimi ka kudo 40£ në vit dhe mbaron punë per 2 ore. Nuk na u hoqen rradhet kurrë në Shqiperi.

    Reply to this comment
  10. Arber iliri August 18, 03:09

    Nese ka punuar mire s’ka asgje te keqe, kthimi ne shtet eshte thjesht mentalitet komunist.Mund te behet nje kontrate me e mire dhe kontroll me i mire nga shteti si ne gjithe boten, por keto sherbime ne gjithe bote behen nga privatet e licensuar.Kushtet si meret licensa apo kontrata jane ato qe shteti i projekton ne te mire te qellimit te ketij sherbimi per ta bere te lehte per qytetaret dhe njekohesisht sa me pak te koruptuar.

    Reply to this comment
    • mirel August 18, 15:19

      Kthimi ne shtet nuk eshte mentalitet komunist, por stop vjedhjes se shqiptareve.
      Per kompanine koncesionare shteti qenka shume i mire, sepse i fal koncesionin dhe fitimet e shqiptareve, ndersa per popullin qenka komunist nese ndal koncesionin.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*