A do ta marrë ndonjëherë Shqipëria seriozisht Shqipërinë?

August 8, 2019 03:54

A do ta marrë ndonjëherë Shqipëria seriozisht Shqipërinë?

“Mos më lini përjetësisht në pështjellim” – ka qënë amaneti i fundit i Kristofor Kolombit, (1451-1506).

Ky epitaf ka nxitur sot studiuesit e Oxford-it dhe Harvard-it që ta deskriptojnë si sentencë.

Po “gërmojnë” për këtë zbulues të famshëm gjenovez të Amerikës (me mbështetjen e Ferdinand-it të II-te të Aragonës dhe Izabelës së Kastilias) origjinën e dyshuar hebreje të tij.

Po Shqipëria jonë e vogël edhe pas 60 mijë vjetësh krijim e zhvillim të qënies njerëzore, edhe pas 3000 vjetësh qytetërim, edhe pas 300 vjetesh kulturë shtetarie dhe përvojë botërore perëndimore, edhe pas 100 vjetësh shtet shqiptar, ç’ka që endet edhe sot në pështjellim?

Dhe katandiset kështu me krye n’hi siç tha Pashko Vasa para 140 vjetësh?

Dhe jemi sot me nivel politik dhe një qeverisje që s’do të ishte e denjë as për popujt zulu’ të Konicës se ata kanë ecur shumë përpara dhe nuk do ta pranonin në krye të tyre Ramën sharlatan dhe me brekushe që bën batuta, gallatë dhe PPP.

Vite me pare ka pas botuar nje shkrim nje skocez per ne shqiptaret, me titull: “The land that time forgot  (Albania)” më 23, Korrik, 2006: http://annabengan.blogspot.com/2006/07/article-about-albania-was-published.html me autor, Adrian Anthony Gill.

Midis te tjerash ne nje pasazh te tij thuhet:  “It was a communist state for nearly half a century. Now it has organised crime and the worst-dressed teenagers in Europe. Will the world ever take Albania seriously?” (dmth: Ishte një shtet komunist për gati një gjysmë shekulli. Tani ajo ka organizuar krimin dhe ka adoleshentët më keq të veshur në Evropë. A do ta marrë ndonjëherë Shqipëria seriozisht Shqipërinë?)

Për këtë shkrim “poshtërues” vazhdoj gërr-vërrja pse dhe si e shkroi me 23 Korrik A.A.Gill i ”Sunday Times-it”.

Madje pati nga ata që ende’ i sheh keta perendimoret si armiq apo dikush tjeter qe germoi si tarja dhe gjeti se skocezet na qenkan ende’ te pacivilizuar.

Me te paudhe dhe me te pacivilizuar se ne nuk besoj se ka popull ne Evrope.

Mendoj se pak ka shkruar Gill-i, kur ndërkohe s´na bën përshtypje fakti se asnjë gazetar apo analist, sociolog apo psikolog nuk reagon jo si folklorist por si i përkorë se ku po shkojmë ne me këtë dallkaukllëk në politikë, me këtë përgjumje masive-popullore dhe me këtë shthurje që bie erë injorance në çdo hap që hedh kudo, apo të trend-it «rinor» pa fre´të rinisë sonë al alabanesi!

Flasim për përmbysjen e sistemit të vlerave, siç shprehej eruditi shqiptar Arber Xhaferi. Flasim për degradim të mjedisit dhe degradim të degradimit por ende’ s´ka folur kush për degradimin total të njeriut tonë rural të zbarkuar në qytet. etj.

Vërtetë ne kemi patur njerëz të vyer, ndonëse sot ka vetëm rrumpallë, servilë dhe mediokër sidomos në krye/politikë, por ata kan bërë hajër vetëm në dhe´ të huaj. Le ti lemë pra gerr-vërret si budallai kur sheh gishtin kur gishti tregon yjet apo siç e marrim vesh ne në gjuhën tonë me thënien « le të mos merremi me samarin por me gomerët » që i kemi me bollëk mes nesh.

Kur Argonautët e Grekëve të lashtë u nisën për të marrë ”Bashkën e Artë”, kur zgjodhën prijësin, Herakliu dhe Jasoni, ia lanë t’i printe Jasoni i ri, megjithëse jo me shumë përvojë por duke i dhënë besën më mirë një të riu që nuk ben apo nuk di të bëj dredhi dhe ka komunikim më të mirë me të tjerët.

Dhe Jasoni i “nxori në dritë”, i kaloi gjithë grackat që i dolën para dhe arriti të permbush misionin e tyre e morën “Bashkën e Artë” dhe jo më kot bashkëudhëarët e tij gjykuan sipas postulatit të lashtë se “truri është më i rëndësishëm se muskujt”. Dhe ai e ruajti me fanatizem bekimin e lashtë se përgjegjshmëria është virtyt.

Por a kanë vlerë këto mësime në politiken tone të ditës, ku kemi mbi 20-vjet tranzicion dhe kemi dy grupe-politikanësh, kemi Heraklij-shumë dhe Jasonë-pak? Që të jetë e suksesshme politika duhet një kombinim midis Heraklijve dhe Jasonëve por tek ne që jemi ende’ nga ai soj populli që shkojmë pas të fortit dhe pas njëshit, dhe lideri ynë nëse është Herakli e bëjmë vetë diktator dhe nëse është Jason-pale’ a i shkojmë ose nuk i shkojmë lehtë pas.

Dihet se histroria përsëritet dy herë njëherë në formë tragjike dhe njëherë në formë komike, dhe sidomos historia e kombit tonë ka qënë qartas e tillë, se pas një qeverie me në krye burrin e rëndë Ismail bej Vloren dhe kabinetin e tij që do ta kishte zili dhe Evropa sot, serioze dhe e përgjegjëshme, na erdhi i hipur ne gomar Haxhi Qamili që vrau intelektualet dhe njerëzit më të mirë dhe më të ditur të këtij vendi. Po kështu ndodhi dhe këto 50-vjetet e fundit, pas Enver Hoxhes, dhe sistemit tragjik, na erdhi Sali Berisha dhe apo Fatos Nanua, dy njerëz komik apo tragji-komik, që dhe tërë vendin dhe popullin e bën si vetja.

Shqipëria është sot në zgrip ekonomik, në zgrip social, institucional, demokratik, zgrip të drejtësisë ndërsa yrneku Sali Berisha thoshte se “jemi vëndi që kemi rritjen ekonomike më të lartën në rajon dhe nga më të lartat në Evropë” !!!! A ka më komike se kjo ?!

Dhe a mund të antarësohemi në Evropë ne me këto mendësi primitive me liderët tanë që vazhdojnë flasin broçkulla siç flet dhe kryeministri ynë aktual?

Kjo nuk mund të ndodhë pa ikur kësi sharlatanësh nga drejtimi i këtij vendi ndonëse të vogël por që është bërë tashme “si veza e Kolombit” ku s’po del nje burrë shteti dhe të qendroj “më këmbë”.

Po çfarë drejtimi ka dhe ç’pritet neser nga ana tjeter opozita e sotme? Ç’komunikim ka pozita, që kur ka ardhur në krye Edi Rama, që është gjoja (ose do të luaj) si një Jason që lufton me të vjetrën.

“Ne të dy jemi bërë tashmë dy më të mëdhenjtë e botës-i tha Çarli Çaplin-i Ajnshtajn-it , unë se bota po kënaqet me ato që bëj unë, ndërsa ti se njerëzit s’po kuptojnë se çfare po bën !! Dhe po në këtë sendërtim kur Enver Hoxha i tha Lasgush Poradecit-‘Ti Lasgush bën vërtetë poezi të mira-por bëji më të thjeshta që t’i kuptoj populli, ai ju përgjigj” “po, po ashtu është por unë jam zë bilbili, unë e di që ky popull pëlqen më shumë zërin e këndezit se sa atë të bilbilit por unë nuk mund të ndyshoj zërin…” se ..” sa të mendohet i mënçuri budallai mbaron punë”.

Dhe Edi Rama që komunikon  intensivisht me gojë dhe sidomos me twitter dhe bën batuta e fjalime të gjata-propagandistike, ndoshta duhet “t’i vërë veshin edhe këtij zakoni, apo asaj që populli i do “më të shkurtra drutë” se përndryshe ata të pavëmëndshmit mund shkojnë pas zërit të këndezit!

Por a është e pranueshme kjo në një vend që quhet komb me shtetari 100-vjeçare?! Shoqëritë njerëzore ndërtohen dhe mbahen mbi dy shtylla kryesore, virtytin dhe inteligjencën, dhe ne na mungon e para. Dhe historia jone është e veçante autoqefale siç thote Noli. Dhe me që ra fjala per thëniet për ne si popull apo si komb le të risjellim në vëmëndjen tonë se ç’kan thënë disa nga njerëzit tanë më të ditur në kohëra duke marrë spunto dhe duke qenë të zhgënjyer nga ky vend që s’u rregullua kurrë dhe s’u vendos rregulli.

Eshtë vërtet rrëngjethëse kur shkon e sheh në skutat okulte te historisë sonë se ideatorëve të përpjekjeve të iluminuara iu është prerë koka ose jane abandonuar në harresën e injorances së kohës ose të Ponc-Pilatë-ve që ky vend prodhon shumë. Në këtë vend vërtet ka patur burra të mëdhenj dhe që kan bërë gjeste historike që nga ai i Ismail Qemalit (që pas tij e përdhosi vendin Haxhi Qamili, siç përdhosi Sali Berisha demokracinë tone sui generis, duke kaluar nga feudalizmi në socializëm dhe menjëherë në kapitalizëm) dhe deri tek mijra intelektualë dje dhe sot të flijuar për ideal.

Në këtë vend sidomos ne politikë sot e kësaj dite po sundon hipokrizia dhe arroganca e injorancës – siç e quante atë Mikelanxhelo që në sh. XV-të. Tek ne të bën përshtypje që mitingjet e partive mbushen plote bile eshte skandaloze që sheh në këto mitingje dhe brezin e ri që dhe ai shpreson nga partitë të zërë vend pune d.m.th. dhe ky brez pret “të marre ate që s’i takon” përmes partive dhe jo të t’i vënë gjoksin punës apo shkollës dhe të presë konkurimin në një ekonomi tregu dhe të jenë dinjitozë. Në fushata kudo degjon ende brohoritje si ato të paravitevenëntëdhjetë: “parti Enver jemi gati kurdoherë..”. Kjo është skandaloze.

Në një takim me intelektualë që u zhvillua më 11 Janar 1991, në Institutin e Lartë të Arteve, shkrimtari i madh disident Kasëm Trebeshina kur foli për qeverisjen tha: “Qeverisjsa e vendit, është një amanet i lashtë. Qeveriseni mirë popullin se përndryshe ai ç´do invazion të huaj do t´a quaj çlirim siç ka thënë 3500 vjet më parë mbreti Hemurabiu i Asirisë/Babilonisë së lashtë”.

Solla këtu disa momente e nënvizime historike, për të kërkuar më shumë dinjitet në këtë vend, se me njerez dinjitoz bëhet pastaj kombi dhe shteti dinjitoz, dhe për ata që i thonë vetes intelektualë, me shumë mendime e pjesmarrje në jetën publike dhe politike, se përndryshe do të na sundojë përjetesisht mbretëria e bufave, prevalenca e mediokërve, që kjo Shqipëri e vogël sot me krye n’hi që është si “Vezë e Kolombit” të mos mbetet përjetësisht “Guri i Sizifit”.

Mehmet Metaj

 

August 8, 2019 03:54
Komento

8 Komente

  1. Bredhi August 8, 08:32

    Edhe ju me dyshim e keni sto cfare thoni,se shqiptaret sot,pas 29 vjet MASHTRIM e mjerim,kane mbritur ne marrjen e vendimit finale:-“TE LARGOHEN PERFUNDIMISHT NGA VENDI”!
    Mjaft me konstatime nga ju njerezit e mencur,duhet VEPRIM KONKRET!
    Se shumica e antaresise se PS-se,qe mbron veprimet antishqiptare te Rames,nuk e kane mendjen tek fatet e Shqiperise,por tek vendi i lunedì se tyre,tek kockat qe i hedh pushtuesi Rama ne kembim te besnikerise ndaj tij e Jo ndaj vendita!
    Se ata gjykojne si femijet se “Dashnori i mamit tim eshte me i mire se dashnori i mamit tend”!
    Por GOMARIN po’ e shqyente ujku,ndersa ai thoshte ishalla jam ne enderr!

    Reply to this comment
    • Tartufi August 8, 15:35

      Mehmet,,,,,kur shkruan Mehmeti ne artikuj te arte ,,do shikoshe 3 komente poshte atij,,,,nje komente gjysem I sakte dhe dy komente zhgaravina ,,,,aq, mos prit me.
      Kur shkruan fosilia ,mbeturina komunist I degjeneruari I pas shtipjes dhe tru shplari gazetari partiak ,qe pret meditjen per tu zvaritur,kapterizmi leshohet si pulat kur I thrasin per koqet e kallamboqit qe ju hedhin,Arine te bhen deri tek 120 komente tru shplaresh,,,,,se Mehmeti ju duket [ Ufo ] pershendetje.

      Reply to this comment
    • SS (Stockholmer Syndrom) August 8, 16:27

      Ënderr dhe çfarë ëndrre thuaj… Për 45 vite me radhë gomarin popull e shqeu ujku, dhe kur kryekafsha i ktheu patkojtë nga dielli, gomari popull vajtoi për të dhe i hidhte lotë çurk.

      Pas kryekafshës, 30 vjeçarin e fundit gomarin popull sot po e shqyejnë çakejtë gjithë dhe atij akoma nuk i ka dalë enrra.

      A ka fatalitet më të madh për një popull viktimë, që duket haptazi se vuan nga sindroma e Stockholmit?

      A ka çmenduri më ekstreme për një popull gomar të përgjumur dhe të keqindoktrinuar në mënyre masive?

      Si dikur në diktaturë, po ashtu edhe sot në demokraturë, gomari popull di vetëm të qahet dhe të jargavitet, ndërkohë që Berisha & Co. zgërdhihet me shakatë e kripura të zotit Mit’hat.

      Bukë që s’kapërdihet është or vlla mejrimi (mendor).

      Reply to this comment
      • I thone "Stockholm Syndrome" or tej mendar i mencur! August 12, 03:11

        @SS Meso si shkruhet Stockholm Syndrome (jo Stockholmer) pastaj hajde na flit per dashurite e te kapurve per agresorin. Agresoret e Shqiperise dhe te popullit shqiptar (dobici i Vicidolit) ra nga kali dhe i ktheu pafkat lart. Duket qe ti akuzon shqiptaret per dashurine per Edi Ramen. Por eshte e kunderta. Eshte dashuria e jote dhe atyre qe i ka shplare trute dobici i Serbise qe akoma e ndjekin si dele ujkun me lelcite ne qafe. Ta gezoni dobicin qe serbet e leshuan me sheqeren dhe qe shkaterrojn Shqiperine per 30 vjet. Ne fund te fundit, do ta haje edhe ai ne burg pjesen e jetes qe i ka mbetur. Shkoni bejini sherbim dhe dashuri ne burg ore “Stockholmer”.

        Reply to this comment
    • Mehmet ke bere nje letyre qe as qente rrugac nuk e hane August 12, 03:00

      Autori ka bere nje gabim ne perkthimin se cfare autori Adrian Gill (nese ky eshte emri) ka thene ne shkrimin per Shqiperine. Autori ne anglisht thote: ‘A do ta marre Bota seriozish Shqiperine’? Nders aautori e ka perkthyer: ‘A do ta marre Shqiperia seriozisht Shqiperine’? Po ashtu ne ven dte ‘krimin e organizua’r ai e perkthen ‘Tani ajo ka organizuar krimin’ dmthb per Shqiperine. Si mund te merretv serizisht nje person qe pretendon se njehe gjuhe te huaja dhe i ben lemsh. Aq me teper qe e perdor gabimin edhe ne titull. C’kuptim ka titulli: A do ta marre Shqiperia seriozisht Shqiperine? Shqiperia nukm mun dt amarre seriozisht veten sepse kete e bejne njerezit dhe jo shteti. Jo vetem aq por Mehmeti na ka sjelle nje autor qe e urren Shqiperine dhe shqiptaret. Po ta lexoni artikullin e tij do te shikoni qe ai (Adrian Gill) eshte nje racist i ndyre dhe anti-shqiptar i terbuar.

      Reply to this comment
  2. Lili August 8, 18:37

    Si te dalim nga rrethi vicioz ku eshte futur vendi nga Ramiz alia me njerezet qe ai dergoj ne cdo Parti?
    Duke ba ate qe nuk u ba ne 1990? Nedeshkimin e te keqes ! Sot edukata per cka eshte keq e cka eshte mire nuk existon se Njeriu i ri po jep frytet e tij : ky njeri pa dine e pa iman nuk pyeti po grabiti cka mundi prej kulan kusurit tek Kryeministri e Presidenti grabitcare , vjedhes, pa terbije!
    Duhet shume shume kohe qe pasojat e ketij Njeriu te fshihen! Duhet shume pune edukimi moral e civil qe gjendja te ndryshoje se sicili e ka pasurimin pa djerse vetem duke grabitur!
    Duhet etik e moral ma se pari
    Fjale qe nuk njihen nga shumica e njerezeve ketu!

    Reply to this comment
  3. h August 10, 14:38

    Nje popull që ngre monumente një diktatori,nje trafikanti dhe nje vrasesi,
    meriton çdo të keqe që do e godasë në histori

    Reply to this comment
  4. vickëla August 17, 18:34

    Mehmet Metaj, na ka sjelle ketu gjithe te thena e te tjereve qe ti lexojme dhe te nxjerrim mesim se si do pergatisim paterxhanet e Zallherit ne darke!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin