A do ta ndalë në fund Familja?

Kopertina e DITA-s June 5, 2013 11:45

A do ta ndalë në fund Familja?

Kryeministri i vendit premton një fushatë “model” dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Është një refren i stërdëgjuar prej tij, i amplifikuar madje edhe në vitin 1996, kohë kur jo vetëm i vodhi zgjedhjet dhe votat, por nga turravrapi për të fituar, nuk kurseu as stabilitetin e vendit, në vitin 1997 Shqipëria u bë shkrumb e hi dhe për pak sa nuk hyri në një cikël të luftës civile.

Në fushatën e këtij viti, ajo që dimë me siguri është fakti se Berisha po i luan të gjitha fijet, konfigurimi i KQZ-së dhe problemi që ai krijoi është prova më e qartë se Berisha nuk ka ndërmend të lëshojë pe, por dimë me siguri se Berisha, si profil dhe format politikani, është i prirur që ta kërkojë fitoren deri në ekstrem, pavarësisht kostove.

Megjithatë duket se në ndryshim nga provat e mëparshme të dhëna prej tij në të kaluarën, kësaj here kemi një të panjohur në “ekuacionin” që përpiqet të gjejë se deri ku do të shkojë doktori. E panjohura lidhet me vlerën dhe valencën që do të marrë faktori që është më ndikuesi, më përcaktuesi në veprimin politik të Berishës: Familja e tij. Janë të pafundë shembujt se si Berisha ka orientuar të gjithë promovimin e politikanëve dhe ministrave kryesisht mbi qëndrimin, ose më saktë mbi masën e devotshmërisë të cilën ata e kanë treguar duke dalë në mbrojtje të fëmijëve të Berishës në raste skandalesh si Gërdeci apo si çështjet “Fazlliç” apo dhe “Ansar”.

Vërehet në mënyrë të qartë dhe “eminenca blu” e Berishës, bashkëshortja e tij, e cila mendohet se është dhe personi realisht më influent në psikikën dhe veprimin politik të Berishës. Në ndryshim nga viti 1997, kur Berisha kaloi një cak shumë të largët, siç ishte futja e vendit në kaos për shkak të këmbënguljes së tij, tashmë faktori Familje ka marrë një tjetër pamje dhe ngarkesë. Fëmijët e tij nuk janë më spektatorë të pushtetit të Berishës, përkundrazi, ka të dhëna të besueshme se ata janë pjesë e përfitimeve të pushtetit duke konsoliduar dhe rritur profilin e tyre në sipërmarrje dhe duke akumuluar të ardhura të majme, të cilat shumëkush i dyshon si një “qyp” të mbushur me miliarda. Pakkush ka ndonjë informacion real se deri ku shkon akumulimi i të mirave si pasojë e këtij 8 vjeçari nga fëmijët e tij, por dihet me siguri që ata nuk janë më ata që ishin në 96-97.

Ndaj dhe faktori “Familje” në këtë rast merr një tis misteri, pasi nëse Berisha si politikan është psiqikisht i pregatitur për “luftë totale” deri në fitore, fëmijët e tij, familja e tij, në këtë tokë ku Berisha është i gatshëm të shpallë luftën, ka prosperuar bizneset e saj. Është pikërisht ky ndryshim i profilit të fëmijëve të tij krahasuar me vitin 1997, që mund të jetë një element shumë përcaktues në “qetësimin” e doktorit, pasi në ndryshim me vitin 1997, “familja” ka shumë për të humbur, e për rrjedhojë logjike, do ketë dhe më shumë angazhim për ta “qetësuar babin”.

Sa do i dëgjojë Berisha? Askush nuk e thotë dot me një siguri totale, por ajo që dijmë është se në 8 vitet e fundit, ai ka treguar se primare kanë qenë interesat dhe direktivat e ardhura nga familjarët e tij, të gjithë ministrat i janë bindur si “geisha” pushtetit të fëmijëve të tij, njësoj siç i janë përulur biznesmenët më të fuqishëm të vendit “fondacionit” të drejtuar nga bashkëshortja e tij. Tashmë Berisha nuk është thjesht i rrethuar nga gruaja dhe fëmijët që i do shumë, por është i rrethuar nga një grup i fuqishëm interesi, të cilin e do shumë dhe pa të cilin nuk ka ku shkon.

A do t’i rrezikojnë ata pasuritë dhe të mirat materiale që tashmë kanë grumbulluar, duke shkuar drejt asaj që shumë shqiptarë i tremben duke parë sjelljen e Berishës? Pra drejt një përplasje të dhunshme fatale të ngjashme me ‘97?  Sigurisht që ata do ta lenë Berishën të shfaqë gjithë egërsinë e tij politike, me shpresën se dhe mund të ndodhë cudia: të mbajë pushtetin me një formë apo një tjetër. Por nëse kjo nuk do jetë e mundur, pak gjasa ka që ata ti dorëzohen kaosit në kushtet kur kanë për të mbrojtur dhjetëra interesa financiare të majme dhe afatgjata. Aq më tepër, që askush nuk po ua përmend qoftë edhe verbalisht se ato mund tu rrezikohen nga ata që pritet të vijnë në pushtet pas 23 qershorit.

 

A është bashkëshortja, njeriu i vetëm për të cilin Berisha mund të braktisë politikën?

Mero Baze gazetari me lidhje të ngushta me familjen Berisha në vitet e vështira të opozitës së Sali Berishës, ka një rrëfim mbi marrëdhëniet e Berishës me bashkëshorten e tij. Në një nga librat e tij të shkruar vite më parë, Mero Baze përshkruan një episod që ka ndodhur në SHBA. Pas vitesh të tëra ngrirje të marrëdhënieve me SHBA-të, Berishës arrijnë ti sigurojnë disa takime në Uashington. A do të kishte ndonjë arsye në botë që një i sëmurë për pushtet ti braktiste këto takime? Me sa duket, ka…  Më poshtë, përshkrimi në librin e Mero Bazes “1997”:

 

Nga Mero Baze

“- Nuk e di, s’i kuptoj këta grekët tha. Këta duhet të jenë idot. Këta nuk e kuptojnë që është hera e parë që ky vend u ofron miqësi atyre. Unë u kam ofruar miqësi atyre. Ndryshe ky vend e ka pasur gjithmonë hapur derën në Beograd. Nuk e kuptojnë këta idiotë që ne po të duam një telefonatë e kemi Beogradin… (f.94)

“…. Pastaj më shfaqej sërish fantazma e martesës së tij, me një grua me origjinë serbe, disa shkrime të egra të botuara në shtypin e Kosovës për lidhje të familjes së saj serbe me krerë të UDB dhe turbullohesha. Dilemat për këtë lidhje gjenealogjike që zgjonte ndjesi të panjohura tek unë më shtynë të pyesja vetë Liri Berishën një ditë për origjinën e nënës së saj serbe, një grua që ka jetuar me dinjitet për aq sa të lejonte diktatura si “grua jugosllave” në Tiranë. Ishte e pabesueshme por në fund të shpjegimit të saj, unë isha më i paqartë se në fillim.

Nuk më tha asnjë fjali të qartë, përveç faktit që nëna e saj ishte një jetime nga Vojvodina që nuk kishte fis dhe që u martua me babain e saj Rexhepin, i cili ishte me origjinë nga Vuthaj, një fshat shqiptar tashmë nën territorin e Malit të Zi. Martesa është bërë në vitet kur Shqipëria me Jugosllavinë ishin në “muajin e mjaltit”. Akuzat që i bëheshin Liri Berishës, ishin, se motra e saj në Beograd kishte qenë pjesë e OZNES, dhe pastaj djali i tezes së saj, u bë më pas një njeri ia fërt i Miloshevicit. Gjithçka ishte mes spekulimit dhe së vërtetës. Përkundër kësaj nëna e Liri Berishës si shumë gra të huaja të martuara me burra shqiptarë gjatë komunizmit ishte një grua që vuajti pasojat e kësaj martese. Asaj ju desh të dëshmonte në gjyqet e organizuara ndaj shoqeve të saj duke bërë ç’të mundte të mos lëndonte të ardhmen e tyre. Vet i shpëtoi burgosjes edhe pse shumë shoqe të afërta të saj përfunduan në burg. Ishte një grua e fort që duhet të ketë vdekur krenare për jetën e saj, një jetë e cila kishte mbajtur nën tension gjithë familjen dhe fëmijët e saj.

Kur vdiq, në Janar të vitit 2005, unë isha me Sali Berishën dhe gruan e tij në Uashington. Kishim qenë dy javë më parë bashkë me Berishën për të lidhur marrëveshjen me kompaninë amerikane BG&R dhe aty Berisha siguroi dhe një ftesë për në Mëngjesin e Lutjeve, e para pas një izolimi dhjetëvjeçar nga SHBA. Ishte dhe Fatmir Mehdiu me Besnik Mustafajn. Ditën e dytë të vizitës, kur me mundime të mëdha ishin rregulluar disa takime të rëndësishme në Senat, Kongres dhe me Ndihmëssekretaren e Shtetit për Çështje Globale, në hollin e Hotelit, pash që Berisha ishte bërë gati për rrugë.

– Çfarë ka ndodhur?

– Do kthehemi tha. Lilit i ka vdekur nëna.

U hutova aq shumë sa nuk i thashë as ngushëllime. Mezi prisja takimet e tij dhe fare papritur gjithçka bëhej zero. Fatmir Mehdiu më bënte grimasa pas shpinës së tij që ishte budallallëk kthimi në Tiranë për vjehrrën. Për të qenë i sinqertë dhe mua ashtu më dukej. Guxova dhe ja thashë.

– A mund të kthehet Lili vetëm me dikë nga ne?

– Jo zotëri ka mbaruar ajo punë do jem bashkë me të.

– I thashë të iki me Xhulin tha Fatmiri, për gruan e tij, por nuk pranon. Lili nuk është se kundërshton tha.

Berisha u bë nervoz nga biseda jonë.

– Mos u përzjeni në punët e mija tha. E di vet çfarë bëj. Heshtëm.

Instinkti për të mos u dorëzuar më bëri të çohem pak më tutje dhe t’i bëj telefon Agimit, vëllait të Lirisë në Tiranë. E ngushëllova për nënën dhe pastaj i thashë se Berisha do të kthehej së bashku me Lilin.

– I thashë të mos kthehet tha, po e ka fiksim. S’kam ç’i bëj. S’ka ça bën këtu jemi të gjithë.

Berisha e kuptoi se po flisnim prapë për të dhe nuk e mbajti nervozizmin.

– A ka mundësi të mos merresh me punët e mia – tha i nxehur…. Liria qëndronte në makinë e heshtur duke qarë herë pas here me dënesë. Shihej qartë lidhja e saj e fortë me nënën, një lidhje që duket se e kishte bërë më të fortë fati i keq i saj që jetoi gjithë jetën larg njerëzve të dashur dhe që i është dashur të përballet me shantazhin e shtetit për poshtërim për ta përdorur atë kundër grave të tjera që kishin të njëjtin fat me të, të martuara në Shqipëri. Duke njohur këtë lidhje të fortë, Berisha anuloi takimet më të rëndësishme të dhjetë viteve të fundit të tij në politikë dhe u kthye bashkë me të në Tiranë. Lidhja e tij e fortë me gruan e tij, ishte dimensioni më i padukshëm në publik. Hija e fortë e pushtetit të saj mbi të, nuk hetohej po të mos e njihje nga afër. Për shumë shqiptarë dhe në ditët më të zeza të Berishës, ajo ishte një engjëll. Vetëm në ditët e para të trazirave në Vlorë u hodhën parulla kundër saj.

 

Kopertina e DITA-s June 5, 2013 11:45
Komento

35 Komente

  1. N.VJOSA June 5, 08:14

    Çfare thoni o “Dita”….
    Ate e ndal vetem vdekja nga Pushtetit!
    Ai pa Pushtet, çmendet fare dhe perfundon ne Kafaz Hekuri!…
    Ai ka frike tmerrsisht nga humbja e Pushtetit!
    Ai ka frike tmerrsisht nga Populli !….
    E shikoni qe nuk e heq asnjehere antiplumbin….
    Rrezik se edhe kur flë me Sllobodanken e mban veshur xhamadanin antiplumb…
    Pse udheton i mbrojtur nga qindra bajoneta dhe mbi Bunker me Rrota?!…
    Diten qe do humb pushtetin ai ka per te vdekur nga frika….
    Isha ne Tirane dhe bleva disa kopje te “Dita”-s…
    Ishte gazeta me e shitur….Shitej më se shumti nen banak!…
    Demaskojeni pa mëshire kete M o n s t e r
    te Politikes shqiptare, qe e ka kthyer Shqiperine ne bajrakun e tij…
    E pashe dje ne mitingun e Rrogozhines….
    Mu duk tejet i lodhur, i raskapitur, edhe pse fliste me zë te ngjirur….
    Dhe sepse mu kujtua thenia e famshme e Poetit Dritero Agolli:
    LËRENI SALIUN TË FLASË SA TË PËLCASË….
    Dhe dje mu duk si nje Qen i Zgjebosur, që i jane mbaruar dhe të lehurat…thote gjithnje te njejtat genjeshtra!…
    I jane mbaruar dhe G ë n j e s h t r a t !….

    Reply to this comment
    • Re-beli June 5, 16:26

      Hahahahaaaaa….. koment shume i bukur.Ka nje gje te keqe komenti se thote qe i jane mbaruar genjeshtrat.Genjeshtrat dhe ligesite e ketij poshtersire nuk mbarojune kurre.

      Reply to this comment
    • Rapsodi June 5, 17:10

      Perpiqen ti injektojne “optimizem” duke i porositur kenge me pagese neper rapsode apo neper te ashtuquajturit kengetare te ahengjeve…natyrisht
      me leke ne dore…Ja shikoni kete “grupin e çartun”
      Grupi oolele erdhi Saliu…

      Reply to this comment
  2. nina June 5, 08:44

    nuk kam cfare ti shtoj apo ti heq qofte nje presje komentit te bere nga VJOSA ndaj te njejat mendime……

    Reply to this comment
  3. Elife June 5, 08:53

    O Zot, cfare familje monstruoze !! Gene te percudnuara

    Reply to this comment
    • tani June 5, 15:53

      cpune kane gjenet,mos u merni me familjen e lirise,ajo vete eshte njeri i thjeshte ne kohen e xhaxhit ,qe ka vuajtur paragjykimet e asaj kohe…problemi seshte ajo,problemi eshte karakteri sales..po te ishin gjenet do kishin pjese dhe keto gjenet shqiptare..njerzit jane kudo njelloj,ska dallime.eshte politika ajo qe i percan..ne rastin tone eshte etja per pushtet e sales..eshte karakteri i tij i lig,eshte shtaza qe eshte brenda tij qe nuk arrin te kuptoj kufijt e normales…ku duhet te ndal e ku te provoj..lirine nuk dua ta paragjykoj si serbe..e gjykoj si grua e berishes qe nuk ndikon ta sjell me kembe ne toke ..

      Reply to this comment
      • idea June 5, 18:34

        Mos e nenvleresoni Lirine, ka dhe teper force tek ky i rrjedhur…A e dini se si eshte shprehur Liria ne 2005 kur ishte ne opozite dhe gati per te fituar zgjedhjet? (Kjo teper e sigurte) – Te behem dhe njehere nuse, pa do me shihni si do nuseroj!!! Ajo dhe femijet e saj jane forca e palekunder e ketij plaku te cmendur, edhe sikur ne lufte te hyjne.

        Reply to this comment
  4. m98 June 5, 09:05

    Jam shume kurioz te lexoj kujt ia ka thene kete shprehjen: “Nuk e dine keta idiote qe ne Beogradin e kemi nje telefonate”???
    Kam arsye te forta familjare te besoj qe Ramiz alia dhe Sali Berisha jane dicka me teper nga sa dime ne. Asgje nuk eshte rastesi

    Reply to this comment
    • N.V. June 5, 10:07

      I nderuar m98,
      Në politike, ka thene i mençuri, MOS SHIKO FJALET, POR SHIKO VEPRAT!…
      Edhe ne politiken shqiptare ishte Jagua, Ramiz Alia qe i shpetoi suverjimit te rrepte te Enver Hoxhes dhe mundi ti palos njeri pas tjetrit ne luften e eger per pushtet udheheqsit e Luftes Antifashiste, u permbysen njeri pas tjetrit, ca nga “semundja”,ca nga puçet, ca nga “vetvrasja”, ndersa njeri,
      nje burrec lajkaxhi, servil dhe dhelper e persosur mundi ti shpetoje G i j o t i n ë s !
      Rastesisht?!…
      I mbuluar nga veprimtaria subversive jugosllave, e cila fale mardhenieve te ngushta gjate luftes dhe deri ne 1948-ën, mundi te hedhe ne dore te gjitha te dhenat konspirative te udheheqjes shqiptare!…
      Vetem Ramiz Dhelpra, boshnjaku i kamufluar si shkodran, mundi te triumfoje.
      Lexuesit do ti kujtoj ketu nje Radiogram Top sekret te Ramiz Alis ne vitin ’90, ku shprehimisht i kerkonte Policise shqiptare, asaj te drejtperpdrejte dhe asaj sekrete ne menyre ultimative :
      TË RUHET NË ÇDO RRETHANE JETA E SALI BERISHES !…R.Alia d.v.
      Deshmitaret qe kane dijeni per kete radiogram jane gjalle!
      Ky eshte nje nga faktet , sepse ka me dhjetra fakte te denoncuara ne Shqiperi dhe nga vellezrit tane kosovare per lidhjet e Dhendrrit te Milicës me UDB-në famkeqe!
      Asnjehere Sali Spiuni nuk eshte prononcuar per keto akuza!
      Sapo te bjere Saliu nga Kali,
      le te pyeten njerzit se e Verteta eshte nje mal qe nuk futet ne Thes!…

      Reply to this comment
  5. albanesi June 5, 12:53

    salli i pacipi e ka marre vendimin – ne 23 Qershor ne mbremje njofton humbjen !!!

    Nuk ka ku ti coje me spiunet dhe mercenaret e vjeter e te rinj – le te fitojne vete nje here.

    PD “demokratike” ka qene nje mashtrim i madh per nje pjese jo te vogel te shqiptareve. Ne krye e perreth vetem ish-komusite fanatike dhe ish-spiune.

    Familja eshte duke sistemuar njerzit per mbrojte, po sistemon pasurite per ti fshehur. Shikoni sjelljen me Meten – nuk kruhen sepse pazari eshte bere – ti salli terhiqu si burre ne nuk do te prekim – poplli te festoje fitoren.

    Reply to this comment
  6. Vëzhguesi F June 5, 12:57

    Kush mendon apo shpreson se kete “pacient” skizofren te spitalit nr5, tejet te konsumuar menderisht, mund ta ndale familja ne turravrapin e tij te shkaterrimit total, gabon dhe gabon rende. Ate e ndal vetem izolimi nga ky mjedis, i cili ne kushtet kur çdo gje ; prone, objekt institucion, eshte pjese e vathes dhe familjes se tij, eshte nje mision krejtesisht i pamundur. Dobesia e tij, (apo thembra e Akilit, nje paralele jo shume e gjetur) siç e thote dhe miku im, eshte kali i pushtetit ku ka hypur, çdo gje tjeter i ngjan kukullave ruse te pergatitura sipas oreksit te tij dhe vete nga ai. Kete rradhe , sipas te gjitha gjasave edhe per shkak te “ushqimit te helnmatisur” qe quhet korrupsion+ kriminalitet + varferi e tejskajshme X urrejtjen mbarepopullore, kali i pushtetit te tij eshte ne gjendje tejet te rende dhe ne prag te ngordhjes. Rrezimi nga kali do ta beje kete njelloj si kali i tij.

    Reply to this comment
  7. Ndricimi June 5, 13:04

    Te pakten z.Berisha nuk premton iluzionet e Rames qe i shkojn neper mend para se te flej gjum.Eshte i ndergjegjshem edhe i vetëkuptushem per aftesite e tij per ta qeverisur vendin ne menuren duhur.Premtimet e Rames qe ne pamje te pare duken qe jane perralla.nuk ka nevoj as per shkolle edhe as per ndonje zgjuaresi te madhe per te kuptuar qellimin e tij.Nje qellim qe nuk ka per ta realizuar kurr.

    Reply to this comment
  8. cama June 5, 13:09

    po ky njeri eshte i gatshem te beje cdo gje per te rrembyer pushteti me vota te3 grabitura dhe me dhune nga me spektakolaret. familja e tij tashme eshte shenderruar ne nje familje kriminale e cila duhej te gjendej pas dyerve te burgut ne nje shtet normal te evropes perendimore ku ne aspirojme te shkojme. ata nuk lane tender apo investim pa grabitur nje perqindje te majme. cdo shqiptare kur te shkoj para kutise se votimit duhet ta mendoje kete gje se kjo familje eshte nje tufe hajdutesh te pa skrupullt

    Reply to this comment
  9. ujku June 5, 13:12

    Berisha si puntore i lashte i sherbimeve te fsheta sekrete eshte teper i afte te mashtroj opinjonin publik dhe te ndertoje mekanizmat e sfumimit te opinjonit publik. po ta shohesh ne tv te duket si nje engjull, por ama po ta njophesh nga afer eshte vertet djalli diktator i mveshur me kemishen e dragoit te demonizuar

    Reply to this comment
  10. stili. June 5, 13:13

    FORMULA e TRADHTIVE KOMBETARE e SHTETRORE ne SHQIPRI e KOSOVE jane komesite e huaja te ne ,por paraqiten rrejshume dhe kane dokumente FALCE si SHQIPTAR ,a ne realitete jane etni e kombesi te huaja 18 deri 22% te popullsis se kosoves e shqiprise,por ne shqipri mund te jet edhe me e larte shifra sepse ka shume GREK e BUULLGARO-MAQEDONE pergjat kufirite.pra ne kosove ka kto nacionalitete SHQIPTAR 75 max 80%,pastaje vijne turq,qerkez,bektashi,serbe,dervish,goran,torbesh,rome,boshniak te gjithe keta perpos serbeve ndihen thelle si TURQ MYSLIMANE dhe urrejne brutalishte shqiptaret.e njejta formule e mashtrimeve eshte edhe ne shqipri ku kombesit e huaja paraqiten shumica RREJSHUM si SHQIPTAR ne dokumentacione sepse serbet,malazezet nuk kane guxuar te emrohen ne kombesi te tyre nga FRIKA e hakmarrjeve nga shqiptaret dhe nga regjimi i ENVER HOXHES sipas 2 emisioneve te TV serbe qe kane ber reportazhe sesa serbe jetojne ne shqipri ku kishte shume vetem ne SHODER 4000 te gjith me emra e mbiemra te rrejshum si shqiptar ne dokumentacion a ne familje emra e mbiemra te vertet serbo-malazez ka ne shume vende e qytete te shqiprise duhet te jene afro 50000 mi + sa ka GREK ne shqipri,bullgar,turq,qerkez,bektashi,dervish te gjith paraqitet RREJSHUM si SHQIPTAR sepse pas largimit te OTOMANVE jane friguar nga friga se do te hakmerren shqiptaret ne TA per GENOCIDET BARBARE qe kane ber gjyshrit e tyre turq ne shqiptar,por edhe si shqiptare i mashtrojne e manipulojne ne LEHTE shqiptaret ne ane te FES TURKE ISLAME,por edhe te kene PRIVILEGJE ma shume me emra si shqiptar.sa ka pastaje rome-magjup e tjera kombesi.pra KY eshte SEKRETI qe populli i shqipris e kosoves nuk e DINE.por kur thuhet gruaja e SALIHUT eshte serbe une nuk besoje shume,kur dihet sa lirije berisha me SALIHUNE perkrahen fuqishem per gjate procesite PAMVARSIMIN e KOSOVES te hyje shqiprija ne NATO dhe B.EVROPIAN,a te socialistat e partite tjera si e P-MILOSE e gjinushit e VANGJEL DULES e ILIR METES e kunderta ZEFUZUAN BRUTALISHTE pamvarsin e kosoves,hyrjen e shqiprise ne nato dhe bejne barriera gjdoher si me mos votim te 3 ligjeve qe te jet penges per mos kandidohet shqiprija per ne B.E. ja u perkujtoje te gjithve se ne komisionin evropian greku refuzojke brutalishte qe shqiprise ti behet liberalizimi i vizave,te njejte e bejke P.S ne shqipri nuk votojke 3 ligjet dhe bejke protesta brutale si te 21 janarit veten qe te destabilizohet shqiprija dhe te shoqohet me sy te keq nga BRUXELI,por edhe kane kallur flamurin e NATOS.pra provat ne praktike e THONE te kunderten se qka thuhet ne gazete nga gazetaret.mirkuptim e peshendentje nga ZVICRA.

    Reply to this comment
  11. luani June 5, 13:15

    per balle kesaj familje ne historin e kombit shqiptare mund te gjejme vetem ate te diktatorit Hoxha. me ate e bashkon nje pik teper e rende prirja vrastare. si ky si ai dikur vrisnin dhe nje vrases nga nje tjeter pak gje e ndryshon. logjikisht me shume se keta nuk i ka sjell kushe deme ketij vendi.

    Reply to this comment
  12. Erion June 5, 13:17

    ato seshte se duan te ndalen po me shum gjasja me 23 qeshor do i ndali popullli se kane 8 vjet qe pasurohen ne kurrize te tyre edhe nuk mund te durohet me kjo gje se i ka arhd shpirti ne maje te hundes ….

    Reply to this comment
  13. Arlindi June 5, 13:19

    kjo familje qe qene rrenimi i keteij shteti edhe ka 8 vjet qe vetem vjedh nga cdo person i mundshme qe ndodhet ne shqiperi… tani dashte zoti qe me 23 qershor ti jete fundi i tyre se do vazhdojn ti shkatrojne jeten cdo qytetari shqiptare….

    Reply to this comment
  14. dradoi June 5, 13:19

    kjo familje eshte e barabarte me rritjen e korrupsionit, me rritjen e varferise, me shkatrrimin e institucioneve, me kapjen e institucioneve , me rritjen e pa punsise, me ndertimin e burokracise , me gerdecin, me 21 janarin. pra keta duhet te quhen familja e shkatrrimit te madhe

    Reply to this comment
  15. Maksi June 5, 13:20

    Do ndalet dhe do ndalet ne nje menyre shume te bukur !! Dita ndalimit te vjedhjeve dhe pislliqeve qe kan bere do jete me 23 qeshor!! Ai do jete finishi per Familjen Brisha dhe Starti per RILINDJE E SHQIPERISE !! Do jete Edi Rama kryeministri i Shqiperise. Ndalesa e Berishes besoj se do jete dhe shume interesante per arsye qe do shikohen tere xhirot qe ka bere gjate vrapimit dhe do monitorohet cdo hile qe ka bere gjate gares !

    Reply to this comment
  16. al June 5, 13:41

    kete vetem burgu e ndal se dhe ne opozit eshte nje djalllll

    Reply to this comment
  17. Kreshniku i Partise June 5, 13:49

    Mbreme ne ora news ndoqem sondazhin per zgjedhjet e 23 qershorit i cili ishte bere me daten 3 qershor 2013.Nga ky sondazh dilte se e majta shqiptare ishte 50 %,ndersa e djathta pa FRD-ne ishte 43 %.O popull shqiptar cohuni prej gjumit qe me daten 23 Qershor 2013 e majta shqiptare te shkoje ne 55 % te totalit te votave dhe ta shporrim njehere e pergjithmone kete zgjebe (SB) qe ka shkaterruar kete vend.Me 24 Qershor 2013 kur do te humbe sali berisha ,edhe Dielli do te ndricoje me mire,edhe ajri do te jete me i paster.Njerezit do te jene te lire.

    Reply to this comment
  18. bertin June 5, 14:02

    urojme dhe shpresojme qe zgjehdjet ti fitoje opozita dhe kjo familje dktatoriale te marre fund se po dnodhi e kudnerta per mua ka marre fund shqiperia ndaj shqipataret duhet t etregohen te zgjuar

    Reply to this comment
  19. albana June 5, 14:04

    ndaj duhet ti jepet fund ksaj politike shkaterrimtare dhe korruptive qe ka futur kjo qeveri ne shqiperi ne menyre qe vendi te marre fryme ne meyre qe vendi te rilind ne menyre qe vendi te ece me te vertete perpare e jo per para sic eshte sllogani i saliut

    Reply to this comment
  20. ergi June 5, 14:06

    ndaj shqiptaret duhet te tregohen te zgjuar se jane ne mes 4 rrugeve ne nje udhkryq te papare mes nje dikatture permantete dhe mes demokraciese qe ofron opozita dh ekjo po thuhet fort dhe ngandekromebatret kush e kupton

    Reply to this comment
  21. arber June 5, 14:08

    kjo familje e ka shkaterruar shqiperine dhe kjo eshte shume e qarte sepse kane privatizuar gjithcka keta femijet e slaiut dhe kane marre gjithcka cka ju eshte dasht nga ky vend ndaj duhet ti thuhet stop kesaj gjeje

    Reply to this comment
  22. elona June 5, 14:09

    ndaj neodiktaturat nuk duhet te mbizoterojne ne shqiperi dhe kete e kane ne dore shqipatret te mos e lene te vazhdoje ti shreije rrenjet me sepse saliu vetem nga diktatura ka mesuar deri tani dhe i till po behet me keq se enveri

    Reply to this comment
  23. denari June 5, 14:12

    ndaj shqipatret me vote duhet te zgjedhin rilidnjen e demokracise dhe institucioneve e ekonomise ne vend e jo kapjen e shtetit nga familaj e diktatorit berisha dhe duhet ta kene shume te qarte kete gje……!!!

    Reply to this comment
  24. fidel June 5, 14:26

    Si te mbrojme pjeserisht voten.
    Nese dikush ju kercenon per voten ose kerkon tua bleje, mund te veproni keshtu:
    1) Nese u kerkojne qe te fotografoni fleten e votimit, beni nje foto me voten ne kuadratin qe ata duan.
    Pastaj vendosni kryqe edhe ne disa kuti te tjera. Keshtu vota juaj do te anullohet.
    2) Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave.

    Kush deshiron mund te shkruaje edhe dicka ne fleten e votimit. Psh. se cila parti e kercenoi apo e pagoi, dhe e detyroi qe te anullonte voten.

    Reply to this comment
  25. katunari June 5, 14:51

    une katunari mbaj mend njehere pase vitit 2005 kur ky kryeministri yne i famshem nxori 4-5 ministra raportonin para fazllicit per problemet ekonomis,bujqesis ,ushtrise energjitikes etjskandal me te madhe nuk ke ku te gjesh,vertet duhet pare mire ky njeri se do kemi pasoja dhe ne te ardhmen.!!!!!!

    Reply to this comment
  26. shqipfolësi June 5, 18:57

    Sa shumë i ngjan Çausheskut ky “udhëheqësi” ynë i dashur…

    Reply to this comment
  27. hosteni June 5, 19:00

    per tannin :mos je gje historiani I familjes berisha ti qe flet me siguri qe slobodanka nuk ka lidhje me udb-ne,,,,,,,,,? per ndricimin e pd-se,,,,,,je ne metro kur thua qe srb ka bere te mira per shqiperine,,,,,,,,,,,(keshille ik tek doktorri syve, sepse I shef te gjitha gjerat me size blu),,,,,,per stilin, e para ik edhe meso gramatiken,kur flet ti per pakica e perzirje popullsie,,,,,,,,,,,,jam 100% I sigurte qe ti je nje nga kto shartime, ik edhe vizitohu se ke sindroma te stokolmit,,,,,,,,,”” esat pashe toptani, eshte nje lule perpara srb””,,,,,,,,,do zoti jeton ndonje ” avni rustemi ” I 2-te, per fatin e shqiprise edhe te popullit shqiptar…………!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  28. Dike Mullai thote- June 5, 22:27

    Per KRIMET qe ka Organizuar e Realizuar VAMPIRI Berisha nga 2 Prilli 1991 ne Shkoder e deri ne ditet e sotmej Jane PASQYRUAR mjaft mire, kohet e fundit ne Gazeten DITA! Flitet shpesh se ‘Eshte i Semure PSIQIK ne graden e FUNDIT’:- E shohim per dite duke gerthitur deri sa ngjiret e ne cast qesh (ZGERDHESHET) me dhembet e kalbur! Ka Grup mjekesh prane Tij? E kane ata Diagnozen dhe Terapine per kurimin e tij? Pse u largua nga Shqiperia Prof.Dr. Ylli POPA ? Shkrimet me FAKTE ne Gazeten DITA perbejne PRETENCE te Plote per t’a Drejtuar ne Gjykate, vec JO ketu por ne HAGE! C’far beri me shume Milloshevici ? Akoma duhet lene i Lire ky VAMPIR ?

    Reply to this comment
  29. Gramoz June 11, 00:45

    o ndricim o bicim i maresh te keqen psudonimit qe ke vene po ne te gjithe keta po thone te verteten vetem ti na dole i mencur o teneqe e cpuar po ti je i kallepit te tij po nuk te vjen turp nga vetja se nga te tjeret te ka plasur ,si krahason ramen e mendjen e tij me mendjen e atij sklerozit tend qe i ciftelise pa tela a mjere vendi yne qe mban plera si ty gremisu e mos e fyej se rama mengjes per mengjes ben nganje e ive emrin salivic idjot te gjithe po te thone qe eshte i serbit e ty cipe plasur nuk te ben prshtypje fare xhduku e mos shkruaj me se turperove te gjalle ete vdekur fare ekeqe

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim