A do të arrijë shumica 84 votat e nevojshme për ndryshimet në Kodin Penal dhe atë Rrugor ?

October 14, 2015 15:50

A do të arrijë shumica 84 votat e nevojshme për ndryshimet në Kodin Penal dhe atë Rrugor ?

Shumica qeverisëse ka përballë një sfidë të vërtetë në kuvend atë të grumbullimit të 84 votave të nevojshme për miratimin e dy Kodeve : atë rrugor dhe ate penal i cili përmban dhe gjithë thelbin e luftës së qeverisë me informalitetit pasi parashikon forcimin e ndëshkimeve. Idenë e një mos-sigurie të thellë për unitetin e 84 votave e krijon fakti që Kodi Rrugor ndodhet në kuvend për miratim që prej qershorit dhe asnjëherë nuk është e hedhur për votim.

Pavarësisht këmbënguljes për tu shfaqur si një mazhorancë solide, shumica qeverisëse duket se po has vështirësi në konsolidimin e votave në Kuvend. Shenja më e qartë e një situate të tillë është drafti i pamiratuar i Kodit Rrugor i cili qëndron në kuvend që prej 4 muajsh madje dhe i përfshirë në kalendarin e votimit rregullisht, raporton Ora News.

Shumica nuk ka guxuar në asnjë seancë që prej qershorit ta hedhë në votim kodin për të cilin duhen 84 vota që të miratohet, duke treguar kështu një shenjë të fortë lëkundjeje se këto vota nuk i ka.

Këtë e konfirmon edhe shqetësimi i kryeministrit në mbledhjen e grupit kuvendor ku i urdhëroi deputetët të jenë të pranishëm në çdo seancë si dhe të njoftojnë para largimit jashtë vendit.

Këtë situate e ndërlikojnë edhe më tej ndryshimet e qeverisë në kodin penal të cilat i shkojnë përshtat betejës së saj me informalitetin duke propozuar forcimin e ndëshkimeve në burg për biznesin por edhe për administratën tatimore.

Shumica kuvendore në këtë rast ka një pengesë të re në grumbullimin e 84 votave të vlefshme për të miratuar kodin penal pasi LSI e cila zotëron 20 vota, ka shfaqur kundërshti të hapur në komision lidhur me ndëshkimet.

Mazhoranca , duket në këto kushte numrash se është përballë një sfide të vërtetë, kur i duhet të ballafaqojë unitetin e saj, me kartonat në Kuvend.

October 14, 2015 15:50
Komento

3 Komente

  1. lato October 14, 16:48

    LSI dhe Ilir Meta eshte nje plage kanceroze ..Mos,mos,mos e votoni shushunjen Ilir Meta.

    Reply to this comment
    • ivani i madh October 14, 20:29

      Sa te jete ne kete mazhorance Like hajduti me klanin hajdut te LSI nuk ka per te ecur kjo qeveri ne asnje drejtim.Se Rama ka frike nga Like krye hajduti dhe banda e LSI dhe seq dore nga froni qe e ka qef aq shume sa hund palla Sali pa per premtimet elektoriatit se do te vere drejtesi per vjedhjet, krimet e Gerdecit ,21janarit as behet fjale.Prandaj ska per tja aritur votat e duhura dhe vene drejtesi sa te jete krimbi dhe gjirizi L,LSI.

      Reply to this comment
  2. koco October 15, 09:02

    E pergjitheshmia e kesaj qeverie per mire apo keq qeverisje mundet te konsiderohet e mire ne shume aspekte gjate ketyre dy vitesh . Perse konkretisht ? Jane ndermare reforma konstruktive me shume se per 10 vjet te mara se bashku , ku duhen vecuar : Reforma ne Policine e Shtetit , Ne Arsim , Ne Cez e HEC -et , Ne Pensionet , Ne Turizem , Evazioni ,Informalitetit , Veçoj Reformen Administrime – Teritoriale vertet Historike ne Efektet e Medha te cilat do behen te prekeshme ne vitet 2016 e vazhdim . si dhe Reforma e priteshme ne Drejtesi .Shume pozitive eshte performanca dhe imazhi i Shqiperise ne Bote ne saj te nje politike te jashme model ,ku kane spikatur Vizitat e Papa Franceskut , Merkekit, Rames ne Serbi , Vucicit ne Shqiperi , Rama ne Çeki , Marja e statusit Kandidat ,aritjet ne Futboll , deshmi qe tregojne se ka filluar nje ere e re e e punes per te bere Shtet . Keto nuk do te thone se ka kaluar e keqia , por eshte ngjallur shpresa e besimi . Me gjithe shume problemeve te cilat do jene objek i permiresimit te punes ne vitet ne vazhdim . Mundesia dhe meraku i miratimit te ligjeve te cilat kerkojne 84 vota eshte e pa baze dhe idioteske. Perse ? sepse Mazhoranca ka 66 + 18 = 84 vota + 6 te PDIU + 1 PDK +1 P D Nj = 92 vota ne se ketij numuri ju shtohen edhe votat e deputeteve te pregjegjeshem dhe me integritet Zotit Agron Duka te PR + z . Dashamir Shehit te LZK etj . votat shkojne nevojave dhe numurit te duhur edhe per ndryshime Kushtetues , eshte e turpeshme qe deputete te ketij Kuvendi te behen pjese e te identifikohen si pjese e zvaranikeve te Kriminelit , anti shqiptarit , anti shtetit , Krye banditit Sali Monstres , turpit te kombit , Xhidadistit te cili tashme i ka mbledhur gjithe funderinat te cilet kerkojne jo shtet , por ” Baba ” Kalif e shqiperia Kalifat .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin