Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, një figurë e rëndësishme politike, që ka zotëruar qoftë kur ka qenë president apo kryeministër dhe në opozitë ka bërë gjëmën, të jetë i shpallur nga dy fuqi të mëdha anglo-saksone i padëshiruar, për më tepër me të gjithë familjen e tij biologjike. Sali Berisha është i ndëshkuar për korrupsioin e tij madhor dhe ç’ka është e prishme, edhe të tjerë, në këto poste e po ashtu zotërues të jetës së vendit, mund të jenë në këtë listë. Është tejet e pritshme që Ilir Meta, sapo u zhvesh nga kostumi presidencial, të ketë fatin e tij në këtë vjeshtë. Kjo nuk do të çudiste askënd. Bile as përkrahësit e tij më anatikë, që ende besojnë se ky njeri apo të tjerë rreth tij dhe si ai, mund të bëjnë tani atë që nuk e kanë bërë kur kishin gjithçka në duart e tyre.
Në 32 vite, në mënyrën më fantakse të mundur, brutalisht, pa asnjë lloj turpi dhe ndjenje për vendin e tyre, figura të njohura të politikës, në të majtë dhe në të djathtë, kanë bërë kërdinë mbi këtë vend, i cili shpresonte të bëhej si gjithë Europa, por rishtas mbeti në fundin e kazanit të saj.
Koha për të pasur një gjykim për një klasë politike thellësisht të korruptuar e skajmërisht antikombëtare, ka qenë prej shumë kohe. Në më shumë se tri dekada, jo rastësisht, mbi këtë vend kanë rënë aq shumë gjëma të mëdha, saqë secilit komb tjetër do i kishin mjaftuar e do u ishte dukur e tepërt edhe për një shekull. Fati i saj i keq që është qeverisur nga kriptomanë, të hardallosur, pa asnjë ndjenjë përgjegjësie, dhe për më shumë, që mburren me vjedhjet e habitshme, të kthyera në pasuri të jashtëzakonshme. Në 32 vite, sipas institucioneve serioze euro-atlantike, për fat të keq, Shqipërisë i mungojnë miliarda euro, të shndërruara në pasuri vetjake të politikanëve, ndaj të cilëve nuk është vepruar asnjëherë, nuk është hetuar, nuk ka pasur akte të drejtësisë dhe ligji nuk është përfillur. Edhe sot e kësaj dite, sistemi ynë i drejtësisë, pavarësisht pritshmërive të mëdha, vazhdon të merret me cironkat e korrupsionit, duke harruar se njerëzit presin me padurim ndëshkimin e peshkaqenëve të politikës, ndaj të cilëve burimet dhe të dhënat e korrupsionit janë të shumta, por mbeten gjithnjë të hipur mbi qafën e drejtësisë.
Si nuk ndodh askund tjetër, me gjithë ndodhitë e rënda, vjedhjet e jashtëmendjes, krijimin e një oligarkie e korporate të paligjshme, por vendosëse deri në vrasje, shpërthimin e një katastrofe si ajo e vitit 1997, grushte shteti dhe mbështetje të makinerisë vrastare të Milosheviçit e regjimeve të tjera despotike, humbjen e shpresës dhe të besimit ndaj shtetit, në Shqipëri ndëshkueshmëria ka qenë e paqenë, e pashpresë dhe inekzistente.
Me një ulërimë vrastare, në pak kohë, klasa politike u bashkua përgjithësisht në një lukuni ujqërore, për të mbështetur fuqishëm njëri-tjetrin në një përballje që do të mund të vinte dhe që për fat të keq, nuk erdhi kurrë.
Mjerisht, ndryshe nga sa ishte menduar nga një grup njerëzish idealistë, Shqipëria prodhoi në seri njerëzish meskinë të politikës, të cilët të frymëzuar prej idesë së pasurimit të paligjshëm, shesin çfarë të munden, deri nderin, të vërtetën, ndërgjegjen, e më pas edhe kombin.
Kjo klasë politike, megjithëse e rrëzuar nga pushteti dhe e ngritur në pushtet, e po ashtu e rrëzuar edhe më parë, pas gjëmave të mëdha që morën jetën e mijëra vetëve, jo vetëm që vegjeton qetësisht, stërritet e ushtron presionin e saj të kudoqofshëm, deri në absurditet, por tashmë krejtësisht jashtë rrezikut për të ardhmen e tyre, kërkojnë ngultas rikthimin në pushtet, qoftë edhe përmes përbaltjes dhe kriminalizimit të shtetit të tyre.
Në këtë mjedis politik, lideri i këtij mendimi dhe precedenti politik të pashembullt, vazhdon të jetë i njëjti njeri, që fatkeqësisht hyri në politikë me bluzë të bardhë, për ta gjakosur atë pas pak viteve, si askush tjetër në një shtet demokratik. Edhe sot, megjithëse në dukje jashtë pushtetit, pasi zboi të vetët me dajak politik dhe dajak druri, sulmoi selinë e partisë së tij, si hunët kalatë e dikurshme, ai ka ende në vete mjaft nga fijet që e vërdallosin këtë pushtet, sidomos në disa nga strukturat kyçe. E përsëri, si ndodh rrallë, mëria e tij ndaj Ramës, si dikur ndaj Metës, Majkos apo Nanos, pra ndaj kujtdo që e ka larguar nga pushteti, është aq e madhe, saqë do të kishte pranuar çdo lloj disfate e katastrofe, financiare apo politike, vetëm e vetëm për të arritur fitoren “e brendshme” të tij.
Mbi klanin politik berishist rëndojnë, le ta themi haptas, mjaft krime të pandëshkuara. Janë aq të shumta, saqë tani është e panevojshme ripërsëritja e tyre. Ky klan, familjar e politik, krijesë e një oligarkie politike e financiare të rrezikshme deri në skaj, është përgjegjës në një rëndesë të madhe, por jo i vetmi, në gjithë këtë katrahurë ku vërvitet një vend me resurse, me njerëz të aftë, por të pashpresë dhe në të cilin pasuritë e tij, si mos më keq, janë shitur dhe vazhdojnë të shiten nga qeveria aktuale, në koncensione të babëzitura. Borxhi publik është gangrena a ardhshme e shtetit, PPP-të janë babëzia që do të marrë me vete jetën e disa brezave, thjeshtë mendimi se pushteti do të alternohet mes të njëjtëve është gjëmë që do të shkaktojë edhe qindra mijëra të rinj të ikur, kudo, vetëm që ai vend të mos jetë Shqipëria.
Përse nuk do të gjykohen ata?
Së pari, sepse qeveria e sotme, megjithë premtimet elektorale, nuk ka këllqe ta bëjë këtë. E gjithë retorika e fushatës së para qershorit 2013, qershorit 2018, prillit 2021, që solli ndezjen e një vale shprese tek njerëzit, ishte pikërisht ndëshkimi i krimit, ndëshkimi i së keqes dhe i njerëzve që e kishin sjellë atë, duke u shndërruar në sheikët shqiptarë, megjithëse nuk kishin asnjë “pikë naftë” në trojet e patrashëguara që kishin zaptuar politikisht. E keqja është se “sheikët” me shall blu u zevendësuan me “sheikët” shall trëndafili, e njerëzit tani po shkojnë në turma të mëdha drejt rrënimit.
Tani, çdo ditë e nga pak, shpresa po shuhet, qeveria bën sikur do të ndëshkojë, në të vërtetë çdo gjë e kalon në kalendat greke, domethënë në askund. Opozita bën sikur i hakërrohet qeverisë, por në të vërtetë e di se asgjë nuk do të ndodhë dhe duke e ditur këtë trashin zërin, mallkojnë, sajojnë, shfrytëzojnë çdo vdekje, bëjnë thirrje për revoltë dhe referendume politike, nxitin dhe shpifin. Ndërkohë qeveria vazhdon të shpërndajë tenderë, ku një kilometër rrugë kushton sa gjashtë të tilla në një vend europian, ku klientët e saj janë bërë të paturpshëm dhe zhvatës mizorë.
Përse nuk ndëshkoi qeveria e sotme krimet që kanë ndodhur nën qeverinë e djeshme? Përse, të paktën për ato që ka dëshmuar se mund ta bëjë, nuk përgatit dosjet, të cilat të bëhen publike, të hapura për të gjithë, që një e vërtetë e ditur skutash ose e pëshpëritur, të bëhet pjesë e verdiktit të mendimit njerëzor? Ka disa kohë që qeveria luan me akuzat e saj, të cilat as nuk qasen në dosjet e Prokurorisë, që hap një temë dhe mbyll një tjetër, sidomos kur e ndjen se kazani po vlon. Kryeprokurori i SPAK i kërkon Departamentit Amerikan të Shtetit: “Më sillni dosjen e Berishës”, kur gjithçka është e ditur, në dritë të diellit, kur të vrarët e 21 janarit kanë qenë mburrja e tij, kur të hedhurit në erë në tragjedinë e Gërdecit kanë emërin e familjes së tij, kur “Rruga e Kombit” ka thithur qindra milionë euro më shumë, kur disa familje të politikanëve shqiptarë, në të dy krahët, janë më të pasurit në trevat ballkanike, kur pasuritë e tyre po strehohen në parajsat fiskale, kur pas bëmave të tyre kanë ndodhur vrasje tragjike, deri në pronarë të bankave private.
Berishistët e dinë këtë më mirë se ne të tjerët. Edhe ata, pas vitit 2005, kur rierdhën në pushtet nga ndarja e së majtës në disa pjesë e shumë pjesëza, pas bubullimave, lëshuan pak shi të butë dhe ata që “u lagën në mëngjes, u thanë gjatë drekës”. Të jetë kjo kthimi i një borxhi të vjetër? Qeveria duhet t’ua thojë njerëzve këtë të vërtetë. Tani “fajin e ka Berisha” nuk shkon më, të vërtetat në 9 vite duheshin zbuluar, por ata po mbulohen.
Së dyti, pak para largimit nga pushteti, klani berishist lëshoi me dhjetëra konçensione vrasëse për Shqipërinë, që nga Lotaria Kombëtare e deri tek ato për kromin, bakrin, naftën, si kishte lëshuar më parë për Aeroportin e Rinasit, etj. E majta në pushtet nuk i a lënë gjë mangut, shkoi edhe më tej. Duke qenë oligarki dhe nën drojën e pushtetit despotik, vedimet kaluan dhe vazhdojnë të kalojnë nëpër frymën “kolegjiale” dhe si të tilla, tani ato duket se janë të pagjykueshme. Por, edhe kur ata janë bërë nga një ministër i vetëm, si Ruli, për shembull, jashtë çdo atributi juridik, përsëri kanë gjetur “selamllëkun” e qeverisë. Si është krejt e mundur, segmente të qeverisë së sotme, medet, janë bërë pjesë e vjeljes së këtyre konçensioneve, për të cilat ishin betuar se do u a kthenin qytetarëve si një përfitim për to. Duke qenë tashmë pjesë e përbashkët, askush të mos presë dëshkimin për krimin.
Së treti, askund tjetër nuk ka e nuk do të ketë një sistem drejtësie kaq të implikuar me krimin, sa ky që kemi sot në Shqipëri. Shumë prej tyre, sidomos në postet kryesore, kanë kaluar nga zyrat e pushtetit për të mbrojtur pushtetin dhe për të qenë së bashku me të, pjesë e rrjepjes së shtetit. Që nga presidentët që bënë namin me emërimet në drejtësi, kur kjo ishte kompetencë e tyre, për të cilat paguheshin qindra mijra euro për një vend, e deri tek ata që ishin ulur në shumicë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ne kemi pasur një drejtësi kaq të korruptuar dhe të babëzitur, sa ë më shumë se gjysma e Këshillit të Lartë të Drejtësisë është përjashtuar për korrupsion nga sistemi, thujase e gjithë Gjykata Kushtetuese, e po ashtu Gjykata e Lartë. Pra, e gjithë koka, duke menduar edhe me atë që ka ndodhur në strukturat e Prokurorisë. Mafia e drejtësisë së sotme është e lidhur ende fuqishëm me politikën, është pjellë e saj, ndaj askush të mos mendojë se është një pjellë që mund të “hajë” rritësit e saj. E trembur për vdekje nga bëmat e saj, drejtsia e sotme është e nënshtruar, e thyer në mesin e saj dhe e pafuqishme për të bërë drejtësi. Por, edhe nëse do të donin, në zyrat berishiste janë aq shumë dosje për to, aq shumë përgjime për çfarë kanë bërë e çfarë kanë arritur të bëjnë, janë të dhënat për transfertat e parave në parajsat fiskale, jo vetëm në bankat qipriote; aty gjenden transanksionet që kanë bërë, fitimet që kanë përfituar, vilat e ngritura si me magji, me gjthë rrogën e zakonshme; ashtu si, në rast të kundërt, mund të vijë edhe ndëshkimi. Rasti i gjyqtarit Konomi nuk është i largët, e po ashtu nuk është i largët as rasti Trebicka. Qeveritarët e djeshëm janë aq të aftë, saqë pasi të zhdukin, të premtojnë të të bëjnë fjalimin më të bukur që është mbajtur ndonjëherë në një varrim publik.
Pritshmëria, se pas miratimit të refomës së re të drejtësisë, gjërat do të çuditin gjithë dynjanë, nuk të ngjallën shpresën e pritur, për më tepër po e vrasin shpresën, pasi duam apo nuk duam, klasa politike berishiste, e më tej klasa e sotme politike në qeverisje, për fat të keq, kanë marrëveshjen e tyre të heshtur me drejtësinë dhe kjo e fundit nuk ka guximin, edhe sot e kësaj dite, të thërrasë në një pyetje të zakonshme bijtë, dhëndurët, kunetërit apo vjehrrat e politikës, të cilët, pas shitjeve të perimeve, u bënë magjishëm pa asnjë të ardhur të njohur, biznesmenë dhe afaristë të pasur.
Edhe nëse nuk janë disa nga njerëzit e saj, është aty mentaliteti që sollën me vete: të rrjepin shtetin, duke shfrytëzuar pushtetin. Ndryshe nga sa është pritur, dukja e tashme e qeverisë së sotme, të ngjan me atë që shkoi, megjithë dëshirën e mirë të shefit të qeverisë për të bërë shtetin.
Shteti, që kur është krijuar më i pari i tyre, fillon e ngrihet kur ndëshkohet krimi. Ndëshkueshmëria është shtyllë mbajtëse e shtetit, ndryshe, e gjitha kjo, për fat të keq, do të jetë si ata kalatë e rërës në buzë të detit, që shuhen pas dallgës së parë.
Ndaj, edhe besimi i nerëzve se një ditë do të gjykohet Berisha, jo vetëm si person, por si precedent i rrezikshëm politik e financiar, ka filuar të humbasë. E bashkë me to, edhe besimi i një njeriu që ka pritur gjithë shpresë kthimin nga e mbara të vendit të tij. Ky, jam unë, si mund të jetë secili nga ne.
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
OK,B.Islami.Faqja e zezë e këtij vëndi është DREJTËDIA E DJESHME DHE E SOTME E KAPUR NGA POLITIKANI PËRBINDËSH S.BERISHA QË NË 1992.
-Nuk po e zgjasë: Para do muajsh EDI RAMA kritikoi SPAK se nuk po vepronte ndaj NON GRATËS Amerikane.Dhe jo vetëm Kryetari SPAK A.KRAJA e kundërshtoi dhe kërkoi prova nga DASH,Por edhe Ambasadorja YURI KIM i tërhoqi mëndjen E.Ramës që..Politika të mos ngatërrohet me drejtësinë..Nga ky moment SPAK ja futi gjumit letargjik,por edhe E.Rama e shkurtoi gjuhën ndaj SPAK,kur po sheh që në dyert e SPAK po thirren një nga një të majtët Socialist për korrupsion,ndërsa Ata që kan lyer duart me gjak po i turren qeverisë për ndryshim pushteti.
-Ndaj sa të jet S.Berisha në politikë nuk do ket drejtësi dhe Shqipëri demokratike.Siç po duket edhe DASH po thyhet para S.Berishës.
-FLM DITA,BI.
Ok Bedri, e morem vesh: Gjthe fajet I ka Saliu ! Ke 10 vjet që e perserit.
* privatizimi i shtepive u bë në kohën e PD
* Liberalizimi I I vizave, po ashtu
* Rruga e kombit gjithashtu
* Merreveshja e asocimit me BE , po
* Antaresimi në NATO , po në kohën e PD.
Me thuaj një gjë madhore që arritur në kohën e socialisteve të tu?
Nuk e kuptoj dot , si mund t’i lepihesh bijve të komunisteve, ti që të vrarë babane dhe ta shiten për vetvrasje?
I nderuari,Bedri!
Te respektoj per ndershmerine tende,per atdhetarizmin etj,por gjykoj se kaq nuk mjafton per te mos i t’i thene “derrit-daje”!
Te gjitha se keni parashtruar me siper jane te verteta,por te perseritira pa fund,te ditura nga cdo shqiptar!
Nje shkrim i tille nuk te ngre “qimet e kokes ” perpjete,nuk te fut ne mendime,nuk te nxit ndjenjen e revoltes ndaj tradhetisr se madhe te te gjithe klases politike shqiptare!
Nuk akuzohet Berisha,si e keqja me e madhe e ketij vendi,por edhe Rama!
Te dy dhe te tjeret pas tyre,jane kampionet e “pushkatimit” pa gjyq te demokracise dhe shtetit ligjor,te percarjes se popullit,te grabitjes se pasurive kombetare,te perdhunimit te historise tone,te urrejtjes ndaj LUFTES ANTIFASHISTE NACIONAL CLIRIMTARE, te “vdekjes” se PD dhe PS, qe sot jane shnderruar ne kontigjente kuinslinge ne sherbim te DIKTATOREVE te tyre per nje cope buke etj!
Sot shqiptaret jane te shtypur dhe shfrytezuar deri ne palce,ku lirite dhe te drejtat e njeriut kane mbetur si relike te harruara ne faqet e Kushtetutes!
Berisha dhe Rama,keta demone te zinj,ne 2008 kryen nje GRUSHT SHTETI KUSHTETUES duke i grabitur shqiptareve te drejten kushtetuese te percaktuar ne nenin 2 te Kushtetutes se “Sovraniteti ne RSH i perket popullit”!
Ky akt kriminal ishte ne te vertete PUSHTIMI I SHQIPERISE nga forcat me te erreta te felliqesisr politike ndaj sot ata sillen si PUSHTUES!
Ju si gazete progresive i keni te gjitha mundesite qe te mblidhni pas vetes,njerez idealiste,te afte,rebele ndaj te keqes,vizionare per te ardhmen ,qe mbi te gjitha T’U DHIMBSET POPULLI SHQIPTAR!
Shporrini SOFISTET ,qe ju mbushin faqet e gazetes me lojra fjalesh,por ngrihuni ne nivelin migjenian,duke i bere radiografine e vertete tere klases politike,vecanerisht regjimit aktual!
Jam socialist,por gjykoj se sot rreziku me i msdh i shqiptareve eshte Edi Rama,se si ka nenshtruar PS nepermjet mbushjes se strukturave partiake te daj me besnike servile te ndyre vetem te tij gje qe ka cuar ne KANCERIZIMIN e tere shoqerise shqiptare dhe pushtetit!
Sot shqiptaret nuk e ndjejne fare se Shqiperia eshte atdheu vertet i tyre,se ky atdhe nuk u jep asnje te drejte,asnje perfitim nga shfrytezimi i pasurive kombetare!
Mos mbushni faqet e gazetes me luftrat e ujqerve te politikes,por me betejat e shqiptareve per mbijetese!
Si nuk e kuptoni ju urrejtjen qe Rama ka ndaj popullit shqiptar,kur e gjithe bota ul vazhdimisht taksat,indekson rrogat dhe pensionet ndersa ky bsnfit tallet me nje popull te tere?
Ju si gazete i keni mundesite qe te mblidhen rreth jush intelektualet me idealiste te venfit,qe me guxim te demaskojne klasen politike duke filluar me zhvillimin e nje konference kombetare per t’i bere GJYQIN E HISTORISE se zhvillimeve te ketyre 32 viteve!
Pa bere kete,asgje nuk mund te ndryshoje ne Shqiperi!
Vetem keshtu do nxiten te shfaqen ne beteja politike rebelet e rinj,qe di fitojne mbeshtetjen e popullit!
Vetem keshtu mund t’u behet gjyqi kesaj klase politike qe ka shkaterruar shqiptaret shpirterisht,mendetisht,moralisht,duke i kthyer ne robote qe bredhin neper bote per buken e gojes!
Filloni me guxim te trajtoni problemet me shqetesuese te popullit sot!
Prej 32 vitesh eshte kryer krimi me i madh ndaj FEMIJVE DHE TE RINJVE,duke i braktisuar ata plotesisht aq sa sir shumica orej tyre te joshur nga krimi i organizuar jane bere kontigjente te tij!
Te gjitha qeverite kane zhdukur nga vemendja e tyre EDUKIMIN, duke e quajtur ate si menyre komuniste,se me edukimin u dashka marre vetem familja!
Nuk mund te presim te gjykoje ndryshe per edukimin nje kryeminister si Rama,qe ne komunikimin e opoziten dhe qytetaret perdor pa pikdn e turpit dhe pergjegjesisr FJALORIN ME RRUGACEROR TE MUNDSHEM?!
Cfare morali mund t’u jape ky njeri femijve dhe te rinjve,kur boterisht ka thfne se “T’i hani gruas time ste qe nuk thuhet”?!
Cdo dite mbushen gazetat dhe TV me lajme per krime,por askush nuk guxon te denoncoje hapur se KRIMIN E NXIT PUSHTETI!
Doni fakte?
Shihni lagjet periferike te Tiranes,konkretisht Yzberishtin,si pjese e lagjes nr.14 ku jetojne mbi 100 mije banore dhe bashkia nuk ka ndertuar per mijra femije dhe te rinj asnje cerdhe,kopesht,lulishte,parqe,fusha sportive,shetitore,stola dhe tavolina pushimi,biblioteka,qendra kultutore e deri tek koshat e mbeturinave!
Banoret paguajne taksa per pastrim gjelberimin dhe infrastrukturen arsimore,por bashkia e Tiranes nuk ka hedhur ne Yzberisht asnje lek, sepse keta elementet jetike te cfo komuniteti kryeministri dhe kryebashkiaku i wuajne si gjera qejfi e jo di prioriteti absolut mbi te gjithe te tjeret per qeverine!
Ejani investigoni per pak kohe ne Yzberisht se me cfare merren ne kohen e lire femijet dhe te rinjte,si e kalojne kohen sta cfo dite dhe do shihni se te gjithe ata VRASIN FEMIJERINE E TYRE dyke pare ne celulare vidio me dhune dhe porno!
Kryeministri Rama per te justifikuar papergjegjshmerine e tij justifikohet se qenkemi vend i varfer dhe se nuk mund te behen menjehere te gjitha etj,por nuk arrin te gjykoje se pikerisht nje vend i varfer me nje popull qe jeton ne mjerim DUHET TE KENE PERPARESI MJEDISET PUBLIKE dhe jo te mjaftohen me sto privatet!
Se nje supershtet si SHBA, me nje standart te larte jetese arrin te plotesoje ne sherbim te cdo zone banimi lulishte,parqe dhe fusha sportive vetem publike pa fund,qe plazhet jane vetem publike ku nuk lejohen kafenete dhe restorantet,ku ka mjedise per pushime,stola r tavolina,uje te pijshem dhe wc publike,shetitore,lulishte dhe oarqe te medha etj si nuk mund te kerkohen keto nevoja jetike per shqiptaret?
Por babezia e pushtetit per fitime korruptive ka zhfukur hapesirat midis pallateve,fudhat sportive dhe lulishtet e dikurshme dhe i ka lene lagjet si GETO!
Si mund te heshtet kur wytetaret sot nuk kane ku ankohen ndaj padrejtesive pervec portalit kryeministtor,kur kjo praktike kriminale nuk ekziston gjekundi?
Po e adhtuquajtura “Bashkeqeveridje me qytetaret” si mund te behet realitet kur wytetaret trajyohen si dikur zezaket ne SHBA ne kohen e KU KLUS KLANIT?
Keto e te tjera duhet te trajtoni dhe fo shihni se shqiptaret do zgjohen!
Rrefejani shqiptareve se si funksionon demokracia dhe shteti ligjor ne SHBA,se si atje pushteti u sherben qytetardve ,se si ua kthen taksat e shumta ne sherbime per te gjighe pa dallim dhe pavaresisht se ku jetojne!
Qytetet dhe rruget e SHBA jane te mbushura me gjrlberim,lule dhe oarqe pa fund,ndersa Tirana eshte kryeqyteti i vetem ne bote qe NUK KA ASNJE LULISHTE,ASNJE LULE,POR KA MBJELLE FERRA NE MES TE KRYEQYTETIT,qe i quan lule dhe per mirembajtjen e tyre paguan cdo vit 1 milion euro!
Po ju shkruaj nga SHBA dhe te gjitha keto i kam te faktuara me foto dhe vidio pa fund!
Megjithste nuk besoj se komenti im nuk do censurohet,si perhere!
Te jesh vertet pushtet i katert,do te thote te jesh ne sherbim te popullit dhe opozite ndaj cdo qevetie,por kjo di botues dhe kryeredaktor atdhetar e te guximshem!
BOLL BEDRI SE NA MERZITE
KUSH SI DI KETO QE THUA
NE KE KRYQE. LESHO KUSHTRIM
DIL ME BALL SI NJE DRAGUA
PAFUND DELE KA KY STAN
KA NEVOJE PER NJE COBAN
QE TI PRIJE NDER BETEJA
TE AGOJNE DITE TE REJA
O inderuar Z.Bedri,keni shkruar shume here,per kete poshtersi te klasas politike,per keta ujqer,qe vodhen,shkateruan,vrane meplumba njerez,vrane rinine ku me mijera nga grabitjet,e kesaj klase polike kane perfunduar rrugeve te botes.Se me plumb,vret edhe 1,2,10,por te vrasesh me qindra mijera kjo eshte krimi i pa njohur ne historine,vec kohes te luftrave,greke qe vrane e perzune,camet,genocidet serbe ne veri ku qindra mijera shqiptare moren rruget e botes.Ketij shpopullim sot a i jep dot petgjigje ky shtet?
E JU E DINI MIRE QE SHTET DEMOKRATIK,KAPITALIST NUK KA PA KAPITALISTE,EKONOMI TREGU PA TE PASUR,OLIGARKE NUK KA.E KENI MESUAR NE ATE KOHE,E SOT AMERIKA DUHET TE KRIJONTE KETE SHTRESE QE TE THERISTE FITORE EDHE NE SHQIPERI.PERSE E LA SHBA,QE NINI 1 NE GJITHE KUSHTETUTAT E BOTES ESHTE PRONA E KETU,PRONA PRIVATE JUFAL TE TJEREVE.KY ESHTE LIGJ I EKONOMISE SE TREGUT,APO LIGJI I LENINIT?PERSE E LA,QE SHQIPTARET TE VRITEN PER PRONEN NE SHEKUJ?PERSE LEJOJI AMERIKA SHKATERIMIN E GJITHE INDRUSTRISE NE SHQIPERI?PERSE LEJOI KORUPSIONIN,GRABITJEN?PERSE U SHKARUA BUJQESIA,USHTRIA?KETO JO SE SUGJEROI SHBA,PER SETBIA DHE GREQIA,PO PERSE I LEJOI?DHE SOT AS SHBA,AS,NATO,AS OKB,NUK E REGULLON DOT KATRHUREN E KRIJUAR NGA NGA VETE KETA.
JO..JO..Klasa Politike nuk do të gjykohet asnjëherë.Sepse ligjin që kan bërë e miratuar vet Politikanët është i tillë..”. Deputeti(politikani) nuk mban përgjegjësi për Ato që thotë..”Mirëpo ne (veç tjerash 101 )kemi parë,dëgjuar e lexuar se S.Berisha në 21 janar 2021 se “..Vendosa 4 snaiper në dritaret e Kryeministrisë dhe unë si snaiperist i 5-të do të vriste edhe E.Ramën..por mu zhduk qëni..” Dhe Sb nuk është thirrur asnjëherë në drejtësinë e vjetër dhe të RE-SPAK që nuk e zë në gojë fare Sb.Dhe kryetari SPAK A.Kraja kërkon përsëri fakte nga DASH,sikurse vet Sali R.Berisha i bërë NJËSH ME TË.Kjo do të thot se SPAK është zgjatim i drejtësisë 6 mujore të plepave të Durrsit që kan përfituar që nga 1992 nga KLD-të e komanduara nga Sb President e KryeMinistër.Fakti që vetingu ka shkarkuar mbi 70 % të Gj.+Prek.dhe nuk u është sekuestruarë pasuria e tepërt tregon se SPAK+GJKKO kan dështuarë 100 % pavarësisht se YURI KIM
& E.Rama flasin me ARRA NË GOJË..!!
-Në Gërdec Sb krijoi Huroshimën e vdekjes duke vrarë 27 veta(Përfshi Trebickën e vrar në Leskovik nga dora e zezë Tropojane e Sb)por, Ai mohoi baxhanakun e tij dhe drejtësia nuk e thirri asnjëherë djalin e tij ZENIN si SEKSER I GËRDECIT,kur DIVEROLI Amerikan si bashkpunues me Zenin u dënua 4 vjet në Amerikë.Ndonse për Zenin në Amerikë u botua libër e u bë filmë..Qënt e rrugës.. dhe..Zeni humbi gjyqet Atje,përsëri SPAK nuk vepron.Dhe Saliu thot se nuk ka fakte për korrupsionin për familjen e tij dhe Hale-Atët,edhe pse MINISTRI Mbrojtejes Fatmir Mediu i ka shpëtuar disa herë procedurave ligjore,sikurse L.Basha për Rr.Kombit.
-Me firmën e tij Sb shkarkoi Gjeneralin Qiriazi që mbulonte Klubin Partizani duke i dhën dhëndrit të tij Malltezi me qindra Ha tokë për të ndërtuarë mbi 17 pallate 16,17,18,19 20 kate,ku TV Report e ka dhënë disa herë për ta parë Shqipëtarët,Europianët dhe bota,ku Vetëm A.Kraja i SPAK nuk i shehë ato..!!
-Ditë më parë veç DASH Sb e futi në listën e zezë edhe Anglia,por Sb nuk pyeti fare.Për Sb Amerika është Laçi,Mamurrasit,Bathorja,F.Kruja..e 44.000 liftëtarëve të armatosur.Mandej edhe gazetari ANGLEZ i BBS Partosh e quajti Sb destabilizues edhe të ballkanit..dhe përsëri Sb e quan veten kryetar të PD pa vendosur Gj.e APELIT.Dhe të gjitha medjet (800 TV DHE PORTALE TË SB) e lexojnë kryetar të PD..!
-Ka dal në skenë SPIUNI IM.Dhe në vënd që Kuvëndi Shqipërisë ti jepte përgjigje Autoritetit të dosjeve për ndryshimin e ligjit Bezhani+ Mezini të 95,97..shkon në plazh,kur Sb & Im dalin çdo ditë në TV duke i bërë karshillëk Popullit,SPAK,DASH.
-Fakti që Ambasadorja Amerikane qortoi KM E.Rama që të mos ndërhyjë në drejtësinë e RE SPAK(PËR NE KAPS)tregon se urdhëri për të arrestuar balenat në politikën tonë 32 vjeçare nuk dihet se nga do të vijë.Ndaj Populli po merr arratinë nga fryma berishiste e vjedhjeve dhe vrasjeve masive 1991-2021.
-Nëse në këtë vënd duhet të ndryshojnë politikanët..Ajo duhet të filloi më së pari nga Ata që kan vjedhur e vrarë me vidio me ZË E FIGURË…Sb & Im të viteve 90.Ndryshe ky vënd nuk bëhet kurrë.
@m…. Mikel
-Te shkerdhefte kina kAmunmiste TY, ‘socialSSalistet’ me gjithe Sllobodanken Liri,Karaxhixh Sali dhe Edvin bojaxhi!
-Te shkerdhefte kina kAmuniste TY,privatizimin e shtepive qe tani jane kthyer te pa banueshme nga termet serbi Sali !?
-Te shkerdhefte Kina kAmuniste TY bashke me rrugen e komb KRIMIT e majko Pandeli qe u harxhuan 3 miliard e populli s’ka buke e n’arrati!
-Te shkerdhefte Kina kAmuniste TY BASHKE ME MARVESHJEN E ASOCIMIT E sHISHTUFINE-INTEGRIMIT!
-Te shkerdhefte Kina kAmuniste TY bashke me tere ballinjte,berishat,butkat,bushatet,blushat,bastardet shumica ‘çuna blloku’ rritur ne preherin e eQImit Sali qe i bente analizat e shurres,numurit DY te diktatures,gjyshit te Andush Bushatit ..’shokut’ HISNI
Asnjeher , kta do gezojn te lumtur gjen e vjedhur me fmit e tyre , vetem zoti po mori hak me padrejtesit qe i kan ber shqiptarve politikanet shqiptar kto 30 vjet rrumpallhane , se per drejtesin harroeni ate , ligjet jan ber ne favor te tyre , jan ata qe i kan ber , ky esht kapitalizmi ta gezoni o shqiptar , mjer ai qe esht ne dit te hallit se vetem zoti po e ndimoj , esht koha mashtrimit budallenjve kurveris droges dhe kriminalitetit , shkelsit e ligjit dhe antishqiptaret jan me te rrespektuarit , sot me kollaj kap lloton se gjen nje njeri te ndershem per te qen , jan ber te ter njelloj , i thurin lavdi maskarallikut me kte veprim çojn ujin tek baçia politikanve kryemjeshtrave te mashtrimit hajdutllikut e krimit , kjo esht dhe do te jet shqiperia jon .
Po, pse, z. Bedri Islami, po ndodhe e gjithe kjo e zezdite para syve te Kryeprokurorit te shtetit shqiptar? Po, a nuk po i shohim te gjithe me pushtet, pozite e opozite, qe po orvaten ta “shpetojne” njera-tjetren, duke e akuzuar njeri-tjetrin publikisht, per korrupsion e krim madhor, per abuzim zyrtar me pushtetin, ne kurriz te popullit shqiptar dhe te shtetit?! Po, a po pyesim ndonjehere cila eshte gjendja e popullit shqiptar ne trojet e veta etnike, ne Kosove, Serbi, Maqedoni, Mal te Zi e Greqi?…, ku, po politikane “shqiptare” te UDB dhe te KOS bejne qindra here me zi e me keq ne kurriz te shqiptareve gjithandej? As ketyre, as atyre ne Tirane, nuk po u ndodhe asgje e keqe, sepse, nuk po funksionojne shtetet ”shqiptare” as Kryeprokuroret e tyre, andej e ketej kufirit… Derisa ne Tirane po behet zhurme e madhe per afera te medha, ne Prishtine po heshten e po mbulohen afera edhe me te medha korruptive, po prej UDBes dhe KOSit ”shqiptar”…
Siç po shihet qarte, perdite, klasat politike te Tiranes dhe te Prishtines (UDB&KOS) do t’i koordinojne punet per ta shpetuar njera-tjetren dhe per t’i ruajtur pozitat e tyre ”shteterore”, antishqiptare.
DRENICA E KUQE
Gjalle qenke ti o morri i kuq prej Drenice?
Bravo Bedri Islami.Te lumt mendja dhe dora. Te gjitha sa the ne kete shkrim brilant qendrojn dhe jane te verteta.Popuuli shqipetar do vuaj sa te jete gjall Sali Berisha i cili ka blere gjithe drejtesine.Ai gjat viteve te pishtetit te tij vodhi aq shume sa sote eshte ne gjendje te blej ke do.Kemi nje drejtesi frikacake dhe qe shitet e blihet shpejt.
Shqiponja eshte gjalle perjetesisht, por nuk merret me MIZA.
DRENICA E KUQE
Te qeka mush mendja keq se je shqiponje…. as sorre nuk je….bash MORR I KUQ…
Shqiponja eshte gjalle perjetesisht, por nuk merret me MIZA e me MORRA te ZI ‘shqiptare’ si ti…
DRENICA E KUQE
Kujdes o “Shqipe” se po mytesh me glasat e tua. Jepi MORR i KUQ, jepi ha mut sa te duash. E paske lare perden e nuk te qeka tha akoma. Po vjen DDT e pi myt MORRAT e KUQ.
Qy-qy, nuk ndalet MIZA me MUT t’vetin n’goje e neper dhembe e dhemballe, i (PARA)paguar prej nevojtoreve te botes ‘patriotike’ e ‘shqiptare’ te krimit … Nuk komenton shkrimin e z. Bedri Islami, po merret me komentuesin ‘DRENICA E KUQE”, PLESHTI i UDB dhe KOS, i udheve tona, i bere MORR i ZI “Balli” e “Legaliteti”…, PISI i internetit “HIç, po them”!…
DRENICA E KUQE
Cfaredo te shkruash ti MORRI i KUQ nuk e ndryshon faktin qe je nje fosile enveriste e kalcifikuar ne nje te kaluar qe nuk egziston me. Ik e pi ilacet e mos u merr me sporte te renda se kane me tu thye kockat o debil i rrjedhur.
Pushka top t’u befte!… DRENICEN E KUQE s’e ka frikesuar as Jugosllavia e as Serbia me udbashte e Prishtines dhe asnje armik tjeter i Shqiperise, e po e frikeson nje MIZE e MORR I ZI zogisto-ballist interneti qe nuk din me dale prej MUTIT te vet e han e mbllaçit deri t’i dalin syte duç, tuj kercenu te tjeret, per faktin se e thone te verteten shqip e me guxim e krenari kombetare… O HORRI, ‘HIç, po them’! Po shihet kush eshte i rrjedhur dhe nuk i pin ilaçet e krese, e, kush i bie tjetrit ne qafe, i teledirigjuar e parapaguar per sherre… Enver Hoxha eshte burreshtetasi me i madh qe ka pase ndonjehere Shqiperia dhe populli shqiptar!…
Fosilet zogisto-balliste dhe legalitetiste e legalitisiste e kane sjell Shqiperine dhe popullin shqiptar ne kete derexhe…
Po, kujtojeni kete refren, perjetesisht: Kush ia mesyn me i ra Drenices, e len kryet n’teh t’sakices!…
DRENICA E KUQE