A do të hapet “kutia e zezë”?

July 5, 2017 10:18

A do të hapet “kutia e zezë”?

Agim F. Dalipi

 

Dy temat më të nxehta të kësaj periudhe pas zgjedhjeve janë se si do të qeverisë “timonieri” Edi Rama me pushtetin e mbi 70 deputetëve dhe ajo që po ndodh në Partinë Demokratike e humbjen e saj në këto zgjedhje.

Rama pati arritje dhe mosarritje gjatë mandatit të parë. Por nuk duhet harruar se ai e gjeti vendin me një borxh të lartë të papaguar, të cilin e mbylli. Ky ishte një shkak i mosarritjeve ekonomike. Një shkak tjetër që thuajse nuk përmendet, ishte edhe kriza ekonomike-financiare botërore që në një ekonomi të brishtë si e jona sigurisht që do të ndikonte.

Një tjetër arsye, siç e ngre Rama, ishte “makina me dy timonë”. Rama e ngre si pengesë nga ana e bashkëqeveritarëve të LSI-së ndaj kërkoi ( dhe e mori) timonin i vetëm. Meta gjatë fushatës nuk pranoi se kishin qënë pengesë duke ja lënë fajin PS-së e më tepër Ramës: “Timonieri i lodhur e ka mendjen vetëm te karrigia e tij, ndërkohë populli largohet. Kjo është arroganca e tij. Erdhi fundi i kapitenit të kanabisit, që shantazhin njerëzit për votë për të mbajtur në punë shushunjat e koncesioneve”.

Kjo është për t’u diskutuar sepse dalin plot pyetje si për PS-në po ashtu dhe për LSI-në : kush i pengoi të merreshin vesh bashkë për të gjithë problemet që ngrenë sot ; pse duheshin lënë kritikat për në fushatën zgjedhore e nuk u zgjidhën në qeveri apo qoftë dhe me bisedime midis tyre që punët të ecnin përpara në qeverisje; po të ishte Rama kapiten i kanabisit çfarë u bë katër vjet duke e lënë në qeverisje kur me një mocion mosbesimi të deputetëve të LSI-së e largonin nga qeverisja dhe gjenin një formë për të zgjidhur problemet me qeveri të re apo me zgjedhje të parakohshme ku me siguri do të ndihmoheshin edhe nga PD?

Por këto mund të jenë edhe zgjedhja e lëshimit të gojës gjatë fushatave elektorale ku flitet mbarë e mbrapsht me dhe pa fakte, aludime e të vërteta, me të cilat jemi mësuar në çdo fushatë.

Gjithsesi kjo do të marrë rrugë shpejt: Meta do të shkojë tek posti i pavarur i presidentit, LSI do të bëjë opozitën “e fortë” në parlament siç ka deklaruar, Ramës, tani me një timon do t’i shikohen më qartë rezultatet apo mosarritjet.

Tjetër gjë është ajo që po ndodh e do të ndodhë me Partinë Demokratike.

Pas “ngrirjes”së kryetarit PD duket më e tronditur se kurrë. Mund të jetë luftë klanesh e bërrylash, por aty askush nga palet nuk thotë se, para se të vendosin se çdo të bëhet me kryetarin, partinë, strukturat, programet etj duhet bërë një analizë e atyre që kanë ndodhur e në radhë të parë pse u humbën zgjedhjet.

Sepse duhet permendur Berisha. Gjë që nuk e bëjnë dot sepse si Basha si ata që e rivalizojnë atë përsëri shkojnë e falen diku hapur e diku me lezet tek Berisha, i cili nuk është e nuk ka qënë asnjëherë “eminenca gri” në PD por kryetari i vërtetë i saj që i ndruhen thuajse të tërë.

Ka shumë që rrinë e presin fjalën e Berishës ose siç thotë Jemin Gjana: Berisha duhet të hyjë në lojë dhe t’iu thojë të gjithëve që duhet ta ndalojnë lojën e sulmeve dhe si shton Jemini “Berisha ca gjëra mund t’u thotë disa prej kolegëve. Në mos në mënyrë publike, le t’i thërrasë secilin në mënyrë më të ngushtë dhe t’u thotë: mjaft, deri këtu sepse dimë disa gjëra për njëri-tjetrin”.

Ç’janë këto gjëra që dinë midis tyre këta që kanë qënë në krye të Partisë Democratike? Mendja ta do se janë nga ato gjëra që të kompromentojnë sepse Gjana thotë se ca si Topalli “bëjnë mirë të përmbahen dhe mos të na detyrojnë që ne të flasim”.

Për këtë Gjana , ndofta për herë të parë në jetën e Partisë Demokratike ka përmendur “kutinë e zezë”. Kjo duhet të jetë si ajo kutia e avionëve që ka të vërtetën e çdo gjëje që ka ndodhur:

Bëhet fjalë për drejtues te larte te PD që kanë problem me të shkuarën e tyre. “Jeta e tyre luksoze, vilat nëpër qendrat rezidenciale që u shndërruan nga fshatra turistike qe i kthyen në vila dhe i blenë për vete. Shtepi luksi në periferi të Tiranës, me fëmijë që shkollohen shumë shtrenjtë jashtë shtetit, mënyrën se si performojnë, se si i bëjnë pushimet, si vishen, si sillen”. Nga se vjen luksi i tyre? Sigurisht nga abuzimi me pushtetin. Janë ish-ministra të PD-së dhe jo ish-ministra, por edhe ish-drejtorë të rëndësishëm, ndërmjetës, sekserë të kësaj natyre….. Sot bërtasin që u ikën karriget. Kjo është faqja e zezë”.

Gjana përmend të gjithë dhe asnjërin sepse flet pa emra, ruan kodin e heshtjes. Ndërsa thotë se për këtë kuti ndoshta duhet pyetur zëvendës/ndihmës sekretari amerikan i shtetit (?!).

Pse nuk flasin këto njerëz që e ditkan kutinë dhe rrjedhimisht edhe çfarë ka brenda? A ka kjo kuti të shkruara apo të folura krimet dhe vjedhjet; a janë aty rruga e Kukësit, Gërdeci, 21 Janari, koncesionet, Trebicka e ndofta dhe Azem Hajdari e Olldashi? A i ka mbajtur kjo kuti si “miu në dhokan” demokratikasit e sotëm e të djeshëm që të mos flasin? Dhe në interes të kujt? Sepse fijet që kanë komanduar aty dhe do të vazhdojnë të komandojnë vijnë nga prapaskena, prapa kuintave dhe me interesa të qarta për t’u ruajtur.

Të shohim nëse do hetohen nga Vetingu apo drejtësia e rilindur, apo janë amnistuar fshehtazi, larg suve dhe vesheve te popullit qe voton.

Nuk mund të ecet përpara pa kthyer kokën pas qoftë për të nxjerrë mësime nga gabimet, qoftë për të vënë në vendin që i takon drejtësinë. Sepse këta që e dinë kutinë e zezë dhe plot gjëra të tjera nuk besoj se do të flasin vetë, përderisa nuk kanë folur deri më sot. Ata e përdorin për luftë bërrylash e karrigesh, por i takon parlamentit të ri e qeverisë së re me një timon të kërkojë përditë hapjen e kutisë së zezë nga drejtësia e re, për të mbajtur premtimin që i kanë dhënë votuesve.

Le të presim si gjithmonë me shpresë.

July 5, 2017 10:18
Komento

10 Komente

  1. Petro July 5, 12:16

    “Kutia e Zeze” do hapet, aty do shikohet se Rama ka humbur me kete lloj “fitorje”, ndersa Basha do fitoje prej kesaj “humbje”.
    Shpejt do ta shikoni “Kutine e Zeze” sa e zeze do jete per fituesit! Do shohim…

    Reply to this comment
  2. Drejtesia do te behet duan apo nuke duan mijte e kenetave dhe tutoret e tyre. July 5, 20:13

    Kutija e zeze do te hapet dhe kete do ta beje VETTINGU,pra Reforma ne Drejtesi,se sa per dekriminalizmin ai u perdhos perderisa jane veshur me petkun e deputetit politikane e pushtetare te dyja kraheve te politikes shqiptare te akuzuar si bashkeudhetare te botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne dite e vite deri me sot.Nje panorame te tille nuke besoj qe USA dhe BE-ja do ta injoroje duke qendruar indiferent,ne nje kohe qe kane derguar juriste.
    Si PS dhe PD e LSI me satelite jane treguar mosperfilles ndaj kesaj dukurie aqe demostrative saqe popullin ne shumice i bojkotoje,kur pa se kandidate ishin po ato politikane qe i kishin duar te lara me gjak e te ndyra me superkorrupsione.Tamshe Rames si “pronare” i tepsis dhe timonjer i mbeten vetem dy rruge,o te vendose ne bangen e drejtesise gjykates,prokurore,avoketer,notere,mjeke e politikanet,keta tutore te kesaj dukurie sa kriminale aqe dhe superkorruptive ne dite e vite,te vertetuara me ze,figure e deshmi te gjalla sa istitucionale,aqe dhe popullore e mdejatike,ose ti bashkohet melodise se patrupsise se tyre ne bangen e drejtesise.Rama nuke besoj se do te zgjedhe tutorin,por pastrimin e sistemit te drejtesise e politikes nga gjykates,prokurore,avoketer,notere e politikane keta tutore te botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne dite vite deri me sot.Ora bie tik-tak,tik-tak,tik-tak,tik-tak,ate nuke ka force askush ta ndaloje sado leke te piset e pushtet qe t’i kete dhene vetes,kujto milloshevic,karaxhic,mlladic,sadam,e gaadafin me shoke e shoqe,qe as miljardat e pushtetet nuke i shpetuan nga ndeshkimi per mijra krime e superkorrupsione ne dem te popullit e popujve,por as dhe kartat italiane,ruse e islamike qe i perdoren nuke i sheptuan dot nga ndeshkimi.Besoni,koha nuke ndalet se e ka bekur Zoti.Karta as lindje as perendim e hedhur nga Aliaj ka vdekur,populli ka votuar per plotesimin e kushteve per antaresim te Shqiperise ne BE dhe ne miqesi te pathyeshme me USA-n,c’do vonese e krushqi me boten e krimit e korrupsionit nga fuqia e pushteteve eshte nje grusht i rende ndaj vetes,familjes,se populli ne shumice e tha fjalen e Tij.Besoni dhe denonconi e mos u beni pjese me krimin e korrupsionin ne bangen e akuzes si bashkepuntore me to.

    Reply to this comment
  3. ARIU July 5, 23:37

    Na rrufdh sumen o Petroviv!

    Reply to this comment
    • Petro July 8, 13:13

      C’fare ke shkruar o K-ARIU, ik se ketu komentojne njerez jo kafshe. Lexo komentin tend e do qeshesh dhe vete, budall.

      Reply to this comment
      • Cane July 10, 12:53

        O Petro Ariu nuk ka shkruajtur ndonje gje te madhe,po edhe ti e ke prishur me tregimin e endrrave optimiste qe ke pare prej deshperimit qe te ka zene.

        Reply to this comment
  4. Arber Iliri July 6, 04:16

    Shpresa vdes e fundit, por mos keni shprese se do te hapet kutia e zeze.Jemini beri shantazhin e radhes dhe si idot qe eshte permendi kutine e poshtersive i dine njeri tjetrit, por si nje grup kriminal qe asnehere nuk tregon krimet se jane te gjithe brenda edhe keta as mos mendoni se do hapin kutine.

    Reply to this comment
  5. fteri July 6, 05:27

    Kutija e zezë e Berishës dhe Bashës është hapur me kohë nga populli ,por nuk ja ve veshin kushë.

    Reply to this comment
  6. alphade July 6, 12:14

    Shikoni fotografine e siperme ! Nje tabllo fenomenale
    servilash qe i bejne temena ” godfather-it” shqiptar dhe
    Ky qoftelargu shqiptar i mban syte poshte me ndjenjen e
    nje gjuthefuqishmi, ne bajraktar mesjetar me te gjirhe ne-
    mat e gjemat e veta si kryekrimineli i Shqiperise i te gji-
    tha kihrave: Drakula Shqiptare ….. !!!!!

    Reply to this comment
  7. Te q*** Qifja i Elbasanit. July 7, 01:04

    O Petro toci, Jemin Gjana flet per kutine e zeze qe ndodhet ne PD per shqu-pisat, po ti si toc qe je ja futt si kau peles perfshin emrin e Rames.
    O bole behet fjale per Sali Kar-axhic, Lul Shalengjituri dhe kriminele te tjere ne PD kuptove ti,ka shume kuti te zeza por ajo kryesorje eshte ne DASH-in Amerikan, ka edhe ne Beograd por nuk kane licensen per tu besuar.

    Reply to this comment
  8. Mersin July 7, 11:56

    Pse nuk flasin me emra?! Keshtu marrin rrokullimen te gjithe. Dhe i yti mishin ta ha por kocken ta ruan. Jane te nje stani te gjithe.
    Keshtu qe mos prisni te ndodhe kataklizmoja. Me qetesi e dashuri do te ndeshkohet ndonje me peshe te lehte dhe Shqiperia do te vazhdoje te vuaj per shume e shume vite, derisa nje dite oligarket e sotem ta kene pastruar parane dhe te kthehen si investitore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim