A do të jetë Byroja si DNA-ja në Rumani?

February 5, 2016 16:15

A do të jetë Byroja si DNA-ja në Rumani?

Pas debateve të një dite më parë në Kuvend për Byronë Kombëtare të Hetimit, aleatët e koalicionit qeverisës do të mblidhen pasditen e të premtes për t’ju rikthyer kësaj çështjeje.

Rama dhe Meta në orën 17:00 pritet t’i drejtohen ish-vilës 30 për të bashkëdrejtuar mbledhjen e radhës të asaj që njihet si “Njësia e Koordinimit të Koalicionit”.

Formatit të kësaj, mbledhje krahas krerëve të grupeve parlamentare Ruçi dhe Vasili, do t’i bashkohet edhe Spartak Braho, “deputeti i dyfishtë”, siç parapëlqen ta quajë, Ilir Meta.

Braho ishte ai që udhëhoqi propozimet e LSI të kthyera në një draft për reformën në drejtësi, të diskutuara në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të kësaj reforme e më pas dërguar Venecias.

Aleatët do të ulen përballë njëri-tjetrit për të pleqëruar mbase qëndrimin final, pas ping-pongut politik të prodhuar në Kuvend,nga ku Meta duke iu drejtuar opozitës i sugjeroi të depozitojnë në Kuvend variantin për të cilin ajo është dakord dhe t’u nënshtrohet procedurave parlamentare, duke premtuar dhënie prioriteti.

Ndërsa kryeministri Rama, nga foltorja e Kuvendit u kujtoi të gjithëve 12 marsin, koha kur Komisioni i Venecias do të sjellë raportin final për ndryshimet kushtetuese, pjesë e të cilit është Byroja Kombëtare e Hetimit, tashmë e “pagëzuar” nga ekspertët e nivelit të lartë me emrin Njësia e Posaçme e Hetimit.

Një javë më parë, Spartak Braho i tha Top Channel se Byroja e Hetimit nuk është e nevojshme të sanksionohet në Kushtetutë, siç propozojnë ekspertët në nenin 148, por mjafton ngritja e një ligji. Por kjo deklaratë u përgënjeshtrua nga vetë Ilir Meta si personale.

Në takimin e sotëm Rama dhe Meta do të duhet të japin përgjigje mes veti disa pyetje ku më kryesorja mbetet se nga kush do të varet Byroja, Ministria e Drejtësisë, sipas modelit kroat të USKOK-ut, apo tërësisht e pavarur si DNA në Rumani? /Tch/

 

 

February 5, 2016 16:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim